Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Koncert i Yjeve Perëndorë"  nga Kristaq F. Shabani Empty "Koncert i Yjeve Perëndorë" nga Kristaq F. Shabani

25th December 2016, 12:39
Koncert i Yjeve Perëndorë
Nga Kristaq F. Shabani
*
Ditë festive
Perëndore,
me shpërthim lulesash,
urime Ëngjëjsh…,
rindezje e ERËS SË RE…
Mbi të virgjërën
përndriten qirinjtë,
pikturojnë
me shkronja e lule drite…
Natyra pëlqen veten,
Në pasqyrën e rilindjes…
Mbi qirinjtë e ndezuar
dritësohet magjikshëm
Jezusi…
duke thirruar unikalen
në ditëlindjet e përvitshme,
në këtë kapërcim pragu
Mijëvjeçari të tretë…
I shkëlqen syri Shën Marisë...
Nga përsëritja e lindjes magjike ...
Ç’klithmim i ëmbël?!
Më i ëmbli i gjithë Kohërave
Për të Birin !
Harmonia,
Urtësia,
Rrugëtim
në të Mirën e Përbotshme…
Mbi Glob
kraharon Miqësia
në gatitjen e Shpresës…
për Ardhmërinë
NJERIU
kupton Qenien në Planet…
Në Qiellore
përgatitet
koncerti i zogjve perëndorë,
hap siparin skena e Perëndive
për të ritransmetuar
për të 2016 herë
lindjen e Jesuzit ...
Toka sot gazmohet
në mbiveten e saj,
zgjuar
Selvia
e paimagjinueshme brezive
me mijëra degëzime
të çuditshme...
Mbi të gjallojnë të ikurit,
të sotmit
dhe në shtazaninë e saj:
të nesërmit ...
Qielli shndërrohet
në një arkitekturë tempullore,
ku madhështohet
Kryqi i katërpikave të Horizontit
Dhe katërpikëshi njerëzor...
(Ndaj ai u ringjall
nga një çudi jashtëtokësore)...
Hapni krahët tuaj , o Njerëz,
Sot, si askurrë, ndjeheni veten njerëz,
Prisni prapë Jezusin e rilindur...
A nuk u sakrifikua Ai për Ju?
Një sakrifikim
me dhimbje paralelesh,
meridianesh,
polesh
e tropik...
A nuk ngjasoni tashmë
ju me Kryqin....?
Çdo njeri
një kryq krahëhapur....
provojeni
në këtë ditëlindjeje...
dhe arsyetimi im
vendos i sigurt pikën ortografike
me tej ngjyrime .
*
Sot është dhe dita ime,
dita e Emrit tim
e diela me skeptër ,
një livadh i bleruar
në plejadën e javës...
ndaj nga sytë e mi
nisen diej të vegjël
për te miqtë...
vezullime të ideve
të magjistruar nga Ylberi i Dijeve...
Vështroj tërë gazmend
këtë përflakje 25 dhjetori ,
e ndiej veten kalorës
në garën e Dritës
dhe te Lumnajës së Përbotshme...
*
Ika,
kam nderin të festoj ditën e emrit sot
me Jezusin !
E shkruar
Gjirokastër , Albania 25 Dhjetor 2012, por
e perseritur me 25 dhjetor 2016
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi