Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:21
Qiproja dhe Bosnja
Vetëm derisa sa zgjaste festa e ‘pavarësisë’, këta pushtetarë arritën ta kontrabandojnë një flamur të tillë. Përndryshe ai kurrë nuk do të kishte mundur të miratohej. Qytetarët e Kosovës festonin jashtë ndërtesës së kuvendit me flamurin shqiptar pikërisht në momentin kur brenda ndërtesës deputetët po heqnin dorë nga flamuri shqiptar. Heqnin dorë nga flamuri për të cilin shqiptarët u vranë e u burgosën.

Flamuri ka për qëllim ta paraqes Kosovën si joshqiptare. Por, shqiptarët e Kosovës nuk janë vetëm një nga gjashtë komunitetet (të simbolizuara me yje). Ne përbëjmë mbi 90% të popullatës.

Flamuri i i Kosovës i ka dy ngjyra të flamurit serb (kaltër dhe bardhë) dhe asnjë nga flamuri shqiptar (as të kuqen e as të zezën). Sigurisht se do ta kishin përdorur edhe ngjyrën e kuqe (të tretën të mbetur nga flamuri i Serbisë) po të mos aludonte ajo në flamurin shqiptar.

Flamuri i Kosovës me hartën në mes mëton ta simbolizojë integritetin territorial të Kosovës. Kjo është bërë për të luajtur me ndjenjat e njerëzve këtu për Kosovën e ndarë (dhe duke u ndarë vazhdimisht me decentralizim). Dihet botërisht se sa të ndijshëm jemi ne shqiptarët kur është puna te integriteti territorial duke qenë se padrejtësisht përgjatë historisë jemi duke u ndarë dhe rrudhur territorialisht. Vendi i vetëm në botë, përveç Kosovës, që e ka hartën në flamur është Qiproja. Është pikërisht Qiproja një vend që është i ndarë në dysh prej vitit 1974 madje pa tendencë bashkimi. Flamuri i Qipros e ka hartën gjeografike të ishullit mbi dy degë ulliri që simbolizojnë paqen. Sfondi është i bardhë përderisa harta e Qipros është me ngjyrë të verdhë bakri, që simbolizon depozitat e mëdha të xehes së bakrit në këtë ishull. Ashtu siç po na thuhet se Kosova e verdhë simbolizon pasuritë e Kosovës. Flamuri i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Bosnje Hercegovinës. Edhe ky flamur i ka ngjyrat e njëjta me të Kosovës.

Na është thënë se ky do të jetë vetëm flamur shtetëror. Por bota do të na njeh me këtë flamur. Dhe edhe për shkak të tijin do të na thonë se nuk jemi shqiptarë pasi që kemi flamurin tjetërfare nga ai i shqiptarëve. Na është thënë se duhet ta ndërrojmë flamurin për shkak se dy shtete nuk mund ta kenë flamurin e njëjtë. Prapë gënjeshtër. Rumania dhe Çadi janë dy shtete diametralisht të kundërta që e kanë flamurin e njëjtë. Si u bë që ata patën të drejtë? Po na thonë se ky flamur do të na dërgojë në Evropë! Bosnja e ka të tillë dhe nuk është në Evropë. Franca e Gjermania i kanë flamujt diametralisht të kundërt me atë të BE-së dhe janë shtetet kryesore aty.

Flamuri na është ndryshuar për shkak të kundërshtimit të Serbisë. Kërkesa hegjemoniste e kahershme e Serbisë për ne (dhe bullgarët në Maqedoni) ka qenë ta ndërrojmë identitetin. Këtë e kemi refuzuar me vite. Pse ta pranojmë tash?

Ndërrimi i flamurit ka për qëllim të na e mohojë historinë dhe të na bëjë që ta harrojmë atë. Në vitin 1999 na e morën ushtrinë dhe në emër të largimit të Serbisë nuk na e lejuan pavarësinë. Tash, na e morën flamurin në emër të njohjes dhe nuk na e lejojnë vetëvendosjen.

Më poshtë i gjeni paraqitjet grafike të të gjithë flamujve të përmendur në këtë tekst.
Me vjen keq qe smundem ti hedhi fotot e flamujve
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:22
Dekonstruktimi i Deklaratës së Pavarësisë
Friday, 22 February 2008
Preambula

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj
“Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit”, e jo vullnetit të tyre.

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes
…“në frymë të pajtimit dhe faljes”. Kjo tregon që Kosova qenka e gatshme ta harrojë historinë e saj – humbjet dhe vuajtjet, dhunën dhe gjenocidin e të kaluarës. Kjo deklaratë nuk po paraqitet si kulminim i historisë, por si fillim i saj. Deklarata e zhbën historinë duke e paraqitur veten si fillim të ri. Ky është “veprim historik” pa histori.

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër
Çështja e Kosovës “del nga shpërbërja jokoncensuale e Jugosllavisë”. Shpërbërja nuk ishte vetëm “jokoncensuale”, por e dhunshme për shkak të Serbisë: Serbia e krijoi Jugosllavinë për t’u zgjeruar vetë, dhe e shkatërroi atë për t’u zgjeruar vetë. Çështja e statusit të Kosovës nuk “doli” si efekt dytësor nga shpërbërja, por është pjesë e asaj shpërbërje. Duke theksuar që Kosova nuk është presedan synohet të thuhet se popujt e shtypur nëpër botë do të duhej të mbeteshin të shtypur edhe pas kësaj deklarate. Përfshirja e kësaj është rezultat i një mendësie tipike koloniale në emër të burokratëve që e diktuan këtë deklaratë: duke i nxitur popujt e kolonizuar kundër njëri-tjetrit, duke i bërë ata të mos e përkrahin njëri-tjetrin, synohet të parandalohet ngritja e tyre kundër kolonizuesve.

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar
Të thuhet që dhuna në Kosovë “shqetësuar ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar” bën që kjo të tingëllojë sikur luftërat këtu më tepër kanë shkaktuar ca shqetësim ndaj vështruesve ndërkombëtar duke i shikuar ngjarjet në televizor. Në vend që të theksohet qysh lufta shkeli ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat fundamentale njerëzore, sa njerëz humbën jetën, sa u plagosën, u dhunuan e dëbuan, deklarata thjesht i referohet vetëm dhimbjes shpirtërore që ajo ua shkaktoi “popujve të civilizuar”. Është turp që në një deklaratë për “pavarësi” të gjendet shprehja raciste “popujt e civilizuar”, duke lënë të nënkuptohet se paska edhe “popuj të pacivilizuar”. Kjo shprehje po ashtu nënkupton që serbët nuk duhet fajësuar për dhunën që ndodhi. Të flitet për dhunën në Kosovë në mënyrë kaq të paanshme e amniston Serbinë nga çfarëdo faji.

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara
Është e pasaktë të thuhet që “bota” ndërhyri. Rusia ishte kundër ndërhyrjes dhe nuk mori pjesë në të. Të thuhet që ndërhyrja “hoqi qeverisjen e Beogradit” dhe e vendosi Kosovën nën administrimin e OKB-së bën që e tëra të tingëllojë sikur krejt ngjarja nuk ishte asgjë më shumë sesa ndryshim administrativ. Për më tepër, nuk qe vetëm qeverisja e Beogradit ajo që u hoq me këtë ndërhyrje, por dhuna e forcave policore dhe ushtarake kriminale të Serbisë. Meqë nuk po thuhet që Beogradi nuk ka më “kontroll” apo “të drejtë mbi” Kosovën, e gjithë kjo pikë po na thotë që thjesht Beogradi vetëm nuk po i qeveris më punët e përditshme të Kosovës.

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë
“institucionet e demokracisë” sërish në asnjë mënyrë nuk tregon që kemi të bëjmë me shtetin e pavarur sovran. Kjo pikë po ashtu e redukton vullnetin e popullit të Kosovës në disa institucione vendore josovrane dhe të korruptuara. Për herë të parë kur përdoret një fjalë e përafërt me “lirinë” – “lirisht” më shumë ka të bëjë me të drejtën e shprehjes të institucioneve të Kosovës, jo të drejtat dhe liritë për të marrur veprime si shtet i pavarur.

Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik
“statusi ynë i ardhshëm” e bën të qartë që statusi ynë nuk është përfundimtar dhe se po shkojmë prej tranzicioni në tranzicion.

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë
Duke thënë që asnjë zgjidhje e negociuar nuk ishte e mundur nuk është gjë tjetër veçse shmangie e fajësimit për obstruksionizmin e Serbisë për dështimin e bisedimeve.

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mire
Ahtisaari nuk ka sjellur kornizë për zhvillim, por në të vërtet do ta bllokojë zhvillimin, dhe bile na zhvesh nga mundësia e zhvillimit duke e përjetësuar paradigmën e stabilitetit përbrenda të cilës vepron bashkësia ndërkombëtare në Kosovë. Plani gjithashtu do ta ndajë popullin institucionalisht dhe territorialisht mbi bazë etnike. Plani i Ahtisaarit nuk ka të bëjë asgjë me të “drejtat e njeriut”, por kërkon decentralizim të fuqishëm të mbështetur etnikisht përpara sovranitetit, pa i shpërbërë paraprakisht strukturat e Serbisë brenda në Kosovë. Kjo nuk do t’i mbrojë të drejtat e njeriut, por do të çojë në shkelje të reja. Po ashtu, po qe se Plani i Ahtisaarit paraqet “standardet më të larta evropiane” për “qeverisje të mirë”, si bëhet që asnjë vend tjetër evropian nuk e ka zbatuar atë?

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë
Kosovës nuk i mungon statusi, por popullit të saj i mungon liria. Kjo deklaratë nuk do të na e sjell lirinë. Në të vërtet, ajo nuk përfaqëson ndërrim statusi, meqë do të vazhdojmë të jemi të qeverisur nga një mision antidemokratik jollogaridhënës ndërkombëtar. Sa për “qartësinë” – kjo deklaratë nuk sjell qartësi por një numër kontradiktash dhe dykuptimësish serioze. Bile qartësia nuk është çështja: ne duam liri dhe dinjitet. Në mënyrë që kjo të arrihet, populli duhet të vendos për ndryshimin e statusit të Kosovës nëpërmjet referendumit për pavarësi. Thirrja që “të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës” përsëri është thirrje për fshirjen e historisë. Është e pamundur të flitet për “potencial të plotë demokratik” duke qenë i privuar nga demokracia nga njerëzit që qeverisin mbi ne.

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën
Kjo pika e fundit është aq e paqartë saqë mund t’iu referohet edhe disa njerëzve të lënduar gjatë punëve në kantier. Sërish, formulimet e paqarta janë zgjedhur për ta fshirë të kaluarën dhe për të mos e fajësuar Serbinë për tragjeditë tona historike.
vazhdon
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:23
Pikat e numëruara

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës
Kjo pikë është seriozisht kundërthënëse. Të qenit shtet i pavarur sovran është tërësisht i papajtueshëm me planin e Ahtisaarit dhe rekomandimet e tij. Ai nuk sugjeron sovranitet, por pavarësi skajshmërisht të mbikëqyrur. Ose Kryeministri nuk e di ç’është “sovraniteti”, ose do të na mashtrojë. Të ashtuquajturit udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk janë as udhëheqës, as demokratik. Më pak se 50% e popullit ka votuar për ta përbrenda një kornize të imponuar nga jashtë dhe proceseve prej së larti që nuk kanë të bëjnë asgjë me demokraci. Kjo deklaratë nuk mund të pasqyrojë “vullnetin e popullit tonë” sa kohë që na mohohet e drejta e mbajtjes së referendumit.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.
2. Kjo deklaratë nuk do të sjell mbrojtjen e barabartë të njerëzve para ligjit, por do ta themelojë një zyre ndërkombëtare që do të qeveris mbi ne nëpërmjet zyrtarëve plotësisht jollogaridhënës dhe imun ndaj ligjeve që na i zbatojnë neve. Kjo pikë flet për “komunitete”, jo për qytetarë, dhe konfirmon fiksimin etnik të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
3. Sërish përmenden “komunitetet” në vend se qytetarët, dhe obligimet në vend se të drejtat.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.
4. Plani i Ahtisaarit nuk është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në të vërtet, aty në plan nuk ka qenie njerëzore, por vetëm komunitete, të cilat do të ndahen e përçahen edhe më shumë nga ky plan.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.
5. Kjo pikë faktikisht thotë që Kosova nuk don të bëhet e pavarur. Ajo e zbraz madje edhe vetë pavarësinë formale nga çfarëdo kuptimi e substance. Pranitë ndërkombëtare bazuar në Rezolutën 1244 nuk janë demokratike dhe nuk e promovojnë demokracinë. Përkundrazi, ato janë autoritare dhe ekzekutive. Duke kërkuar nga NATO që të qëndrojë këtu deri sa Kosova “të jetë në gjendje” të marrë “përgjegjësi” ushtarake është zhvlerësim i vetes. Duke bërë fjalë për “paqen, prosperitetin dhe stabilitetin” po zbulohet fokusi i bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet dhe paqe e jo për liri e progres.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.
6. Nuk është e nevojshme dhënia e “arsyeve” pse Kosova është evropiane. Ne jemi të tillë. Kjo pikë nuk thotë që Kosova ka për qëllim të bëhet anëtare e BE-së si shtet sovran, por vetëm tregon që “e ardhmja jonë është në familjen evropiane”.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.
7. UNMIK-u nuk ka ndihmuar zhvillimin tonë demokratik. UNMIK-u është antidemokratik dhe dështim madje edhe sipas vetë pikëpamjeve të zyrtarëve të tij dhe sipas qëllimeve të vetëshpallura. Kjo pikë thotë gjithashtu që UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë këtu përgjithmonë. Prandaj Kosova e “pavarur” do të qeveriset prej dy misioneve ndërkombëtare, jo vetëm nga një!

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
8. Kjo pikë flet për detyrën e anëtarësimit të përgjegjshëm në organizatat ndërkombëtare, por jo për të drejtat dhe marrëdhëniet ndërkombëtarisht të barabarta. Kjo për shkak se të drejtat e Kosovës do të vazhdojnë të jenë në duart e administrimit ndërkombëtar këtu. Ahtisaari nuk thotë asgjë lidhur me kufijtë “ndërkombëtar” në aneksin VIII, por përmend në Nenin 3 që Kosova duhet ta mbështes marrëveshjen për kufirin nënshkruar ndërmjet Jugosllavisë (Serbisë) dhe Maqedonisë në shkurt të vitit 2001 në të cilën Maqedonia i mori 2.500 hektarë të tokës së Kosovës.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
9. Përderisa pika e mëparshme flet për detyra, kjo pikë përmend obligimet e Kosovës dhe kontributet për të cilat na zoton kjo deklaratë. Të drejtat dhe liritë tona ende nuk përmenden. Sërisht fjalë për paqen dhe sigurinë, por jo për zhvillim, përparim, mirëqenie.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.
10. Çintegrimi o Jugosllavisë nuk përfundon domosdoshmërisht me pavarësinë e Kosovës. Duke thënë që ajo përfundon me Kosovën, deklarata synon t’i zhvlerësojë përpjekjet e hungarezëve në Vojvodinë, shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe boshnjakëve në Sanxhak për të dalur nga sundimi serb. Dhe sërish kjo pikë thekson pajtimin në mënyrë që të harrohet e kaluara.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.
11. Kjo pikë është një përpjekje për përshkrim të paanshëm të marrëdhënies sonë me Serbinë, kur secili prej nesh e di që kjo marrëdhënie në të vërtet nënkuptonte: shfrytëzimin, shtypjen dhe sundimin nga Serbia.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.
Kjo pikë e rëndësishme, që këtu paraqitet e fundit, nuk e përmend pavarësinë, por Planin e Ahtisaarit dhe Rezolutën 1244. Kjo pikë nuk parashtron kërkesë eksplicite për njohje duke sinjalizuar që ne do ta kuptojmë dikë i cili do të vendos të mos na njohë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:23
Me studentët kundër Pakos
Wednesday, 27 February 2008
Lëvizja VETËVENDOSJE! sot u takua me studentët e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Albin Kurti e Glauk Konjufca zbërthyen para të pranishmëve atë që aktualisht po i ndodh Kosovës: procesin e kontrabandimit të Pakos së Ahtisaarit në emër të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! përgjatë gjithë kohës ka paraqitur katër elementet e pazëvendësueshme të pavarësisë e sovranitetit: ushtria, ulësja në OKB, integriteti dhe tërësia (de facto) e vendit, si dhe populli i Kosovës si sovran përfundimtar i atdheut. Pakoja e Ahtisaarit na i mohon të trija këto elemente themelore të shtetësisë, tha Glauku. Ushtrinë nuk po na e lejojnë, TMK-në po na e shpërbëjnë, kurse FSK-ja me armatim të lehtë, vetëm e 2500 pjesëtarë e me kompetenca për “mbrojtje civile”, i mohohet mbrojtja ushtarake. Ulëse në OKB nuk do të kemi për shkak të Serbisë dhe Rezolutës 1244. Integriteti dhe tërësia territoriale e Kosovës cenohet nga strukturat paralele serbe kurse ky gjymtim legalizohet nëpërmjet Pakos së Ahtisarit. Kurse popullit të Kosovës po i mohohet fundamentalisht vetëvendosja e brendshme, e kjo do të thotë që sovran në Kosovë nuk do të jetë populli i saj, por misioni i ardhshëm ndërkombëtar i BE-së (EULEX), që do ta qeveris vendin tonë mbi Pakon e Ahtisaarit.

Albini tha që e gjithë festa e sponsoruar nga institucionet e Kosovës për shpalljen e pavarësisë është bërë me qëllim të fshehjes së zhvillimeve de facto në terren nën petkun e procesit simbolik të njohjes ndërkombëtare të kësaj shpalljeje. E gjithë vëmendja është vënë mbi festën, që të mos vihet mbi përforcimin e ndarjes së Kosovës. Është madhëruar festimi në mënyrë që të fshihet kalimi i shpejtë dhe pa procedurë i Pakos së Ahtisaarit në Parlamentin e Kosovës, ndërrimi i flamurit tonë, miratimi i ligjeve të decentralizimit të Kosovës dhe ligji për zonat e veçanta të mbrojtjes rreth objekteve ortodokse, të cilat Pakoja e quan “serbe”. Procesi në të cilin ndodhet aktualisht Kosova, iu tha Albini studentëve, është ai i rrudhjes së kufijve institucional dhe faktik të Kosovës. Pas largimit të EULEX-it nga veriu i Kosovës, festa e pavarësisë po shfrytëzohet për institucionalizimin ndërkombëtar dhe vendor të ndarjes së Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet kurrsesi, prandaj Pakoja e Ahtisaarit duhet të ndalohet, aq më tepër që ajo gjatë tërë kohës u paraqit si çmim të cilin duhet ta paguanim për Rusinë e Serbinë, kurse tash po na e imponojnë pa e pranuar as Serbia as Rusia!

Studentët e filologjikut u pajtuan me konceptin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata shprehën shqetësim të thellë për të ardhmen e Kosovës, e cila seriozisht po minohet nëpërmjet ndarjes etnike nga decentralizimi, tjetërsimit kulturor nëpërmjet eksterritorialitetit dhe antidemokracisë që i sjell ky plan Kosovës përmes EULEX-it. Shumë prej studentëve u regjistruan si aktivistë të VETËVENDOSJE!-s.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:23
Saturday, 01 March 2008
Nesër, e dielë 2 mars 2008, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbanë konferencë për shtyp, duke filluar në ora 13:00.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm aktivistët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, të cilët do të flasin për zhvillimet e reja politike në Kosovë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës.

Konferenca do të mbahet në zyren e Lëvizjes në Qytetthin Pejton.

Ju mirëpresim!

Lëvizja VEtËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:24
ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:26
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!
KUSHTETUTA – UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR PLANIN E AHTISAARIT
Kjo kushtetutë përshkruan mungesën e sovranitetit dhe demokracisë brenda Kosovës. Pas nenit 142 thuhet që Plani i Ahtisaarit është mbi
kushtetutën në fuqi, dhe që Prania Ndërkombëtare (EULEX) në Kosovë mban autoritetin përfundimtar ekzekutiv. Vetëm EULEX-i ka të drejtë ta
interpretojë Planin e Ahtisaarit dhe të marrë vendime për të. Të gjithë nenet deri te ai 142 përshkruajnë një botë imagjinare kompetencash që
qeveria e Kosovës do t’i ketë pasi BE-ja të ketë ikur, me shpresën që askush nuk do të ketë energji t’i lexojë 20 nenet e fundit të cilat tregojnë
qysh BE-ja do të na qeveris tash dhe kur do të vendos të shkojë (nëse vërtet do të vendos).
Mohimi i identitetit tonë kombëtar
1. Kjo Kushtetutë na e mohon identitetin tonë kombëtar:
• Preambula e saj na e pezullon historinë.Nuk i referohet askund viteve tëluftës për liri që prej vitit 1912. Nuk përmend Konferencën e
Bujanit (1943-44), e as luftën çlirimtare (1998-99). Kurse prej atyre që e kanë përpiluar kushtetutën, ajo po quhet “akti historik”. Kjo
Kushtetutë është historike në kuptimin e mohimit që ia bën historisë shqiptare. (Preambula).
• Përcaktohet “flamuri i ri shtetëror”, duke e spostuar flamurin tonë në simbol kombëtar, të barabartë me atë të pakicave tjera (Neni 6.2).
Përdorimi i këtij flamuri i nënshtrohet votimit nga shumica e dyfishtë dhe kjo mbulohet nga ligji që përcakton përdorimin e simboleve
kombëtare (Neni 81).
• Thuhet që Kosova është “shoqëri shumetnike” (Neni 3.1) duke e mohuar realitetin sipas të cilit mbi 90% e popullatës është shqiptare
(Neni 3.1).
2. Kushtetuta zotohet që të jetë e përkushtuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës (Neni 9) dhe trashëgimisë kulturore të të gjitha
“bashkësive” (Neni 58.5), por në fakt, sipas Planit të Ahtisaarit, objektet e fesë dhe kulturës ortodokse definohen si “serbe”, prandaj ky është
mohim i historisë së shqiptarëve dhe ndarje e Kosovës mbi mbështetje fetare.
3. Kushtetuta na e garanton të drejtën e lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë (Neni 38), kurse mbështetet në Planin e Ahtisaarit që e definon
Kishën Ortodokse në Kosovë si Kishë Ortodokse Serbe. Sipas kësaj, çdo shqiptar që dëshiron t’i jepet besimit ortodoks i imponohet
vetëpërcaktimi si serb, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Nenin 57.2 të Kornizës Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i
cili thotë që askush nuk mund t’i nënshtrohet deklarimit të imponuar të vetvetes si anëtar i bashkësisë.
4. Kushtetuta thotë që Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve të ish Jugosllavisë të cilët qenë
qytetarë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998 (Neni 155.2). Ky nen ua mundëson të gjithë refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja të
sjellur në Kosovë nga regjimi i Milosheviqit gjatë luftërave të shkaktuara nga Serbia, që të bëhen qytetarë të Kosovës, kurse ua mohon këtë të
drejtë shqiptarëve që në këtë kohë gjendeshin në azil nëpër vendet e perëndimit.
Mohimi i demokracisë dhe fuqisë ekzekutive
5. Kushtetuta thotë që Kosova është “demokratike” (Neni 1.1, dhe Neni 4.1), por në të njëjtën kohë konfirmon që një prani e pazgjedhur dhe
jollogaridhënëse ndërkombëtare (EULEX) do ta mbajë fuqinë ekzekutive për një periudhë të pacaktuar kohore (Neni 143). EULEX-i është
plotësisht mbi ligjin. Nuk ka organizatë brenda Kosovës e cila do të bëjë mbikëqyrje mbi veprimtarinë e EULEX-it. Vetë EULEX-i e cakton afatin
e tij.
6. Në nenin 16 kushtetuta thotë që vetë kushtetuta është “akti më i lartë ligjor” në Kosovë dhe që fuqia për të qeverisur rrjedh nga ajo. Por më
pas, në nenin 143.1 konfirmohet që nëse ekziston ndonjë kundërthënie ndërmjet kushtetutës dhe Planit Ahtisaarit, vlen kjo e fundit. Kjo do të
thotë që Plani i Ahtisaarit dhe jo kushtetuta është akti më i lartë ligjor në Kosovë.
7. Kushtetuta thotë që qeveria ka “fuqi ekzekutive” (Neni 92.2), por neni 146 konfirmon që prania ndërkombëtare (EULEX) e ka autoritetin
përfundimtar ekzekutiv në Kosovë deri sa të jetë përcaktuar që Plani i Ahtisaarit ka përfunduar së zbatuari, dhe që EULEX-i ka autoritetin
përfundimtar për “interpretimin” e Planit të Ahtisaarit (Neni 147).
8. Kushtetuta thotë që kufizimet e fuqive të institucioneve të Kosovës do të bëhet vetëm gjatë “fazës kalimtare”, por nuk garanton për afatin e
përfundimit të këtij “transicioni”. Për më keq, kushtetua ia delegon EULEX-it të gjitha fuqitë vendimmarrëse lidhur me përfundimin e “transicionit”
i cili i vetëm do ta vlerësojë a është zbatuar Plani i Ahtisaarit (Neni 146.1).
9. Kushtetuta potencialisht ia mohon popullit të Kosovës çfarëdo mekanizmi institucional për ta kundërshtuar Planin e Ahtisaarit sepse:
• Plani i Ahtisaarit është mbi kushtetutën dhe ligjet (Neni 143).
• Plani i Ahtisaarit mohon të drejtën e referendumit për dispozitat e këtij Plani (Neni 81).
• Vetëm EULEX-i e ka të drejtën e interpretimit të Planit dhe të marrë vendime lidhur me të.
• Vendimet e EULEX-it lidhur me Planin konsiderohen të obligueshme (Neni 146.2, dhe Neni 147).
10. Kushtetuta i vendos ndërkombëtarët jo vetëm mbi institucionet tona por gjithashtu brenda institucioneve për një periudhë të pacaktuar
kalimtare:
• Këshilli Juridik do të ketë dy gjykatës ndërkombëtar, njëri prej të cilëve do të propozohet nga ESDP (Neni 151.2).
• Tre gjykatës ndërkombëtar do të jenë në Gjykatën Kushtetuese, drejtpërdrejt të emruar nga EULEX-i (Neni 152).
• Auditori i Përgjithshëm do të jetë ndërkombëtar i emruar nga EULEX-i.
• Emrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës do të aprovohet nga EULEX-i.
11. Kushtetuta nuk thotë që prania ndërkombëtare (EULEX) duhet t’i japë llogari popullit të Kosovës për shkeljet e kryera kundër tij sepse nuk e
definon atë si “autoritet publik”, “administrim publik” apo “autoritet shtetëror”.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:27
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!

• Neni 114.7 thotë që individët që i kanë shterrur mjetet tjera ligjore mund ta kalojnë rastin e tyre në gjykatën kushtetuese po qe se
“autoritetet publike” kanë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore të garantuara me kushtetutë.
• Institucioni i Ombudpsersonit mund të bëjë rekomandime dhe propozojë veprime vetëm atëherë kur shkelja e të drejtave dhe lirive
njerëzore kryhen nga “administrimi publik” apo “autoritetet tjera shtetërore” (Neni 135.3).
12. Kushtetuta thotë që ne ushtrojmë sovranitetin në pajtim me referendumin (Neni 2.1), por neve na është mohuar referendumi për
vetëvendosje, dhe ajo na e mohon të drejtën për ta shfrytëzyar referendumin si shprehje e vullnetit tonë për Planin e Ahtisaarit (Neni 81).
Mohimi i sovranitetit dhe integritetit territorial
13. Kushtetuta thotë që Kosova është "sovrane" (Neni 1.1), por na e mohon të drejtën që vjen me sovranitetin e vërtetë: dorëzimin e sovranitetit
si e drejtë për t'u bashkuar me një shtet tjetër. (Neni 1.3). Për ta ndryshuar këtë klauzolë do të nevojitet pajtimi i pakicës serbe sepse çdo
amandamentim i kushtetutës i nënshtrohet rregullës së votimit të dyfishtë: 2/3 e ulëseve të rezervuara për pakicat (Neni 65).
14. Kushtetuta thotë që integriteti territorial i Kosovës është "i paprekshëm, i patjetërsueshëm dhe pandashëm" (Neni 2.2) dhe që ajo ka
institucionet të cilat do ta mbrojnë integritetin territorial dhe rendin tonë kushtetues, të gjitha këto duke vepruar nën autoritetin e institucioneve të
Kosovës (Neni 4.7). Kurse vetë kushtetuta konfirmon që Kosova nuk do të ketë të drejtën e "ushtrisë" (aty nuk përdoret fjala "ushtri", vetëm
"forcë"):
• TMK-ja do të shuhet përbrenda një viti (Neni 154)
• TMK-ja do të zëvendësohet nga Forca e Sigurisë e Kosovës e cila do të ketë kompetenca për t'u marrë me përgjigje ndaj krizave,
mjeteve shpërthyese apo mbrojtjes qytetare (Neni 126.2).
• Integriteti territorial dhe rendi ynë kushtetues do të jetë nën kontroll të Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare (Neni 153).
• Dispozitat e Planit të Ahtisaarit e ndajnë vendin tonë mbi decentralizimin etnik, legalizimin e strukturave paralele të Serbisë brenda
Kosovës, dhe ia japin Maqedonisë 2.500 hektarë të tokës te Debëlldeja, mbi mbështetjen e marrëveshjes të bërë më 2001 ndërmjet
Serbisë dhe Maqedonisë.
15. Kushtetuta thotë që policia duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të komunës në "kufijtë më të lartë të mundshëm". Kjo nënkupton miratimin e
një policie etnikisht të ndarë me 100% të forcës policore serbe që do të veprojë nëpër komunat e veriut të Kosovës dhe komunat e reja të
Parteshit dhe Ranillugut dhe me një shumicë etnike serbe në komunat e Graçanicës, Novo Bërdës, Kllokotit dhe Shtërpcës (Neni 128.4). Ky nen
thotë që gjykatat themelore duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të juridiksionit territorial të asaj gjykate (Neni 107.3), prandaj nënkupton
miratimin e një sistemi ligjor etnikisht të ndarë. Kjo gjë do ta shkatërrojë aftësinë e qeverisë qendrore për shtrirjen e kontrollit nëpër këto
territore.
Mohimi i gjyqësorit të pavarur
16. Kushtetuta thotë që gjykatat tona do të jenë të pavarura (Neni 4.5; dhe Neni 102.4), por ajo i jep fuqinë pranisë ndërkombëtare (EULEX) për
t'i emruar drejtpërdrejt tre gjykatës në Gjykatën Kushtetuese (Neni 152), dhe ua lejon gjykatësve ekzistues ndërkombëtar të emruar nga UNMIKu
që të mbesin në pozitat e tyre (Neni 150.2).
Mohimi i barazisë para ligjit
17. Kushtetuta deklaron që Kosova do t'i trajtojë të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit (Neni 3.2), por në fakt nuk na konsideron si individë,
por si "bashkësi" etnike. Ajo konfirmon dispozitat e Planit të Ahtisaarit i cili i jep pakicës serbe privilegje mbi të gjitha pakicat tjera, tërësisht
jashtë përpjestimit të madhësisë së tyre reale dhe i cili i pajis ndërkombëtarët, që do ta qeverisin Kosovën në mënyrë jodemokratike, me
imunitet nga përndjekja ndaj veprimeve të tyre:
• Kushtetuta e bën gjuhën serbe gjuhë zyrtare të Kosovë jo vetëm nëpër komunat me shumicë serbe, edhe pse përafërsisht popullata e
përgjithshme serbe brenda Kosovës është 6%.
• Kushtetuta krijon potencialin për fërkimin/përçarjen e përhershme ndërmjet qeverisë qendrore dhe pakicës serbe duke e privilegjuar
këtë të fundit nëpërmjet zotimit për decentralizim etnik të komunave, policisë dhe gjyqësisë.
• Kushtetuta pajis pakicën serbe me aftësinë e bllokimit të funksionimit të Kuvendit nëpërmjet vetos së shumicës së dyfishtë mbi ligjet e
rëndësisë vitale (Neni 81) dhe po të njëjtit parim mbi amandamentet dhe kushtetutën (65.2).
Mohimi i demokracisë shoqërore
18. Kushtetuta thotë që Kosova do të jetë “ekonomi e tregut të lirë me konkurencë të hapur” pa i afirmuar njëkohësisht edhe të drejtat e popullit
për mirëqenie shoqërore dhe mbrojtje nga tregu (siç përcaktohet në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,
konventë kjo që nuk është përfshirë në Kushtetutë).
Mohimi i të drejtës në pronë
19. Kushtetuta deklaron që mbrohet e drejta në pronë (Neni 46), por që toka e uzurpuar për qëllime "zonimi", nuk janë të përcaktuara për
kompensim (Neni 46.2). Kjo do të thotë që ata që kanë toka të cilat gjenden përbrenda Zonave të Veçanta të Mbrojtjes përreth objekteve dhe
kishave ortodokse nuk do të marrin kurrfarë kompensimi për mohimin që i bëhet të drejtës së tyre mbi pronën e tyre.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:29
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!

VETËVENDOSJE
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:32
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Serbia, Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, reagimi i Serbisë ishte i shumëllojtë. Në njërën anë u dogjën ndërtesat në dy
pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në pjesën veriore të territorit të Kosovës. Këto sulme kishin për qëllim ta
sulmojnë karakterin e ardhshëm të këtyre pikave doganore dhe përgjithësisht karakterin e ardhshëm të kufirit
Kosovë – Serbi i cili nga vija ndarëse administrative do të duhej të bëhej kufi ndërkombëtar. Çka do të ndodh me
pikat doganore në pjesën veriore të Kosovës? A do të ngriten ato në pika ndërkombëtare kufitare? Këtu do të shihet
dhe testohet pavarësia e Kosovës.
Hashim Thaçi këto i quajti raste të izoluara dhe incidente të buta. Në anën tjetër, djegia e ambasadave në Beograd, u
kritikua ashpër nga të gjitha instancat politike e instituconale në Kosovë.
Për këto sulme kanë deklaruar disa herë se i kanë xhirimet me anë të të cilave mund ta shohin qartë se kush kanë
qenë akterët e sulmeve. Atëherë si u bë që tash dy javë pas tyre askush nuk është arrestuar për to? Albin Kurtin nga
Lëvizja VETËVENDOSJE! e akuzojnë për tentativë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, dhe për këtë e
mbajtën 1 vit në paraburgim. Atëbotë reagimi i menjëhershëm (Albini u arrestua në të njëjtën ditë me
demonstratën). Të gjithë janë të vetëdijshëm se për vrasjet e 10 Shkurtit 2007 ka faj pushteti dhe vetëm ai. Në rastin
e djegies së pikave doganore në Leposaviq dhe Zubin Potok situata është tërësisht e ndryshme – aty akterët nuk
mund të akuzohen për tentativë, por për kryerje të veprës, të gjithë janë të vetëdijshëm se faji është kryekëput i
protestuesve zjarrëvënës, dhe njëkohësisht askush nuk po arrestohet.
KOSOVA
Po na thuhet se çdo gjë që po ndodh është çmim që duhet të paguajmë për shpalljen dhe njohjen e pavarësisë. Ashtu
siç janë quajtur koncensionet që i bëheshin Serbisë në Vjenë çmim për pavarësinë. Kështu vazhdimi i qeverisjes nga
misionet ndërkombëtare, copëtimi i Kosovës dhe uzurpimi i kulturës dhe trashëgimisë sonë, shkombëtarizimi i
shqiptarëve të Kosovës, dyzimi institucional dhe shumica e dyfishtë (vetoja praktike) për vendet e rezervuara për
deputetët e pakicave, ndalimi i së drejtës për vetëmbrojtje – të gjitha këto sakaq u bënë çmim për pavarësi. Kur e
vërteta është pikërisht e kundërta e kësaj: pikërisht mohimi i këtyre do të ishte pavarësi. Për shkak se mu këto
atribute do t’ia garantonin Kosovës shtetësinë – këto do ta formonin Kosovën unike, me integritet territorial, me
institucione unike dhe sovrane të cilat do të ishin kreu i vetëqeverisjes, institucione këto që do ta kishin monopolin
dhe të drejtën ekskluzive mbi përdorimin e forcës. A mund të jetë çmim për pavarësinë heqja dorë nga ajo dhe nga
shtetësia? Vetë pyetja është absurde. Përgjatë rebelimit të strukturave paralele të Serbisë kundër pavarësisë së
Kosovës, është shtypur dhe heshtur dhunshëm debati për atë se çfarë mund të bëjë Serbia. Kjo shtypje nuk është
bërë për shkak të paparashikueshmërisë se ku mund të na dërgoj hapja e një teme të tillë (siç do të mund të
mendohej) por pikërisht pse konkludimi i këtij debati është i parashikueshëm – ai do të përfundonte në domosdonë
që Kosova ta ketë ushtrinë e vet dhe t’i zhvillojë lirshëm kapacitetet e veta mbrojtëse. ShPK deri tash janë ankuar
(dhe do të vazhdojnë të ankohen) për mungesë kompetencash, kur shihet qartazi se problemi me të cilin
ballafaqohet Kosova është qartazi problem jo vetëm i sigurisë por para së gjithash i mbrojtjes dhe i ushtrisë. Për t’u
mbrojtur ndaj sulmit të cilin e ndërmorën rezervistët e ushtrisë serbe ndaj kufirit të Kosovës në fshatin Mutivodë u
dërguan policia! Çka mëton të na thotë, se ky sulm qenka çështje e brendshme! Ata vinin nga një shtet tjetër, apo
jo? Pra ky sulm ishte dashur të pritet nga ushtria, për shkak se ushtria i mbron kufijtë e jo policia. Është shumë e
padrejtë që Kosovës t’i thuhet që ta shpallë pavarësinë, që më pas t’i njihet ajo, mirëpo që të mos i lejohet ushtria
(bërja e TMK-së ushtri) për ta mbrojtur atë pavarësi.
Në burgun e Mitrovicës është rrahur një i burgosur shqiptar. Rrahja kishte ndodhur pasi që janë tërhequr gardianët
shqiptarë nga aty. Asnjë medium i Kosovës nuk ka raportuar për këtë. Pas ngjarjeve të marsit lajme të tilla nuk dalin
në medie. Për shqiptarët në veri të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë fare.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës e ka sjellur edhe një tjetër ndryshim në Kosovë – shkombëtarizimin e Kosovës.
Çdo gjë serbe po përforcohet, ndërkaq çdo gjë shqiptare po kosovarizohet. Serbët po bëhen edhe më serbë kurse
shqiptarët po bëhen kosovarë. Përderisa institucionet e Kosovës do ta përdorin tash e tutje Flamurin e Kosovës, në
godinat zyrtare nëpër komunat me shumicë serbe do të vazhdojë të valojë flamuri i Serbisë. Në flamur shqiptarët
(shumicë absolute) janë barazuar me gjithë të tjerët. Në kushtetutën e Kosovës askund nuk përmenden shqiptarët,
përderisa gjuhë zyrtare në tërë Kosovën janë gjuha shqipe dhe ajo serbe.
vazhdon
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:33
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Përfaqësimi i pakicave në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe sigurisë e tejkalon çfarëdo standardi të njohur deri tash.
Nëpër komunat me shumicë serbe përfaqësimi në administratë dhe polici e gjyqësi do ta përfaqësoj përbërjen etnike
të komunës e jo në nivel të Kosovës. Por kjo nuk po ndodh edhe në Luginë të Preshevës: në komunën e Preshevës
92% të banorëve janë shqiptarë, perderisa prej 218 policëve sa ka gjithsej komuna vetëm 119 janë shqiptarë.
Prokurorë janë vetëm 4 kundrejt 9 prokurorëve serb. Bujanoci me 61% shqiptarë i ka vetëm 106 policë nga 286
gjithsej, dhe vetëm 1 prokurorë kundrejt 10 sish të kombësisë serbe. Në Maqedoni Marrëveshja e Ohrit, e cila është
më e pafavorshme për shqiptarët atje krahasuar me favoret që plani i Ahtisaarit ua jep serbëve në Kosovë, vazhdon
të tërhiqet zvarrë dhe të mos zbatohet. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk thotë gjë për këtë fakt. Stabiliteti
në Ballkan po mbahet në kurriz të shqiptarëve. Dhe vetëm në kurriz të shqiptarëve.
Prandaj, Shqipëria duhet t’i forcojë dukshëm lidhjet me Kosovën në të gjitha nivelet dhe aspektet e jetës shoqërore,
ekonomike e politike. Kosova duhet t’i forcojë të njëjtat lidhje me shqiptarët në Luginë si dhe me ata në Maqedoni.
Kështu do të përfitojmë edhe ne nga stabiliteti, e jo vetëm të humbim Në vitin 1912 territori i Shqipërisë së
deklaruar si e pavarur përfshinte 92 mijë kilometra katrorë. Sot ai është 28 mijë (përderisa Kosova i ka pak mbi 10
mijë). Vetëm në vitin 1912, kur Serbia e kishte pushtuar Kosovën dhe pjesët shqiptare në Maqedoni 120 mijë
shqiptarë raportohet të jenë vrarë nga ushtria serbe. Prandaj po mbesim përherë të vegjël si komb, dhe të rrudhur si
territor. Për shkak se fqinjtë rreth nesh po rriten e zgjerohen.
SERBIA
Prej shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, Serbia ka filluar gradualisht ta shpallë planin e vet kundër kësaj
pavarësie. Kemi dëgjuar shumë se Serbia e ka një plan. Ndërkohë që, në mungesë informatash, shumë media të
vendit e ndërkombëtare spekulonin për atë se çka përmbanë ky plan. Në të vërtetë këto spekulime vinin të shumtën
nga informatat e pjesëshme të lansuara nga qeveria në Beograd, dhe nga ato informata dhe deklarime të zyrtarëve
atje, u arrit një induktim dhe sublimim i 5 planeve të mundshme që i kishte Serbia. Ajo ose:
• Do t’i nxisë serbët e Kosovës mos ta pranojnë pavarësinë dhe kështu ta thellojnë ndarjen e Kosovës
• Do ta nis embargon ekonomike ndaj Kosovës
• Do ta nxisë Republikën Serbe në Bosnje të veprojë njëjtë me Kosovën dhe ta shpallë shkëputjen nga Bosnja
dhe Hercegovina
• Do ta krijojë një krizë politike në Serbia për ta dëshmuar ndikimin negativ të pavarësisë së Kosovës në
politikën në rajon
• Do ta nis një fushatë të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës si revansh ndaj shpalljes së
shkëputjes së Kosovës.
Meqenëse se tash për tash ajo e ka përjashtuar agresionin ushtarak, Serbia duket se do t’i përdorë të gjitha këto por
në kohë të caktuara. Madje edhe më shumë se këto. Për sa i përket planeve përbrenda territorit të Kosovës Serbia po
përdorë taktika të ndryshme në pjesë të ndryshme. Kanë protestuar në Merdare dhe në Mutivodë, por jo edhe të
Dheu i Bardhë (në Anamoravë). Në ato pjesë të Kosovës ku fshatrat e banuara me serbë shtrihen deri në kufi, Serbia
nuk ka organizuar protesta në kufi. Për shkak se në ato pjesë ajo konsideron se ka kontroll mbi territorin përmes
strukturave paralele të cilat do të legalizohen dhe ngriten në struktura komunale me planin e Ahtisaarit. Në veri nuk
i kanë prekur ata pak shqiptarë që jetojnë atje, për shkak se Serbia është e vetëdijshme se kështu do të rrezikonte
ekzistimin e enklavave të shpërndara nëpër Kosovë e të koncentruara në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës.
Ajo i do edhe këto. Plani i Ahtisaarit ia jep edhe këto.
Ardhja simbolike e serbëve protestues të pjesës veriore të Kosovës deri të ura mbi lumin Ibër flet zëshëm për
qëllimet e Serbisë. Serbia nuk e konsideron atë urë si një vend ku mund të kalojnë lirshëm qytetarët e Kosovës, por
si një godinë ku përfundon diçka – ku përfundon Serbia dhe fillon Kosova.
Prandaj pjesa veriore e Kosovës është spastruar nga institucionet e Kosovës. Pas spastrimit etnik nga shqiptarët atje
në shkurt të vitit 2000, tash edhe institucionet e Kosovës përfundimisht u larguan nga veriu. Policëve shqiptarë iu
është thënë që për hir të sigurisë së tyre të mos dalin në patrullime nëpër rrugët e pjesës veriore të qytetit të
Mitrovicës. Protestuesit serbë e kanë detyruar SHPK-në që vetë ajo ta mirëmbajë ndarjen e qytetit të Mitrovicës
përmes kordonit që e vendos për çdo ditë aty. Në secilën paraqitje të zëdhënësit të policisë së Mitrovicës, i cili prej
se kanë filluar protestat atje është deklaruar për kamerat televizive thuajse për çdo ditë, ai fliste me shpinë të kthyer
kah pjesa veriore e qytetit. Ndërkohë që gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë as që janë duke u lejuar të shkojnë në
atë pjesë. Me këtë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dëshirojnë ta krijojnë një gjendje të re faktike në terren,
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:34
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!

ta thellojnë edhe më ndarjen e brendshme të Kosovës në mënyrë që kur të kalojë e tërë kjo dalldi e jona nga shpallja
dhe njohja e pavarësisë, të ndodhemi para aktit të kryer. A nuk kanë vepruar njëjtë më 1999? Kur u kthyen banorët e
Mitrovicës nga Shqipëria, ku ishin dëbuar dhunshëm gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe Kosovë, në
ditët e para të çlirimit, ata e kuptuan se qyteti i tyre ishte rrudhur – tash Mitrovica për ta përfundonte te Ura e Ibrit e
jo te varrezat e qytetit siç kishte përfunduar më parë. Kështu në ditët e para të pavarësisë do ta kuptojmë se edhe
Kosova po përfundoka te Ura e Ibrit.
Serbia publikisht nuk e ka pranuar këtë plan kurrë, por përmes këtyre veprimeve ajo synon që ta realizoj pikërisht
këtë plan (natyrisht duke ia shtuar edhe kërkesat e veta territoriale që nuk plotësohen asnjëherë). Më 11 maj Serbia i
ka paralajmëruar zgjedhjet lokale, dhe ato është deklaruar se do t’i mbajnë edhe në Kosovë. Këto zgjedhje synojnë
ta zyrtarizojnë praninë e Serbisë në Kosovë, si dhe t’i zyrtarizojnë komunat e reja me shumicë serbe në Kosovë të
dhuruara nga negociatat në Vjenë dhe plani i Ahtisaarit. Kjo do të përkonte me miratimin e shpejtë të ligjit për
numrin dhe territorin e komunave të Kosovës si dhe atij për vetëqeverisjen lokale (ligje këto të miratuara në parim
në Kuvendin e Kosovës).
Këto enklava (komuna) fillimisht do të synohet që të shndërrohen në zona të ndaluara për shqiptarët. Ashtu siç është
veriu sot. Mirëpo tash Serbia po synon ta arrijë këtë jo përmes spastrimit etnik dhe dhunës në shkallë të gjerë, por
përmes ekceseve të vogla (sikur sulmi me gurë i autobusit me shqiptarë i para disa ditëve, i cili çuditërisht u hesht)
me anë të të cilave Serbia shpreson të na lërë ta kuptojmë se rrugët që kalojnë nëpër komunat e Kosovë nën kontroll
të saj janë të ndaluara për ne.
Refuzimi kategorik i Serbisë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës dhe organizimi i mënyrave të ndryshme dhe
larmishme të protestës në dhe jashtë Kosovës ka për qëllim ta ngrisë pazarin në negociatat e ardhme. Tashmë kanë
filluar të dëgjohen zëra se si Kosova duhet doemos t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë. Këto negociata të reja
sigurisht se do të fillojnë me serbët e Kosovës, për hir të integrimit të tyre. Pastaj do të shihet qartë se për t’u marrur
vesh me serbët e Kosovës do të duhet të bisedohet me Beogradin. Natyrisht, popullit të Kosovës do t’i thuhet se
‘tash po bisedojmë si dy shtete’ (edhepse Serbia do të vazhdojë të mos na njoh si të tillë). E Beogradi do t’i
kushtëzojë këto negociata me, fillimisht, pranimin e situatës së re të krijuar në terren për sa i përket entitetit serb në
Kosovë.
Këtë entitet Serbia ka filluar ta realizojë me refuzimin e policëve dhe gjykatësve serb të Kosovës për ta pranuar
Kosovën si shtet dhe insistimi i tyre se urdhërat i marrin vetëm nga UNMIK-u. Kjo në njërën anë e legjitimon
UNMIK-un si autoritet të përhershëm në Kosovë (të paktën në pjesët e kontrolluara nga Serbia), ndërsa në anën
tjetër e ngrit statusin e këtyre enklavave në entitet autonom të serbëve brenda Kosovës, entitet ky që do të përbëhet
nga dy pjesë kryesore: Veriun e Kosovës të zgjeruar në veriperëndim dhe Anamoravën. Ajo që është bërë në Bosnje
me shpejtësi me marrëveshjen e Daytonit do të bëhet gradualisht në Kosovë me planin e Ahtisaarit. Pra, copëtim i
Kosovës por gjithsesi me pranimin e Institucioneve të Kosovës. Gabimisht është menduar se koncesionet do t’i
integrojnë serbët. Krejt atë që e kanë fituar deri tash, serbët e kanë fituar duke mos u integruar. Mosintegrimi atyre u
ka shkuar për shtati. Mosintegrimi është dashur të sanksionohet e jo të shpërblehet. Serbia e pranon edhe Planin e
Ahtisaarit mirëpo duke pasur parasysh se ajo e ka atë kur të dojë, Serbia do që të përfitojë edhe më shumë dhe
mbase ta pranojë Planin e Ahtisaarit ca më vonë e me një emërtim tjetër.
Me qëllim që të sajojë e përforcojë kufij përbrenda Kosovës në dëm të kufijve (të jashtëm) të Kosovës mund të
thuhet që aktualisht Serbia operon me strategji të katërfishtë:
1. Në Veri të dobësohet kufiri me Serbinë dhe të përforcohet ai në lumin Ibër;
2. Në Anamoravë dhe Graçanicë bëhen përpjekje për forcimin e institucioneve dhe strukturave të Serbisë drejt
ndërlidhjes territoriale;
3. Në veriperëndim të Kosovës synohet kthimi i serbëve për sajimin e komunave të Osojanit dhe Gorazhdecit;
4. Pjesa tjetër e Kosovës bëhet jofunksionale përmes enklavave më të vogla dhe zonave të veçanta rreth kishave
e manastireve ortodokse.
Këtu duhet ndalur dhe shtruar dy pyetje shumë të rëndësishme për institucionet e Kosovës sot: A ishte sulmi ndaj
kufirit dhe policisë në Mutivodë nga rezervistët serb agresion? Nëse jemi shtet i pavarur atëherë kjo doemos do të
duhej të trajtohej si i tillë. Dhe pyetja e dytë, edhe më e rëndësishme, z. Kryeministër a është veriu i Kosovës i
okupuar?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:36
biligoa shkruajti:ga konferenca e sotme për media
Sunday, 02 March 2008
1. Dekonstruktimi dhe kundërshtimi i draft-kushtetutës
2. Slide Show i prezentuar në konferencën e sotme
3. Analiza e skenareve të Serbisë, neutralitetit të politikës ndërkombëtare dhe soditjes së asaj vendore

Lëvizja VETËVENDOSJE!
BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE


Dështimet e njëpasnjëshme të shfuqizimit të Rezolutës 1244 me një rezolutë të re të bazuar në Planin e Ahtisaarit në
Këshill të Sigurimit, vetëm sa e përforcuan 1244-shin. Pasi që ky shfuqizim u tregua i pamundshëm për shkak të
refuzimit të Rusisë, Rezoluta u riinterpretua. Sipas këtij riinterpretimi u shpall pavarësia e Kosovës nga institucionet
e vendit. Në këtë shpallje nuk ndërhyri PSSP-ja, gjithnjë për shkak të riinterpretimit. Por kjo nuk e shfuqizoi
Rezolutën 1244. Madje ajo na u fut edhe në deklaratën e pavarësisë, me çrast institucionet e Kosovës e
rikonfirmuan pranimin e Rezolutës.
Ky riinterpretim e largon çështjen e Kosovës nga terreni i të drejtave në terren të forcës. Pra Kosova nuk u bë e
pavarur dhe nuk po njihet si e tillë për shkak se populli i Kosovës ka të drejtë ta përcaktojë i lirë statusin e tij politik,
por për shkak se kështu kanë vendosur shtetet me fuqi në politikën ndërkombëtare. Ky fakt do ta rrisë tutje
servilitetin e politikanëve të Kosovës ndaj çdogjëje dhe çdokujt që vjen nga perëndimi. Ky servilizëm po shihet
qartë që po na kushton dhe do të na kushtojë.
Përderisa Serbia e kundërshton këtë riinterpretim duke konsideruar se Kosova nuk ka të drejtë shkëputjeje, pikërisht
e kundërta është e vërtetë: KOSOVA KA TË DREJTË TË SHKËPUTET NGA SERBIA, DHE GJITHSESI KA TË
DREJTË TË BASHKOHET ME SHQIPËRINË.
Sidoqoftë George W. Bush, në emër të popullit amerikan, e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Të
tillë na njoftën edhe Britania e Madhe, Franca e Gjermania. Tash na mbetet që ta realizojmë këtë njohje. Ndërkohë
që përfaqësuesja e ShBA-ve në Prishtinë Tina Kaidanow dhe ndërhyrjet e saj në makro dhe mikro menaxhimin e
politikës së vendit janë në kundërshtim frapant me njohjen që vjen prej të njëjtës administratë amerikane. Kjo
diplomate amerikane me prejardhje bullgare, e cila po na i maltreton si Kryeministrin ashtu edhe Kryetarin e
ministrat tjerë, prej se është këtu e ka marrë qeverisjen e vendit në duart e saj. Mes tjerash Kaidanow po na e cenon
dhe shkurton pavarësinë faktike përbrenda.
Duke mos qenë në gjendje t’i integrojë serbët në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare në fund u nda në dysh: në
shtetet që e pranojnë Kosovën dhe ato që nuk po e pranojnë (shtoja këtu edhe shtetet të cilat po mendohen).
Fatkeqësisht, deri tash këto të dytat po udhëheqin. Kjo e shndërron Kosovën në peng të zhvillimeve globale për
edhe një kohë të gjatë. Të dyja palëve u janë lënë argumente edhe juridike për të vepruar ashtu siç dëshirojnë për sa
i përket subjektivitetit të Kosovës. Ato që dëshirojnë ta njohin Kosovën e kanë deklaratën e pavarësisë. Të tjerat
Rezolutën 1244. Prandaj edhe do t’i kemi dy misione ICO-në dhe UNMIK-un. Madje edhe ICO/EULEX si bazë
juridike të jashtme e kanë Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës.
ICO dhe EULEX nuk po pranohen nga serbët e Kosovës. Kështu ata do të na shiten si shumë të mirë për ne (pasi që
nuk po pranohen nga serbët) dhe do të qeverisin në pjesën shqiptare të Kosovës. UNMIK-u do të mbetet në pjesët e
banuara me serbë, për shkak se ata po e pranojnë vetëm UNMIK-un. Kështu pyetjet që duhen shtruar në këtë
drejtim janë: A do të financohen serbët e Kosovës nga paratë që do t’i ndajë BE-ja PËR Kosovën përkundër
refuzimit të tyre për ta pranuar Kosovën?
Dhe njëkohësisht për institucionet e Kosovës dhe për praninë ndërkombëtare: Çka do të ndodh me vendet të cilat
nuk na njohin, a do t’i njohim ne ato? Për më tepër a do të kenë të drejtë qytetarët e atyre vendeve të marrin pjesë në
misione nëpër Kosovë? Rasti me policët rumun dhe refuzimin e tyre të shkojnë për ta ruajtur rendin dhe qetësinë në
pjesën veriore të Kosovës kur u iu vu flaka vendkalimeve kufitare të Kosovës, tregon qartë që vendet të cilat nuk e
njohin Kosovën do të vazhdojë të veprojnë sipas Rezolutës 1244, gjë që e shndërron automatikisht veprimin e tyre
në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë mbi Kosovë.
Pyetja e ndaluar rreptësisht në Kosovë është ajo më e rëndësishmja: cili është interesi i përbashkët i qytetarëve të
Kosovës dhe cili do të duhej të ishte prioriteti i politikës në Kosovë? Pyetja ndalohet për shkak të përgjegjes që ajo e
ka – interes i përbashkët është INTEGRITETI TERRITORIAL dhe pikërisht ky do të duhej të ishte prioritet i
politikës së Kosovës sot.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:38
Telegram ngushëllimi
Saturday, 15 March 2008
Lajmi për tragjedinë e sotme të shkaktuar nga shpërthimi i municionit në Vorë, na ka tronditur pa masë, ashtu siç ka prekur thellë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Le të punojmë të gjithë që kjo ngjarje e rëndë për kombin të përballohet kombëtarisht. Vërtet që tragjedia na ka shokuar, por ajo gjithashtu ka ngjallur në mesin tonë një solidaritet të paparë prej vitesh në Kosovë. Njerëzit e këtushëm po bëjnë çmos që ta japin pjesën e tyre të ndihmës. Radhët e shqiptarëve të Kosovës e sidomos rinisë shqiptare, që po presin të dhurojnë gjak për më nevojtarët e tragjedisë së Vorës, janë të gjata.

Atyre që humbën më të afërmit e tyre u shprehim ngushëllime, kurse shtetit shqiptar gatishmërinë tonë si popull për ofrimin e çdo mundësie për ndihmë, në mënyrë që kjo ngjarje të na gjejë sa më të bashkuar si shqiptarë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:39
Homazhe për tragjedinë e Gërdecit
Sunday, 16 March 2008
Sot, e diel me 16 mars 2008, në Prishtinë do të mbahen homazhe për tragjedinë e Gërdecit. Homazhet do të nisen nga konviktet e studentëve në Prishtinë në ora 19:00, përderisa homazhet qendrore do të mbahen te Teatri Kombëtar në ora 19:30. Prej aty do të vazhdojmë deri te Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.

Te Teatri do të ndezim qirinj dhe vendosim lule. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjiten

Homazhet organizohen nga këto organizata:

Unioni i Studentëve Shqiptarë
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Rrjeti Rinor
ÇOHU
Klubi Politik "Afrim Zhitia"
Iniciativa e Bashkuar Qytetare e Llapit
26 Marsi 1999
Lëvizja për Bashkim
Shoqata e të Burgosurve Politik
Thirrjet e Nënave
Sindikata e Minatorëve të Trepçës
Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës

Lëvizja VETËVENDOSJE!
vesalio
vesalio
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 29/01/2008
Postime : 12
Points : 9
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

24th January 2016, 23:52
Vetvendosja nga Levizje u bo parti
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 7 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi