Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“GJAKU YNË I SHPRISHUR” NJË LIBËR ME VLERA NGA MBUZATI nga Prof. Bexhet Asani Empty “GJAKU YNË I SHPRISHUR” NJË LIBËR ME VLERA NGA MBUZATI nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 15:00
Flag“GJAKU YNË I SHPRISHUR”
NJË LIBËR ME VLERA NGA MBUZATI
Mbuzati, apo siç e quajnë italianët San Giorgio Albanese, është fshat në Provincën e Kozencës së Kalabrisë. Pothuaj, çdo katund dhe qytet arbëresh të Sicilisë dhe Kalabrisë, ka të botuar të paktën një libër, qoftë për historikun e fshatit, qoftë për folklorin dhe etnografinë e katundit apo qytetit. Këtë e kanë bërë me plot përgjegjësi shkencore studiuesit dhe mbledhësit e folklorit arbëreshët vetë, si dhe studiusit italianë, të cilët kanë treguar një kujdes të veçantë për mbledhjen dhe studimin e folklorit arbëresh.
Falë arbëreshes, Maria Giovanna Rizzo, më ra në duar libri dygjuhësh “Gjurmë të së kaluarës” 2009, ( Përralla, këngë, poezi, vjersha dhe më shumë) dhe në arbërisht ka këtë titull: “Gjurma e një mot ç’ shkoj” redaktuar nga: Valeria Belsito, Ines Maria Cerrigone Sandra Zanfini, botim i Bashkisë së San Giorgio Albanese. Vlen të theksohet se, përveç përrallave, këngëve apo vjershave, siç i quajnë mbledhësit - autorët, në libër kanë përfshirë edhe mallkimet.
Libri “Gjurma e një mot ç’ shkoj”, titullin e librit kam dëshirë ta shënoj në arbërisht, ka 196 faqe. Në të janë përfshirë një numër i madh këngësh popullore arbëreshe nga katundi Mbuzat. Libri është dygjuhësh arbërisht dhe italisht. Këngët arbërishte, dhe gjithçka, që përmban libri, janë përkthyer edhe në gjuhën itali+ne. Përkthimi në gjuhën italiane është bërë me qëllim, pasi pjesa dërrmuese e popullsisë arbëreshe nuk e njeh arbërishten. Arbërishten e flasin më shumë plakat dhe pleqtë, ndërsa të rejat dhe të rinjtë e flasin fare pak...
Këngët popullore janë ndarë në tre kapituj në: “Vjersha malli” (Në italisht është përkthyer si: “Këngët e dashurisë”), “Vjersha kulltime” (Në italisht është përkthyer si: “Këngët e keqardhjes”) dhe në kapitullin e tretë janë përfshirë “Kënka nusje” në shqip “Këngët e nuses” (Në italisht është përkthyer si: “Këngët e dasmës”). Kënka nusja, siç i quajnë arbëreshët në folkloristikën shqiptare dhe atë të huaj, njihen me termin “Këngët e dasmës” dhe jo me termin “Këngët e nuses”.
Lexova me vëmendje librin “Gjurma e një mot ç’ shkoj”, konstatova se prof. Francesco S. Marchiano, një studiues i njohur i historisë së arbëreshëve, ka plotësisht të drejtë, kur thotë se arbërishtja ka shumë fjalë nga gjuha italiane dhe kalabreze. Fjalët e huaja në gjuhën arbëreshe e vështirësojnë punën time për të bërë një vlerësim dhe studim të mirëfilltë, për këngët arbëreshe. Megjithatë, vlen të theksohet se, disa këngë popullore të katundit Mbuzat, janë të ngjashme me këngët popullore shqiptare përtejdetit. Disa vargje të këngëve popullore të Mbuzatit, të cilat nuk kanë huazime, i gjejmë edhe në folklorin shqiptar, pa kurrëfarë ndryshimi.
Ja një këngë arbëreshe nga cikli: “Kënka nusje”, këngë të dasmës nga Mbuzati:
Ditë e bukurë/ Ç’ u di sot/ Zgjodhe një ndhënderr/ Jot’ ëm, e it’ at, / t’ japen urat/ E u ghodhirshit një qind vjet./ Bëni një cikes llok të shkonj/ Te kjo bilë do t’ rrëvonj/ Doj t’ i thoja di o tri/ Ma ngë mi mbanjin t’ imzit si/ Sitë tim jan pjot lotë/ Për ti bilë ç’ iken sot./ Ma kur gjegjen ti kto fjal/ Mbajtur u vëghem e qanj/Mos qaj bilë se u kam qanj vet/ Sot çë na iken ti bila ime/ Kush m’ axhiren mua ndë kit shpi/ Ngreu bilë ngreu karrera/ Se dhëndrri ësht’ e të pret te dera/ Ësht’ e të pret me lleghri/ Ti të qellinj ka shpia e tij/ Nd’ at shpi ti kur rrëvon/ E si dielli dritson.
Shikuar në përgjithësi, dialekti arbëresh, folklori arbëresh, etnologjia arbëreshe, historia arbëreshe, janë lënë, pothuaj, pasdore nga studiuesit shqiptarë.
Në të ardhmen, albanologët shqiptarë duhet përqëndrojnë vëmendjen tek arbëreshët në Kalabri, në Sicili, në Argjentinë, në Kroaci, në Ukrainë dhe kudo në botë. Rron gjaku jonë i shprishur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi