Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Prit , o Diell , të dalë Hëna! nga Kristaq F. Shabani  Empty Prit , o Diell , të dalë Hëna! nga Kristaq F. Shabani

23rd April 2021, 14:07
MADHÈSHTISHTIA E EKZISTENCËS (HIMN POETIK)
KRISTAQ F. SHABANI
POEZIA BASHKËKOHORE
Prit , o Diell , të dalë Hëna!
(kushtuar gjithë Grave të Planetit dhe gjithë krijueseve)
*
Gratë, Perëndeshat e Jetës,
(banojnë në një vend magjepsës përballë Olimpit),
Frymëzueset kurative të Planetit,
Lindëset e diejve dhe hënave të Ardhmërisë,
Impulset e punimit plot ritëm të Bronkeve,
Darovitëset e Klorofilizimit,
pragut të Vegjetacioneve,
Nxitëset e vallëzimit total njerëzor,
Korale detesh e amfitetarosh jete skenash
Tejrrëfyeset e Udhëve të Ëndrrave,
Miset Shoqëruese
të Diellit në rrugëtimin Lindje - Perëndim
dhe përsëritjeve me ritme e vrulle të reja ,
Konkurrueset e Shtojzovalleve, nimfave…
Plot motive të ndritshme…
Habitëse të talenteve …
*
Në mitrat e tyre
flakërojnë gazmimet,
Nga embrionet
nisin rrugëtimin qeniet,
Në zemrat e tyre
produktohen kryedashuritë,
Në syrin e tyre
përbashkohen këndvështrimet e shkencave,
në Mendjet e tyre
analizohet Universi i Dijeve,
Gratë, gjinia profetike
e pakapshme e ngjarjeve,
Qetësueset e tallëzimeve të deteve,
Syndritëset e kuotave të maleve,
Sinoptika e elementëve klimatikë
në “vullkanizime” ,
Semantika e reve,
në format e tyre të mundshme
e të tejmundshme…
Lexuese të shquara të shënjave të Qiellit,
të Yjeve
dhe Numrave …
Trupi i tyre prezencë elementëve të relievit
me tejbukurinë më të mundshme…
Mjeshtret e puthje- pasputhjeve uragane…
Të përqafimeve kuruese të gjendjeve,
Iniciuset e risive dhe transformimeve,
Para tyre burrat të dobët…
Kur bie Ylberi mbi sytë e ngjyrta të tyre
Bota ndjek kursi e duhur…
Gjinjtë e tyre prodhojnë
me bollëk qumësht rritës
Qiparizi e Selvije…
Hënat rrumbullakosen dhe qeshen
në plotësinë pesëmbëdhjetëshe…
Tërmetëzohen të lëkundurit
nga goditjet e tyre sizmike,…
vibracionet shpirtërore…
Lava e vullkaneve të tyre
Çelnon kurorat,
Kënaqësia dredh e nënshtron Polet,
Tropikut i bie nga kulmi,
nga Temperaturat e vëlimit të shpirtit të tyre …
*
Ç’forcë e hapësirë pushtuese
të paanë kanë gratë!
Vetëm Bota e fshehtë e dijeve e di,
njeh fuqinë e tyre të palëkundshme…
*
Gruaja, qenia më enigmatike
Në një ekuacion me plot të panjohura…
Ku “x”, “y” dhe “z” kërkojnë ndihmesë
të një gjendjeje tjetër shprehëse…
E madhërishmja,
sjellëse e krijesës
më të madhe të natyrës: Fëmijës…
Univeri vetë është fëmijë
“Pjellë” e një gruaje që nga zanafilla.
Ekuacionit po i bien derivatet…
*
A e keni parë çdo proces lindje?
Sa i natyrshëm qenka,
plot magjizëm,
lakuar në të gjitha rasat e mundshme…
zgjedhuar në të gjitha trajtat e foljes …
*
Gruaja , kryelastikja e Planeteve…
Edhe sikur nga ajri të hidhet kokëposhtë,
në tokë bie mbi këmbë…,
pushton me buzëqeshje Hemisferat…
*
Copëzat shpirtërorë të strukturës së saj
Temperojnë qiejt,
Shtojnë notën e tetë në Pentagrame,
Prishin arradhën e Javës,
të Stinës,
të Muajve të Vitit,
Njohin të tetën ditë …,
të pestën stinë,
të trembëdhjetin muaj të vitit…
Gruaja: Tokë + Det+ Qiell....
*
Prit , o Diell , të dalë Hëna!
Marrë nga libri poetik "PRESJA E HABITUR" I AUTORIT , 2021
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi