Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"PROFESOR XHUZEPE NJË POET E SHKENCËTAR ERUDIT" nga Prof. BEXHET ASANI  Empty "PROFESOR XHUZEPE NJË POET E SHKENCËTAR ERUDIT" nga Prof. BEXHET ASANI

18th July 2021, 14:27
Flag"PROFESOR XHUZEPE NJË POET E SHKENCËTAR ERUDIT"
 
 
 
Profesor Xhuzepe Skiro Di Maxhio (Giuseppe Schirò Di Maggio) u lind më 11 janar 1944 në Hora e Arbëreshëve të Palermos (Piana degli Albanesi). Shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen e kreu në vendlindje. Ai u diplomua në letërsi klasike me veprën "Kthimi" të Giuseppe Schirò 1927-1965, te prof. Giuseppe Valentini, udhëheqës i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Universitetin e Palermos. Pas kryerjes së studimeve ai punoi në provincën e Torinos, por u kthye në Sicili për të punuar në vendlindjen e tij, siç bëjnë shumica e të rinjve, porsa diplomojnë, kështu ai ia nisi punës në SMS "Dhimitër Kamarda" të Horës së Arbëreshëve, si dhe lëndë kurrikulare, gjithashtu të gjuhës shqipe, duke përdorur ligjet e duhura për mbrojtjen e pakicave gjuhësore.
Në shtator të vitit 1969 martohet me mësuesen dhe poeteshën Margherita Scilippa.
Për një kohë të gjatë ishte anëtar i Urdhërit të Gazetarëve të Sicilisë që nga viti 1982 - listë speciale, si dhe redaktor i "MONDOALBANESE" (1975/1989) dhe "MONDO ALBANESE i ri" (2003/2007).
Ai themeloi grupin në facebook "Bota Shqiptare - Shkruanj Urtimisht Përgjithësisht Arbërisht”. Faqja e tij në Facebook: Zef Schirò Di Maggio.
Ai shkruan në revistën Katundi ynë, Biblos, Jeta arbëreshe (bota italo-shqiptare), dhe herë pas here në revista të tjera italiane dhe shqiptare. Është anëtar i akademisë “Akademia dei Mitici” në Palermo.
Poeti Giuseppe Schirò është autor i disa vëllimeve me poezi dhe me poema. Përmbledhjet poetike të tij janë botuar në Itali dhe në Shqipëri. Në vazhdim po japim veprimtarinë e tij poetike: 
“Nëpër udhat dhe parajsit shqiptar dhe t’arbëreshë” – “Udhëtimi në Parajsë”
Shqip - dhjetë këngë në vargje tetërrokëshe, të përkthyera në prozë italisht - Ed. Mondo Albanese, 1974.
“Fatosat” - Trimat e rinj arbëreshë apo mësimi i gjërave - Heronjtë e rinj italo-shqiptarë ose logjika e gjërave - dymbëdhjetë këngë në vargje tetërrokëshe, të përkthyera në prozë italiane - Settimo Torinese, 1977/79.
Ai propozoi në vitin 1975 në hendekasllëqet shqiptare (arbëreshë): Lufta e mivet me brethiqt (La BATRACOMIOMACHIA) - nga teksti italisht (1826) nga G. Leopardi. Ribotimi i 2010, redaktuar nga Unioni i Komunave Shqiptare të Sicilisë "Besa" (Pitti Editore, Palermo), përmban prezantimet nga Pietro Manali (Besa), Renata Lavagnini (Unipa), Matteo Mandalà (Unipa), me bojëra uji nga Nando Elmo, piktor kalabrez-arbëresh.
- POEMA ARBËRESHE - POEMS ARBERISCHI - Dy poemat "Udhëtimi në parajsën shqiptare" dhe "Fatosat" - Parathënie nga Gianfranco Romagnoli, Luan Topçiu, Visar Zhiti - OMBRA GVG, Tiranë 2018.
Ndërsa përmbledhjet poetike janë:
“Sunata” - Sonata - poezi 1965 / '75 – “Settimo Torinese”.
“Më para se të ngriset” - Para se të ngryset- Settimo Torinese, 1977.
“Apkls fotofjalë” - Settimo Torinese, 1980.
“Kopica e ndryshku” - Mole e ndryshk - Palermo, 1981. “Gjuha dhe buka” - redaktor Ali Podrimja; zgjedhje e pasthënie: Rexhep Ismaili - Rilindja, 1981 - Prishtinë (Kosovë).
“Përtej maleve prapa kodrës” nga Nasho Jorgaqi – boton "Naim Frashëri ”- Tiranë, 1985.
“Vjeç të tua 500 Anni tuoi” dhe “Mas rrushi arbëresh” - Mastro Gio' italoalbanese - Ed. Mondo Albanese, Lercara Friddi, 1988. (Kushtuar pesëqindvjetorit të Themelimit te Horës)
Laerti, i jati - Laerti, babai - Ed. Mondo Albanese, 1989.
“Metaforë” - Metafora - Ed. Bota Shqiptare, 1990.
“Kosova lule” - Fiore Kosova - Ed. Mondo Albanese (Bota Shqiptare), 1991.
“Anije me vela e me motor”- Anije me vela dhe motorrë - M. A., 1992.
“Ne pas se pencher au dehors” – Ed. M. Albanese, 1994.
“Poezi gushtore dhe tjera” – Ed. M. A., 1995.
“Kopshti im me dritare” - Ed. M. A., 1996.
“Dhembje e ngrirë” - zgjodhi, shtjelloi dhe shkroi parathënien Anton Nikë Berisha - Palermo, 1998 - Fletoret e Biblos, Piana degli Albanesi.
“Gjeometri dhe ikje” – Ed. M. A., 1998.
22 sonete - Ed. Mondo Albanese, 1999.
“Poezi dashurie në Kohë vdekjeje” - Kosova Martire, Tremujori i dytë 1999. 
“Tekste dygjuhëshe” - Parathënie nga Matteo Mandalà - Salvatore Sciascia Ed., Caltanissetta, 2000.
“Atje kam” (La mia Morea) - vargje dygjuhëshe - Parathënie nga Matteo Mandalà - Salvatore
Sciascia Ed., Caltanissetta, 2004.
“Metaforë” - ribotimi arbërisht - vargje dygjuhëshe. Parathënie nga Matteo Mandalà. -
Salvatore Sciascia Editore, Caltanissetta, 2005.
“Ishuj” - antologji nga poezia e tij – Përgatitur për botim nga Nasho Jorgaqi - OMBRA GVG, Tiranë, 2007.
“Trimdita”, poezi dygjuhëshe - Pitti Editore, Palermo 2009.
“Te liqeni i Zemrës”, poezi-zgjedhje dhe parathënie nga Anton Nikë Berisha, redaktor Agim
Mato, Milosao 2017.
“Poema arbëreshe” - Parathënie nga Gianfranco Romagnoli, Luan Topçiu, Visar Zhiti – Ombra Gvg - Tiranë, 2018.
“Ali Podrimja, Njeriu pa adresë” – letra, mendime, email, shënime dhe poezi – Parathënien dhe pasthënien Anton Nikë Berisha – Shtepia Botuese Faik Konica, Prishtinë 2019.
Poezitë e profesor GIUSEPPE SCHIRÒ, janë të përkthyera në disa gjuhë të botës. Kështu, ai është i pranishëm edhe në shumë antologji që janë botuar në Itali, Shqipëri, Kosovë, Francë, Maqedoni, Poloni, Mal të Zi, Taiëan, Finlandë etj.
Shkrimtari arbëresh Xhuzepe Skiro Di Maxhio, kotribut të madh ka dhënë edhe në fushën e teatrit arbëresh e shqiptar. Është  e pa mundur të përmenden gjithë ato shkrime që ka bërë në fushë të teatrit, megjithatë vlen të përmenden disa prej tyre: “Dashuri magjike” 1982, “Paja” 1982, “Mushti 1860” 1986, “Për tokën fisnike të Horës” 1989, “Mëso artin” 1992, “Investime në jug” 1990, “Flutura çë do fluturonjë” 2005, “Teatri im arbëresh” – Tri vepra: “Për tokën fisnike të Horës”, “Orëmira”, “Kërkuesit”, Tiranë 2008 etj. 
Studiuesi Xhuzepe Skiro Di Maxhio ka shkruar një numër të madh tekstesh nga gjuhësia si: “Fletë – fogli” e gramatikës për kurse të Gjuhës shqipe për shkollat e mesme 1982, “Pjesën e “foljes”, Gramatikë themelore 2000, “Udha e mbarë” -Pjesët e ligjëratës 2011 etj.
Profesor Xhuzepe Skiro Di Maxhio është i njohur edhe si përkthyes nga arbërishtja në italisht dhe anasjelltas. Ai lëroi me sukses edhe esenë. Është pjesëmarrës në shumë veprimtari kulturore. Për punën e tij të suksesshme dhe të palodhur është vlerësuar mjaft dhe ka marrë shumë mirënjohje. Ka marrë pjesë në shumë seminare, panaire e konferenca shkencore në Itali dhe në hapësirën gjithëshqiptare. 
Profesor Xhuzepe Skiro Di Maxhio, me punën e tij titanike edhe sot është aktiv në fushë të letërsisë dhe të Shkencave Albanologjike. Një numër i madh i veprave të tij janë përshtatur dhe botuar në gjuhën shqipe. Ai zë një vend të merituar në letërsinë arbëreshe në veçanti dhe në letërsinë shqiptare në përgjithësi. Është njëri ndër shkrimtarët më të njohur nga lexuesi shqiptar.
 
HORA E ARBËRESHËVE
(Piana degli Albanesi - Palermo – Sicilia)
 
- Veprat arkitektonike më të bukura,
veprat artistike me nam shekullor
... "Sheshi Shën Marko"
"Kambanari i Xhotos"
"Kulla e pjerrët e Pizës"
"Xhokonda e Leonardos"
"Moisiu i Mikelanxhelos"
"Kapela Sistina"...
janë për mua, që s'kam vepra monunentale
t'u nxjerr përpara turistëvet,
gjuha ime!
gjuhë e prerë e përçmuar
e ndotur e copëtuar
e thartuar me të mbeturat e shpendëvet
si monument i mbajtur keq
e nxijtur me smog
në rrezik të vazhdueshëm të prishet
por megjithatë
vepra ime arkitektonike më e bukur 
kryevepra artistike e qytetërimit tim!
Nga “METAFORË” – 54 poezi kushtuar Katundeve arbëreshe në Itali – Botoi Mondo Albanese 1990 dhe ribotim S. Sciascia Editore, 2005 Caltanissetta (Sicilia).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi