Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 13:39
POETËT

Poetët...ah... poetët,

.........çnjerëz qenkan,
----------------vallë?



Lindin,
-----të dashuruar,
------dhe vdesin beqarë.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 13:42
MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova
ashtu siç desha vetë...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 13:45
MALL
Nuk ngrihem dot
kur rrëzohem,
në rrugën ku jam rritur...

Moskokëçarëse,
rri shijoj,
takimin e shumëpritur.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 18:07
MALLI PËR BYLBYLAT…

Ku janë bjeshkët e Valbonës?
Ku asht shpellë e Dragobisë!’
Ku je Fatime Sokoli?
Ti bylbyli i Shqiptarisë!

Më dogj malli për 9 malet!
Bukurinë e kangës dibrane!
Ku asht zani i Liri Rashës?
Ku ta gjej sot kangën tande?

Kush ma sjell kangën vlonjate?
“Vajzën e Valëve” nga bregdeti!?
Ku janë nuset dropullite
Ku janë isot nga Përmeti!?

“Qysh e len qingji kopenë!”
Shkurte Fejza pran ma solli!
Sa shumë malli më ka djegë
Për atë kangën “Mic Sokoli”


Mijra kangë në gjoks mi uli
Motra Shyhrete Behluli!
qindra kangë me palc- barot
Dave Gjergji më solli sot.

Drane Gega e malsisë
Merrja prap ti çiftelisë
“Mbushe rrugën more zambak!
Ky kurbet veç lot e gjak!

Ku je sot Naile Hoxha!?
Ku je shpirti i kangës shkodrane!?
Eja Luçije Miloti
Më qetso me kangën tande!

Ku ti gjej prap dy mbretneshat?
Vaçe Zela e Pagarushë!?
Kangën me gjith shpirt e desha
Kangë e mallë zemra m’asht mbushë!

Agim Doçi
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 18:15
TE lutem Albin ndrro germat se po qerrohem,me zor po lexoj
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 18:17
Albini shkruajti:
MALLI PËR BYLBYLAT…

Ku janë bjeshkët e Valbonës?
Ku asht shpellë e Dragobisë!’
Ku je Fatime Sokoli?
Ti bylbyli i Shqiptarisë!

Më dogj malli për 9 malet!
Bukurinë e kangës dibrane!
Ku asht zani i Liri Rashës?
Ku ta gjej sot kangën tande?

Kush ma sjell kangën vlonjate?
“Vajzën e Valëve” nga bregdeti!?
Ku janë nuset dropullite
Ku janë isot nga Përmeti!?

“Qysh e len qingji kopenë!”
Shkurte Fejza pran ma solli!
Sa shumë malli më ka djegë
Për atë kangën “Mic Sokoli”


Mijra kangë në gjoks mi uli
Motra Shyhrete Behluli!
qindra kangë me palc- barot
Dave Gjergji më solli sot.

Drane Gega e malsisë
Merrja prap ti çiftelisë
“Mbushe rrugën more zambak!
Ky kurbet veç lot e gjak!

Ku je sot Naile Hoxha!?
Ku je shpirti i kangës shkodrane!?
Eja Luçije Miloti
Më qetso me kangën tande!

Ku ti gjej prap dy mbretneshat?
Vaçe Zela e Pagarushë!?
Kangën me gjith shpirt e desha
Kangë e mallë zemra m’asht mbushë!

Agim Doçi

Me ka pelqyer jashte mase
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

8th February 2008, 20:37
JU QË S’E NJIHNI FISIN TIM

Më fyeni çdo ditë,
Ju që s’e njihni fisin tim…
Më quani sllav(?!)
A diç tjetër…

Jo, s’jam.
As farë s’i kam.

Ai vend i vogël,
nga kafshimet i lodhur,
me njerëz krenarë,
si lisa në këmbë.
E plagë të rënda,

me halle të mëdha
e luftëra të gjata
është toka ime,
është gjaku im.

Këtu jam fidan
Si lule në shkëmb!

Më fyeni çdo ditë
Ju që s’e njihni fisin tim…

Shefqet Dibrani



nje perle e vertete nga Lasgushi yne,


ERE TRENDELINE


Sesi m`ju lendon dashuria !
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit tim!


Ju shoqe te kohes mitare…
Mikesha… motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!


As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane- o ju vasha per mua
Vurratat e erreta pas :


Haj !flutur` e zeze me duar
Nje flutur secila prej jush,
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…


Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur –
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin nje pluhur…



Perse nuk m`u shojte perhere,
Te hesht te pushoj per kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rrite dh`u ndrite ner to!


Ju shoh pertej mjegulles suaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si ta them , si ta shuaj
Ah ! kengen e mbushur me lot.


Se koti-u larguat menjane ,
Me vajtte me kot aqe larg ,
Kur sumbullat lot qe me rane
Si rruazat i shkova ne varg…


Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zerin mitar …
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flokut si ar…


Oji ! trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj ! zemra ime ti , haj ?...


Ju lule q`u leu parevera ,
Dh`u cika me gaz nje mengjes !...
Se largu prej jush me ra era ,
E desha prej mallit te vdes !
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

9th February 2008, 16:40
Mehmet Bislimi

DIKUR
Kur burrat ktheheshin nga mali
Koburet i hiqnin nga brezi ngadalë
Uleshin këmbëkryq në odën e madhe,
E për të nesërmen bënin plane
Prap me dal në male...
Armikut me i dëmtuar asqerin
Me i pre rrugën me i pre telin...
Ndërruan kohërat:
Tash kthehen meshkujt nga tregu,
Me gazeta e letra të partisë në dorë!
Ulen në minder hijerëndë-
E,ç´u fol për Kosovën sot,
Në çajtoret e qytetit
Na i pyesin gratë!?...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

9th February 2008, 16:45
HAXHI ZYBA
ERISTIKË
Na akuzuan për nacionalistë
na torturuan si iridentistë
na denoncuan përantikomunistë
na shkelen me tanke si vandalistë

na gjykuan si kundërrevolucionarë
na dënuan për çdo gjë reakcionare

e ne,s´di a mund tëquhemi fare
vetëm kaq:Lëvizje Çlirimtare.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

9th February 2008, 16:54
NIKOLLË KAÇELI

LOTËT EKOSOVËS

Djemtë e saj,që dje u vranë
Jo,Kosova s po´i qanë
për liri ranë.


Djeptë Tu,moj Shqipëri
me dënesë
Kosova po t´i qanë
s´po di vallë,
pse u vranë?!

Mos u erdh grek në shtëpi,
sërb,talian a djall i zi?
Kosova e juaj fuqi,
vdes për liri,për Nënën Shqipëri.

Ah,po qanë e përvëluar!
Vdekje mbi vëllanë...
pushteti ka zgjuar
Historia,kurrë s´ka jetuar!...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

15th February 2008, 16:35
ISMAIL SYLA
PAGJUMËSIA BRIARTË
Ndërstinë
Strehetpikojnë
pagjumësi.

Mendimet kullojnë
Lodhjen ditore
Mbi tavolinë.

Mesnatë
Fantazmat
Vërtiten rreth qiririt

Si shpirtrate këqij
rreth valles së zanave.

Fantazmat e natës
D´o ti gurëzoj
Me pagjumësinë time
briartë.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

15th February 2008, 16:39
MAZLLUM SANEJA

IN MEMORIAM
nuk e thashë tërë të vërtetën
vdekja
ajo nuk gënjen

do të dëshmojë për mua.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

19th February 2008, 20:26
PASHKO VASA

O Moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

19th February 2008, 20:33
NAIM FRASHERI

BAGETI E BUJQESI

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.
Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.
Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.
Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt hidhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbenj, gërxhe, lisa, lumenj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulëz' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?
Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?
O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th February 2008, 17:32
Andon Zako Çajupi


Kurbeti
Mitrua, kur u martua
ndënji një muaj me grua!
Erdhi dita për të ndarë
dhe u ndanë duke qarë!
Gruaja qënkej me barrë
dhe kur polli, bëri djalë.
Po Mitrua ku ish vallë?
Motëmot që qe larguar,
një kartë s'i kish dërguar!
Ku t'i shkruaj mëm' e mjerë
për djalënë që kish lerë?
Tri vjet, katër, dhjetë shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfëra se ç'pësoi,
të ritë vetëm e shkoi.
Ç'e deshi të tillë burrë,
që s'e pati pranë kurrë!
Gjith' bota ven' e vinë,
Mitrua harroi shtëpinë,
nuk e di që ka dhe djalë!
Rron a ka vdekur vallë?
Këto thosh grua e mjerë,
po burrit i mbajti nderë.
E zeza grua se ç'hoqi!
Humbi shpresën tek i shoqi:

kur pa ngrën' e kur pa pirë,
punoi e rriti të birë.
Kurbeti, shokë, kurbeti,
kush vate e nukë mbeti?
Mitrua zuri Misirë,
po puna s'i vinte mirë.
Qysh të vejë puna mbarë
për të zeztë shqipëtarë?
Shkretojënë mëmëdhenë,
tek perndon dielli venë!
Ku vini, more të mjerë,
se sot s'ësht' si njëherë, -
qysh vini në vend të huaj,
kur s'dini as gjuhnë tuaj?
Lum kush rron në vend të tij
me qe, me dhën e me dhi.
Mos u ndani nga shtëpia,
të mos mpshojë perëndia,
se perëndia, kur mpshon,
gjynaqarët i mundon.
Puna nukë ka të sharë,
po punoi vetë n'arë,
zini çapën e hostenë
dhe parmëndën që çan dhenë.
Nga fëmia mos u ndani,
po punoni që të hani;

Grurëtë që bëni vetë,
u harrin për këtë jetë.
Me zakonetë që kini,
kurbenë duhet ta lini,
të nderçim jini, të zotë,
po nderi sot s'ka të shkuar,
e drejta në këtë botë
është fare shtrëmbëruar...

Në kurbet venë të tjerë,
ata që s'duanë nderë,
se zakonet u ndërruan;
burri që fiton, shet gruan,
burratë rrojnë nga gra!...
Po për Mitro shqipëtarë
këto zakone të ra
nuk i dukeshin mbarë.
Ndaj hoqi e voi shumë,
kur pa buk' e kur pa gjumë,
rrahu Misirë të tërë,
nukë la punë pa bërë,
gjithë jetën nën' urdhër,
qeseja si kokë hudhër,
E shoqja e kish qarë,
njëzet vjet që s'e kish parë!
Dhe në mos e paftë kurrë,
djali u rrit, u bë burrë,
mëmën do ta mbajë mirë
me të ngrën' e me të pirë.
Pas njëzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,
solli ndër mënd Shqipërinë
gruan e tij dhe shtëpinë;
psherëtiti zëmër' e tij
dhe qau si çilimi;
Dhe te nesërmet, ndaj të gdhirë,
Mitrua e la Misirë.
Ta kish ditur, kur ish ndarë
që la gruan me barrë,
mbase kish ikur më parë.
Shtatë dit' e shtatë net
bëri Mitrua në det;
mbaroi udhën e gjatë
dhe vate në fshat me natë.
Ne shtëpi u afërua,
Ndënji pak e u mendua,
dhe me vete të tij thosh:
"Në gjeça shtëpinë bosh?
Në mos e gjeça të gjallë
Gruanë!" Me këto fjalë
Shikon shtëpinë me dritë
edhe vate në fëngjitë
të shojë kush është brënda,
t'i përgjojë ja ka ënda.
Djali kuvëndon me mëmë;

"Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ç'kanë shkuarë t'i lëmë
dhe duajmë si të dua.
- Të dua, thosh mëm' e mjerë,
me shpresë tënde kam rruar,
nga ti harrova qederë,
dhe gjith'ato që kam vuar,
dhe sot rroj me shpresë tënde"

Kur gjegji këto kuvënde,
Mitrua ngriu në fëngjitë.
Fatziu, ç'vuri nër mënde!
Vuri syn' e pa në dritë,
pa një trim të ri me gruan!
Mëndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirë,
sheh vetëhenë me brirë!?...
0 Mitro, mendoju mirë,
mëma përkëdhel të birë,
nukë të ka turpëruar,
se me nder të madh ka rruar!
Ç'mendohesh, more fatzi!
Hyrë brënda në shtëpi
dhe merr djalënë në gji.
"0bobo! sytë ç'më panë!
Tha Mitrua si i marrë.
Pashë gruan me jaranë,
po tani do t'ju bëj varrë!
Do t'u bie me kobure,
t'i lëshoj në shesh shondure.
Mua të më vënë brirë!"
Tha, dhe goditi te birë!
Mëmë e zezë ulëriti,
pushtoi djalën dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe një herë,
ra përmbys dhe mëm' e mjerë!
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

20th February 2008, 17:41
Ndre Mjeda




Gjuha Shqype
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.


Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.


Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.


Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.


E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st February 2008, 18:34
Asdreni






I dashur Atdhè
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st February 2008, 19:03
NAIM KELMENDI
URTI E VJETËR

Mbjell pra
vetëm mbjell
breshërinë

s´të mbetet tjetër

për të korrur
VEç vetëtimë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st February 2008, 19:07
DASHURI
Me vite me shekuj
e njejta forcë
më tërheq kah ti

vështirë
se mund të shpiket
fjalë tjetër mashtruese.

Për ta përshatur
zjarrin e Prometeut
në Zot në Njeri.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st February 2008, 19:08
Asdreni






Himni i Flamurit


Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.


Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.


Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.


Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 4 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi