Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Tetë ditës e Javës së gjallimit"   Nga KRISTAQ F. SHABANI Empty "Tetë ditës e Javës së gjallimit" Nga KRISTAQ F. SHABANI

22nd August 2021, 01:02
Flag Nostalgji poetike
 
(Sot, feston 45 vjetorin e krijimit)
 
Tetë ditës e Javës së gjallimit
 
Nga KRISTAQ F. SHABANI
1.
Përqafimi,
musht mëngjesor,
Rrezendritës,
butësi shpirti
e derdhur ,
përsjellës
i të puthurave
stinë aromëshumë,
në shumti numerike
spontane ,
vulëzim në buzëngrohta ,
ngjasuese
me skena të lulëzimit
pafund të ndjenjave ,
Ngrohtësia ngjitet
në fron skeptri ,…
Ç‘përkëdhelje planetare,
në një fillim
dashurie të pafundme! …
2.
Ato duar njomzake
më sjellin ylberin ,
shpërhimin e nektarit
të puthjeve – lule…
3.
Mos, o Zoti im,
Mos më le pa të tilla
puthje magjike!
Pa to mbyllem
në ftohtësirën e akullt ,
Largohem kilometrisht
nga ekzistenca e krahëve të tu,
Nga tejkënaqësia
e buzëqeshjes tënde ogurmirë,
Zemra më ganxhohet
me kthetra dhimbjeje,
s’e ndjen prarimin
e mëngjeseve ardhës,…
4.
S’i mund,
të mos ndjej praninë tënde ?
S’i mund ta duroj
këtë ekuacion të pazgjidhshëm?
Ky “y”mbetet enigmë,
në ikjen e tij të paprinciptë…
5.
Pasqyra e ka fiksuar
portretin e xixëllimit tim…
Po kërkoj në stepë,
në lëndina ,
në improvizime…
E, nëse, nuk e zbërthej dot
enigmën tënde tejkyçur ,…
Zgjedh fjalën magjike,
e nis si fantazmë
në kërkimin tënd,…
Në frazeologjinë time
kërkoj të të kthej në jetën time
të çmendur të puthjeve…
6.
Ëndërrimi mbetet
çdo çast kalëruar…
Thirrje të mendta ,
pirëze nektari,
në oaze shkretëtire ,
ku gjethnojnë pemët…oazore…
7.
Mjaft, shpirt,
se u lodhe !…
Mjaft , zemër,
me tik-take të forta pritëse !
Mjaft buzë,
pushoni me shpresën e begatë ,
se nesër do të lodheni
me puthje e kryeputhje!…
8.
Notat do të “arratisen
nga pentagramet …
Ndjej përkëdheljen
e Majës së Hekurave…
Do ta pres qetësisht agminë …
(Do ta kundroj syçuditur
mortjen e muzgut!)
***
Ç’tip që jam!
S’më ngopin dot
katër pika horizonti!
Dy pole,
dhjetra meridianë e paralele,
gremisur nga kulmi …
Ç’njeri paskan qenë!
S’ma paskan lidhur dot nyjen!
Bajram Curri 22.08. 1976
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi