Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th March 2008, 22:12
Zeqir GËRVALLA:

FJALA E TIJ
(Rexhep Elmazit)

Do të vijë një kohë
që do ta dënojë një kohë
edhe për vdekjen time;

Do të vijë një kohë
që do ta ndriçojë një kohë
edhe me fjalën time;

Do të vijë një kohë
që do t’i lidhë të gjitha kohët
edhe me lindjen time.
25 maj 1978.


P.S. Postuesi i kësaj poezie, ka qenë pjesëmarrës po të njëjtën ditë në Orën e Madhe Letrare, të mbajtur në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Amfiteatër, ku pjesëmarrja e studentëve ka qenë masive, dhe ka duartrokitur frenetikisht për leximin e poezisë, që autori e lexonte me përkushtim dhe dhembje, ndërsa përgjuesit që ishin një numër i madh , shkonin si të çmendur!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th March 2008, 22:13
Zeqir GËRVALLA :



KOHA E LULEVE

Koha e luleve - zëri i zogjve

Ku po të dhemb ,o Nënë!
Malli yt - det i lotëve...
...Natë e errët pa yj e hënë!

...për diell yj e hënë
vera do të vijë
e frutat do të piqen, o Nënë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th March 2008, 22:13
Sadri RAMABAJA:


FENIKSIT IA GJETA ÇERDHEN

(Rexhep Elmazit, me rastin e 12 -vjetorit
të vdekjes)

Dymbëdhjetë vjet dheu mbi trup, mbi vargje
Dymbëdhjetë vjet vetmi - pluhur - hi
Nuk thajnë dot penën e zemrës së Feniksit
Gjakimin për ripërtritje - liri.

Bajlozët bizantinë, pinjollë të Stefanit e Kainit
Me emra Ristiq, Selim...
Dy herë deshën të të vrasin, vëllau im
Pa menduar se kaherë
Ishe shndërruar në Zog Dielli
(E çerdhen vetëm unë ta dija)
Dhe kishe marrë rrugëtimin e gjatë në përjetësi
Me pasaportën e paafatizuar
Të bukurën poezi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th March 2008, 22:15
Pas gjysmë viti të vrasjes së poetit :


PËRKUJTIM


Sot, më 25 nëntor 1978
mbushen 6 muaj dhembjeje e pikëllimi
pa birin, bashkëshortin, babanë, vëllanë


REXHEP ELMAZI

"Çdo çast që shkon çdo natë çdo muaj
ti nuk ik nga harresa kah vetmia
çdokush mundohet prej teje diçka të ruaj
kush fjalën kush punën, çdokush qëndrimin "

Premtoni yt të mira premton
Dijetarja dije kërkon
Salvadori thotë : Nënë !
Pse babi në spital aq shumë pushon ?!

Të gjithë rininë ta kujtojmë
fytyrën e shpirtin kurrë s'ta harrojmë...

Botimi i Rilindjes
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th March 2008, 22:32
Ju pergezoj dhe te falenderoj per keto rreshta qe sollet Feneri eri M dhe ju Mondishall,
Me poezite e juaja arini te ndritni kete mbramje tek lexuesit.

Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 05:39
Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997
https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/feritr10.jpg
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty FADIL BEKTESHI - ELOKUENCA E NJE UNIVERSI UNIKAT

21st March 2008, 19:30
ELOKUENCA E NJË UNIVERSI UNIKAT

Të shkruash për universin unikat Fadil Bekteshi , alias Anamal Kastrati, do të thotë , të shkruash për fenomenin e një veçorie të ikjes nga ky mes për t’u rilindur e përndritur gjithë ajo klithmë që në dimensionin e shtrirjes së kuptimeve ngërthen dashurinë, dhembjen, mallin, e që hëpërhë, kishte vendstrehim në shpirtin e shqetësuar të poetit për t’ia shprishur rehatinë e aq më tepër për t’ia ndezur ndjenjën e frymëzimit që ai të shkruaj vargun për “Natën e Lutjes dhe Vajtimit tim”!
Ky tjetërsim kaq i befasishëm nga njëra anë na ka privuar nga shpresa për takime me Të,e nga tjetra na ka rrënuar nga radhët një Krijues që me elokuencën e shprehjes letrare ka ngritur egzistencën e një klithme tragjike për mungesën e dashurisë se:
“Lajmi për vdekjen tënde s’paska mbërritur ende
Po shpirti ma thotë vetëm kur do të duket në derë
e do t’vijë kur e thërret Dashnija ime përherë...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:31
Gjithë kjo dinamikë e meditimeve në shestim të realizimit të asaj që humb ka krijuar relacionin e qartë të thurret himni :
“Në Dramën e Madhe që do t’luhet n’Skenë të Dashnisë
Me dekor përgojimesh t’Kasabasë...!

Fadil Bekteshi, ky univers i sfidimit që brengën personale vazhdimisht e pasqyroi në shenjëzim të kuptimit ekspresiv për të krijuar botën e përjetimit deri në skajshmëri, ka identifikuar vetveten me Zef Seremben, megjithatë Uni i tij i Madh parasëgjithash nga vizionet dhe aspektet e shfaqjes së kësaj çudie reale, na jep të kuptojmë se atë kurrë se mundi dashuria, por e mposhti pabesia!
Ky shqetësim i kësaj plage në sipërfaqen e ndërdijes së poetit ka mundësuar unjësimin e përhershëm të lutjes për takim, të mallit nga “Përbindësh Ndarja”, dhe plagës së dhembjes nga kujtimet . Kjo vetëdie etike në relacionin e marrëdhënieve ku është ndeshur pushtimi i motivit dashuri ka lindur frytin denoncues krahas përgojimeve të “Gojëligave” të “Kasabasë”, që me vetëdie e pa nugurrim poeti ta thotë:
“Më fanitesh Zera përmes Përbindësh Ndarjes!
E përjetshmja ime Nuse pa Duvak, Zera!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:32
Kjo shfaqje e kësaj mungese në këtë përmasë synon të barazohet me të pamundurën, që mjerisht, sado që doli e u shpërnda në frymëzimet krijuese, jetoi në shpirtin e pastër dhe në ndjenjën e prekur të Fadilit, që ai të krijojë në planin horizontal keqkuptimet që për këtë, të vërehet indiferenca e mesit “Kasabasë”, dhe indiferenca e individit “Zera” që ai iu përkushtua me sinqeritet, mall e dashuri.Krahas realitetit se ai ishte baba i dashur i fëmijëve dhe bashkëshort , në rrugën e kësaj dashurie - katandi, ndeshet , për t’u nisur binarëve të përhumbjes! Sado e prirur për një ardhmëri të sigurtë kjo dashuri e vërtetë mes poetit dhe të dashurës së tij , krijoi “Baladën për Veten Zeranë e humbur dhe Filxhanin e përmbysur të kafesë”, që në procesin jetësorë t’i ngritet fushata e Kasabasë dhe Gojëligave, që shpirti sublim i poetit të ndjejë të zezat, apo të barazohet me dështimet, ashtu siç u përgatiten të shpeshtën grackat , apo siç u shfaqet fushatat goditëse të nëpërkëmbjeve shumë krijuesëve të talentuar.
Sdomend se kjo goditje iu bë edhe Fadil Bekteshit!
Ai krahas prirjeve dhe stilit për të krijuar pati edhe profilin e njeriut që di t’ia çjerrë maskën dukurisë negative të shoqërisë.Ai e goditi tërë strumbullarin e zhvillimit të një maqinerie parazite, apo të një inkuizicioni institucional që jo vetëm individëve por edhe shoqërisë ia bënë gjyqin e historisë për t’ia varrosur synimet e sëndërtimit të lirisë dhe pavarsisë, të bashkimit dhe dashurisë, në anatemën e shfarosjes. Me këtë vardisje të keqe që i bëhej shoqërisë, me këto faktorë mortor të zhvillimit, dhe me këtë heshtje kobi e mallkimi, Fadil Bekteshi kudo u ndesh! U ballafaqua pa ngurrim! U godit dhe i goditi!Dhe nuk u mposht!Po! U ndesh jo për të bërë reklamën që të sigurojë famë, por në radhë të parë, goditi fenomenin e letargjisë groteske!Iluzionin makabër që ngritej në Piramidën e Sundimit në kohë dhe hapësirë. Goditi sindromin kanceroz që i vardisej të vërtetës vetëm e vetëm përse “Fjala ka fuqi dhe pushtet!”.Për këtë arsye Fadil Bekteshi duke mos ngurruar hyri në dallgët përplasëse e të pareshtura të individit krijues dhe Shoqërisë - elitë në “Udhëtim nëpër Skëterrë” e që pas publikimit të cilësohet si veçoria unikate e Njeriut skandaloz apo Krijues i klimës ekscesive!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:34
Megjithatë, kjo e pavërtetë e madhe, “post mortum” për Fadil Bekteshin - Anamal Kastratin, kërkon pavarësisht prej përgjegjësisë së shtrirjes të vërtetën për ndjenjën, për guximin, për vuajtjen. Në këto binarë, ku helmohet apo shërohet shpirti i plagosur e kurrë i gëzuar, të zbulohet përgjigjeja e heshtur për krijuesin Fadil Bekteshi!
Ai parasëgjithash kishte pozicionin krijues! Ndaj, të nesërmes , nuk i lejohet ta harrojë e përhumbë emrin dhe veprën e tij me vlerë të lartë artistike, nga koha rrënimtare e Kasabave, nga dekori përgojues i gojëligave.Për atë se ai e përballoi vetminë në kazamatet e Idrizovës, kaloi netët e pagjumësisë për të krijuar, dhe braktisi gëzimet për Kryeveprën “Vetëflijimi për të tjerët”. Për korrektësinë që pati nga çastet kalimtare të politikës ditore e të diktatit redaktorial, dhe për odiseadën e Doruntinës!Në këtë rrugë të vështirë e goditëse Fadili doli i pamposhtur!
E vërteta pozicionale e Fadil Bekteshit edhe si njeri edhe si krijues në çdo kohë do të jetë dëshmi se çfarë kthetrash ka ngritur mikrobi i trashëgimisë së përhershme në Kasaba krahas nevojës së tjetërsimit në sjellje , emancipim dhe liri të mendimit të shprehjes krijuese. Në realitet , ai ka pasqyruar gjithë tiparet e një metastaze prezente të përditshmërisë sonë kudo që jemi e veprojmë si në Kasaba, për të rrënuar në kaptinën e trashë të pluhurit të prapambeturisë dhe pakujdesit ,përkrahjen e idesë dhe përkushtimin për kultivimin e saj. Ashtu siç u ngushtuan dhe u ndrydhën nga pushteti shumë segmente shoqërore në zhvillim, para së gjithash nga “policia letrare” apo “censorokuqët”, edhe në shprehjen e lirë të dashurisë ngriti kthetrat Kasabaja “Me dekor përgojimesh...!”.
Me këtë stil, me këto përmbajtje, me këto ngritje vlerash shprehëse Fadil Bekteshi i dha njerëzimit orientimin drejt një universi unikat por prezent në ndjenjën e çdokujtë që ndërlidhet në procesin jetësor të
“Një Ditë të re pa Ty
Edhe një Ditë e Rëndë pa Ty!
Ky vargan i gjatë i këtij shenjëzimi si kurorë pikëllimi në qiellin letrar u shfaq si vezullim për të hy përjetësisht në analet e kujtesës se :
“Gojëligat qëndisin Anatemën
një vargan zezonash pafund”.
I këtij profili , në këtë dimension malli ,dashuria dhe pikëllimi për Fadilin Njeri - Krijues çdoherë do të rilindet e përndritet si veçori e elokuencës së një universi unikat pozicional për ta thënë atë që ndjen në shpirt pa i menduar as pa u friguar nga Gojëligat e Kasabasë...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:35
TRAJTAT PARALAJMËRUESE TË KOBIT

(Fadil Bekteshi:Filxhan i dashurisë” poezi)

Meditimi i trajtuar në poezinë e shkruar të poetit Fadil Bekteshi para sëgjithash përmbledh objektin e prekshmërisësë së ndjenjës që në dimensionin e botëkuptimit për shumë varianta kuptimesh ndeshet me domethënjen për t’ia pranuar lutjen , klithmën , trishtimet në rrafshin e Unit që nga një kënd i një veçorie e kultivon dashurinë. Me gjithë atë bagazh tundues ai niset t’ia thotë të gjitha “Zerasë sime , për Lumturinë që më dha”, për aq sa pikëshikimet e një këndi të nismës së vullkanit krijues s’kanë mundur të gulonin pa ndarjen.Nga kjo prekje ku poeti ndjen vetminë do të shprehet pikërisht për këtë veçori unikate të “Lumturisë”se: “Prapa Zezonën që ma la”.
Trajta e paralajmërimit të kobit ka dimensionin e përdjegieve, përdëllimave, përhumbjeve deri në një anarki totale ku poeti nuk përmbahet dot.Ai haptas përmes lot-lutjeve e vaj-fjalëve nis prologun në pasmesnatë se vetëm në ato raste mund të shkruaj për mashtrimet, zhgënjimet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:36
Në këtë distancë të shkrimit të poezisë fenomeni i lutjes , e parasëgjithash i aprovimit të një dashurie unikate nis e shprehet me ciklin e titulluar “Mos na mallkoni Dashurinë”, ku mallkimi si metaforë e një veprimi rrëmbehet nga thirravajet që i bën sipas motivit popullor “Zeraja” ajo që shprish këndet e një ngritjeje krijuese të poetit dhe ia hap portën temës së një kapitulimi të prekshmërisë shpirtrore që gjatë gjithë jetës së tij pastaj e ndjek ky pezullim i pafuqisë për t’u takuar dhe gjatë gjithë kohës krijuese i vardiset si pozicion i pamundësisë që hijezohet në përbetimin e përhershëm “Në Jetë - Në Varr me Ty...”.
Ky shfrim i kësaj natyre i ka mënyrat e vendosshmërisë se si mund të shprishet, goditet, rrënohet nga njëra anë fati, e nga tjetra se si mbijeton në kërkim e nuk ndalet deri në tragjikë për ta përmbushur e plotësuar atë frymëmarrje të dashurisë pa kurorë, pa emër e pa trashëgim.Ky krijim i kësaj natyre, i kësaj bote pa identifikim sillet vërdallë në sytë e Kasabasë, në dekorin e përgojimeve të saj, në linçin e provincës , në mallkimet e Gojëligave, anatemave. Megjithatë në këtë “pjesëjetë që më ka mbetë; të vetëmashtrohem se do t’më rikthehesh” poetin e vë në relacionin e komunikimit për t’i thënë të gjitha ato që ndjen edhe kundër tradicionalizmit shprehës, edhe kundër gjithë pamundësisë shprehëse të tij se:
”Oh Poezia e fjalës tënde që ma shtriu hapekrah Shpirtin në lartësi marramendëse, ku do ta këpusë Drapëri i Vdekjes humnerave të Hiçit”.
Kjo gjuhë e shenjëzimit përshkon dukurinë veçuese se mund të mbërrihet deri në përgjigjen e fundit të një letargjie shpirtërore, të një thyerje totale, të një rrënimi . Megjithat nga damari i gurrës krijuese është bërë e mundur që orvatjet e kësaj forme të japin përgjigjen e fundit në mijëra herë se poeti del prej vetvetes dhe për besnikërinë që ka, çiltërsinë e një ndjenje të prekur nis rrugën që na nxierr të shpeshtën në udhëkryqet e ndarjes së përhershme.Ky spostim në këto shtigje ku njeriu - krijues ndahet befas s’ vdes pa e krijuar identifikimin e plotë të adresës se si duhet krijuar adresa e vërtetë e bindjeve për të uruar, apo e bindjeve për të mallkuar!.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty BEGZAT RRAHMANI -ETNOPSIKOLOGJIA E QËNDRESËS KRIJUESE

21st March 2008, 19:43
Tendenca për ta shpaluar gjithë atë që duhet të thuhet me këtë rast të mbushjes së njëgjysmëshekulli jetë e mbi një qerek shekulli krijimtari të palodhshme të poetit Begzat Rrahmani, më ka vënë përpara një dileme ! Dhe, sa ndjejë dëshirë ta them poaq druaj se a mund ta shpreh atë që e ndjejë! Prandaj, i vënë në pozitën e një njeriu që jeta na lidhi të jemi edhe shokë pune të një kaush-zyre që ma tepër për nga formati, ashtu siç e matnim ishte shtatëkëmbë për së gjëri e dymbëdhjetë përsëgjati, ku të shpeshtën na e ngushtoi frymëmarrjen e viteve të dekadës së tetë të këtij shekulli,apo na përballi me shumë ngushtica që në dioptrinë krijuese na ngacmuan për aq herë sa ne bisedonim për motivet dhe frymëzimet.
Jam i bindur se në ato rrethana të ndrydhjeve qoftë për nga klima e tendosjeve dhe raporteve ndërnjerëzore në organizatë, qoftë për nga rrethanat e zhvillimit shoqërorë, të shpeshtën Begzat Rrafmanin e rrëmbente frymëzimi, dhe ai, ashtu në heshtje, pasi hanim drekën nga ora nëntë e deri më nëntë e gjysmë, pinte grushtin e hapave dhe kushedi se ku ikte me mendimet. Mbase kam kujtuar atëherë se ai bredh shkretëtirës së Saharës, ose brigjeve të Adriatikut, nga e kishte kaluar rininë e tij. Ose, kushedi nga endeshte drejt dëshirave për ta pushtuar yllin e mëngjesit!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:46
Meqë sot ndeshemi në këtë gjysmëshekull jete të tij, dhe flasim për profilin e krijuesit, me të drejtë konstatoj se Begzati që frymonte rëndë, dhe përthahej e zbehej në trup, sado që kishte një përkujdesje duke marrë terapinë e përditshme të ilaqeve, sërish nuk ndjehej mirë! Nuk ishte rehat! Shprehte moskënaqësinë ! Ashtu siç ngjet me njerëzit që ishin të dashuruar për diçka. E Begzati, në atë kohë, prind i tri voglusheve dhe bashkëshortes së tij, për aq sa deshi të mbesë i shenjtëruar në këtë raport, ma merr mendja se i kishte hyrë meraku i Muzës në frymëzime, dhe e rrëmbente për çdo orë e çast !Ashtu siç dijnë të jenë të dashuruar krijuesit, pastaj të rrëmbyer deri në çmendi, pa iu larguar as natën e ditën botës së krijimit, por me një ngulm të përhershëm e vetmohues,Begzati u bë universi më unikat i mbajtjes së një kontinuiteti , që me të drejtë mund të thuhet se është kontinuiteti i etnopsikologjisë së qëndresës, me një fjalë, është bërë identitet i plotë me gjithë karakteristikat dhe domethënien e një niveli artistik.
Begzat Rrahmani, në dimensionin e poetit, në këtë moment përurimi del me tri veprat letrare :Dje dhe sot, 1995, Valët e Gurrës, 1997, dhe Zoti është kudo 1999 . Ashtu siç munden të jenë dëshmi publikimet e veprave, mund të projektohet edhe realiteti që ndaj tij ishte shumë i rëndë në zhvillimin krijues. Vetë publikimet nëpër gazetat dhe revistat që u botuan që nga gjashtëdhjeta e deri sot në Kosovë, Në Maqedoni, dhe në Shqipëri, flasin për prezencën e tij, seriozitetin krijues, nivelin! Por, të botuara vetëm në periodikun e asaj kohe, e që janë me numër të madh, na japin të drejtën të konstatojmë se rruga krijuese e këtij poeti të palodhur ishte shumë e vështirë! Begzat Rrahmani nuk i përjetoi privilegjet e krijuesit! As nuk u shpërblye nga vlera që krijoi! Bile, padrejtësisht edhe u pengua nga shumë censorë të kohës! Megjithatë, nuk u mposht. Me një energji të pashpjeguar mbajti hapin drejt një apogjeje për ta pushtuar nivelin ideoartistik! Dhe, sot, në letrat shqipe është një emër domethënës, dhe i mirënjohur!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 19:47
Nëse, për shumë arsye krijuesi i mbet borxh krijuesit, në këtë çast e ndjej t’ia përmend si shokut, se Begzati shëndetlig , i vënë në dilemën të jetë apo të mos jetë mes nesh, u detyrua ta sfidojë pamundësinë që të ndahet nga krijimet vetëm me një porosi që e ka edhe gjërësinë, edhe thellësinë domethënëse për ta nxierr në plan përkushtimin e tij për muzën poetike! Ishte ai çasti kur u shtri në spital të operohet nga një diagnozë sëmundjeje:
Nëse nuk shpëtoj m’ i publiko krijimet ! më tha!
U ndamë me një dhembje apo mall nuk e di. Megjithat e ndjeva sa ishte i përkushtuar pas poezive! E tashti, kur gjysmëshekulli i tij shënohet për krijuesin, padyshim edhe për ta përuruar për veprat e publikuara , më obligon t’ia them se i duhen edhe shumë gjysmëshekuj t’i publikojë vetë gjithë ato , e ne së bashku me të t’ia përurojmë!
Në fjalën përmbyllëse për poetin gjysmëshekullor, Begzat Rrahmanin kisha dashur jetëgjatësinë e tij shekullore dhe sukseset në krijime...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:43
BEGZAT RRAHAMANI




POEZI




I ÇMENDUR RRETH SHTËPISË
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:44
RRUGË TË ERRËSUARA



Pemët ndryshojnë frutat dhe shijen
lulet aromën dhe ngjyrën pranverore
prej kaltërsive qiellore bien copa akujsh
nuset humbin bukurinë dhe krahërorin e shenjtë
dashurija të fut frikën për jetesë në tokën tënde
rrugët të errësohen pasi te dielli të është shtuar urrejtja
të gjithë thirrin për mirëkuptim,
por pas shpine të ngulin thikën…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:45

HESHTJE TINZARE



Në teh të malit bëra shtëpinë pastaj dhe varrin
ku rradhitën këngë e përalla të moçme guri
bukuritë shtoheshin me rreze drite e tinguj ngjyrash
mendja fundosej në mistere jete dhe dëshira të reja
si ëndërrat e lëna në udhëkryqe të ftohëta koke
si varri që si kalbë përrallat e kujtimet e gjyshit
pasi shpirti për herë gjen forcë për ngacmimet e kohës
që shpesh naj shtërngon gjokset dhe mendimet e kokës
si nata me heshtjen tinzare që vjen me plotë dhembje natyre
kur vetë ngre kështjella në erë që të jeshë Zot i vetes
si shiu që i bie përmes errësirës për të njomur tokën e bukës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:45

GURI SHTRAT VARRI



Shpirti kërkon rrënjët e gjakut
në trupin e varur të gjarpërit dëmëmadh
që dhembjet ja errësonin rrezet e diellit
duke u rrëzuar në gurin shtrat varri
ku me flakë gjarpëri shkatërronte kështjellën e gurit
kurse shpirti me thonjë gërvishte syrin e gjarpërit
për gjakun e trupit me rrënjë të derdhura
në tokën e zezë të shndërruarr në varre…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:46


MBJELLJA E GJAKUT NËPËR DAMARË TOKE



Kujtimet e lirisë i ruajmë në shpirtë
pasi me errësirrën dhe vdekjen jemi mësuar
prandaj eshtrat i kemi të kalitura e gjakun të fortë
shpeshherë eshtrat na i kanë thyer e mishin djegur
por asesi shpirtin dhe gjakun e mbjellur nëpër damarë toke
edhe sytë i kemi mbajtur në pëllëbë të dorës
dhe kemi vazhduar rrugën pasi rrezzet e gjakut
kanë ushqyer dhe orientuar bebzat e syve
dhe në vapën e shkrumosur kemi shijuar aromë pranverore
pasi nga ne ajri frymon jetë njeriu
- NE S’KEMI DËNIM PËR NË FERR –
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 21 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi