Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR Nga Kristaq F. Shabani Empty KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR Nga Kristaq F. Shabani

2nd January 2021, 17:49
POEZI BASHKËKOHORE ALBANIA
KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR
Nga Kristaq F. Shabani
 
1.      Mbi  “i”
Kot , i vëmë kohës,
Pikën mbi “i”…
Faji : Mendja e kokës,
“Breshër e shi…”.
 
2.      Kryetrishti
Asqë , mund  të shkohet
ndërmend ngopja,
Asqë, mund të përfytyrohet kthimi,
Në këtë tymnajë tymzezë
 pa zemër,
shpirt ,
jetë ,
Me dimër të mërdhirë…
Ndjenja akull,
e ngrictë,
 e pashpirt…
Fjala e vetme në fuqi të tretë,
Në këtë mbretërim “COVIDI”:
“Vdiq… Vdiq… Vdiq!”
(Iku …Iku……Iku!)
Lot, dhimbje ,muranë shpirti…
Numeracion numrash delikatë,
Pakësim ndjenje , ikje shpirtrash
Me dhunë, pa parë njerëzit e syrit,
Njerëzit  e shpirtit, njerëzit e zemrës …
Java humbet  rrotullimin e  rregullt të ditëve,
Pengohet E Hëna,
Marramendje ndjen E Marta,
Trllohet E Mërkura,
Humbet gjithçka nga vetvetja  E Enjtja,
Ngjyrë vetem të zezë,
 Paskërka, në këtë kohë çudë, E Premtja…
Lumëlotësirë ujëvaron E Shtuna,
Statistikat e dhimbjeve të mortjes
i konferencon para njerëzve E Diela…
Krejtësisht e shfytyrua Java…  
*
Katastrofa më të rënda se të luftrave ,
të betejave ajrore,
Kryedrama ardhur nga ajri infektant ..
Ç’pandehmë!
Në fizionomi të bukura
e shprehëse “maska” shtesë
E kthye kjo fjalë mortësirë
Në kryefjalë dite,
E kthyer kjo gjendje në shtim numerik
Më ikën, na ikën, ju ikën  Njerëzit ,…
Më ikën, na ikën, ju ikën  Poetët,…
Artistët,
pa ceremoni, pa përcjellje ,
Vetëm me lotim syri  e qielli…
Retë qiejve të alarmuara,
Diejt  me rreze pakësuar,
Polet dridhen,
“Tropiku” lë amanetet,
Meridian- Paralelet  me “shi” zije,

Aparatet kardiograme shenjojnë  finishet…
Na falni, o miq,
O mikesha, nuk hodhëm, hodhëm
dot një grusht dheu,
mbi prehjen tuaj të përjetshme,
veç mbisunduese
një fjalë e sinqertë shqipe:
 “NGUSHËLLIME” ,
Kurorë e dhimbjes së përcjelljes …
E shterrën këngën bilbilat…
S’u dukën lodrimet e kanarinave,
Humbën përkëdheljet
në trandimin e shpirtit,
Dallandyshet u mekën,
Deti humbi kaltërsinë,
Malet ndjenë asfiksinë…
Natyra fytyrëvarur…
3.       “Paradoks” i veshur sportiv
Habitshëm përflet vetveten,
Truri ndjehet  “i fikur”
Mbi antimoralin e prapë…
Një paradoks i goditur!
 
4.      Fat krimbverdhësh
Krimbverdhët
 turfullojnë nëpër kanale
baltë të ndyrë,
Gjithë trupin mynxyrë
Lëshojnë fjalorin e tyre
Krimbverdhët  turpësirë…
 
5.      Kobmandata
Ç‘fat pret, o i ngratë
Në këtë kobmandatë?
S’ke as çelës,
 as mendje  të hapësh
Portën e mbyllur të mosfatit “FAT”…
 
6.      Ç’faj, paskërkan Trojet!...
Këto troje qenkan
 t’i pish në kupë,
Këto troje 
mbushur me flori
Të verdhë , të zi…
Rrethi i katërmbëdhjetë dantesk
 i shpikur
Pa turp,  me dorën  e veshit i fshin…
I gëzohen “turtës” gjigande…
Antinjerëzit e Xhojsit …
Hedhin te fallxhuret fatin…
 7. Përkufizimi i buzës
*
Buzëkuqur,
Buzëpërpjekur,
Buzëtharë,
Buzëkërkuar, 
Buzëduruar,
Buzëdru,
Buzëkeqësuar,…
Në këtë buzënajë:
Buzë derdhje qelbi
Buzëujvarëdhimbjeje
 të krrakuar! 
Sorrëkorbanët  sulmojnë  pëllumbat..
 
8. Ah, ç’pasthirrmim syri !
Symalluar,
Syvenitur,
 Syfikur, 
Syverbuar,
 Sydobësuar,
 Syharruar,
 Sydobësuar,
Syçaluar,
në këtë sytatëpjetë,
duke pritur me ankth Sypërpjetën..
të minuar…
Globi në “trak”.
9. Eunuke
Sfilitur
 Copërzuar,
 Tejharruar,
Përrallëzuar
 Në këtë rrjedhnajë
 Të ngadaltë me 
Enukësh të përdalë…
 
10. Eh, vitet, largamanë prej kujtesës!
Vitengratët,
Viteshuarit,
Vitemallkuarit,
Viteqirinjtë,
Vitetranditurit
 Vitezymtët,
Vitenatët,
Viteprapët,
Vitesyverbërit,
 Vite këmbëthyerit,
Vite krahëprerët,
 Vite keqësinjtë,
Vitepërtuarit,
Në këtë shekull mandate,
Vite grisurit,
 Vite plasurit…
Vite të pafytyrtë…
Vitegjysmë gjallë,
 gjysmëvdekur…
 
11.  Rrojsira e Mendjecunguarve
Dhimbjeplagë,
Dhimbjeskërmitës,
Dhimbjeklithmëtarët,
Dhimbjepragosurit
Dhimbjekërcënuesit
Dhimbjeduruarit
E rrojsirës
e ardhur
nga Mendjecunguarit.
 
12.  Negativi i mendjes
Mendjethatë,
Mendjenatë,
Mendjemuzg,
Mendje çudëlëshuar,
Mendjethatë,
Mendjevapë,
Mendjeshkalluar,
Mendjeargatë,
Mendjetrokë,
Mendjeboshuar,
Mendjenatëharruar….
 
 
13.  Ikje-ardhje
 
2020…
Iku, duke marrë prapësirat…
Fund
2021
Erdhi të shpëlajë mynxyrat…
INCIPIT

MARRË NGA VËLLIMI “PRESJA E HABITUR E AUTORIT 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi