Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

1st February 2008, 15:30
MAZLLUM SANEJA

IN MEMORIAM
nuk e thashë tërë të vërtetën
vdekja
ajo nuk gënjen
do të dëshmojë për mua.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

1st February 2008, 15:33
NOE

FALL
Në emiratin
e zisë
e shoh
si nxijnë
udhët e lotit.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

1st February 2008, 15:37
SELMAN KONJUSHA

BUKË DRENICE
Drenicë
e zjarrta
bukë e kripë

Drenicë
edhe te varri
edhe te buka

Gjurmë gjaku e krisma
deri në qiellin e murrmë

Drenicë e zjarrta
ku mbeti hiri i djeshëm.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

2nd February 2008, 23:13
TAHIR DESKU
CILA JE
Meçka të të krahasoj
me cilën këngë
me cilën bimë
me cilin varg
me cilën rimë

JeTi vasha nga përralla
që në pëlhurë zemre
qëndisë nusërinë

apo Penelopë e shentë
që shpiku besnikërinë
me çka të krahasoj

Cila je
e butë
e ashpër
si Atdhe
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

2nd February 2008, 23:18
PETRAQ KITA
PËR IRENËN
Ti je e bardhë..OZot,sa e bardhë je!
Taman si dëbora ëndrrimtare mbi dhe
Seç kam një dëshirë të pushtoj atë dimër.
I bindur se zjarrë do të gjejë atje...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

2nd February 2008, 23:22
BARDHYL LONDO
KURPERENDITË NDALUAN VETËVRASJEN
Kur perenditë ndaluan vetëvrasjen
nuk ish dëshira për të ruajtur njerëzit

Jo,ishte diçka tjetër:
frika mos mbeteshin pa skllevër.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

3rd February 2008, 11:28
LASGUSH PORADECI

Kur në Flakë

Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret
Prej skëterrës se pa matë më del bot' e ëndërruar,
vetëm ti, o im-e dashur net-për-net më rri larguar

Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund
çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,
Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate
T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' së qenies sate.

T'i përshkohet mes-për-mesi dlirësis' së shpirit tënd,
Ta merr pamjen e fytyrës, bëhet shkronjëz e kuvend.
Ai del prej shkretëtire ment' e mi të m'i stolisë
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisë,

Ndrin i kthjellët e i pastër si pasqyrëz' e një kroj
Pa nëm fytyrën tënde ta vështroj... nuk ta vështroj...

O! fytyr' e vjershëruar që më mbush me dëshërime!
Q'i fal gaz përjetësie dashuris' së zemrës sime!
Që më bën kur ment' e mia regëtijnë varg e varg
Të të ndjej aq fare pranë, të më jesh aq shumë larg...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 18:52
DONIKA GASHI

KOTËSI
Dy brigje
Po deti në mes.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 18:53
SELAJDIN GASHI
E PA NJOHURA
Nuk ia pashë
Fytyrën prej njeriu
Këtij zjarri misterioz.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 18:56
MILIANOV KALLUPI
E FIROVA NATËN
E firova natën me lutje epritje
Agu mú shfaq i purpurt
me veshje perandori.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 19:13
Na vranë
na shanë
na denuan
n'5-së shtete na ndanë!!!

Sot shqip shkruaj
Sot shqip lexoj
por e meta eshte se VUAJ
kur shqipen ende s'e kuptoj!

Shaban Cakolli solli një poezi
dy fjalë s'po i kuptoj e s'i di
a ka ma mkat se shqipen s'e njoh
ndaj shkaun o zot vetem ti e deno

"firova e purpurt" cfarë nenkuptojnë
a thua vallë ne shqip janë te shkruara
e unë e ha veten pse fjalet shqip me mundojnë
ato mbeten pakuptim, vetem fjale te lexuara!

Albini,

kerkoj ndjese nese dola jasht temes por metvertet ato fjale s'munda t'i kuptoj, e fajesova sistemin dhe fuqite e medha qe na ndane e sot ne gjuhen amtare tmos kuptohemi ashtu sic duhet!

respekt per punen tuaj ne forum i nderuar Shaban Cakolli
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 20:11
purpurt eshte qe ka ngjyre ,te kuqe te ndezur ,si te purpurte ose purpur eshte po lend e kuqe e ndezur ,me sa shikova kjo eshte ,fjal albin nese nuk e kishe te qarte .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

5th February 2008, 20:16
Albini shkruajti:Na vranë
na shanë
na denuan
n'5-së shtete na ndanë!!!

Sot shqip shkruaj
Sot shqip lexoj
por e meta eshte se VUAJ
kur shqipen ende s'e kuptoj!

Shaban Cakolli solli një poezi
dy fjalë s'po i kuptoj e s'i di
a ka ma mkat se shqipen s'e njoh
ndaj shkaun o zot vetem ti e deno

"firova e purpurt" cfarë nenkuptojnë
a thua vallë ne shqip janë te shkruara
e unë e ha veten pse fjalet shqip me mundojnë
ato mbeten pakuptim, vetem fjale te lexuara!

Albini,

kerkoj ndjese nese dola jasht temes por metvertet ato fjale s'munda t'i kuptoj, e fajesova sistemin dhe fuqite e medha qe na ndane e sot ne gjuhen amtare tmos kuptohemi ashtu sic duhet!

respekt per punen tuaj ne forum i nderuar Shaban Cakolli

Firova??? edhe kete nuk e kuptova anna Sad Sad
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

6th February 2008, 19:13
DRITËRO AGOLLI
POçARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjetër mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...


Stamboll, 1980
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

7th February 2008, 17:49
TAFIL DURAKU

S´TA THEM ME FJALË

unë
i pavdekshëm
me ty.

kënga
e pa mbarim
vetminë
ta them pafjalë
Maldelenë.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

7th February 2008, 17:58
Ismail Kadare


U ZUNË RRUGËT
U zunë rrugët me dëborë,
Afër teje s´mund të vi,
Rri dritareve me orë,
Në mendime futur rri.

Era zë të ulërijë:
Gjithë rrugët mbenë shkret..
Bora s´ka ndërmend të shkrijë
Ti siç duket nuk më pret.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

7th February 2008, 20:28
Kur të kthehem
Agim Ramadani

Kur të kthehem
asgjë nuk do të jetë
siç ishte më parë...

Kur të kthehem
sa do të jem i vetës
nuk e di!

Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’ do të më njohë askush
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim
Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.


Agim Ramadani natyrshëm u kushton poezi figurave të mëdha kombëtare si Idriz Seferit, Azem Bejtës, Bajram Currit dhe në këtë mënyrë mishërohet me idealet e tyre duke spikatur si në piramidë madhështinë e tyre .
Në poezinë e tij ” Patjetër do të vij ‘ ndër të tjera shkruan

”nëse nuk shihemi
dhe na ndanë vdekja
jetoje jetën Nënë
Patjetër do të vij”.


Agim jo rastësisht ishte futur në luftën çlirimtare edhe pse e dinte se mund të vritej,ku edhe në këtë poezi shihet qartë se megjithatë një ditë do të vij në Kosovë . Ai kishte parandjenjën ,por atdheu ishte mbi të gjitha dhe Kosharja ishte sinonimi jetës së tij, për shekuj.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 01:23
Albini shum e bukur kjo poezi ,me kujton Agimin qe ekam njohur personalishte .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 01:29
gezohem qe ke pas rastin ta njohesh Anaa


ishte tejet sy-mprehtë
ishte shumë madhështor
ishte piktor edhe poet
për atdhe ra dëshmor
Agimi ishte i yni Anaa
Agimi agon cdo ditë me ne
Agimin e lindi nana
jeten ta ndrroi për ATDHE


Lavdi e perjetshme
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 13:36
ALMA PAPAMIHALI
RRUGË QË SHKELEN
Kjo rrugë ende më do,
edhe pse çdo ditë e kam shkelur...

Sa rrugë të tilla ka në botë,
që të pafjala kanë ngelur...
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 3 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi