Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:54
PRITJE

Floku im niset pas teje.
Të ngjitet supit të djathtë.
E zgjedh vetë shtegun
Duke u çarë më dysh
Porsi gjuha e gjarpërit.
Struket pastaj në nënsqetullat tua
Duke kundërmuar erza të ngrohta
Që mund të hasen
Vetëm në recetaritë e kahershme.

Floku im mblidhet e struket
Në nënsqetullat e tua
leshtake
pas gjinive të asgjësuara
kur ishe hyjni.

Vetëm floku im dremit
Vetëm ai ka qetësinë
Unë jo!

Unë rend dhe ngulfatem
Në bimët e manushaqta e të imta
të frymëmarrjes sate
Në gjembat gjithnjë e më të vendosura
të trëndafilit
të zemrës sate
Duke filluar të duken
Edhe në errësirë.

Do të duhet të arrij deri në agim
Në skajin e botës
në skajin e natës
Atje ku dëshira
fillon të dhembë
Dhe ku ëndërron e pret.

Atje ku mund të zhytesh
Në thellësitë e hatashme të afshit.

Apo të pritesh -
me dorezën tënde,
kur hidhesh nga lartësitë e hatashme -
Në tehun e klithjes sime.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:55


PAS NJË NATË DASHURIE

Qershia me gjethe të stërkuqura
nga muzgu
Më bën serenada
Prej poshtë
nga ballkoni
nën dritaren e hapur
Apo ti?

I përkorë
i fuqishëm
i papajtueshëm
i koncentruar
Përgjatë ditës
Ndërsa natën
romantik dhe plot imagjinatë
Duke e ditur të luash dhe të rrezikosh:
Shpatën e futur mes nesh
si një krah i armatosur
Kufi i prehtë
shkëlqim i manushaqtë
Në mez të shtratit
Një gjarpër - i shtrirë dhe metakik e i ftohtë - ishte
Mu gjarpëri i parajsës!
(Mëkat
i mençur
dhe tmerr?!)
Nuk u preva
por gjak rrodhi.
Ngase agimet e asaj dite
pas asaj nate
Ishin të rënda
ishin të kuqe
porsi çvirgjërimet.

Por sa i lehtë dhe sa i lirë ndjehej
mëngjezi!

I ndalur
në të djathtën e një remorke
të stërngarkuar
me kafaze:
Pëllumba
pëllumbesha
(çifte)
Për një ekspozitë pëllumbofile.

E flatërzuar porsi ato isha
Pas natës së dashurisë.
Ndërsa ato gugurisnin të lumtur porsi ti.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:56

NAMATISJE

Sy të blertë
plot vrerë
Sy të dhembshëm:
Si të burrave pasi që kanë përzjerë
pijet
Si të grave të munduara:
me kontraktimet gjithnjë
e më të prehta
më të dendura
Thuajse lindin
tjetër sy:
të manushaqtë.

Sy të blertë
prej vreri
të vrertë
si vreri

Sy të dhembshëm:
Thuajse janë helmuar reciprokisht.
Thuajse i kanë marrë më sysh
I mëngjëri të djathtin
Dhe i djathti të mëngjërin.
Edhepse s’ mund të shihen
mes veti.

Të paarritshëm
njëri për tjetrin

Porsi gruaja
po vetëm disa ditë përgjatë muajit
dhe vetëm nga mezi e përposhtë
si një sirenë
dhuratë në të thatë
Bëhet e paarritshmja e burrit të saj

Duke ndjerë dhe më shumë
që të dy
Se nuk mund të jesh i tërë
veçse së bashku.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:57
PYJËZIM

Të përfytyroj se ke vuajtur nga një amnezi e papritur
Si personazhet e telenovelave të shumta jug-amerikane.
Se edhe je vendosur në njëfarë vendi të këtillë
Duke banuar në metropolën e tij
të përqëndruar

Në një fushë shterpë
e drejtë si në pëllëmbë
e rrahur nga erërat dhe thatësia.
Një metropolë
Pa parqe në të dhe pa pyje rrethepërrreth.

Të mos përkujtosh asgjë përpara
Dhe tjetër fat të të zgjedhë
Dhe pranë një gruaje tjetër
të huaj
të qëndrosh.

Të më kaplojë malli për ty.
Por për këto motive
Si dhe për të tjerat
subjektiv/objektive
Përse të të shkruaj:
“Më ka marrë malli për ty”?!
Dhe atëherë të të vizatoj një pemë
Dhe edhe një
me secilën letër

Dhe dal-ngadalë
Ta pyjëzoj lëndinën
Në të djathtën e xhamit tënd
Përreth shtëpisë sate
Gjithnjë e më larg
Të vizatoj pastaj dhe male
dhe shpatije
dhe lugina
T’i pyjëzoj edhe ata edhe ato:

Me breun e Kërshëndellave.
Me morra të imtë
që u kanë mësyrë pleshtat
e luleve të bardha
të mbrojtura nga
gjembat.
Me lisa ahu që lëvizin dhe qarrë jetëgjatë
Me mështekna
të brishta.
Me verra të stërhidhur
dhe panja solitarë.
Me blirë ëndërrimtarë
si poetët.
Me shelgje me bishtaleca të shumta të përkulura
përmbi ujëra.
Me plepa shumë të drejtë
qirinj deri në qiell
duke patur gjethet në formë të zemrave
në fibrilacion…
Dhe përmes pyjeve të fillojnë të gurgullojnë
Gurra nëntoksore
Dhe kafshë të egra
madhështore e të lira
duke u shumëzuar
në mënyrë magjike
Porsi në “Njëqind vjet vetmi”.

Nëpër degë
jo fruta
por zogj.

Gjallërisht të larme.
Të fillojë të këndojë
Dhe ti të kuptosh
Krejt thëniet e tyre.

Ndërsa nëpër lëndina
pranvera
duke u dridhur me përpëlitje
Të mugullojnë:
kaltroshet e brishta
të stërpikura
me lulekëmbore ndër to
bardhë-blu duke shndritur
porsi dordoleci nën hënë.
barishtoret e pavendosur si efebët
të ashpra e të brishta
dhe sidomos manushaqet
e veshura në ngjyrëra
të fuqishme
ndërsa vjeshta
e përmbajtur në vjollcëzim.

Dhe kështu me kohën
të ndërroj
Format e reliefit të vendit tim
Florën dhe faunën
Dhe klimën pastaj
Dhe me to madje njerëzit e atjeshëm
Sidomos ty
Derisa të kuptosh dhe ti më në fund
Domethënien dhe shtypjen e fjalës MALL.

Dhe mu atëherë të fillosh të mugullosh
Dhe të fillojë të rrjedhin përmes teje
Fjalët tona
më të gjalla se gjaku

Dhe të mund të më përgjigjesh:

Kur gjenden kaq e kaq bashkëkohanikë - me miliarda! -
që nuk takohen kurrë
Thuajse jetojnë në kohëra e botëra të ndryshme
Duket se për tepër ne të dy
megjithatë
jemi takuar
Dhe përmbi ndoshta
të jem me ty
të jesh me mua.

Por nëse do të duash ndojherë të shuhesh
Thua-më dhe unë do të vi

Makar
të vdesim
bashkarisht!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:58

NJË SHTRAT PËR TEPËR I NGUSHTË

Në ditën më të gjatë përgjatë vitit
si një lëndinë freskërisht e shtruar
Me shtojzavalle të verdha
çfarë zanash
Dhe flutura të manushaqta
të dehura
të dashuruara

Lëndina e gjatë mes dy turmash
(Manash të pjekura
të askujt)
Sa dy netë të vogla qershori
Sa dy jastëqe të vogla
Sa dy gjuma të vegjël

Në ditë e solsticit kështu pra
E pjekur nga pliti i mesditës
Të mendosh në ditën më të shkurtër
Nga ana tjetër
e acartë
e vitit:

Dhe ftohtë e ngushtë
Sa një shtrat për tepër i ngushtë
Në të cilin dy s’kanë vend të flenë
As të rrinë zgjuar
nuk kanë vend
Veçse duke u mbështetur
Herë njëri
herë tjetri
Përmbi tjetrin:

Porsi një engjëll mbrojtës
Apo si një dashnor
Kahmos duke puthur
Kahmos i përputhur.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:58
KRUPA

Një krupë e padukshme
shumë kohë.
Dhe më pastaj e rritshme
Porsi brumi në barkun e koritës:
duke u fryrë
duke dalë brigjeve
përpak sa të derdhet
Porsi te gratë e mbarsura
(për herë të parë)
diku nga muaji i dytë.

Një krupë e fermentuar
një krupë e njelmët
Më shtyn të shoh
të stërshoh
Në ekranin e fshehtë e të paqartë të memorjes
Një burrë të buzëqeshur
Duke i treguar krejt dhëmbët
Si luanët e tigrat
I lumtur e i fuqishëm
Në mëngjez pas
përqafimeve
të sinkronizuara
Me secilën këngë të gjelave
Nga memorja e tij e lashtë.

Një krupë e njelmët.
Një det krype
E shkriftë dhe pa ngjyrë
Dhe megjithatë dhe thuajse
Prej një gjuetie të harruar
Duke u zhytur në mua

Si një e keqe e stërmirë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:59
PËRMBUSHJE

Nuk më mungon asgjë. Vera është në piskun e saj.
Në të mëngjër:
veshjet e zbutura
nga një ngjyrë e lehtë vjollceje
e kaltërsuar
siç e mban
Agilegia vulgaris
e ashtuquajtur dhe lulja e xhipkës.
Porsa të çveshura në rërë
shkarkohen
Nga energjia e trupit tim.


Në të djathtë:
pjeshka të majme
freskuese
Me fara të forta që bëhen edhe më të forta
Nën shalët e stërpjekura të mesit.

Nuk më mungon
As puhia
nga lehtësia
më e lehtë
e posadëgjuar.
Si një frymëmarrje e përmbysur në gjumin
E një ere të largët
Nga malet e larta me mushkëri prej zabeli.

Asgjë nuk më mungon.
As së paku kryqi i jetës
Tani vetëm nj[ hije në murin
e një kishe mesjetare.
As vetmia nuk më mungon -
prej shumë kohësh
ajo mund të krenohet
me emrin tim!

As dashuria e të tjerëve nuk më mungon.
As liria supreme
të cilën
Vetë e ripërfitoj
duke ëndërruar
dhe duke të ëndërruatr
Sa që madje as ti mos të më mungosh

Në kohën kur deti
te këmbët e mia
Duke i përplasur valët
shalët
shkumbat

Përkundet
në pambarim
nimfoman

Nën diellin e stërlartë
të gushtit
të mesditës
së ngrehur.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:59
VELLOJA

Si një grua spitullaqe
me flokun e lëmuar
Të mbledhur pas qafe
Nga kohët e tjera
të mistershme
E mbështjellë në vello ngjyrë vjollce
Në mëngjez e vënte në fytyrë
Vellon e vesuar.

Nga ajo vello
Prej perit të merimangës
Me shkëlqime të hatashme të vesës
Ishte në të vërtetë!
Faktikisht
e ke parë
dhe ti.
Kur unë të pata thënë: Shihe!
Ti shikove. Dhe e pe.
Por mos vallë pastaj
Si munde të pohosh
Gjoja se unë e pata grisur?
Pikërisht unë
E vetmja
Që e vëreja
Që e admiroja
Dhe mahnitesha nga madhështia e saj.
Ndërsa sytë e tu
të vetmit
me të cilët
Sytë e mi
dëshironin ta ndajnë
Atë hijeshi
Edhe reale
edhe ireale
edhe ideale!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 18:59
MUNGESA

Jam këtu e s’jam.
Bota është e shurdhët.
Kritikët prezentojmnë poetët e librat e tyre.
Por ato që nga ky çast do të flasin
Vetëm të vetmuara. Të vetmuara.

Arratisem
Nga e mëngjëra:
Përmes xhamit të lartë
ku shoh
Një pemë dhe më të lartë.
Pjesa e çveshur e trungut
Shëmbëllen
Me një përdredhje burri duke u përkulur
i çveshur deri në brez.
Në do pantallona të zeza e të brishta
Të shpërthekuara
E të lëna
me shkujdesje
shalëve.


Në të djathtë:
Mbi shtratin pothuajse të kaltërt
të qiellit
Të stërpikur me pak ngjyrë vjollceje:
Një jastëk i stërbardhë
përsipër
një re e stërlehtë.
Mbi të e mbështes tëmthin
Me vetullat e hapura
Duke ëndërruar
dhe duke parë ëndërr
Kush e din se sa
Derisa sytë e tu duke më parë drejt
insistent
telepatik
Zgjojnë
më ringjallin
Më risjellin në të tanishmen
Hic et nunc.
Pa e ditur nga ç’anë
Do të më pëlqente të natëroj.

Jam këtu dhe nuk jam.
Shumica më bën më të vetmuar.
Dhe sërish arratisem
Lë mënjanë ëndërrimin
Por ti më kthen
më largon
Nga rruga
si nga fati.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 19:00
PREMTIM

Nuk kuxoj të të flas për përjetësi
Kur çdo gjë që posedoj është aq kalimtare
Sidomos trupi
trupi im i përkëdhelur
i veshur në fustanin më të bukur
i ngushtë e i ngrohtë
i lëkurës së bardhë.

Por
Aq kohë sa do të të dashuroj
Sa do të të mbaj
në bazamentin e zemrës
dhe do të të adhuroj:
Do të jesh përbindshi i shkëlqimit tim
Dhe minotauri i zi
i nënvetëdijes
sime
të manushaqtë.
Do të jesh mbreti i dëshirave të mia
prore të nënshtruara
dëshirave tua
Dhe Zoti i shpirtit tim
gjithomnë i ri
madje dhe fëmi.

Dhe gjith si një Zot do të të nxjerr
jashtë kohës.

Por kur do të zgjohesh-
nëqoftëse do të zgjohesh ndonjëherë
Jeta do të të duket si një dhuratë e shkuar!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 19:00
HËNA

Herë si një mburrojë e rrumbullaktë dakase
Herë si një shpatë e harkuar dakase
Prej ari të stërlashtë
E nxjerrë nga tetë minierat më të famshme
të Bjeshkëve të Apusenit
Ndoshta nga Roshia Montana
Bradi
apo Abrudi
ose Bëica

Armë antike
Për mbrojtje e sulm
Të vëna më periodikisht
Në vitrinën e tejdukshme të qiellit
Mbi jastëkë pushi të manushaqtë
Pjesë rezistence në muzeumet e natës:
HËNA -
Herë e plotë
Herë e re.

E arta arkaike e saj (e pandryshueshme)
Prodhon një kontrast harmonik
Me të manushaqten që shkon nga e zeza
të territ
natë për natë
e përlindur

Siç jam unë
bjonde
Pranë teje tejet zeshkane e dikurshme.

Dhe si
njëri prej nesh
kush e din se kurrë
e gjallë dhe e vogël
Pranë tjetrit
kush e din se cili
i vdekur e i madh..
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 19:01
DRAKULA II

Të kujtohet?
Njëherit:
Parajsa dhe ferri.

Sa herë ta ftoja emrin
e atjeshëm
Sa herë e përsërisja
Sa herë dërgoja prej meje drejt teje
Si një luzmë
që s’mund të ngjitet
Duke u kthyer po nga unë:
nën formën e një jehone
të dashuruar marrëzisht në vetveten.

Të kujtohet?
Lumturia e shqetsuar
Dhe shqetsimi i lumtur
nga sytë e mi
nga zëri im
duke të ftuar në zë e në heshtje
Derisa hyje
dhe delje
dhe përsëri hyje
Në shpirtin tim
Përherë të virgjerë
Prej Himene e Hestie.

O lumturi e të palumturve
Ngjyrërat e tua
janë e manushaqta dhe e zeza?!

Të kujtohet pastaj gjumi
Aq i paktë
një bindje
Një vesë gjumi nga agimi
i hollë e i ftohtë si dëbora e parë
Me pudër sheqeri
Mbi petanikun ende të ngrohtë
Të çarçafëve?

Kurse pastaj
pas gjumit
Ai gjumë
Me të cilin dhe u lavdërove
më vonë
nga fyti:
Si një blanë e purpurtë
Përmes të cilës unë duke të puthur
gjaku yt
më shijonte

Të kujtohet?
A të bie ndër mend?

Mjafton të të kujtohet
Dhe ajo shenjë
Do të të rishfaqet
në po atë formë
Në po atë vend
Në fyt
nën veshë
përmbi klavikulën e mëngjër
Ndërmjet arterjes dhe gulçimit

Si një peçetë vampirike.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 19:02
MUNDIM

Çfarë mundimi të mos mund të flesh
Kur me qëllim bie për të fjetur!
Kurse shtrojet e shtratit me shtretër
Nga mundimet e brishta të vesës sate
Jo të freskëta të të duken
por të përflakura.

Por sa ëndshëm të kthehet mundimi
Kur duke mos fjetur
ëndërron dhe përjeton
Ç’ishte dje dhe ç’do të bëhet nesër.

Se ç’ishte ishte! Por nesër
në dritë
Ndërmjet gjunjëve të tij duke u mbledhur do të mblidhen
Gjunjtë e tu të vegjël:
dy lepuj të bardhë
të ndjekur e të ngjeshur
nga dy të tjerë
të fuqishëm e kurreshtarë
më shumë nga vetja të trembur
dhe njëri në tjetrin të fshehur.

Por sa netë do të kalojnë
e do të kalojnë
Derisa do mund t’i arrijsh t’i dëshpërosh?

Dhe edhe sa ditë deri sa
t’i zbutësh?

t’i çosh të të lënë
të zbresësh në parajsën e skëterrtë
e strukur në skajin e tyre bermudik.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

21st March 2008, 19:02
QORTIMI

U njohëm duke u qortuar. Ishim

Në të manushaqta ishim
si në një pikëllim.
Dhe theksoja se zemra njerëzore
Është sa dy grushta
dhe i shtrëngoja grushtat.
Ti më kundërshtoje duke thënë se është sa grushti.

Por grushtat e mi nuk janë vallë që të dy
Sa grushti i një burri
një grusht i vetëm?!

Dhe të lejë të të kaplojë mëria. Më shumë:
Ti as që ke zemër! - thashë duke qeshur -
Si mund ta masësh atë që s’e ke?!

Duke dalë nga vetja
duke e shpërthekuar këmishën
Ma zure në shuplakë kokën si në kthetra
Dhe m’a ngjite
si një ventuzë e ngrohtë
Nën shpatullën e mëngjër
veshin e djathtë
Dhe më detyrove
të dëgjoj
të dëgjoj
të dëgjoj

Por unë e injorova me gjakftohtësi
Trokun nga thellësia: një hergjeli
Duke e shpëtuar nga rrethimi në fushë.

Çdo dashuri
sado e vogël të jetë
Fillon nga zemra
por ti
Ti as që ke zemër!

Që ta gjej
do të duhet
ta kërkoj
Por jo nga jashtë drejt brendisë
Por vetëm në brendinë e saj!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

3rd March 2014, 17:38
Musafir shkruajti:
DUA TË TË SHOH DUKE QESHUR

Dua të të shoh duke qeshur
Të të marrin sytë zjarr
Duke i zhurritur rrethepërqark
Fijet e enjtura
të vetullave të terratisura
Të netëve tua pamjaftueshmërisht të fjetura.

Dua të të shoh duke qeshur
Dhe të qesh përsëri me ty
Dhëmbët e sipërme tu tregohen të poshtëmve
Dhe të poshtmit të epërmve
Dhe tutë të mive
Dhe të mitë të tuve
Siç u tregohet nga uji i manushaqtë
I lumenjve të ikur nga mali
Guralecat e bardhë
duke shndritur
Nga njëri në tjetrin breg.

Aq intimitet i shpërndarë është-
Thuajse do të bëhet përsëri dashuri-
Mes atyre që qeshin sëbashku.

Të pluhurosim kështu pra paragjykimin se poetët
Duhet të jenë vetëm të trishtë
Vetëm të pinë nga Gurra e përdëllimtarëve!

U konvenon vallë atyre të çshijojnë
sëpaku për ta ditur
si është lumturia.
Qoftë vetëm për të kënduar
për te
pa te!
Sponsored content

Karolina Ilika - Poete, Rumani - Faqe 2 Empty Re: Karolina Ilika - Poete, Rumani

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi