Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:48
Çka do të bëhet me shërbëtorët ?

Si po duket, pushteti i dhunshëm i Serbisë mbi Kosovën mbaroi. Me shumë peripeci, gjak e shumë sakrifica, por më në fund populli shqiptarë do ta fitojë një gjysmë shteti.

- Më intereson të dijë se çka do të bëhet me gjithë këta shërbëtorë që janë të punësuar të UNMIK-u, si: përkthyes, truproje, pastrues. Shoqërues, shofer, spiunë etj? Pasi që me rastin e shpalljes së pavarësisë, do të bie edhe administrata e UNMIK-ut, pra do bie rozoluta1244- po e pyet bashkëbiseduesi shokun e vet.

- Mos u shqetëso ti fare për ata- ia ktheu tjetri. Të gjithë shërbëtorët, nëpër të gjitha pushtetet pushtuese në Kosovë, që nga pushtimi Otomanë e deri të UNMIK-ut tani. Pra ata të njëjtën punë kanë bërë gjithmonë- në shërbim të pushtuesve! Edhe në pushtetin që do ta vejë BE-ja në Kosovë- shërbëtorët, po të njëjtin shërbim do ta bëjnë prapë!

- Pse, prapë të pushtuar ne a?!!!- po, ia ktheu tjetri për sy të ballit, por kësaj radhe do të jemi të pushtuar nga Evropa e cila është përgjegjëse për fatin tonë të lig, që nga viti 1912!...

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:48
U kthye

Ditë më parë Muhamet Kelmendi kaloi në partinë e Bexhet Pacollit!?

Po habitem, po i thotë shoku- shokut tek e morën këtë lajmë. Si ka mundësi, po a nuk

ishte ky Muhameti, që për sa kohë ishte në LPK- nuk kishte lënë gjë pa thënë për Pacollin e sojisorollopin e tij. Pastaj kaloi në partinë e Ukshin Hotit, të cilit po ashtu ia paska kthyer shpinën! Si lakohen njerëzit kështu si shelgu mor vëlla, këtë nuk po kuptoi unë- po i thotë ai. Mos u mëzit shumë- ia ktheu bashkëbiseduesi, zoti Kelmendi u kthye në origjinën e vet- këtë ai e ka treguar më kohë; ambiciet e tij për të qenë i parë, nuk e brenë fortë se me kë bëhet kumbarë, krejt fuqinë për atdhe interesin- jo, larg asaj- ky soj nuk e njohin interesi, veç se për lekun vdesin!
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:49
A thua sa do ta mbajnë?!

Ehe, Na erdhi liria më në fund. Sa e sa veta janë djegur për te, që sa vite e vite pret populli ynë këtë të shkretë lirie, dhe ja krejt në fund erdhi e bardha!- po i thoshte axha Sejdë- axhës Kolës, pra fqinjit të vet, tek po pinin kafen e mëngjesit të dy në kopshtin e tyre, si pensionist që ishin. Prej matanë gardhit të kopshtit të tyre, po i dëgjon axha Xhevat- një fqinjë i tyre, dhe nga kureshtja po i pyet këta të dy:

Tash more burra që Kosova po zaptohet serish nga këta të Bashkësisë Evropiane, a dini

se sa do ta mbajnë Kosovën nën zap?! Dikush po thotë se nuk do të rrinë gjatë, disa po thonë se që besa gjatë kanë me e mbajtur! Kush di të na e thotë të vërtetën, prej asaj çka di unë; po ju tregoi se:

- Nja 500 vjet e pat mbajtur Turqia dikur, nja 100 vjet Serbia, nja 8 vjet po bahen gati, prej se janë hy këta të UNMIK-ut, e tash këta të Evropës sa vjet do ta mbajnë a di kush me na tregua?- inshalla nuk e mbajnë shumë e po çlirohemi edhe ne si gjithë bota ndonjë herë!- përfundoj pyetjen axha Xhevat.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:49
Lini të vdekurit rehat!

Pas gjithë asaj rrëmuje e shembjeje të LDK-së, që më shumë i ngjante zhurmës së dikurshme në mëhallët e romëve, ( pa dashje që të fyej minoritetin rom ), kjo fundi i fundit është pasqyrë e një pjese të madhe të elektoratit ( kush do të shoh realitetin ), nuk vlen për ata që janë verbuar!- kushdo qofshin ata.

- zoti Daci ditë më parë tha: “ Ne, po ndërtojmë një shtëpi të re!”- pasi që shtëpia e vjetër nuk po i zë më, ngase janë shtuar meshkujt!... Dhe ia bëri “bam” e doli me parti të re. Ai me militantët e vet, para dhe pas formimit të partisë, bënë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës!- në shenjë respekti për te, partia e Dacit edhe selinë e ka zënë pranë varreve!

- Çka thua për këtë ti mixha Cen?- po e pyet një djalë i ri një plak të urtë, të cilit po ia lexonte këtë lajm në një gazetë ditore.

- Po flasë prej përvojës sime- ia ktheu mixha Cen: Të gjithë ata që kanë zënë vend pranë varrezave, kurë nuk kanë bërë “behrida!”. Tani së fundi është bërë si modë pasha mixhën, të gjithë këta të politikës, para se ta ulin prapanicën në karrige të pushtetit, së pari shkojnë e kapen për kunjave të varrezave, kush ku të mundet!... E pastaj i vërsulen pushtetit

- Në këto ditë të fillimit të vitit të ri, mixha e ka vetëm një porosi: “ Të gjithë ju o Demokrat- lini të vdekurit ndër varre rehat!”...
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:50
Raportim!

Të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, sot, pra në përmbyllje të këtij viti ( 2006), raportuan para Gjeneralit të demobilizuar për sukseset e tyre gjatë këtij viti, Të gjithë ata ( pa përjashtim ) folën vetëm për rezultate, as njëri nuk foli për humbje e dështime, ju lumtë!

Duke e vërejtur se ata kanë “harruar” edhe shumë gjëra, desha të plotësoi edhe disa të arritura tjera- ani pse unë nuk jam ministër!

- Në saje të këtyre ministrave të zgjuar e vizionar:

Kosova gjatë këtij viti ka pasur rrymë me bollëk, dhe nuk është ndërprerë as një herë!

Mbi 50 fabrika- të inauguruara gjatë këtij viti, kanë punuar pa ndërprerë!

Nuk ka pasur bllokim të rrugëve si ai i Grykës së Kaçanikut!

Nuk ka pasur vrasje ( madje as në automobilat e policisë)!

Nuk ka pasur vjedhje, plaçkitje, as edhe njerëz me maska!

Nuk ka vdekur as kush në duart e mjekëve, nga se ka pasur medikamente me bollëk!

Shtresat sociale dhe pensionistët kanë gëzuar të gjitha të mirat!

Janë punësuar diku mbi 300.000 punëtorë në lëmi të ndryshme!

Të gjitha familjet e Dëshmorëve, dhe fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të mëdha!

Nuk ka pasur as kund as edhe një kacidhe korrupsion!

Janë përfunduar, madje rrënjësisht reformat në arsim!

Është bërë kthesë e madhe në sektorin e bujqësisë,bujqit lirisht mund të lëvrojnë me kalë!

Kanë bërë rezerva të thëngjillit të gatshme për gati tërë javën e ardhshme!

Mallit që futet nga Serbia i është hequr procedura doganore- si lehtësim!

Prostitucioni dhe droga, janë emra të pa njohur për Kosovë!

Kuvendet partiake, dhe Parlamentare të Kosovës janë shembull në rajon, dhe Evropë!

Infrastruktura; kund këmba në balt nuk të shkel, uji me bollëk nga kanoçet etj!

Telefoni mobile nga më të lirat në rajon e në Evropë- mos të flasim për Amerikë!

Standard i lartë jetese që mund të krahasohet me Zvicrën!

Komunikacion të rregulluar urban e ndër urban, që nuk ia gjënë shoqin!

Dhe mbi të gjitha këtë vit u realizua edhe Pavarësia formale e Kosovës që ishte zotim e amanet edhe i të ndjerit, por edhe qëndrim konsekuent, dhe sublimi i të ndjerëve tjerë, që sot e mbajtën mbledhjen e fundit ( urojmë ), kështu që me këtë edhe u “ realizuan “ aspiratat shekullore të popullit tonë- Urime viti i ri: O o o milet!


Këto gjëra i kanë harruar ministrat në fjalë, prandaj unë si Ngucakeq” ministër”, që jam në këtë sektor e pash të domosdoshme që të plotësoi këto të dhëna modeste, nga se populli mund të hidhërohet për mos përfshirjen e gjithë këtyre rezultateve!
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:50
Ai ishte i ri!...

Tek po lexoja një intervistë në gazetën “ Ekspress “ të zotit Daut Haradinajt- së fundi në cilësinë e kryetarit të një dege në kryeqytet!

Zoti Dauti ( mes tjerash), thotë se i pëlqen gara, dhe është i gatshëm që të marr përsipër edhe udhëheqjen e AAK-së ( në rast se Ramushi do të mungoi )...

Kjo ma kujtoi rastin më të freskët, kur Castro ia beson fronin vëllait të vet. Një lojë të tillë në katroret e fushës politike si në katrorët e shahut, po e përgatisin për ta lozur vëllezërit Haradinaj! Se kush do të pësoi mat nga kjo më parë- veç Kosovës?...

Zoti Dauti më tej thotë se: Hashimi është ende i ri, dhe lë të pres! Po pra, se Dauti na u mplak, dhe koha për politikë po i ikën, prandaj vraponi burra! Më këtë ironi, ai do të thotë më shumë për zotin Thaçi, duke dashur që këtë ta injoroi paskuqërisht... Daut e Ramush Haradinaj kanë të drejt- vërtetë zoti Thaçi është i ri! Hashimi ishte i ri edhe atëherë, kur e shpëtoi shtabin e Dukagjinit, të cilin vëllezërve Haradinaj ( që ishin të pjekur ) ua kishte marrë zoti Zema, dhe atë më vota të katundit!
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:51
I la ferexhetë

Iku Daci- alias maçoku nga kreu i parlamentit. Në fakt, vetëm sa mashtrohen këta ministrat dhe parlamentarët, ngase institucionet dhe populli po i vërejnë “me kohë” devijimet e udhëheqësve tanë dhe dobësitë e tyre. Bie fjala manipulimet e Dacit i kanë vërejtur menjëherë, pra në mandatin e dytë të tij – pra, gati pas pesë vitesh!, dhe pasi kishte kaluar shifrën prej 6 milion eurosh të keq menaxhuar nga buxheti i Kosovës!...

-Sa shpejt e paskan zënë, ore!- ia ktheu bashkëbiseduesi. Mos bëni shaka se Daci ka punuar, dhe i ka lënë të paktën diçka Kosovës dhe Parlamentit?- ia priti tjetri.

-Ë, pra na thuaj se çka na i paska lënë Kosovës dhe parlamentit, ky Daci- sipas teje?

-Daci ia la ferexhetë parlamentit, pra i la muralet e mbuluara me ferexhe në parlamentin e Kosovës!...
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:51
E lavdëruan dhe e shkarkuan!

Në një mbledhje të kryesisë së LDK-së, i lavdëruan për punën e tyre të bërë në institucionet e Kosovës: zotin Daci, si kryetar të parlamentit të Kosovës dhe zotin Salihaj, si zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Po në këtë mbledhje, që të dy edhe i shkarkuan nga postet e tyre!...

Kanë thënë dikur: frikohu nga lavdi i armikut, dhe mos u friko nga e shara e mikut!

Si po duket, armiqtë që janë mbledhur brenda kësaj partie, tani kanë filluar të ballafaqohen me realitetin e ri në Kosovë, por një gjë mos ta harrojnë, ata dhe njerëzit tjerë të politikës se: në politikë, një herë të lavdërojnë e në majat më të larta të çojnë, pastaj të kritikojnë, më vonë të shajnë e të rrëzojnë, më pas ca më keq- t’ëmën ta lodrojnë, dhe më në fund fare të harrojnë, në ndonjë kthinë, apo diku prapa grilave! Prandaj ju të politikës më me kujdes e mos me u ngutë se rrëzoheni e i thyeni hundët– tha një plak i urtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:51
Nga Ibrahimi në Pjetër!

Ditë më parë gazeta “Lajm”, kishte nxjerr një shkrim ku njoftonte lexuesit se zoti Ibrahim Rugova, kishte bërë konvertimin nga besimi islam në atë të krishterë! Rugova me këtë rast edhe ishte pagëzuar në Romë nga vet Papa Pali i dytë me emrin Pjetër! Sipas gazetës në fjalë, zoti Rugova këtë e kishte bërë qysh në vitin 1994 në shenjë respekti dhe dashurie për konfesionin dhe kulturën katolike në përgjithësi.

Tek po ia lexoja këtë shkrim të gazetës bacës Osman, ai më dëgjoi me vëmendje, dhe fare në fund më tha:

“ Dëgjo biri im: ky Ibrahimi lë ta ndërroj emrin si të dojë, ndash edhe lë ta vejë ndonjë emër tjetër se pasha bacën ta dini të gjithë se këtij nuk i ka bo puna kurrë; as si Ibrahim e as si Pjetër!”...

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:52
Edhe për se vdekuri

Një Kmet i një katundi kishte qenë shumë i ashpër. Ai e kishte mbështetjen e pushtetit, dhe ushtronte dhunë mbi bashkëfshatarët e vet. Pa pritur atë e kishte kapur një sëmundje e rëndë. Para se të vdiste, mblodhi fshatin dhe ju tha: Do të ju lë një amanet.

“Kur të vdes të ma lidhni një litar në fyt, dhe të ma lini fillin e litarit mbi varr!- këtë po e bëj në shenjë pendimi për sjelljet e mia të liga që kam bërë ndaj juve!”.

- Kur vdiq, fshatarët e varrosen, duke ia respektuar amanetin e tij. Të nesërmen, një patrullë i Xhandarmërisë, duke kaluar aty pari- shohin një litar mbi varr të Kmetit!? Nga kureshtja e ngrehin litarin, por litari nuk lëvizte dot. Atëherë thërrasin fshatin, dhe i pyesin fshatarët se ç’ishte ai litar aty?- fshatarët tregojnë se ky ishte amaneti i tij!...

- Xhandarmëria urdhërojnë që të zhvarroset Kmeti, kur e panë me litar në fyt, ata thanë: Ë ë ë, po ju e paskeni varur Kmetin në litar, dhe për pasoi ai paska vdekur!... I morën fshatarët në xhandarmëri e kërciti dajaku, për ta zbuluar vrasësin e Kmetit.

Një plak, prej dajakut e gazepit që po shihte me sy, po thotë: “Pasha mixhën se ia shohim sherrin edhe për së vdekuri, këtë nuk ma kishte marrë mendja, por ejani ta varrosim diku me një fshat tjetër, se nuk ka për të na lëshuar sherri i tij bukur gjatë!”...
Sponsored content

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 3 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi