Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Ylberizim  gjigant ngjyrimi (Giant coloring rainbow) nga Kristaq F. Shabani  Empty Ylberizim gjigant ngjyrimi (Giant coloring rainbow) nga Kristaq F. Shabani

27th December 2020, 13:21
Ylberizim gjigant ngjyrimi

Një trajektore reje ,
u ul afër tokës
dhe mbi qytet të gurtë
lëshoi një frazë:
“Erdhi fatlumi çast…
I ringritjes së Argjiros...".
Kaq shekuj në skulpturë guri…
Nga reja,
Shtojzovallja me ngjyrime ylberiane
u shfaq…

Stina e stima e gurtësuar,
prodhuese e qilimbukurve mahnitës,
u ul mbi një shtëpi lindjeje …
sikundër ulet mbi kurorë luleje
një Bletë e ditur,
... me sykthyer tërësisht nga e Bukura…
Sapo u ul,
një ylberizim gjigant ngjyrimi
projektoi në një skenë ”Malgjërë”:
Një trofe triumfi ...
*
”Kemi pritur njëqind vjet”-
shpërtheu bisqet kënga,”
Kemi pritur një shekull
germëzuar germat...".
“Kemi pritur e pritur”
gazmonin breznitë...

Fishta i gjalluar ngjante me Perëndinë,
Migjeni jepte e merrte me "KLITHMËRITË"....
Çajupi shpërthyes i alarmit poetik .
Gjithçka, mori tjetër formë ...
Qytetin e gurtë në hapësira e mbushën
Breznia e ikur,
duke tundur mendimin e arkitekturuar
në qenien – qytet...
Stockholmi kishte ndezur dritat“...
Në një mijë male
u ndrit bardhësia e letërsisë ...
dhe u përndritën,
si flakadanë miliona zjarre...

Lëshonin nga lëshuesit e tyre “hermetikë"
një “A” kuqezezë...
në orbitën e habitur...





Giant coloring rainbow

A cloud trajectory,
landed near the ground
and over
the stone city uttering a phrase:
"The lucky moment came…
Of the resurrection of Argjiro ...".
So many centuries
in stone sculpture…
From the cloud,
the rainbow-colored sylph appeared…
The hardened season,
the producer of stunning rugs,
sat on a maternity home…
just as a knowledgeable Bee sits
on a flowers’ wreath,...
with its eyes completely fixed
on the Beauty..
As soon as it sat down,
a giant rainbow
of color projected
into a scene "Malgjerë":
A trophy of triumph...
"We have waited
a hundred years" –
the song burst into shoots,
"We have waited a century
for the letters to be spelled ...".
"We have waited and waited"
the generations rejoiced...
The resurrected Fishta
resembled the Deities,
Migjeni gave
and received with "CRIES" ....
Çajupi the exploder
of the poetic alarm.
Everything took another form ...
The stone city became space
and was filled
by the fleeing Generation,
waving the architectural thought
in the being - city ...
Stockholm had turned on the lights “...
One thousand mountains lit up
the whiteness of literature ...
and millions of fires were lit as flames...
They released
from their "hermetic" emitters
a red and black "A" ...
in the surprised orbit...


Marrë nga vëllimi i autorit “PRESJA E HABITUR” 2020

Admin likes this post

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi