Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:39
REVOLUCIONI

- Mësues, a është i mirë revolucioni për popullin shqiptar? - pyeti nxënësi mësuesin.

- Natyrisht, i mirë është! - u përgjigj mësuesi.

- Atëherë pse Berisha dhe Nano nuk bëjnë revolucion? - vazhdoi të pyes nxënësi.

- Revolucion do të bëhet kur këta të thyejnë qafën, - u përgjigj mësuesi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:40
VË BAST PËR 100 DOLLARË

- Vë bast për 100 dollarë, që banka e qytetit do të vidhet! - i tha njëri bashkëbiseduesit në kafene.

- Unë nuk pranoj bast më pak se 1000 dollarë? - ia ktheu bashkëbiseduesi.

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:40
PYETJE PËR HAJNAT

- Zoti inspektor, a më lehtë është të zini hajnat që vjedhin pak, apo ata që vjedhin shumë? - pyeti një gazetar inspektorin e policisë.

- Nëse më tregon ti se kush vjedhë shumë, unë do t’i zë… - u përgjigj inspektori.

- Nuk e bëj, se më largojnë prej detyrës, - u përgjigj gazetari.

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:40
MBLEDHJA E COFTINAVE

“BËJ TRANSPORTIN FALAS E KAFSHËVE TË NGORDHURA!” kështu shkruante në shpalljen e një shtylle.

- Po bamirës i madh, ky transportues! Mbledh coftinat për të mbrojtur mjedisin! - i tha fqinjit të vet, kur pa shpalljen në derë.

- Jo, lum miku! Ky nuk e bën për mbrojtjen e mjedisit!… me to mbaron suxhuk dhe i shet në treg, - tregoi i dyti.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:41
ZONJA E DYSHIMTË

- Astrit, kush është zonja që shkruan shpesh për ty? - pyeti bashkëshortja e shqetësuar, kur pa emrin e një femre në faqet e internetit.

- Mos u shqetëso, grua, është nofka ime! Me emrin e zonjës i lavdëroj shkrimet e mia në internet, por edhe i shaj të tjerët që më sulmojnë, - tha bashkëshorti që mundohej ta qetësonte gruan.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:41
FËMIJËT SHAJNË

- Mama, do ta braktis punën në ambulancë, …pacientët po më shajnë, - u ankua e bija infermiere.

- Mos bija ime, punën e ke të mirë! - i tha me të mirë mamaja.

- Ç’ punë e mirë, mama! Të gjithë fëmijët që u jap injeksione, më shajnë!

- Nuk kanë faj të gjorët… Shajnë sepse u dhemb…, - tregoi mamaja e infermieres.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:42
DHELPNA NË KOTECIN E PULAVE

- Baba, një dhelpën ka hy në kotecin e pulave, - tregoi me gëzim i biri.

- Po të më thoshe për Sharanin (qeni i shtëpisë) t’ kisha besue, - u përgjigj babai.

- Po, babë, ajo kujdeset për kotecin dhe me bisht ua pastron glasat, - vazhdoi të tregojë i biri.

- O ti, o dhelpna asht çmend, - ia priti babai të birit.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:42
DYFISHIMI I POLICISË

Ditari televiziv lajmëron se Qeveria Shqiptare do të dyfishojë numrin e policisë në vend. Gruaja ishte në kuzhinë dhe posa dëgjoi klithmën e bashkëshortit, e pyeti se ç’ka ngjarë.

- Spikeri tha se do të dyfishohet varfëria e popullit shqiptar, - tregoi Agimi.

- Ku-ku, për ne! - klithi me shqetësim bashkëshortja e Agimit.

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:43
BURGU I HAGËS

- A e din për çka Shesheli gjendet në burgun e Hagës? - pyeti njëri shokun e vet.

- Ai është kriminel, prandaj gjendet në burg, - ia ktheu shoku.

- Jo! Ai e ruan Ramushin të mos arratiset prej burgut të Hagës, - tregoi i pari.

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:43
STANDARDI SIPAS MIXHËS

- A jeni të kënaqur me standardin, mixhë? - e pyeti një gazetar fshatarin.

- Mirë, bereçaversen! - pohoi formalisht fshatari.

- A më mirë përpara, apo sot? - vazhdoi të pyes gazetari fshatarin.

- Përpara nana ime i shtonte ujë t’ bunarit kosit, sot gruaja ime i shton ujë t’ çezmës.

- … Po zotnitë, a kanë ndryshue? - pyeti gazetari.

- Jo!… Përpara janë kan t’ kuq, sot janë çivit, - tregoi fshatari.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:44
HUMOR nga Ngucakeqi


Ministri që bëri vetëvrasje?!


Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Japonisë, ishte i ftuar në interpelancë për shkaqe dyshimi në parregullsi të shumta që kishin ndodhur në ministrinë e tij. Ai para së të përballej me Parlamentin Japonez, bëri vetëvrasje!...


- Çfarë morali mor burra!- sikur të ishin edhe ministrat tanë të tillë, besoj se nuk do të kishte keqpërdorime e keqmenaxhime të buxhetit të Kosovës - ia priti bashkëbiseduesi.

- Ti thuaj shyqyr që ministrat tanë nuk kanë një moral të tillë!- ia priti tjetri.

- Pse mor burrë thua kështu, a nuk të duket kjo që thua ti një lloj nënçmimi- ia priti ai.

- Jo mor burrë, nuk është nga se unë po e nënçmoj gjestin moral të ministrit në fjalë, por e kam nga frika se po të ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës të tillë do të mbesnim pa asnjërin, ngase secili do të përfundonte në vetëvrasje para çdo interpelance!- ia ktheu ky.

- Jo mor burrë, mos u friko fare. Ministrat tanë veç nëse i vret rrufeja rastësisht!- për ndryshe ata nuk ka rrezik asnjëherë që të bëjnë vetëvrasje për shkaqe morale të keqmenaxhimit të buxhetit të Kosovës!...

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:44
U zu me presh në dorë!?

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës, u zunë me 10 mijë euro ryshfet në dorë!

Po, habitem- ia priti tjetri, dhe në fakt nuk po më besohet fare!

Si nuk të besohet mor zotëri, këtë e ka dhënë edhe gazeta, e ka vërtetuar edhe shërbimi i SHPK-së, dhe ti prapë thua se nuk më besohet!- ia ktheu bashkëbiseduesi.

Jo, ore jo, nuk më besohet që ata zyrtarë të lartë të Ministrisë së Qeverisë së

Kosovës te bien kaq poshtë! Nëse është kështu, atëherë ata paskan prishur imazhin e Qeverisë, dhe paskan shkelur të gjitha rregullat e Qeverisë?! Them kështu duke u mbështetur në faktin se deri me tani të gjithë; zyrtarë e këshilltarë e besa edhe ministra e zëvendës të tyre, nuk kanë pranuar ryshfet nën 1 milion e tutje euro! Këta me 10 mijë euro... Vërtetë po më habisin, prandaj nuk po më besohet mor burrë!...
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:45
30 franga dënim!

Ditë më parë, në disa kantone të Zvicrës kishte kaluar një ligj ku parashihej dënimi me gjobë në vlerë prej 30 frangash Zvicerane, për të gjithë ata që vërehen duke pështyrë në tokë!

Eh, sa mirë- ia priti tjetri.

Çfarë miri mor burrë, po ja, të vjen të pështysh... e pastaj, ku të pështysh, ç’të bësh?...

Eh, sikur ta sillnin këtë ligj edhe në Kosovë!- ia priti ai.

Si, nuk të vjen turp mor burrë- ia priti ky! Po ç’të bëjnë gjithë ata njerëz të pa punë atje?

Gjithë ditën rrugëve të Prishtinës, dhe t’ju ndalosh të pështyjnë, po ku të pështyjnë ata sipas teje mor zotëri?- ia prit tjetri.

Pasi që janë gjithë ata të pa punë, dhe Qeveria e Kosovës që mbi tetë vite nuk ka

siguruar as punë, as të ardhme, as ekzistencë për ta, atëherë edhe ata mos të pështyjnë në tokë, por ta pështyjnë tërë ditën e ditës Qeverinë në surrat!...

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:45
Tamam si ura e shenjtë

Para dy dite u lidh koalicioni mes dy subjekteve politike ne Gjilan, mes LDK-së dhe PDK-së. Përfaqësuesit e të dy subjekteve në Gjilan, para gazetarëve thanë se së shpejti ky koalicion do të realizohet edhe në disa komuna, pra në nivele lokale më parë, duke mos përjashtuar një koalicion të tillë edhe në nivele qendrore më pastaj!

Pas dy dite, koalicionin e dëshiruar nga subjekti i PDK-ës, u prish nga subjekti i LDK-ës?! LDK- tha, shkurt e qartë: Se nuk e kanë ndërmend që ta prishin koalicionin aktual qeverisës! U bë puna si ura e shenjt, gjithë ditën ndërtojnë e gjithë natën po e shkatërrojnë! Me gjasë për të bërë një koalicion të qëndrueshëm në Kosovë, duhet një kurban, pra duhet që dikë ta murosim. Se kujt do t’i bie shorti, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim!
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:45
Ndërroja emrin?!

Edhe zyrtarisht, në Kosovë u promovua një parti e re, poashtu me emër të ri?! Në fakt, pas shumë përpjekjesh që të jetë trashëgimtare e emrit të vjetër të partisë, krahu i zotit Daci e vonoi punën kot e kot. Kjo ide nuk i ndezi. Jo - i thanë të OSBE-së, - Nuk mund të jetë një parti e re, bartëse e emrit të vjetër, pra nuk mund të futesh dhëndërr me “halete” të huaja zoti Daci!

Mirë pra, - tha zoti Daci. - A keni ju ide se si ta pagëzoj partinë?

Po i thanë ata, pasi që po dëshironi ende, që në emër të Dardanisë, me iu hedhur hi syve

Shqiptarisë, atëherë veja emrin: “ LDD!?”.

Jo, - tha z, Daci, - ngase njerëzit do të thonë e paska uzurpuar Daci partinë, duke ia vënë emrin e vet, pra LDD- Lidhja Demokratike e Dacit!

Jo, jo- i thanë ata. Ne do sqarojmë popullin shqiptar menjëherë:

Na ishte një herë LDK- që do të thoshte (Lidhja e Demagogëve të Kosovës), në shenjë pakënaqësie, kjo parti u nda në dysh dhe u formua edhe LDD - që do të thotë (Lidhja e Demagogëve të Dardanisë) - kështu që populli do të kuptojë se vetëm lidhjet u këputen e demagogët prapë mbeten në skenë!

Gojët e liga thanë se qysh nga lashtësitë, paskësh ekzistuar një lidhje e tillë - hajde e merr vesh tani!
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:46
Shyqyr...

Tek po bisedonin dy shoqe të ngushta mes vete, të cilat përditë rrinin bashkë. Njëra, po i thoshte tjetrës:

- A nuk e sheh moj shoqja ime se çka janë duke bërë një dorë njerëzish? Gjithë këtë pasuri që e kanë bërë, shtëpia, banesa, vila, biznes, tenderë, e çka jo moj shoqe. Në këtë krizë ekonomike që po kalon Kosova, ata po dojnë me e zënë krejt botën e nuk po çajnë kokën për këtë popull.

- Po i shohim, moj shoqe, po si nuk po i shohim- ia ktheu tjetra. Mirëpo kot mashtrohen,

sepse askush gjë me vete në atë botën tjetër nuk po merr - veç ( turpin ose lavdinë - së bashku me një copë qefin).

- Jo, ti thuaj shyqyr që nuk na lejojnë me marrë gjë, se një palë njerëz kishin me marrë të gjitha me veti në varr e gjë nuk kishin me lënë për të tjerët këtej - ia ktheu ajo.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:46
Fushatë

Në fushatën zgjedhore që po mbahet këto ditë në Shqipëri, Partie Demokratike në pushtet e mobilizuar, kishin shkuar në një zonë të thellë rurale, për të mbajtur fushatën. Fjalën mori Sali Berisha, dhe elektoratit po i premtonte një jetë më të mirë. Kërkon ç’të doni nga ne- iu drejtua elektoratit ai, çka të ju do i bardhi shpirt! Një i pranishëm u ngrit dhe tha:

- Unë dua një shtëpi zoti Sali! Shënoja një shtëpi- po i thotë Saliu zëdhënëses së vet.

- Edhe unë dua po ashtu një shtëpi- tha një tjetër qytetar që ishte aty i pranishëm! Shënoja

edhe këtij një shtëpi- urdhëroi Saliu!

Një tjetër u ngrit e tha: Pasi që zoti Sali tha që të kërkojmë ç’të duam, nga se Qeveria e tij do të na i plotësoi të gjitha, atëherë mua më duhen flokët, pra leshi i kokës që me mungon qysh nga monizmi! Shënoja edhe këtij një shtëpi- i tha Saliu zëdhënëses.

- Ky nuk kërkoi që të fitojë shtëpi zoti Sali, ky kërkoi që të fitojë leshin që po i mungon!- ia ktheu zëdhënësja. Shënoje i tha Saliu, se edhe ata të tjerët leshin do të fitojnë, po shënoje ti!

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:47
Rrëfehu

Në prag të fushatës zgjedhore, tre politikanë kishin shkuar të prifti, ata dëshironin që më parë të rrëfeheshin për gënjeshtrat që kishin bërë elektoratit, gjatë fushatave të mëparshme e më pas të ia fillonin fushatës së re zgjedhore!

- Futet i pari, dhe prifti i thotë: rrëfehu biri im- a kë gënjyer elektoratin ndonjëherë?

- Po uratë, e kam gënjyer vetëm një herë. Mirë i tha prifti, ti për t’i larë mëkatet që paske

bërë, duhet që të sillesh një herë rreth e rreth kishës!

- Futet i dyti. Po ti?- po e pyet prifti. Unë uratë kam gënjyer elektoratin vetëm dy herë. Mirë i tha prifti, t’i duhet që kishës t’i sillesh dy herë për rreth e të lash mëkatet tuaja!

- Futet i treti. Po ti?- e pyeti prifti atë. A keni makinë?- po e pyet ai priftin që në fillim?!

- Pse, ç’ju duhet makina?- po e pyet prifti atë ca i habitur.

- Që besa e zotit, sa herë kam gënjyer unë elektoratin, vetëm me makinë mund t’i lajë

Mëkatet, duke iu sjellë kishës për rreth. Përndryshe me këmbë, më duhet dy muaj të tërë me u sjellë për rreth kishës, dhe nuk e di a mundem t’i bie në fund premtimeve gënjeshtare që i kam bërë elektoratit!

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:47
Në kërkim

Krejt rastësisht kishte ndodhur, dhe në një ndeje bukur të madhe ishin takuar Adem Demaqi dhe Bexhet Pacolli. Njerëzit, duke pasur dëshirë që ta dëgjojnë bacën Adem duke ligjëruar për çështje aktuale, ishin bërë një me qetësinë. Pasi që baca Adem mbaroi bisedën, me të shpejt u hodh zoti Pacolli, dhe i bëri pyetje bacës Adem, duke dashur që para të pranishmëve të tregohet i ditur! Ai, po i thotë:

zoti Demaqi, as na thua; a është më mirë me qenë i pasur, apo i ditur?

Më mirë është me qenë i pasur!- ia ktheu baca Adem.

Eh, të zura- ia priti zoti Pacolli.

Jo, jo- iu përgjigj baca Adem, ne të dy zoti Pacolli jemi në kërkim të asaj që na mungon: Ty të mungon dituria, ndërkaq mua më mungon pasuria, prandaj...
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:48
Cili ishte mashkull? Cila ishte femër?!

Nga ish ministrat e Qeverisë Çeku, pra ministri Haraqia dhe ministri Tërmkolli, kush mund të saktësojë se cili ishte femër?! Ja disa karakteristika:

- Ministri Haraqia, nuk barte kurrë revole me vete, nuk fjalosej me askënd, nuk fyente askënd, mbante vath në vesh, kishte një sjellje të butë femërore, i kushtonte rëndësi të veçantë dukjes së tij të jashtme, nuk mbante kravatë etj!

- Ministri Tërmkolli, nuk e hiqte kurrë koburen nga brezi, fjalosej madje edhe me policinë e Kosovës, fyente e shante këdo, nuk mbante vath në vesh, mbante kravatë, kishte një sjellje të vrazhdë burri, nuk i kushtonte rëndësi dukjes së jashtme etj! Pra ndonëse nuk e keni të lehtë, gjejeni vetë se cili i përkiste gjinisë femërore?!
Sponsored content

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij - Faqe 2 Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi