Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:41
Karolina Ilika - Poete, Rumani

--------------------------------------------------------------------------------

DUKE DASHUR NE FSHEHTESI


Shënime për autorin

- Poeteshë, përkthyese, profesoreshë, gazetare, diplomate.
- Karolina u lind më 19 mars 1951, në fshatin Vidra, rrëzë Maleve të Apusenit;
- Absolvente e Liceut pedagogjik të Aradit dhe e Fakultetit të filozofisë në Bukuresht;
-Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, që nga viti 1975; drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar “Noptile de poezie de la Curtea de Arges”(Netët poetike të Kurtea de Arxheshit); nënkryetare dhe drejtor artistik i Fundacionit dhe Organizatës Kulturore Akademia Internacionale Orient-Oksident;
- Librin e parë e ka botuar në moshën 14 vjeçare; si gjimnaziste fitoi Çmimin e Rinisë në konkursin Nikolae Labish në Suçeavë; libri i parë iu botua në periudhën e studimeve, në moshën 23 vjeçare, pas përfitimit të Çmimit të i në konkursin për debutim të Editurës Eminesku në Bukuresht (1973);
- Ka udhëtuar - sidomos për të marrë pjesë nëpër festivale, simpoziume dhe kongrese letrare internacionale - në SHBA, Itali, Greqi, Turqi, Bullgari, Hungari, Rusi, Republikën e Moldovës, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Armeni, Xhorxhi, Ukrainë, Kolumbi, Francë, Irak etj.
- Dymbëdhjetë çmimee nacionale dhe internacionale për poezi, përkthime, gazetari, më i freskëti duke qenë Çmimi i Madh për Poezi në edicionin e XI-të të Festivalit Internacional “Luçian Blaga” në Kluzh-Napokë, 8-9 maj 2001.
-Seleksione nga poezia e saj janë botuar në gjuhët: anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht, shqip, maqedonisht, sërbisht, suedisht, spanjolisht etj.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:44

Vëllime vargjesh origjinale:

1. E pazbutur si një yll polar, Editura Eminesku, Bukuresht, 1974;
2. Me huazim, erëtima e rinisë (me litografi nga Marçel Qirnoaga). Kombinati i Fondit Plastik, Bukuresht, 1975;
3. Afshi dhe flaka, Ed. Eminesku, Bukuresht, 1977;
4. Tirania e ëndrrës, vëll.I, (me ilustrime nga Trajan T. Filipi), Ed. Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1982.
5. Tirania e ëndrrës, vëll.II, Ed. Eminesku, Bukuresht, 1985;
6. Ephemeris, Ed. Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1987;
7. Poema të ftohta - Tirania e ëndrrës, vëll.II, Ed. Orient-Oksident, 1993;
8. Mottive maqedonase (edicion bilingv, rumanisht-maqedonisht), Ed. Kultura, Shkup, 1996;
9. Shkalla në qiell, vëll.I, Ed. Orient-Oksident, Bukuresht, 1997 (me ilustrime sipas miniaturave të Piku Pëtruc-it dhe kopertina prej Marçel Qirnoagës).
10. Tirania e ëndrrës - The Tyrany of Dream (edicion bilingv, rumanisht-anglisht), Ed.Orient-Oksident, Bukuresht, 1999;
11. Soneta të papërkryera, Ed. Orient-Oksident, Bukuresht, 1999.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:46
KAROLINA ILIKA


VJOLLCË


Redaktor:
Shaip Emërllahu


I përktheu nga origjinali:
Baki YMERI

Boton
MLN "Ditët e Naimit"





Titulli i origjinalit:
Carolina Ilica
VIOLET
cu o prefata de
Octav Soviany
Edittura AXA,
Bucuresti, 2001





KAROLINA ILIKA


VJOLLCË


Redaktor:
Shaip Emërllahu


I përktheu nga origjinali:
Baki YMERI

Boton
MLN "Ditët e Naimit"
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:48
DUKE DASHUR NË FSHEHTËSI

1. VJOLLCË












Motto:

“Në do krejt botën harlisje ta bësh kur fanitesh,
Në mëndafsh, moj vashë, në të zeza të vishesh
Me fytyrën tënde dukesh, si mermer i bardhë
Drita e syve të mëdhenj, në kupolat nën ballë
Dhe leshrat e verdha gërshetë mbi supe dëbore -
Në të zezë, goja e ëmbël, bukur fanitesh prore!
Në do të më pëlqesh ti mua, dëgjon? dhe vetëm mua,
Atëherë vishu në mëndafsh të manushaqtë!
Ajo mavijoset me ëmbëlsi (…)

Jam i denjë unë të kem më shumë - të kërkoj?
Sharjet e botës vallë përrreth meje s’i dëgjoj?
Kam mundur un’ me lirën që ta zgjoj me dritë
Jo shekullin, si tjerët - një çast makar, një ditë?
Fjalë të bukura shumë, i kam rradhitur drejtë
Dhe kam thënë haptas ç’më ësht më e shtrenjtë-
Ky është misioni i poetit në këtë botë fatlume?
Valëve të kohës, porsi flluska shkume
Të rradhis fjalë e të thotë me shumë shije
Siç hëna fanitet, siç era në kodër bie?
Por sado që të shkruajë dhe sado që të thotë…
Fushat, pyjet, arat, madhështi bëjnë në botë,
E bëjnë shumë më mirë se sa ta thurrin të përfshirë
Natyra-pranë me atë shenjë të stërfshirë
Nga lirika moderne - është shum’ e shum’ më brishtë.
Hej moj mjeshtëri e trishtë (…)

(…)me mua në një shekull,
Në të cilin poezia dhe ëndrrat janë një gjepur)”

(Mihai Eminesku - Joana dhe parvazi - 1876
)
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:49

VERË E MANUSHAQTË

Kaherë nuk ka qenë një verë kaq e manushaqtë
Duke u mbajtur përsëri ngjyra që mua më pëlqen më shumë
Me të gjitha nyancat e saj
të prekura nga ngjyra blu apo roze.

Kaherë nuk ka qenë një verë kaq ekzotike
Me gjith’ato peizazhe
dhe fryte ekzotike.
Lëmshi prej farave të mangos
thelë leshtake
duke pëlcitur mes kofshëve
të mezit të verdhë
dhe të stërëmbël nga parfumet
Siç pëlcet nganjëherë zemra te njerëzit
e stërmbushur me vetveten.

Kaherë nuk ka qenë një verë kaq fatale

Dhe ty aq vështirë nga lehtësia
Dhe mua aq keq nga mirësia.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:50
MANA E LULËKUQE

M-a solle verën
Vetëm me një lule të kuqe.
Brishtësia e saj
Duke qenë dhe brishtësia ime:
Kaloj në një jetë të vetme
Sa vetë ajo brenda një dite
Po ajo në të cilën
Kam vjelur për ty
duke e ucur
Mana në pjekje të purpurtë
Duke menduar se do të mendosh edhe ti
Për fëmijërinë.
Ngase duke shikuar nga e prapa
Secila foshnjëri ashtu stërshihet:
E lumtur eheej
Dhe e përlyer me mana!

Ma këpute kështu pra një lulëluqe
Të vola mana të zi
faktikisht të purpurta
U vodhëm - prej askujt-
njëri për tjetrin.
Bari përpëlitës
I paktë dhe i ulët
Ballë për ballë me qytetin e hatashëm
Lodhej nga gjith ajo ngrohtësi
dhe gjith’ ajo lartësi
Kuq e zi. Zi e kuq.
Një këmbim në natyrë.
Më solle te goja dhe të solla te goja.
Duke më puthur
duke të puthur.
Që të dy duke u puthur.

O,
Poezi
memorja ime afektive
E tradhëtuar
fjalë për fjale!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:51

BOTA E VOGËL

Sa e vogël është bota!
Arrita
Atje ku ishe ti.
Kurse ti
Atje ku isha unë.

Dhe të shoh
duke hyrë dhe duke dalur
duke dalur dhe duke hyrë
Ndërmjet kofshëve të detit:
porsi një delfin që loz me valët
posri një burrë
duke e përvetësuar një grua
si një notues performancash të larta
duke shushuritur nga uji
në breg.

Dhe po qe se e përçoj gjuhën tani përmbi buzë
Ndjej kripën detare të vënë:
Në fytyrën time?
Në fëtyrën tënde?
Memzi pres të të shoh
të të shijoj
Si i shijon një verë të mirë
të purpurtë
Para se të lazdërohesh me të
Dhe para se ajo
e dehur
të ta pijë mendjen.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:51

VERË HEDONISTE

Kënaqësia e lekturave të reja
nga Silva apo Rozhas
Porsi një dashuri në shikim të parë.
E rileximeve të Jorcinarit apo Borhesit.
E recitimeve të gjata të Rilkes.

Por edhe kënaqësi tjera më trupore më botërore:
Notimi gjatë natës në detin
e çveshur
nën hënën e plotë.

Shiu i vakët në park
Dhe jarga
Që kërminjtë e lënë mbi gjethe
Thuajse shkojnë
gjithë duke e puthur.

Ballkonat e vegjël
Me hortensa
që memzi e mbajnë
kryet e stërmadhe
Në formë trurësh vegjetalë
Të manushaqta të zambakta të kaltra
Duke u rritur brenda një dite
sa tjerat ndoshta brenda një viti.
Por gjelbroshe në fillim
Si do jashtëtokësorë
të ardhmërisë.

Pylli me hije strehuese,
Dhe liqeni me zambakë.
Përsipër me re
me ombrella:
me diell? Me shi?
Dhe kujtimet
e të tjerëve -
tani e një shekull -
Për Mihai Emineskun dhe
Veronika Miklen
(poetja më e kënduar rumune?)
Ajo e veshur në një fustan
të mëndafshtë
me fëshfërimë të zambaktë
Kurse ai në të zeza
duke vënë dhe kapelë të lartë
vetëm për ëndjen e saj

Të ëmbla të dashura faniten muzgjet
Mesnatat
me ty
Gjithnjë e më të ëmbla
Porsi bërthama e stërpjekur e frytit
Si ripërsëritjet erotike
Nga “Boleroja” e Moris Ravelit.

Vetëm ajo që i pëlqen
e sheh dhe ti
e mban mend
Këtë verë!

Një verë
dhe ajo
hedoniste!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:52

FSHIKULLIMË

Një burrë i posarrojtur
që kundërmon plot fresk,
I nënqethur fort shkurt ushtarakisht thuajse
Duke u dukur shumë më i ri
Ndoshta nga ëndja e një gruaje
Është parku
që sapo e ka kapluar gjelbërimi.

Kërkoj në te një sukë
një vend më të ngritur
Një tufë të ngritur vjollcash erëmbla (Viola suavis)

Si do ta kërkoja krahërorin tënd
Një jastëk më i fortë
Për ta vënë nën qafë
Atëherë kur ëndërroj.

Kërkoj pastaj dy krahë bineq
Të rritura-sëbashku
Nga blirët melankolikë
Apo duart tua i kërkoj
T’i lidh
T’i shtrëngoj
Dhe pastaj të të fshikulloj
me përplasje të nyjëzuara
nga vendi në vend.
Të të rrah ngadalë
Të të dhembë pak
përjashta

Aq sa të të pëlqejë më shumë.
Ashtu siç po të dhemb
Përmallimi
përbrenda.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:53

DUA TË TË SHOH DUKE QESHUR

Dua të të shoh duke qeshur
Të të marrin sytë zjarr
Duke i zhurritur rrethepërqark
Fijet e enjtura
të vetullave të terratisura
Të netëve tua pamjaftueshmërisht të fjetura.

Dua të të shoh duke qeshur
Dhe të qesh përsëri me ty
Dhëmbët e sipërme tu tregohen të poshtëmve
Dhe të poshtmit të epërmve
Dhe tutë të mive
Dhe të mitë të tuve
Siç u tregohet nga uji i manushaqtë
I lumenjve të ikur nga mali
Guralecat e bardhë
duke shndritur
Nga njëri në tjetrin breg.

Aq intimitet i shpërndarë është-
Thuajse do të bëhet përsëri dashuri-
Mes atyre që qeshin sëbashku.

Të pluhurosim kështu pra paragjykimin se poetët
Duhet të jenë vetëm të trishtë
Vetëm të pinë nga Gurra e përdëllimtarëve!

U konvenon vallë atyre të çshijojnë
sëpaku për ta ditur
si është lumturia.
Qoftë vetëm për të kënduar
për te
pa te!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:54
MAKINA

Një makinë e përkryer
për frymëmarrje
Me motor prej dy kohësh
Duke vajtur nga vetvetja
përgjatë ditës e furishme
ndërsa natën e lirshme
Është krahërori jot i gjerë.

Ndërsa gjumi im pranë tij është një tjetër
makinë -
për t’u ngjitur, për t’u ëndërruar? -
Me ballon apo me flatra
Duke u ngritur gjithnjë e më lart
Derisa nuk duket

Në një dasmë në qiell
Ku gostitet me verëra të kuqe
Ku
Pi dhe unë me kënaqësi
Por me një masë të mëndafshtë
e të purpurtë
dhe aq të vogël
As sa petala e trëndafilit
të dehur
Baccara
Të cilin e mbart gjithnjë me vete.
Bile
krahërori yt është një makinë frymëmarrjeje
në dy kohë
të kahmotshme
të plleshme e të shtrenjta
Të ditës e të natës.

Ndërsa gjumi im
një makinë ajri
Me secilën natë më të re
e më të brishtë

Duke u lëvarur
duke u lëvarur
Për ballonin e fryrë me heliumin e ëndrrës
shumë më i lehtë se ajri
Apo ndërmjet flatrash të stërmëdha
të planerit.

Duke mundur të bie kurëdoqoftë
Të shembet
Por jo duke të shakmisur
Por vetëm duke u shakmisur
për krahërorin tënd.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:54
PLAZHI

Rri e shtrirë në diell.
Trupi më dërsitet përbrenda
Thuajse nën mua gjendet dikush.
M’a lag çarshafin e plazhit.

Me fytyrën drejtuar mes blirëve e mështeknave
Braktisje nën renë që
Porsa përkulet
Si floku yt dikurë i zi
I praruar tani me argjend.
Lehtë lëshohet
Mbi fytyrën time bjonde.

Rrallë dhe memzi dëgjuar
Kalojnë aeroplanë të vegjël
zogjsh
Duke lëshuar nga një pendë
Mbi librin tim të hapur
Te kryet.
Atje ku
Si një kryq që lulëzon
Një tufë e egër
krenare
Prej një beqareshe
të lartë
I lidh supet
Me vetëm një kurorë bardhë-roze në majë:
Vërsulen përmbi të
Flutura Polyommatus icarus
Don Zhuanë
erotomanë.

Shikoj
vetëm i shikoj.
Ngase në mështeknat më të larta
E lehtë
e paktë
e posadëgjuar
Është gjethi i lehtë
Si gjumi yt
i lehtë
dhe pak
i posadëgjuar:

I vënë
Në memorjen time
të shkujdesur
si indigoja e manushaqtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:55
NESËR MBRËMA

Nesër mbrëma do jetë hëna e plotë.
Do të më hyjë nga dritaret në dhomë si një dashnor
I dikurshëm e romantik
Që s’do të më lëjë të fle.
Hëna e plotë ka fuqinë tënde
Dhe s’do të më lejë të fle.

Do të ndikojë që të të përkujtoj:
Si qëndroje
si një Adam i përjetshëm
Përpara dritares së hapur
Duke e hequr mënjanë perdenë.
Si i hapje edhe më shumë krahët
Duke e hequr mënjanë
Edhe tjetrën perde
të jashtme
të shiut
Me theka dhe ngrica

Duke u freskuar
Prej meje
prej teje
prej të dyve
Pasi që më lansoje në mrekulli.
Ngase mrekulli quhen krejt ato
Që ngjajnë për herë të parë!

Që nga nesërmbrëma
hëna do jetë e plotë
Ndërsa unë porsi tani do të kem rrathë sysh të enjtur.
Hëna e plotë ka fuqinë tënde
Nuk më le të fle
Që nga kjo natë
në të cilën
Sërish më kujtohet:
Si qëndroje
Përballë dritares së hapur
Duke i shtrirë krahët
Duke hequr mënjanë
Edhe tjetrën perde
të jashtme
Dhe të ftohtë
nga thekat
e shiut.

Në kohën kur unë lutesha
duke u mashtruar
Porsi Zhulieta
Porsi nata e atëhershme
e para natë
Mos të zbardhohet nga dita
Asnjëherë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:56
VARSHMËRI

Si një konsumuese e pluhurit të bardhë
Duke thithur tymëra të nxehtë
të marihuanës
Apo duke thithur polen kokaine
Kështu arrita.
Pa patur ndërkaq nevojë
Për asgjë prej këtyre.
Por vetëm
dhe përsëri
për ty
Ngase ti m’i kall ndjenjat.
Ti ma merr mendjen.

Që të harroj
mirrem me lulet
Kopshtaroj tërë ditën.
Ballkoni im është një shtëpi lulesh.
Flas me ta me secilën
Ua përkëdhel gjethet
siç do t’i përkëdhelja
buzët e panumërta -
që të gjitha më duken tuat!

Nganjëherë dhe u këndoj.
Lazdërimet ua stimulojnë rritjen
porsi fëmijëve.
Trëndafilat e mi japonezë
nga më shumë gjenerata -
Ngase jam nëna gjyshja stërgjyshja e tyre -
E hap për çdo ditë së paku një lule
të kuqe pasionuese
dhe të vetme
dukshmërisht të pavlefshme
por të domosdoshme
Porsi bukuria.
Por lulekërshëndellat - si numërojnë vallë:
mbi gishtërinj
gjethet e mbushura
gjeometrikisht të shumëzuara? -
Saqëi lëvarin
Vathët e siklamta
ditën e Kërshëndellave!

Por asnjëra nga lulet e mia nuk më bën kurorë
as të manushaqta
as të zeza.
Asnjëra nuk më lë të të përkujtoj.
Po qe se mendohem
më bie nga duart
herë njëra herë tjetra
Thej çdo gjë nëpër shtëpi.
Ngase jam bërë e varur prej teje

Duke të ëndërruar rishtas
e rishtas
dhe rishtas

Drogohem me manushaqet
thuajse të zeza
(të sedimentuara në memorje)
Thuajse do kisha thithur tymëra të nxehta
marihuane
Thuajse do thithja polen të verdhë
kokaine.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:56
NETË VERE

Netë vere në të cilat flej
Porsi në një lëndinë të vendlindjes
duke u freskuar
Në kullosën e lulëzuar të shtretërve
Me kurora nyancash të ndryshme prej vjollce
Nga të cilat zgjedh:
Jo lulevere
as manushaqe
as vjollcafushe.

As lulepranvere
as lulegjethgjëra.
As kryqi-trimit
me shkëlqim të çmuar.
As barishtore
As gishtërinj delikatë
Të lazdëruar me emra përkëdhelës
porsi fëmijët.
As ngrohtësira vullgare
të quajtura dhe lulegishti.
As lulja-qiririt me sumbulla
gjithnjë e më të imta e më të zeza
nga maja
thuajse janë mbyllur në qiell.
As trumza të forta
as trumza të buta
apo mendëra
erëmbështjellëse.
As luleshtarre
bor’e thatë
apo hashka
në cermë
duke shkelur
fijet e barit.
As vajtore vajtimtare
As zambakë (Syringa vulgaris).
As madërgonë
një zonjë-madhe
me emrin e vashës Atropa belladona
Duke mbajtur të njëjtin fustan -
porsi pemën e parajsës
në të njëjtat degë -
Dhe fruta e lule pënjëherë
(Në doza të vogla
duke qetësuar zemra
Në doza të mëdha
duke vrarë me helm).

As ferra
fisnike dhe ta
por tani të rëna
duke kërkuar
brigjeve të hendekut
apo duke u tërhequr
sa më në lart në bjeshkë
porsi asketët.

Asnjëra nga të gjitha këto
Por vetëm
Por veçse
shpatoret e luleshpatës duke u zbutur
Nga bardhësia e stërbardhë
E gjinjve.

Zgjedh lulet e shpatës
me kërcellin e gjatë
dridhërimtar
Nën petalet e cfilitura e të buta
porsi do shputa.

Netëve të verës
në të cilat flej
lakuriqe
Përmbi linjat e manushaqta dhe erotike
të shtratit

E zgjuar nga dielli
Duke ëndërruar dhe duke më ëndërruar
Në strofullën e krahëve tua
Nën ty
Porsi nën qiellin e zjarrtë
Dher ai lakuriq!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:57
NUANCA

Kam mbajtur përherë ngjyrë vjollce
si një pikëllim i fshehtë
Prore duke të pritur.
Kam shkruar për ty poema
shumë përpara
se të të takoj.
Kur i ke lexuar
duke të njohur papritmas në to
Se si u trembe!:
Si nga vetë shëmbëlltyra jote e fanitur papritmas
e shumëfishuar
dhe e hedhur
në nxitim të madh

Nga xhamat e një treni shumë të gjatë duke fishkëlluar
Përmes së djathtës së trenit tënd të stacionuar
Ndërkaq në drejtim të kundërt.

Apo nga vetë shëmbëlltyra jote
përsëritshmërisht e përmbysur
drithmëtare
dhe e zhytur

Në pasqyrat gjithnjë e më të thella
të ujërave prore të tjera
por të të njëjtit lumë
Që rrjedh i tëhuajësuar nga ana
tjetër e botës.

Tani
meqë jemi takuar
është bërë shumë më fatale
Se sa po qe se s’do të takoheshim ndonjëherë.

Dhe krejt vjershat e mia të motshme të dashurisë
Janë bërë vetëm nuansat
E një poemi të vetëm
të manushaqtë.

Vetëm perifrazat e përkthyera
Të PËRMALLIMIT tim
të papërkthyer.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:57
BURGJE

Nga krejt teshat e mia të zeza
Do të bëja një burg të zi
Ku do ta mbyllja këtë natë.

Nga krejt teshat e mia të bardha
Do të bëja një burg të ndritur
Për ditën
kushedin se kurrë
Të ritakimit.

O
sa do të jepja
çfarë nuk do të jepja
Që ndërmjet kësaj nate
Dhe asaj dite
Të mos ketë asgjë!

Veçse
ndoshta
Fustani im i ndruajtur
Duke rënë nga shtati im
Si gjarpëri i parajsës
Pasi që ka bërë mëkatë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

20th March 2008, 21:58
LEHTË

Aq lehtë flen
Saqë porsi ndonjë llahuzë
Pas lindjes së parë
Mund të më trembësh
Duke mos e dëgjuar
Frymëmarrjen e lehtë
të stërlehtë
të pandjeshme

Të fëmijës së saj
Në djep.

Djepi yt duke qenë pikërisht frymëmarrja ime.

Aq lehtë flen
Thuase
gjysma e frymëmarrjes
Ka kaluar
Në bregun tjetër
të manushaqtë
Dhe vetëm herëpashere
Nga një fllad ere
Sjell nga ajo
një jehonë vjollce.

Aq lehtë flen
Dhe aq e paktë
Është frymëmarrja në dhomë
Thuase një prej nesh
ka vdekur
Duke e pritur
tjetrin.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:51
INTIMITET

E pakufishme është përkëdhelja e të dashuruarve.
Të përkujtohet?
Ajo e veshur
Vetëm në lëkurën e saj prej fëmije
Pothuajse të stërblertë
Si një kurorë lulemolle
Përmes së cilës stërduken
verërat e manushaqta
Si do fije të imta
të pashoqëruara nga bubullima
Por vetëm nga shiu i vaktë
i dushit

Të përkujtohet?
Si t’i shpërlan të dy këmbët
Si një Marie nga Magdala
Me një druajtje e admirim
Njëri
pastaj tjetri
pa përngutje
Me një dhëmbshuri motërore në fillim
Që më pastaj me afshin
pothuajse të papërmbajtur
Të ta puthë
Jo shputën që e përmban veten
As thembrën e shkathtë
zemërake
Por vetëm atë kauçin pllat të bardhë
I paprekur nga shkelja
përmes të cilit këmba
Çlodhet duke e prekur
Atë çerdhe të brishtë
Si një gjini hermetike
prej vashe

Të përkujtohet?
Si mos të të kujtohet!
Ajo të ka puthur
Atje ku
askush nuk të ka puthur
deri atëherë
Dhe ku askush
tjetër
nuk do të të puthë
ndonjëherë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:53
PORTRET PAS GJUMI

Vasha duke u zgjuar herët në agim
E djersitur në gjumë
porsi lulet
Me nënsqetullat e stërpikura nga vesa
Mëngjez qershori është,
Që ende s’e dyshon hijeshinë.

Se si rritet ajo e sheh me sy.
Me sy vetëm e përkëdhel dhe ti
Duke ndenjur në dritaren e hapur
duke pirë cigare e ëndërruar
duke ëndërruar e pirë cigare
Në bhë liri të brendshme totale
Siç vetëm ëndrra mund të na e japë.

Adoleshentja e shkathtë
nevrike
dhe e vetëdijshme
Për hijeshinë e saj
U bë mëngjez.
Ajo i provon krejt ngjyrat
Nga garderoba e dritës së bardhë
Duke zgjedhur
me paracaktim
vjollcën
Apo ndoshta duke e zgjedhura ai atë.

Dhe ja tani
si një engjëll dhe një demon
Duke e ngritur shikimin
duke e shmangur nga ëndrra
drejt syve tu.
Dhe jo ti do ta bësh grua
E as motrat e saj.
Por ndoshta vetëm pasardhësi yt:
Ai vëllim me poema dashurie
i përbërë
me më shumë gra.
Sponsored content

Karolina Ilika - Poete, Rumani Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi