Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:51
Demonstratë në Bruksel për lirinë e pavarësinë e Kosovës
Të shtunën, me 24 nëntor 2007, para institucioneve evropiane, në Place Schuman 1000 në Bruksel duke filluar në orën 12:00 është mbajtur një demonstratë me moton "Për Kosovën e Lirë dhe të Pavarur". Qëllimi i kësaj demonstrate ka qenë që t’i bëhet e ditur faktorit ndërkombëtar se çfarëdo propozimi a raporti që do ta dërgojë e ashtuquajtura "treshe ndërmjetesuese" në KS të OKB-së me 10 dhjetor 2007 do të jetë i papranueshëm për popullin e Kosovës në qoftë se është më pak se pavarësia e plotë e cila paraqet vullnetin e popullit.

Të pranishëm në demonstratë kanë qenë diku rreth 300 vetë. Demonstruesit kanë bartur parulla, në të cilat kanë qenë të shkruara kërkesa të shumta si: "Vetëvendosje për popullin e Kosovës", "Referendum për Pavarësi", "Liria nuk negociohet", "Liri për Albin Kurtin", "Liri për Çlirimtarët", "Maqedoni, mos luaj me zjarr" etj. Parullat kanë qenë të shkruara shqip, anglisht, frëngjisht dhe holandisht. Demonstruesit kanë bartur gjithashtu simbole kombëtare shqiptare dhe belge, si dhe simbolet e Bashkimit Evropian.

Demonstrata ka zgjatur një orë e gjysmë dhe gjatë kësaj kohe të tubuarve u janë drejtuar me fjalime disa aktivistë nga shoqata dhe lëvizje politike e kulturore të shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë.

Në demonstratë është lexuar edhe telegrami inkurajues i Albin Kurtit si dhe letra përkrahëse e të gjitha qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në diasporë. Gjatë leximit të telegramit të Albinit, masa e tubuar është ‘ndezur’ dhe disa herë e ka ndërprerë leximin duke brohoritur "Albin Kurti, Albin Kurti" dhe "Vetëvendosje, Vetëvendosje". Kjo ka qenë edhe pika më kulminante e demonstratës. Përfaqësuesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Belgjikë, Albert Jusufi, në fjalimin e tij, ka kërkuar referendum për pavarësinë e Kosovës, dhe nga faktori ndërkombetar ka kërkuar që të mos i përsërisin gabimet e konferencave të Londrës dhe Berlinit, por të njohin pa hezitim vullnetin e popullit të Kosoves.

Në emër të Këshillit Organizativ ka folur Milaim Ziberi nga shoqata "Horizonti 2001"; në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së ka folur Bajram Selmanaj, përfaqësues i FBKSH-së; në emër të familjeve të dëshmorëve dhe në emër të familjes Haradinaj në veçanti ka folur Ismet Haradinaj. Pastaj, kanë folur edhe Ismet Ademi biznismen dhe veprimtar nga Antwerpen-i; Hajrullah Haliti, albanolog dhe gazetar; dhe, Xheladin Demiri, veprimtar me prejardhje nga Maqedonia. Nga ata që folën para demonstruesve është thënë se në këto momente historike nëpër të cilat po kalon Kosova, kur prapë të tjerët po vendosin për fatin tonë, ndihma e diasporës shqiptare është më së e nevojshme. Po ashtu, u tha që asnjë mision i ardhshëm ndërkombëtar, çfarëdo qoftë ai, që do të zëvendësojë UNMIK-un, nuk është i mirëseardhur për popullin e Kosovës, nëse paraprakisht nuk pranohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Nga folësit u theksua që mbajtja në arrest pa asnjë fije faji e, siç u quajt, liderit të ri të Kosovës, Albin Kurtit, është e papranueshme për popullin: Albin Kurti është përfaqësues i rrymës së re politike-filozofike në Kosovë, prandaj izolimi i tij do të thotë izolim i mendimit të lirë e përparimtar për lirinë e popullit. Që të gjithë potencuan se populli i Kosovës kërkon drejtësi nga institucionet ndërkombëtare dhe kërkon të drejtën për të shprehur vullnetin e tij për fatin e tij.

Në demonstratë është vërejtur mungesa e mediave të censuruara nga UNMIK-u (RTK, KTV, etj.), por ka qenë një prani e kënaqshme e mediave ndërkombëtare dhe lokale belge. Një delegacion tre anëtarësh i Këshillit Organizativ është pranuar një ditë më herët (e premte 23 nëntor 2007) nga Michael Giffoni, këshilltar i zyrës së Solanës, me ç'rast i kanë dorëzuar një dokument me kërkesat tona.

Demonstruesit janë shpërndarë të qetë dhe bashkëpunimi me organet lokale belge rreth organizimit ka qenë i nivelit më të lartë të mundshëm profesional.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:52
Medale për vrasësit – UNMIK-u nderon krimin
Friday, 30 November 2007
Nga një dokument të siguruar prej personave brenda UNMIK-ut, kemi mësuar se më 1 dhjetor, një delegacion qeveritar i Rumanisë, i prirë nga Cristian David, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Reformës së Administratës, do ta viziton Kosovën. Ata po vijnë në Kosovë për të marrur pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaleve për paqeruajtësit, ceremoni kjo e organizuar nga UNMIK-u.

Të shtunën, më 1 dhjetor, kontigjentit të policisë rumune me shërbim në Kosovë, do t'i ndahet medalja e nderit për punën e bërë këtu. Më 10 shkurt po ky kontigjent shtiu me plumba gome, me afat të skaduar tash e 13 vjet, në kokat e protestuesve të padhunshëm dhe atë nga afërsia. Mon Balaj dhe Arben Xheladini u goditën nga këta plumba në kokë, goditje këto që për ta qenë vdekjeprurëse. Ata u vranë nga po ky kontigjent i policëve rumun të cilët po nderohen nga UNMIK-u. 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve rëndë. Asnjë prej vrasësve nuk janë identifikuar individualisht, mirëpo bazuar në llojin e plumbave vdekjeprurës, ligjërisht është dëshmuar se vrasësit kanë qenë nga njësiti rumun i policisë speciale të UNMIK-ut.

Duke shkelur rëndë secilin parim të drejtësisë dhe njerëzisë, UNMIK-u i lejoi këta vrasës ta lëshojnë Kosovën pak kohë pas aktit kriminal pa i ndjekur ata penalisht. Përmes pasivitetit dhe manovrimeve mbuluese dhe penguese, UNMIK-u e bëri të pamundur identifikimin dhe dënimin e vrasësve, apo kujtdo tjetër që është përgjegjës për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

Sikur ky privim i familjeve të Monit dhe Arbenit nga mundësia për zbatimin e drejtësisë në rastin e vreasjeve të më të dashurëve të tyre të mos ishte e mjaftueshme, UNMIK-u tash do t'i shpërblejë vrasësit e Monit dhe Arbenit me medale. Ky akt i shëmtuar është provokim i tmerrshëm për secilin person që është i interesuar për drejtësi në Kosovë, dhe është i barabartë me pështymjen në fytyrë të secilit person që e ka dashur Monin dhe Arbenin. Rrallëherë është kristalizuar kaq qartë brutaliteti dhe absurditeti i sundimit të UNMIK-ut këtu. Ky regjim edhe një herë ka dëshmuar se nuk ka respekt për interesat apo për popullin e Kosovës.
kliko ne leter:

për të parë letrën e dërguar nga qeveria e Rumanisë në OKB në Nju Jork, me çka ata kërkojnë që të aranzhohet
vizita e Ministrit rumun të Punëve të Brendshme i cili do të vij në Kosovë enkas për këtë ceremoni.

kliko ne leter:

për të parë letrën dërguar Rykerit nga OKB-ja, ku kërkohet nga UNMIK-u që aranzhohet kjo vizitë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:55
SHPALLJA E THAÇIT NUK DO TA BËNTE KOSOVËN TË

PAVARUR NGA SERBIA POR DO T´I BËNTE ENKLAVAT

TË PAVARURA NGA KOSOVA![/CENTE



· Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.



· Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!


[center][font="Arial Black"][size="3"][color="Red"] Shkruan: Albin KURTI nga arresti shtëpiak






Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër!



Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë.



Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet.



Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë).



Më 17 nëntor, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë

absolutisht më vonë



Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër.



Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, me këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).



- Mirëpo, për çka do ta shfrytëzojnë?



- Pse i duhet Hashim Thaçi UNMIK-ut?



- Pse i nevojitet atij mu në këtë kohë?



Që të gjithë tashmë e kanë të qartë se nuk ka trysni ndërkombëtare mbi Serbinë që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Presioni është mbi Prishtinën. Politikanët e Prishtinës do të cyten e shtrydhen që të pranojnë marrëveshje kompromisi me Serbinë. Aq shumë koncesione i janë bërë Serbisë nga ana e Grupit Negociator saqë tash besohet se mund të bëhet edhe kompromisi përfundimtar.



Pakoja e Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen

e brendshme të Kosovës



Siç dihet, Kuvendi i Kosovës e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndërkaq Serbia s’ka lëvizur asnjëherë për asgjë nga pozicionet fillestare. E, qëllimi i Pakos së Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës, kurse efekti kryesor i kësaj Pakoje ishte shkatërrimi i pavarësisë së plotë si kërkesë e shqiptarëve të Kosovës. Tash, Hashim Thaçi duhet të jetë garantuesi i kurorëzimit të punës dyvjeçare të Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit të varësisë më të re të Kosovës nga Serbia.



Në vijim të këtyre negociatave, Serbia jo vetëm që s’do të lëshojë pe, por ajo as që ka pse të lëshojë pe. Ajo po fiton duke mos lëshuar pe (siç edhe ngjan zakonisht në politikë). Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, Serbinë e konsiderojnë një vend demokratik andaj nuk duan të lejojnë shkëputjen e Kosovës prej saj. Në fakt, Serbinë e bën demokratike pikërisht pëlqimi për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, Koshtunica dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në të vërtetë, ka vetëm një mënyrë paqësore se si Koshtunica do të pajtohej me pavarësimin e Kosovës (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginën e Preshevës). Vetëm dhe vetëm nëse në shkëmbim për shkëputjen e Kosovës Koshtunica e fiton Republikën Serbe në Bosnje.



Në korrik të vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herë radhazi që nuk mund të lejojë pavarësimin e Kosovës meqë kjo do të thoshte humbje e 15% të territorit të Serbisë. Me këtë deklaratë Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovën vetëm si territor dhe se ky territor është i Serbisë. Edhe më e rëndësishme se kjo, ai ka nënkuptuar se, në fund të fundit, për humbjen e Kosovës, Serbia do të duhej të kompensohet territorialisht, e jo me anëtarësime të përshpejtuara në BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarë kompensimi joterritorial për Kosovën. Territori vazhdon të jetë kategoria kryesore e politikës së Serbisë dhe Koshtunica e ka ndërmend Republikën Serbe në Bosnje kur flet në këtë mënyrë për Kosovën. E gjithë kjo mundësohet e ndërlidhet edhe me paradigmën e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i përkasin të njëjtit rajon.



Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë?




Megjithëkëtë, le të kthehemi në Kosovë dhe te pyetja që akoma nuk është zhvlerësuar tërësisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë?



Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjëherë pas 10 dhjetorit. Sepse tanimë thanë që pas 10 dhjetorit (në vend të shpalljes) do ta caktojnë datën kur do ta shpallin. Dhe, për shkak se vetëm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund të duket interesant dhe joshës: sa më afër tij, aq më i largët ai. UNMIK-u dhe faktorë ndërkombëtar që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojnë që t’i skadojë afati një premtimi pa e shpikur paraprakisht një premtim të ri.



Me 11 dhjetor njerëzit nuk do të merren me mospërmbushjen e premtimit të vjetër, por me shpresat për premtimin e ri. Do të flitet për shuma marramendëse në konferencën e donatorëve (që do të mbahet në mars 2008), për mision të ‘vogël’ të BE-së në vend të UNMIK-ut (në prill 2008), për konferencë ndërkombëtare për Kosovën (në qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nëse krijohet një trysni e madhe që të shpallet pavarësia e Kosovës nga Kuvendi i ardhshëm i Kosovës, kjo s’do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. Shpallja e pavarësisë pa referendum dhe ushtri thjesht është kundërproduktive. Një kuvend që e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nëse e shpall pavarësinë diku në vitin e ardhshëm, pas një kohe do të mund ta pranojë federatën apo konfederatën asimetrike me Serbinë.



Pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes…



Pikërisht referendumi si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje e sjell popullin në proces politik, por, mbi të gjitha, ai e kushtëzon çfarëdo vendimi të Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum të sërishëm. Në anën tjetër, pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Është e kotë edhe nëse SHBA-të e njohin pavarësinë e Kosovës po qe se shqiptarëve të Kosovës (apo TMK-së në veçanti) nuk i lejohet që të armatoset nga Shqipëria dhe ShBA-të për të mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtë dhe brenda.



SHBA-të, më 7 prill të vitit 1992, e patën njohur Bosnje e Hercegovinën si shtet të pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armëve nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Millosheviqi i ndërseu serbët e Bosnjës duke ua vënë në shërbim ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët nga Serbia. E dimë mirë se çfarë ngjau atëbotë: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dëmeve të papara në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, boshnjakët u detyruan ta pranojnë edhe ndarjen e brendshme të vendit të tyre e që rezultoi me Republikën Serbe, një krijesë kjo gjenocidale.



Është naive, e gabueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme të mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave të Serbisë në Kosovë. Dëshmi kundër besimit në mbrojtjen që na e bën KFOR-i është tolerimi tetëvjeçar i strukturave të Serbisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe veriun e ndarë. Dëshmi tjetër është edhe soditja që KFOR-i i bëri spastrimit të veriut të Kosovës nga shqiptarët në shkurt të vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin që e fuqizon popullin dhe përderisa nuk na lejojnë të kemi ushtrinë tonë veçsa do ta keqësojnë gjendjen në Kosovë.



As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën. Kosova parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë.



Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.



Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!

NË ZGJEDHJE DOLËN VETËM 37 % - TASH ËSHTË KOHA T´I THEMI “PO” VETËVENDOSJES DHE REFERENDUMIT



- “(PA)VARËSIA QË (NUK)NEGOCIOHET
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:55
Deklarata e mëhershme e dëshmitarit ishte e fallcifikuar
Tuesday, 04 December 2007
Më 4 dhjetor, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajt sesioni i tretë i gjykimit kundër Albin Kurtit

1. Në këtë gjykim, Albin Kurti filloi duke paraqitur në gjyq një DVD të një programi televiziv i cili demonstron se avokati mbrojtës i caktuar nga gjyqi, Fazli Balaj, nuk është objektiv në këtë rast. Në këtë program televiziv me 13 shkurt, Fazli Balaj publikisht i kishte dënuar protestuesit e 10 shkurtit dhe Albin Kurtin si dhe kishte shpifur për qëllimet e protestës. Pasi që DVD-ja nuk funksionoi siç duhet gjyqi e injoroi pohimin e Albinit dhe vazhdoi me seancën pa e pezulluar atë për ta konsideruar dëshminë. Në vijim është dhënë deklarata e Albinit lidhur me këtë dëshmi:

“Mbi të ashtuquajturin avokat mbrojtës timin Fazli Balajn
Dua të them diçka mbi të ashtuquajturin avokat mbrojtës timin, Fazli Balajn. Në emisionin ‘A u shkel ligji?’ në TV 21, më 13 shkurt, Balaj më ka shpallur fajtor për më shumë gjëra sesa që më akuzoni këtu. Balaj ka thënë se unë duhet të fajësohem për çdo gjë (të keqe/kriminale) me 10 shkurt pasi që nuk jam takuar me SHPK-në para demonstratës (pjesa e parë 6:14 min). Ai ka thënë se protesta e 10 shkurtit, që është në fokus të këtij rasti, nuk iu ka përmbajtur as standardeve ndërkombëtare, as kombëtare (pjesa e parë 5:35 min); se qëllimi i protestës ishte të rrëzohej pushteti dhe destabilizohej Kosova (pjesa e dytë 6:52 min) dhe se plani konkret i VETËVENDOSJE!-s ishte të digjeshin veturat (pjesa e dytë 4:41 min). Ai po ashtu ka thënë se policia e UNMIK-ut ka vepruar në emër të Kosovës (pjesa e dytë 4:25 min).
Balaj nuk është këtu për të më mbrojtur mua. Gjithashtu në seancën e 15 nëntorit u bë e qartë se ai dhe unë kemi interesa të kundërta. Caktimi i Balajt si avokat imi ilustron sërish se si ky gjyq është gjithçka përveçse i drejtë, se ma mohon të drejtën për gjykim të paanshëm. Nuk u pat qartësuar se si Balaj u zgjodh. Ai kurrë nuk më ka kontaktuar dhe unë kurrë s’kam folur me të. Ai do të duhej të përjashtohej nga ky rast menjëherë. Çkado që ai ka thënë ose do të thotë do të duhej të shpërfillet.”

2. Njëri prej dëshmitarëve kyç, polici Ismet Hajdini, u mor në pyetje nga prokuroria, mbrojtja, nga Albin Kurti dhe nga trupi i gjyqtarëve. Gjatë marrjes në pyetje Hajdini ka thënë se, në kundërshtim me deklaratat e tij të mëhershme, ai nuk e ka parë Albinit duke hedhur gurë, dhe as që ka dëgjuar Albinin t’i japë kurrfarë urdhërash demonstruesve që të gjuajnë me gurë. Hajdini ka mohuar se deklarata e tij e mëparshme kundër Albinit është dhënë nga ai. Ai ka thënë se ka dëgjuar një pjesë të fjalimit të Albinit në të cilin ai ka thënë se edhepse Kosova ka Ministri të Brendshme dhe të Drejtësisë ato asnjëra s’kanë kompetenca. Hajdini ka thënë që protesta ishte e padhunshme deri kur u thye kordoni. Ai po ashtu ka deklaruar që nuk ka dëgjuar asnjë paralajmërim të policisë për protestuesit që të mos vazhdojnë me marshin. Dëshmia e Hajdinit demonstron se prokuroria nuk ka fare rast. Pasi që asnjë nga dëshmitarët e tjerë nuk u shfaq në gjyq, seanca gjyqësore u pezullua.

3. Seanca e ardhshme u caktua për 30 janar 2008, një shtyrje e panevojshme e cila është e disenjuar për t’ia zgjatur izolimin Albin Kurtit në arrest shtëpiak.



Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:56
SHPALLJA E THAÇIT
Shkruar nga Albin KURTI nga arresti shtëpiak

Thursday, 06 December 2007
Albin Kurti

· Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.

· Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!

Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër!

Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë.

Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet.

Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë).

Më 17 nëntor, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë

Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër.

Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, me këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).

- Mirëpo, për çka do ta shfrytëzojnë?

- Pse i duhet Hashim Thaçi UNMIK-ut?

- Pse i nevojitet atij mu në këtë kohë?

Që të gjithë tashmë e kanë të qartë se nuk ka trysni ndërkombëtare mbi Serbinë që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Presioni është mbi Prishtinën. Politikanët e Prishtinës do të cyten e shtrydhen që të pranojnë marrëveshje kompromisi me Serbinë. Aq shumë koncesione i janë bërë Serbisë nga ana e Grupit Negociator saqë tash besohet se mund të bëhet edhe kompromisi përfundimtar.

Pakoja e Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës


Siç dihet, Kuvendi i Kosovës e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndërkaq Serbia s’ka lëvizur asnjëherë për asgjë nga pozicionet fillestare. E, qëllimi i Pakos së Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës, kurse efekti kryesor i kësaj Pakoje ishte shkatërrimi i pavarësisë së plotë si kërkesë e shqiptarëve të Kosovës. Tash, Hashim Thaçi duhet të jetë garantuesi i kurorëzimit të punës dyvjeçare të Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit të varësisë më të re të Kosovës nga Serbia.

Në vijim të këtyre negociatave, Serbia jo vetëm që s’do të lëshojë pe, por ajo as që ka pse të lëshojë pe. Ajo po fiton duke mos lëshuar pe (siç edhe ngjan zakonisht në politikë). Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, Serbinë e konsiderojnë një vend demokratik andaj nuk duan të lejojnë shkëputjen e Kosovës prej saj. Në fakt, Serbinë e bën demokratike pikërisht pëlqimi për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, Koshtunica dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në të vërtetë, ka vetëm një mënyrë paqësore se si Koshtunica do të pajtohej me pavarësimin e Kosovës (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginën e Preshevës). Vetëm dhe vetëm nëse në shkëmbim për shkëputjen e Kosovës Koshtunica e fiton Republikën Serbe në Bosnje.

Në korrik të vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herë radhazi që nuk mund të lejojë pavarësimin e Kosovës meqë kjo do të thoshte humbje e 15% të territorit të Serbisë. Me këtë deklaratë Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovën vetëm si territor dhe se ky territor është i Serbisë. Edhe më e rëndësishme se kjo, ai ka nënkuptuar se, në fund të fundit, për humbjen e Kosovës, Serbia do të duhej të kompensohet territorialisht, e jo me anëtarësime të përshpejtuara në BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarë kompensimi joterritorial për Kosovën. Territori vazhdon të jetë kategoria kryesore e politikës së Serbisë dhe Koshtunica e ka ndërmend Republikën Serbe në Bosnje kur flet në këtë mënyrë për Kosovën. E gjithë kjo mundësohet e ndërlidhet edhe me paradigmën e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i përkasin të njëjtit rajon.

Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë?

Megjithëkëtë, le të kthehemi në Kosovë dhe te pyetja që akoma nuk është zhvlerësuar tërësisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë?

Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjëherë pas 10 dhjetorit. Sepse tanimë thanë që pas 10 dhjetorit (në vend të shpalljes) do ta caktojnë datën kur do ta shpallin. Dhe, për shkak se vetëm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund të duket interesant dhe joshës: sa më afër tij, aq më i largët ai. UNMIK-u dhe faktorë ndërkombëtar që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojnë që t’i skadojë afati një premtimi pa e shpikur paraprakisht një premtim të ri.

Me 11 dhjetor njerëzit nuk do të merren me mospërmbushjen e premtimit të vjetër, por me shpresat për premtimin e ri. Do të flitet për shuma marramendëse në konferencën e donatorëve (që do të mbahet në mars 2008), për mision të ‘vogël’ të BE-së në vend të UNMIK-ut (në prill 2008), për konferencë ndërkombëtare për Kosovën (në qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nëse krijohet një trysni e madhe që të shpallet pavarësia e Kosovës nga Kuvendi i ardhshëm i Kosovës, kjo s’do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. Shpallja e pavarësisë pa referendum dhe ushtri thjesht është kundërproduktive. Një kuvend që e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nëse e shpall pavarësinë diku në vitin e ardhshëm, pas një kohe do të mund ta pranojë federatën apo konfederatën asimetrike me Serbinë.

Pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes…

Pikërisht referendumi si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje e sjell popullin në proces politik, por, mbi të gjitha, ai e kushtëzon çfarëdo vendimi të Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum të sërishëm. Në anën tjetër, pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Është e kotë edhe nëse SHBA-të e njohin pavarësinë e Kosovës po qe se shqiptarëve të Kosovës (apo TMK-së në veçanti) nuk i lejohet që të armatoset nga Shqipëria dhe ShBA-të për të mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtë dhe brenda.

SHBA-të, më 7 prill të vitit 1992, e patën njohur Bosnje e Hercegovinën si shtet të pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armëve nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Millosheviqi i ndërseu serbët e Bosnjës duke ua vënë në shërbim ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët nga Serbia. E dimë mirë se çfarë ngjau atëbotë: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dëmeve të papara në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, boshnjakët u detyruan ta pranojnë edhe ndarjen e brendshme të vendit të tyre e që rezultoi me Republikën Serbe, një krijesë kjo gjenocidale.

Është naive, e gabueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme të mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave të Serbisë në Kosovë. Dëshmi kundër besimit në mbrojtjen që na e bën KFOR-i është tolerimi tetëvjeçar i strukturave të Serbisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe veriun e ndarë. Dëshmi tjetër është edhe soditja që KFOR-i i bëri spastrimit të veriut të Kosovës nga shqiptarët në shkurt të vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin që e fuqizon popullin dhe përderisa nuk na lejojnë të kemi ushtrinë tonë veçsa do ta keqësojnë gjendjen në Kosovë.

As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën. Kosova parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë.

Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.

Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!
__________________
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:56
KKSHA kërkon lirimin e Albin Kurtit

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, në një deklaratë lidhur me gjyqin e Albin Kurtit, thotë se ka besim në vlerat e demokracisë dhe dëshiron "të jetë pjesëmarrës në ndërtimin e një Kosove demokratike në të cilën çdo individ gëzon të drejtat e lirisë së shtypit, tubimit, dhe mendimit dhe në të cilën qeveria respekton zërin e opozitës".
"Në emër të këtyre të drejtave, Këshilli kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit", udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, i cili edhe më tej vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak të papërcaktuar
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:57
Intervistë me Albin Kurtin, udhëheqës i lëvizjes “VETËVENDOSJE!”
Kosova do të jetë Ahtisari- = HIV+

Nt: “Kur e pranoi pakon e Ahtisarit pala kosovare dhe çështja shkoi në Këshillin e Sigurimit, ajo çka u bë shumë interesante ishte, se thuhej “e po tani nuk varet prej neve, por varet nga Bushi, Putini, etj”. Të njëjtën taktikë duan ta përdorin edhe një herë. Zëvendësimin e shpalljes së pavarësisë me shpallje të koordinuar, dhe të thonë se nuk varet prej neve, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Bëhet fjalë për gënjeshtarë, gënjeshtra e të cilëve vazhdimisht përjeton mutacion”. -Albin KURTI

Zejnaj: Z. Kurti, ju kishit një seancë të re gjyqësore që ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit. Si ishte ecuria e asaj seance?

Kurti: Së pari trupi i gjykatësve ndërkombëtar është dashur të jap një përgjigje me shkrim dhe me arsyetim ligjor për kundërshtimin tim të aktakuzës, i cili u bë në fund të seancës së dytë me 15 nëntor. Trupi i gjykatësve ndërkombëtar me në krye Gjykatësin italian, Mauricio Salustro, nuk e bënë një gjë të tillë, por menjëherë deshën që të kalojnë tek dëshmitari. Unë intervenova dhe lexova një tekst në të cilin ishte përshkruar në detaje qëndrimi i Fazli Balajt në një emision në RTV 21 të mbajtur me 13 shkurt në Emisionin ZOOM, me titull, “A u shkel ligji”?. Aty kam paraqitur se si Fazli Balaj bënë një sërë fajësimesh kundër meje dhe madje shpif për fakte dhe qëllime të paqena të asaj demonstrate. Kjo tregon se unë, jo vetëm që nuk e pranoj të ashtuquajturin avokat mbrojtës, Fazli Balaj, i caktuar nga Gjykata, por bëhet fjalë për një avokat i cili, edhe në aspektin politik është jashtëzakonisht kundër meje, por edhe nga aspekti njerëzor nuk është i moralshëm, duke qenë se shpif dhe fabrikon fakte të paqena.
Me atë rast unë kisha një DVD-i, e cila në aparaturën e Gjykatës nuk hapej dot dhe me këtë rast Gjykata deklaroi se duhet të vazhdojmë me këtë avokat. Nuk ka dyshim se Fazli Balaj i konvenonte Gjykatësit Mauricio Salustro. Pas dorëheqjes se Ahmet Hasollit janë dy avokatë që Gjykata u ka thënë që të me mbrojnë, por të cilët e kanë refuzuar Gjykatën. Këta janë, Tomë Gashi dhe Ibrahim Dobruna. Që të dy këta avokatë i janë përgjigjur thirrjes sime të 30 shtatorit që kurrsesi të mos më mbrojnë dhe kësisoj të më bashkohen në sulmin tim kundër Gjykatës. Megjithatë, Fazli Balaj e pranoj këtë detyrë dhe kjo tregon se ky është një njeri shumë i përshtatshëm për Gjykatën dhe se ai e dëshironte një detyrë të tillë. Në këtë proces që po udhëhiqet kundër meje mua në fakt më duhet një mbrojtës kundër të ashtuquajturit mbrojtës imi, sepse ai më akuzon mua për gjëra që as vetë Prokuroria nuk më akuzonte. P.sh. në emisionin e 13 shkurtit Fazli Balaj ka thënë se një ndër synimet e protestës ka qenë djegia e veturave, gjë që nuk është fare e vërtet.
Pas kësaj, Prokurori e thirri dëshmitarin e parë të Prokurorisë, policin Besart Ahmeti, që nuk ishte aty dhe pastaj kaluan në dëshmitarin tjetër, Ismet Hajdinin, që ishte një dëshmitarë kyç i Prokurorisë, por i cili i hodhi në ujë të gjitha pretendimet e Prokurorisë për fajësinë time. Ai tha se unë nuk kam gjuajtur me gurë, se nuk i kam thënë kujt të gjuajë, se askush nuk i ka përmendur shishet dhe se në të vërtetë nuk i kujtohet se a intervenoi e para policia apo hedhën shkopinj druri protestuesit në demonstratën e 10 shkurtit. Unë mendoj se trupi ndërkombëtar i gjykatësve është në një hall të madh me procesin tim, për shkak se dëshmitarët e saj, në fakt po flasin aty në favor timin: duket qartazi se deklaratat e mëparshme janë deklarata të paqena dhe nuk janë njëmend deklarata të atyre policëve, por janë falsifikuar.

Mst: Ishte një vizitë krejtësisht anonime
Zejnaj: Ju përmendët shkurtin dhe ngjarjet që kanë ndodhur në atë muaj. Mirëpo, këto ditë heshtazi në Kosovë ka qëndruar Ministri i Punëve të Brendshme i Rumanisë, ku ka dekoruar policët rumun. Çfarë keni bërë ju për t’ia publikuar veprimet që kanë bërë policët rumunë në Kosovë gjatë 10 shkurtit?

Kurti: Ministri i Punëve të Brendshme të Rumanisë ka qenë të shtunën në Kosovë (01-12-2007) dhe në një ceremoni ku ka marrë pjesë vetëm policia e UNMIK-ut, po jo edhe SHPK-ja. U janë ndarë dekorata policëve rumunë që janë në kuadër të UNMIK-ut. Këtë e kanë bërë fshehurazi dhe pa zhurmë, për shkak se e kanë ditur çfarë ka bërë kontingjenti i policëve rumunë në Kosovë. Ne kishim marrë një dokument më herët nga një nëpunës i UNMIK-ut ku thuhej se Ministri i Punëve të Brendshme i Rumanisë ka kërkuar leje nga UNMIK-u për ceremoninë e dekorimit. Ne nuk e dimë nëse UNMIK-u i ka dhënë menjëherë leje apo ca më vonë, por me siguri i ka dhënë, sepse policët rumunë janë në kuadër të policisë së UNMIK-ut.
Krejt çfarë kemi bërë ne ka qenë bërja publike e kësaj letre dhe kemi ngritur zërin tonë të protestës kundër këtyre medaljeve për vrasësit ose kolegët e vrasësve. Nuk them se kanë qenë medoemos të njëjtit njerëz aty, sepse ata policë, UNMIK-u i kishte lejuar që të kthehen në Rumani, mirëpo së paku kanë qenë kolegët e tyre, e mbase dikush ka qenë pjesëmarrës edhe më 10 shkurt. Të gjitha këto gjëra ndodhin jashtë syve tanë, sepse UNMIK-u nuk ka kurrfarë transparence për vendasit të cilët i sundon. Në çdo ceremoni që bëhet të pranishëm janë SHPK-ja dhe mediat, por kësaj radhe ishte ndryshe. Kjo tregon se ata nuk janë të interesuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre kriminal për t’i mbrojtur kriminelët, por kanë qenë të interesuar që kjo të mos merret vesh. Protestë nuk kemi mundur të organizojmë në vendin ku bëhej dekorimi i vrasësve, sepse as sot e kësaj dite nuk e dimë se ku ka ndodhur ai dekorim, në Vushtrri, në Fushë Kosovë, në cilën ndërtesë të Prishtinës (nëse në Prishtinë) etj., gjë që tregon se askush nuk jep informata se ku ka ndodhur ngjarja.

Zejnaj: T’i kthehemi procesit të zgjedhjeve, ku tani e kemi të njohur përqindjen e votuesve, më shumë se 50% të qytetarëve nuk kanë dalë në votime. Çfarë domethënie apo cili është mesazhi i këtij qëndrimi për zhvillet politike nëpër të cilat po kalojmë?

Kurti: Mendoj se qytetarët në masë të madhe i thanë jo kësaj politike që vjen nga UNMIK-u dhe që aprovohet nga institucionet pa sovranitet të Kosovës dhe që më pastaj implementohet tek qytetarët që e përjetojnë si pasojë atë politikë. Qytetarët i thanë jo zgjedhjeve brenda kornizave dhe njëkohësisht e delegjitimuan mënyrën e qeverisjes së deritanishme me Kosovën. E dimë që kishte njerëz që thoshin se ishte shkaktar moti i lig dhe ai ndikoi në mospjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje duke krijuar në këtë mënyrë përshtypjen thuajse atë ditë ishte minus 15 gradë! Por, ne që e dimë se ishte rreth zero gradë. E dyta, nëse njëmend kanë dashur që të ketë dalje masive, atëherë nuk është dashur që të mbahen zgjedhje, por referendum dhe me siguri se popullata do të dilte dhe nuk do të kishin problem me përqindjen e votuesve. Në këtë mënyrë, përmes kësaj përqindjeje qytetarët ua dhanë përgjigjen këtyre politikanëve, të cilët në mënyrë të paskrupullt pas dështimit politik, stagnimit ekonomik dhe pas shkaktimit të këtij mjerimi social, nuk u vinte turp që sërish ta kërkojnë votën e qytetarëve. Në Kosovë ka shumë njerëz që janë jashtëzakonisht shumë të pakënaqur, në krahasim me vendet tjera në rajon dhe Evropë, por problemi kryesor te ne është se kjo pakënaqësi është e paorganizuar dhe nuk ka vetëbesim të mjaftueshëm për të shkaktuar ndryshime.

Mst: Shumica prej tyre kanë simpati për neve

Zejnaj: Ju keni bërë thirrje që të mos dilet në zgjedhje dhe kjo përqindje e ulët a u bënë juve më të fortë në synimet tuaja dhe a konsideroni veten si “fitues moral”?

Kurti: Po, ne e ndiejmë veten si “fitues moral” edhe pse mendojmë se aktivitetet tona, koncepti jonë i drejtë politik, analiza e saktë politike që kemi bërë, është shkaku i dytë i mosdaljes së qytetarëve në zgjedhje. Shkaku i parë i mosdaljes së qytetarëve në zgjedhje janë vetë politikanët që u bënin thirrje që ata të dalin. Unë mendoj se jo vetëm në lëvizjen “VETËVENDOSJE”! por që të gjithë njerëzit që nuk kanë dalë në këto zgjedhje po ndjehen disi më të fuqishëm sesa përpara. Mbase po e kuptojnë se ata janë shumicë. Kjo tregon se ata kanë menduar se njëmend janë të pakënaqur, se njëmend në Kosovë gjendja është e keqe, por se vetë ata janë pakicë. Tani e kanë kuptuar se në të vërtetë ata janë shumica.

Focus: Mendoni se kjo përqindje është pjesë e juaja apo “elektorat” i juaji”?

Zejnaj: Jo, unë mendoj se shumë prej tyre kanë simpati për lëvizjen “VETËVENDOSJE!”, një numër i konsiderueshëm na bashkohet në aktivitete dhe demonstrata, mirëpo nuk mendoj se ata të gjithë e përkrahin dhe mbështesin lëvizjen “VETËVENDOSJE!”. Ka prej tyre që janë të zhgënjyer me partitë politike dhe pajtohen me neve deri në një masë por jo plotësisht.

Zejnaj: Duke parë këtë pakënaqësi qytetare me partitë aktuale politike, pse nuk e sprovoni veten ju politikisht për të parë se ku jeni në këtë raport? Ndoshta do ta merrnit udhëheqjen e Kosovës ligjërisht dhe legalisht!

Kurti: Ne u gëzuam që popullata po e delegjitimon këtë sistem. Tani nëse ne do të dilnim në zgjedhje, një pjesë të popullatës përsëri do ta fusnim në sistem i cili po e shtyp atë popullatë, në një sistem të padrejtë dhe jodemokratik në krye të së cilit është një burokrat ndërkombëtar. Unë nuk mendoj që Kosova ka nevojë për votime për parti, por ka nevojë për referendum për liri dhe pavarësi. Dhe simpatia e popullatës që është për neve, është pikërisht për këtë: ajo e ka kuptuar që lëvizja “VETËVENDOSJE!” nuk e do një pushtet të tillë të varur që të korrupton, që të pasuron në kurriz të popullit, por e donë një shtet të pavarur i cili do të mundësonte përparim ekonomik dhe shoqëror, restaurim të dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet në të kaluarën, i cili do t’ia mbyllte shtegun kthimit të Serbisë përgjithmonë dhe që do të realizonte vullnetin e popullit. Pra, simpatia dhe përkrahja që është për neve nuk është për të hyrë në sistem, por është pikërisht duke e kundërshtuar këtë sistem dhe për arsye se e kundërshtojmë atë.

Mst: Koalicioni “Pazar” për tenderë

Zejnaj: Çfarë është përshtypja, apo komenti juaj për rezultatet dhe renditjen e partive që kanë dalë pas këtyre zgjedhjeve?

Kurti: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar më shumë vota se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për herë të parë, për shkak se është bërë më LDK sesa LDK-ja vetë. Hashim Thaçi është personi i cili do ta nënshkruajë marrëveshjen e ardhshme me Serbinë dhe në këtë mënyrë do ta fusë Kosovën në një lloj federate apo konfederate asimetrike me Serbinë dhe do ta pranojë një ndarje të brendshme të Kosovës, në formën e kantoneve, pra diçka të ngjashme sikurse në Bosnje. UNMIK-u dhe disa faktorë ndërkombëtar, që nuk janë në favor të pavarësisë së Kosovës e dëshirojnë pikërisht një person të tillë dhe një koalicion të gjerë PDK-LDK. Mendoj se ky projekt atje lart, në masë të madhe i kushtëzon edhe zgjedhjet këtu poshtë. Dihet qartë se vetë faktorët ndërkombëtar nuk e kishin përkrahur Hashim Thaçin të bëhet kryeministër më parë dhe atëbotë e gjetën Bajram Rexhepin. Tani janë pikërisht faktorët ndërkombëtar që e duan Hashim Thaçin. Thaçi ua ka nënshkruar marrëveshjen në Rambuje dhe si shkëmbim është bërë kryeministër, ndërsa kësaj radhe po bëhet kryeministër dhe si shkëmbim do t’ua nënshkruaj marrëveshjen e re në Vjenë, Berlin apo diku tjetër, por gjithsesi për kompromis me Serbinë.
Sa i përket LDK-së, mendoj që vdekja e Ibrahim Rugovës dhe dalja e LDD-së jo vetëm që ia zvogëlojë numrin e votave, por një numër të votave e kushtëzojë që të shkojë tek partia e Behxhet Pacollit, AKR-ja. Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për votues të rinjë në këto zgjedhje, por bëhet fjalë për votues të vjetër në numër më të vogël që janë shpërndarë në më shumë parti. Ekziston fenomeni i votuesve naiv në Kosovë i cili duke mos e parë që problemi është baza e sistemit, mendon që problemi janë pjesët e sistemit (madje edhe të gjitha ato) dhe në këtë mënyrë voton për partinë më të re. Herën e parë ishte partia ORA dhe ajo mori ca vota me shumë, sepse njerëzit dëshironin të provonin diçka të re, kurse kësaj radhe ishte partia e Behxhet Pacollit dhe njerëzit votuan për partinë e tij. Pra, ne kemi një numër të votuesve naivë në Kosovë që voton për partinë e re e udhëhequr nga ideja se e provuam atë, e provuam këtë dhe ta provojmë edhe këtë partinë me të re tash. Ata mendojnë se baza është e mirë dhe përbërja është e keqe dhe ta llogarit në partinë më të re.

Zejnaj: Ju përmendët mundësinë e koalicionit PDK-LDK, e që në sipërfaqe nuk shihet ndonjë entuziazëm i madh, përkundrazi vërehet një presion nga PDK-ja ndaj LDK-së për të hequr dorë nga pozita e Kryetarit. Mendoni se do të ndodhë ky ndërrim, apo me shumë po bëhet “pazar” se kush do të marrë më shumë në një qeveri mes tyre?

Kurti: Gjithsesi këtu ka “pazar”, sepse ka shumë tenderë përmes të cilëve duhet t’ua paguajnë të hollat biznesmenëve që ua kanë financuar fushatën parazgjedhore. Zgjedhjet në Kosovë janë një lloj biznesi dhe tani ka shumë faktura të papaguara, andaj partia e cila merr më shumë deputetë, më shumë poste të larta, më shumë ministri do të ketë më shumë para. Këta politikanë paratë i kanë qëllim mbi të gjitha e jo Kosovën. Arsyeja pse po zvarritet me krijimin e koalicionit është sërish atje lartë, do të thotë te UNMIK-u, meqë ai është i interesuar për këtë zvarritje, e që pastaj të thotë se ‘nuk mundeni ju pa mua’. UNMIK-u është i interesuar që Hashim Thaçi të mos mund të merret vesh menjëherë me kryetarët e partive tjera, me të cilët do të mund ta bënte koalicionin qeveritar, dhe pas dy apo tre muajve të ndërhyjnë dhe të thonë se jemi ne ata që u bëjmë juve të merreni vesh dhe juve iu pajtojmë si bajraktar të klaneve tuaja. Natyrisht, në masën që është e nevojshme që të thuhet se vendasit në Kosovë po qeverisin me vendin, por në fakt ata do të vazhdojnë të qeverisin. Kjo zvarritje është e programuar dhe i ngjanë aq shumë zvarritjes së formimit të parë të qeverisë së Bajram Rexhepit, kur ishte Michael Steineri ai të cilit në fund i mbeti mirënjohja si faktor kyç në formimin e asaj qeverie.



Kurti: Mendojmë se në Kosovë janë tri rrugë, por që në fund do të kuptohet se janë vetëm dy. Rruga e parë është rruga e pritjes, shpresës dhe durimit karshi këtyre institucioneve të Kosovës, që në fakt janë një lloj departamenti i UNMIK-ut, pra pritje se këto do të na e sjellin pavarësinë. Ne natyrisht që nuk besojmë në këtë. Rruga e dytë është futja në luftë dhe konflikte të reja, që disi është e lidhur me rrugën e parë, sepse pritja e gjatë e bënë shpërthimin ekstrem. E, rruga e tretë, që në fakt ne besojmë se është rruga e dytë, është e demonstratave dhe protestave masive e madje edhe afatgjate nëse është e nevojshme. Tani për tani nuk ka ende gatishmëri të mjaftueshme në Kosovë për t’i organizuar dhe mbajtur ato. Unë besoj se kjo do të krijohet. Nuk e di se kur, porse e di që kjo është zgjidhja më e drejtë dhe më e mirë. Për këtë angazhohet lëvizja “VETËVENDOSJE!”. Sa do t’ia dalë ajo në këtë rrugë, varet prej vetë asaj, prej angazhimit të saj, por, njëkohësisht, varet edhe nga zhvillimet politike dhe përgjigjes së popullit.

Intervistoi: Ardian ZEJNAJ
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:59
Filmi “10 Shkurti” vlerësohet si filmi më i mirë i festivalit “Një Botë”

“10 Shkurti”, film dokumentar i përpiluar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u vlerësuar sot, nga juria e festivalit të filmit dokumentar “Një Botë”, si filmi më i mirë. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij festivali “10 Shkurti” ishte i vetmi film që u vlerësua, dhe të cilit iu nda çmimi i këtij festivali. Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke iu falenderuar përzemërsisht jurisë për ndarjen e çmimit, nuk e pranoi shpërblimin. Aktivisti Visar Ymeri, i cili e përfaqësoi Lëvizjen në këtë përmbyllje, u tha të pranishmëve se e pranon vlerësimin për shkak se atë e kupton si bashkëndjenjë për atë se çfarë ka ndodhur më 10 shkurt. Megjithatë, tha ai, Lëvizja e kishte përpiluar filmin jo për të fituar çmime në festivale, por për ta vetëdijësuar opinionin për atë se çfarë ka ndodhur dhe për atë se çfarë po e pret Kosovën. Çmimi i fituar, tha Visari, duhet t’i kthehet popullit, për shkak se populli ishte protagonisti kryesor i filmit.

“10 Shkurti” paraqet momentet më të rëndësishme lidhur me demonstratën e asaj date. Ky film e paraqet në mënyrë grafike dhunën dhe brutalitetin mizor të policisë së UNMIK-ut të ushtruar ndaj demonstruesve të padhunshëm. Ndërhyrja e policisë tregon se si në Kosovën e qeverisur nga UNMIK-u, demokracia është diçka e huaj. Filmi, po ashtu, përqendrohet në reagimin e menjëhershëm të pushtetit i cili nëpërmes deklarimeve kuturu përpiqet ta shfajësojë dhe fsheh krimin e vet duke e quajtur intervenimin policor si profesional dhe proporcional. Madje ky pushtet nuk e fshehu aspak gëzimin e tij për ndërprerjen e marshit protestues, pa e lodhur kokën fare që gjatë intervenimit edhe kishin vrarë. Demonstrata e 10 shkurtit, në mënyrën më të qartë, pasqyron gadishmërinë që ky pushtet ka për ta ndaluar kërkesën për realizimin e të drejtave themelore kolektive, siç është e drejta për vetëvendosje.

Filmi është shfaqur sot në ora 16:00.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:00
Kosova do të jetë Ahtisari- = HIV+

Shpallja e Thaçit
Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë. Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet. Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë). Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër. Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, më këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).

Pakica absolute
Në konferencën "Siguri për të gjithë në Kosovë", të mbajtur ditë më parë në Vjenë, ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, sipas gazetës Zëri, ka deklaruar me sa vijon: "Rezoluta 1244 e KB-së, ofron kuadër ligjor jo vetëm për praninë e mëtejme të NATO-s e OSBE-së, por edhe për misionin e BE-së. Ata të cilët argumentojnë kundër kësaj pranie, në rast të ndryshimit të statusit i porosis se arsyeja kryesore e pranisë ndërkombëtare në Kosovë është mbrojtja e minoriteteve, në veçanti e serbëve. Kushdo që argumenton kundër pranisë së mëtejme ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm se argumenton kundër interesave të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër popullata e Kosovës duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare do të masë aftësinë e pushtetit të tyre në garantimin e sigurisë për të gjithë. Popullata shumicë është ajo që duhet të krijojë hapësirë të sigurt. Bashkësia ndërkombëtare mundet këtu vetëm të ndihmojë e nuk mund të zbatojë këtë.” Lëvizja VETËVENDOSJE! e përkrah mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë sipas konventave ndërkombëtare: kjo është e vlefshme jo vetëm për serbët por edhe për turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashalinjtë dhe egjiptasit që jetojnë në Kosovë. Të veçosh vetëm minoritetin serb, do të thotë të diskriminosh minoritetet tjera. Është e padrejtë, e gabueshme dhe shumë e dëmshme që prania e bashkësisë ndërkombëtare të lidhet vetëm me interesat e presupozuara të minoritetit serb.
Lexo më shumë...

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje


Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:00
Pakica absolute
Në konferencën "Siguri për të gjithë në Kosovë", të mbajtur ditë më parë në Vjenë, ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, sipas gazetës Zëri, ka deklaruar me sa vijon: "Rezoluta 1244 e KB-së, ofron kuadër ligjor jo vetëm për praninë e mëtejme të NATO-s e OSBE-së, por edhe për misionin e BE-së. Ata të cilët argumentojnë kundër kësaj pranie, në rast të ndryshimit të statusit i porosis se arsyeja kryesore e pranisë ndërkombëtare në Kosovë është mbrojtja e minoriteteve, në veçanti e serbëve. Kushdo që argumenton kundër pranisë së mëtejme ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm se argumenton kundër interesave të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër popullata e Kosovës duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare do të masë aftësinë e pushtetit të tyre në garantimin e sigurisë për të gjithë. Popullata shumicë është ajo që duhet të krijojë hapësirë të sigurt. Bashkësia ndërkombëtare mundet këtu vetëm të ndihmojë e nuk mund të zbatojë këtë.” Lëvizja VETËVENDOSJE! e përkrah mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë sipas konventave ndërkombëtare: kjo është e vlefshme jo vetëm për serbët por edhe për turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashalinjtë dhe egjiptasit që jetojnë në Kosovë. Të veçosh vetëm minoritetin serb, do të thotë të diskriminosh minoritetet tjera. Është e padrejtë, e gabueshme dhe shumë e dëmshme që prania e bashkësisë ndërkombëtare të lidhet vetëm me interesat e presupozuara të minoritetit serb.

Mirëpo, para së gjithash, në Kosovë nuk ka minoritete as në kuptimin legal, e as në atë demokratik të fjalës. Ka minoritete vetëm në kuptimin demografik (ndonëse nuk po lejohet regjistrimi i popullatës tash e tetë vjet). Legalisht dhe juridikisht serbët e Kosovës konsiderohen bashkësi nacionale porsi shqiptarët dhe andaj gjuha serbe është gjuhë zyrtare, plotësisht e barabartë me gjuhën shqipe në Kosovë. Minoritetet janë kategori karakteristike për shtetet kombe. Kosova nuk është fare shtet, e lëre më shtet-komb. Në Kosovë s'ka demokraci sepse vullneti i shumicës mohohet. Të drejtat e minoriteteve kanë kuptim vetëm kur shkojnë bashkë me vullnetin e shumicës. Është Serbia ajo që flet për respektimin e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë, duke ditur se kështu mund të duket më e pëlqyeshme për BE-në, ndërkohë që kësisoj vetëm sa i maskon apetitet e saj për më shumë territor. Pikërisht Serbia, e cila i do serbët në Kosovë për hir të territorit dhe jo anasjelltas, është ajo që i rrezikon më së shumti serbët e Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës nuk mund të mbahen përgjegjës për sigurinë përderisa iu mohohet vullneti. Nuk mund të thuhet që bashkësia ndërkombëtare është këtu për të ndihmuar e jo për ta zbatuar ambientin e sigurt përderisa ajo sundon në mënyrë absolute dhe totalitare me Kosovën. Sikur misioni i ri i BE-së në Kosovë të vinte këtu thjesht për të vëzhguar respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të ndihmojë institucionet e Kosovës sovrane dhe të pavarur, kjo do të ishte e pranueshme. Mirëpo, prania e ardhshme ndërkombëtare nuk po vjen për këtë qëllim. Ajo po vjen për të sunduar me Kosovën. Do ta ketë fuqinë ekzekutive dhe fjalën e fundit të autoritetit suprem, andaj ne e kundërshtojmë atë. Ne duam që të jetojmë në një demokraci sovrane. Ne duam që të gëzojmë të drejtën për të qeverisur vetë, pra po atë të drejtë që e ka populli austriak. Prandaj, ne e kundërshtojmë prezencën e këtillë ndërkombëtare sepse ne e vlerësojmë demokracinë dhe besojmë që nëpërmjet demokracisë, çdo individ, pa marrë parasysh etninë, do ta gëzojë lirinë dhe do ta ketë mundësinë për përparim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:01
Edhe një hap drejt mobilizmit...
Komunikatë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth tubimit të mbajtur më 9 dhjetor 2007 në fshatin Topliçan

Të dielen, më 9 dhjetor 2007, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubim me qytetarë në fshatin Topliçan të komunës së Lypjanit. Në tubimin që filloi në ora 15:00 u diskutua rreth procesit të dëmshëm aktual politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë. Aty, para të pranishmëve foli aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Ai i njoftoi qytetarët me dëmet që i sjell Pakoja e Ahtisaarit si:
Shumica e dyfishtë në Kuvend,
Decentralizimi etnik,
‘Eksterritorialiteti’ fetar,
Shuarja e TMK-së,
Misioni sundues i BE-së,
Pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e Serbisë, etj.

Ndër të tjera, qytetarët u njoftuan edhe me dëmet që ia shkakton kjo pako komunës së Lypjanit. Krijimi i komunës së Graçanicës e bën lidhjen e saj me fshatrat Livaxhë, Skullan, Lepi e Radevë të komunës së Lypjanit përmes fshatit Sushicë. Kjo komunë e Graçanicës që Serbisë ia dha Grupi Negociator i Kosovës territorialisht lidhet edhe me zonën e veçantë që i jepet Manastirit të Shën Florit dhe e cila për më keq e ndan qytetin e Lypjanit në dy pjesë duke e shndërruar atë në një Mitrovicë të dytë.

Shpallja e pavarësisë pa referendumin që do ta bënte popullin faktor dhe do ta sjellte atë në proces politik, pa e bërë TMK-në ushtri e cila do ta mbronte atë pavarësi dhe pa e pasur SHPK-në nën kontroll vetë Kosova e jo UNMIK-u, nuk do ta bënte Kosovën shtet të pavarur, por përkundrazi, do ta coptonte atë. Në rastin e shpalljes së pavarësisë, serbët do ta shpallnin atë të pavlefshme nëpër enklava dhe për dallim nga ne, ata i kanë strukturat e armatosura që do t’i mbronin territoret e kontrolluara nga ta. Kjo ishte përgjigja e Albinit në lidhje me pyetjen se “çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi i Kosovës e shpallë pavarësinë”. Kosova pa ushtri dhe ministri të mbrojtjes, pa ulëse në OKB, pa ministri të punëve të jashtme është Kosovë josovrane, pra, e varur nga të tjerët, shtoi Albini.

Diskutimi rreth këtyre çështjeve vazhdoi dhe me këtë rast shumë të pranishëm e shprehën indinjatën e tyre ndaj këtij procesi politik si dhe ndaj atyre që po e udhëheqin atë. “Po na kthehet sistemi titist. Dikur ishte bashkim vëllazërimi, tash është multietniciteti”, u shpreh njëri nga qytetarët e pranishëm në këtë tubim. “Partneriteti mund të ekzistojë vetëm në mes të të barabartëve. Përderisa këtu UNMIK-u e mban tërë pushtetin në duart e veta, IPVQ-të shërbejnë vetëm për t’iu bindur urdhrave të tij në mënyrë që t’i bëjë ato më lehtë të zbatueshme. Kjo është marrëdhënie varësie e jo partneritet”, deklaroi një tjetër banor i fshatit.

Për nevojën e domosdoshme të organizimit dhe mobilizimit të popullit për demonstrata masive dhe paqësore drejt referendumit, si materializim i së drejtës për vetëvendosje, u fol në pjesën e fundit të tubimit. Qytetarët, të vetëdijshëm për rrezikun e madh që po i kanoset Kosovës, u shprehën të gatshëm për pjesëmarrje në demonstratat e ardhshme kundër këtij regjimi shtypës e sistemi të padrejtë dhe për vetëvendosje.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:01
Kontrollohet zyra e Lëvizjes në Gjilan

Të shtunën më 8 dhjetor, rreth orës 11:30 të paradites, zyra e Lëvizjes në Gjilan është kontrolluar nga ushtarët e KFOR-it amerikan. Gjatë këtij kontrolli, ushtarët kanë bërë fotografi të shumta të materialeve të Lëvizjes brenda zyres. Këto janë materialet propagandistike të Lëvizjes, të cilat i shpërndajmë puublikisht. Por, ushtarët i fotografuan ato thuajse ishin materiale inkriminuese.

Gjatë tërë javës ushtarë të KFOR-it kanë frekuentuar zyren e Lëvizjes në Gjilan duke i bezdisur aktivistët atje me pyetje dhe kërkesa të shumta. KFOR-i amerikan në Gjilan përherë ka ushtruar trysni ndaj aktiviteteve të Lëvizjes duke synuar kështu frikësimin dhe ndalimin e aktivistëve. KFOR-i disa herë kishte konfiskuar madje edhe material nga zyra. Kjo është shkelje e së drejtës tonë për organizim politik.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:03
Traktati që keqinterpreton historinë për ta projektuar varësinë
Shkruar nga Albin Kurti Sunday, 21 October 2007
I ashtuquajturi Ekip i Unitetit në çdo takim që zhvillon me përfaqësuesit e Serbisë në kuadër të këtyre 'negociatave shtesë' e paraqet njëfarë traktati si platformë. Sa i përket statusit të Kosovës gjithsesi më i avansuar është rekomandimi i Ahtisaarit për 'pavarësi të mbikëqyrur' sesa ky Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse 'Ekipi i Unitetit' thotë se nuk do të bëjë koncesione të reja, ky Traktat është dëshmi se ato tashmë janë bërë dhe mbase që do të bëhen edhe më tutje. Pasi që e copëtuan dhe stërkeqën Kosovën me Pakon e Ahtisaarit, tash nëpërmjet këtij Traktati, ashtu siç e ka vlerësuar me saktësi Ramush Tahiri, i vendosën bazat për konfederatë me Serbinë. Vetëm se kjo konfederatë sigurisht se nuk do të jetë simetrike por asimetrike, diçka ngjashëm propozimit të ish kryetarit të parë të Tribunalit të Hagës dhe ekspertit të së drejtës ndërkombëtare – Antonio Cassese. Ai thoshte se trupi i përbashkët vendimmarrës duhet të ketë katër përfaqësues të Serbisë, dy të Kosovës dhe tre të Bashkimit Evropian. Themelimin e organeve të përbashkëta, partneritetin e thellë insitucional, mënyrat e zmadhimit dhe të institucionalizimit të këtij bashkëpunimi, grupe punuese për çështje specifike, ndërmjetësime të palës së tretë në çështjet veçanërisht të ndjeshme me interes të përbashkët, Këshillin e përhershëm të bashkëpunimit Kosovë-Serbi, që të gjitha këto në vazhdimësi i përmend edhe Traktati i 'Ekipit të Unitetit'. Pra, tërësisht në frymën e shkrimit të Casseses të botuar në The Guardian më 28 shtator 2007 me dallimin që këta propozojnë që ky Këshilli i përbashkët të jetë me dhjetë anëtarë, pesë nga të cilët emërohen nga Serbia dhe pesë nga Kosova. Mirëpo, këta që kanë lëshuar pe aq shpesh dhe aq shumë natyrisht se do ta bëjnë edhe këtë 'sakrificë' të fundit duke pranuar që kjo konfederatë të jetë asimetrike. Zaten, konfederata e Kosovës me Serbinë as që mund të jetë simetrike: përderisa 'Ekipi i Unitetit' përmes Pakos së Ahtisaarit ka pranuar që Serbia të pyetet për Kosovën (kujto lidhjet vertikale në decentralizim, rolin që do ta ketë Kisha Pravosllave Serbe te 'eksterritorialiteti', pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë dhe modelin e shumicës së dyfishtë (gjithsesi bllokues) në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës), është e paimagjinueshme që Serbia të lejojë që Kosova të pyetet për territorin e Serbisë. Dallimi tjetër është se Traktati i 'Ekipit të Unitetit' në vend të BE-së e sheh Grupin e Kontaktit si ndërmjetësues. E kuptueshme: tash kur çështja e Kosovës u dëbua nga KS i OKB-së dhe nuk ka nevojë për rezolutë të re – ajo 1244 vetëm sa u përforcua – Grupi i Kontaktit që nuk është detyrues ndaj Serbisë por është më shumë se detyrues ndaj Kosovës mbetet adresa jonë (ndërkombëtare).

Në nenet 11 dhe 12 të Kapitullit V të Shtojcës I (me gjasë ka edhe shtojca tjera ende jopublike!) të këtij Traktati flitet për një sekretariat që do të lehtësonte bashkëpunimin dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe dialogun në mes të deputetëve të Kuvendit të Serbisë dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, përfshirë krijimin e grupeve punuese ndër-parlamentare për avancimin e bashkëpunimit legjislativ. Këso ndërmarrjesh Kosova nuk po bën me Shqipërinë por me Serbinë. Gjepurat e politikanëve për Serbinë si shtet fqinj asgjë nuk i demanton sikurse ky Traktat i vetë atyre. Ama, a është njëmend i vetë atyre?! Nëse lexohet me kujdes menjëherë kuptohet se ai është i përkthyer nga anglishtja. Ai gëlon nga shprehjet e llojit: 'mësimet e mësuara', 'të ndërtojmë në sukseset e njëri-tjetrit' etj. Aspak e rastësishme. Anëtarët e 'Ekipit të Unitetit' nuk e artikulojnë qëndrimin e Kosovës por zgjidhjen më të mirë sipas tyre. Ata nuk thonë se çka përfaqësojnë ose çfarë interesash mbrojnë por thonë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte Pakoja e Ahtisaarit! Anëtarët e 'Ekipit të Unitetit' propozojnë - ata nuk kanë qëndrim (sikur përfaqësuesit e Serbisë). Dhe, propozojnë e flasin sikur të ishin zyrtarë ndërkombëtar. Fundja edhe janë të tillë. Korniza Kushtetuese, apo më saktë rregullorja e UNMIK-ut që mban numrin 2001/9, i bën të atillë: zyrtarë ndërkombëtar që flasin në gjuhën e vendasve duke përfaqësuar UNMIK-un kundrejt popullit e jo anasjelltas. Fjalët e tyre janë të huaja anipse janë në shqip. Ato janë veçse të përkthyera në shqip.

E gjithë kjo mynxyrë e ka burimin në keqinterpretimin proserb që i bëhet historisë më të re të Kosovës. Në Traktat shprehet keqardhje ndaj periudhave të konfliktit dhe luftës që, siç thuhet aty, 'na kanë ndarë, në veçanti ngjarjet që kanë të bëjnë me kolapsin e dhunshëm të Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta'! Nuk thuhet që Jugosllavinë e shkatërroi Serbia në krye me Milosheviqin për shkak të aspiratave ekspanzioniste dhe hegjemoniste tw saj dhe, pwr mw keq, 'Ekipit të Unitetit' i vie keq që kolapsoi Jugosllavia e cila me të drejtë është cilësuar të ketë qenë burg i popujve. Përmendja disa herë e kthimit të refugjatëve para të të pagjeturve, flirtet për pajtim e falje, zgjatja e dorës së sinqertë të miqësisë, koncepti i ndarjes (jo shpërbëjes (sic.)) së Jugosllavisë gjatë të 90-tave, termi tipik serb për 'komunitetet joshqiptare' etj. etj. që qarkullojnë dhe e mbushin këtë Traktat janë vetëm pasoja të ndryshme të të njëjtit krim: harresës së krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ky Traktat i 'Ekipit të Unitetit' është i padrejtë, i pavërtetë dhe i turpshëm. Ky Traktat i bashkëpunimit me Serbinë e kthen Kosovën nën Serbi. Ky Traktat i miqësisë me armikun, 'Ekipin e Unitetit' e bën veçse aleat të armikut. Ai nuk përfaqëson vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ai nuk duhet pranuar dhe duhet luftuar në mënyrë të pakompromis. Mu ashtu siç është 'Ekipi i Unitetit' unik për Traktatin e tij ashtu duhet të jemi edhe ne unik kundër tij. Deri në fitoren tonë. Fitorja jonë është fitore mbi ta dhe mbi konceptet e projektet e importuara të tyre.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:03
Kundërshtimi i Panelit (fjalimi i ndërprerë)
Shkruar nga Albin Kurti
Thursday, 15 November 2007

Ky trup i gjyqtarëve nuk ka të drejtë që të marrë vendime as për mua e as për dikë tjetër. Përveç arsyeve të ravijëzuara në deklaratën time të 19 shtatorit, unë e kundërshtoj këtë trup për shkak të sjelljes së tij gjatë seancës gjyqësore të asaj dite dhe që nga atëherë. Siç e kanë theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka përfshirë një varg të parregullsive të papranueshme.

Para së gjithash, unë nuk isha i njoftuar për padinë e re me të cilën gjyqtari Salustro e hapi seancën e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk është konfirmuar, dhe unë nuk e kam pranuar një kopje të saj. Unë kam të drejtë që të informohem për akuzat kundër meje dhe të mbrohem kundër tyre. Leximi i padisë së re e shkel të drejtën time për gjykim të paanshëm. Pasi që as i ashtuquajturi avokat mbrojtës imi nuk është informuar për padinë e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit të barazisë së palëve.

Në mesin e këtyre gjyqtarëve, kundërshtimin tim të fuqishëm posaçërisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndërprerja që ai ia bëri deklaratës sime me 19 shtator – pasi që kërkoi nga unë që ta lexoj atë – ka shkelur të drejtën që të dëgjohem dhe që të mos ndërprehem gjatë fjalimit. Mënyra se si gjyqtari Salustro më ka ndërprerë, një mënyrë kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bërtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje të pahijshme dhe shkelje të etikës gjyqësore: gjyqtarët duhet të interpretojnë ligjin dhe jo të veprojnë sipër tij. Unë kam të drejtë për gjykim të paanshëm. Unë kam të drejtë që të konsiderohem i pafajshëm. Unë kam të drejtë që të trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro është edhe më problematike pasi që unë jam i privuar nga kërkesa për zhdëmtim – në Kosovën e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizëm përmes së cilit unë mund të inicoj procedurë kundër gjyqtarit Salustro.

Gjatë sesionit të djeshëm, gjyqtari Salustro sërish më ndërpreu pasi që kërkoi nga unë të flas. E kundërshtoj këtë model të veprimeve, sikurse që e kundërshtoj këtë gjyqtar që të kryesojë me seancën dhe siç e kundërshtoj panelin e tij.

Po ashtu e kundërshtoj këtë trup gjyqësor për moslejim të të ashtuquajturit avokat t’imin për tërheqje të menjëhershme nga rasti. Unë asnjëherë nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai më në fund e kuptoi se është koha të jap dorëheqje, ky trup është dashur që ta lejojë atë të veprojë ashtu. Për më tepër, unë asnjëherë nuk jam njoftuar si duhet për këtë seancë gjyqësore – kam mësuar për të vetëm kur është përmendur në vendimin për ta zgjatur arrestin tim shtëpiak, gjashtë ditë para seancës, jo tetë ditë paraprakisht dhe jo në një dokument të veçantë, siç parashihet me ligjin tuaj. Për më shumë se kaq, vendimi për të ma zgjatur arrestin shtëpiak është marrur nga gjyqtari Salustro pa më informuar mua se ai vazhdon të jetë gjyqtari kryesues në rastin tim.

Njëkohësisht, po e përsëris se ju kundërshtoj juve për shkak të mungesës së pavarësisë dhe të paanësisë. Ju jeni emëruar nga UNMIK-u dhe e përfaqësoni UNMIK-un, i cili gjithashtu është i renditur në këtë rast si një palë e dëmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat për statusin e Kosovës me Serbinë nuk do t’i sjellin Kosovës gjë tjetër përveçse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unë e shikoj si detyrë timen që ta ndaloj këtë që të ngjajë duke iu kundërvënë padhunshëm pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë. Gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se unë kam të drejtë në këtë, dhe se referendumi për pavarësi është e vetmja mënyrë se si Kosova mund ta fitojë lirinë e vërtetë, dinjitetin dhe zhvillimin e shëndetshëm politik dhe ekonomik. Vetëm vetëvendosja mund të mundësojë drejtësi të drejtë.

Pasi që UNMIK-u është caku i kundërshtimit tim të padhunshëm, është e qartë se është në interesin e UNMIK-ut që të më pengojë mua për të vazhduar punën, duke më izoluar dhe duke u përpjekur që ta hesht zërin tim mospajtues. Rrallë kjo është kristalizuar më qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro më bërtiste “mbylle” në seancën e 19 shtatorit.

E kundërshtoj këtë trup të gjyqtarëve, e kundërshtoj këtë gjyq dhe e kundërshtoj këtë rast. Procesi i padenjë i këtij rasti dhe ky trup në vazhdimësi kanë dhunuar të drejtat e mia fundamentale. Ky rast do të duhej të shfuqizohej dhe unë të lirohesha menjëherë.
__________________
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:03
Vjetërsia e raportit më të ri
Shkruar nga Albin Kurti
Sunday, 16 December 2007

Raporti i Treshes BE/SHBA/Rusi për Kosovën, i bërë publik ditë më parë, e përfundoi fazën e negociatave shtesë që zgjatën 120 ditë. Ky raport realisht nuk i ka as tri faqe të plota. E gjithë pjesa tjetër e tij janë dokumente të mëhershme: Rezoluta 1244, 'Parimet udhëheqëse' të Grupit të Kontaktit nga nëntori i vitit 2005, Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të KB-ve bërë më 1 gusht 2007 etj. Edhe me këtë rast, historia e dokumenteve ndërkombëtare zë vend pakrahasimisht më shumë se çfarëdo dokumenti i ri ndërkombëtar. Madje, më shumë është në spikamë kjo histori sesa ajo e problemit që trajtohet. Historia përmendet (p.sh. në paragrafin 7) atëherë kur flitet për "mosbesimin e ndërsjelltë dhe ndjenjën e ankesës historike për konfliktet e '90-tave" të ketë qenë një vështirësi në këtë proces negociator. Pra, barazohen përvojat e palëve dhe në mënyrë elegante suspendohet historia e çështjes që trajtohet. E kuptueshme: qëllimi i Treshes është marrëveshja e kompromisit e jo drejtësia. Mbase kjo është pika kryesore të cilën aq shumë njerëz në Kosovë nuk arrijnë, ose nuk duan, ta kuptojnë.

Qysh në paragrafin e parë të këtij raporti thuhet se në negociata është diskutuar një rreze e gjerë opcionesh, siç janë: pavarësia e plotë, pavarësia e mbikëqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanciale, aranzhmanet konfederale e madje edhe heshtja e statusit në 'marrëveshje për mosmarrëveshje'. Sigurisht që të gjitha këto i kanë diskutuar. Por, edhe më e sigurt është që opcioni i parë (pavarësia e plotë) në fakt ka qenë i përjashtuar - mu në po këtë paragrafin e parë i bëhet referencë eksplicite Rezolutës 1244 si kornizë e negociatave. E, dihet që kjo rezolutë riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së (tash Serbisë), kurse për Kosovën parasheh vetëm autonomi substanciale. Rrjedhimisht, nuk është aspak e rastësishme që në këtë raport me shumicë Kosovës i referohen si Prishtinë kurse Serbisë si Beograd meqë të dy palët trajtohen përbrenda të njëjtit entitet dhe subjekt ndërkombëtar.

Më tutje, në paragrafin e tretë të raportit thuhet se "...Presidenti Ahtisaari ka përgatitur një Propozim Gjithpërfshirës për Përcaktimin e Statusit të Kosovës, i cili përfshin masa për mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare të Kosovës...". Së pari, pakicat në Kosovë quhen joshqiptarë. Ata nuk cilësohen as si të tjerë prej shqiptarëve por si joshqiptarë! Ideja e qëndrimit përkundruall të shqiptarëve dhe joshqiptarëve në Kosovë nuk është e drejtë dhe as që duhet të realizohet asnjëherë. Ky afirmim kategorik përmes mohimit nuk paraqet realitetin e Kosovës. Në çështjen thelbësore të pavarësisë së Kosovës pesë pakicat e tjera (pra përveç serbëve - boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit) janë bashkë me shqiptarët. Së dyti, nuk është aspak e vërtetë që ato janë të rrezikuara (prej shqiptarëve siç aludohet) dhe aq më pak en bloc. Pas përfundimit të luftës ka martesa të përziera ndërmjet shqiptarëve, turqëve, boshnjakëve, ashkalinjëve etj. Mirëpo, jo edhe ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Mbase, po të thoshte Turqia e sotme se Kosova është djep i Turqisë dhe se ajo do të kthehet për të sunduar me Kosovën, gjithsesi do të rrezikoheshin ato martesa aktualisht të lumtura ndërmjet shqiptarëve dhe turqve. 'Komunitetet joshqiptare që duhet të mbrohen' janë një tezë kryekëput e Serbisë që është përvetësuar nga Ahtisaari dhe së cilit i referohet ky raport kur përshkruan të kaluarën e këtyre negociatave.

Megjithëse në paragrafin numër 9 thuhet se "asnjëra palë nuk ka arritur ta bind tjetrën për ta pranuar përfundimin e preferuar", paragrafi paraprak i këtij e bën të qartë se nuk bëhej fjalë për dy palë të barabarta në këto negociata shtesë. Në paragrafin 8 thuhet: "Prishtina përsëri ka deklaruar preferencën për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe ka rikonfirmuar pranimin e propozimit të Ahtisaarit. Beogradi e ka refuzuar propozimin e Ahtisaarit dhe ka përsëritur preferencën e tij që Kosova të jetë autonomi brenda Serbisë. Si rezultat, nuk pati diskutime për propozimin e Ahtisaarit dhe as ndonjë diskutim që ai duhet të modifikohet"! S'ka dilema se ajo që refuzon Beogradi jo vetëm që s'bëhet dot por as që diskutohet. Ky proces negociator qartazi varet nga pëlqimi eventual i Beogradit dhe assesi ai i Prishtinës. Zaten, i tillë ka qenë prej fillimit. Përfundimi i tij mund të jetë veçse fillimi i tij, ardhmëria e tij mund të jetë veçse e tashmja e tij - autonomia substanciale për Kosovën. Kuptimi i 'përpjekjeve' të Treshes ishte lehtësimi i hapjes së derës për padronin e ri ('EUMIK') me tapi të vjetër (Rezoluta 1244). Misioni i misionit të ardhshëm të BE-së është (edhe një) ndërrim për mosndryshim, është veçse zëvendësim burokratik i UNMIK-ut. Thjesht, po e bëjnë gati shkuarjen e UNMIK-ut si administratë për ta përjetësuar UNMIK-un si koncept. Fatkeqësisht? Aspak. S'është punë fati kjo. Konsistenca e dokumenteve ndërkombëtare për Kosovën, sidomos që nga Rambujeja e këtej, është marramendëse.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:04
Papërsosuria e krimit
Shkruar nga Albin Kurti
Sunday, 23 December 2007

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut. Nuk e kam fjalën këtu (vetëm) për krimin me 10 shkurt të këtij viti në demonstratën e VETËVENDOSJE!-s por (edhe) për krimin e mohimit të vetëvendosjes së popullit për këto tetë vjet e gjysmë. Qytetarët e Kosovës nuk u lejuan asnjëherë ta shprehin vullnetin e tyre në referendum (jo vetëm për çështjen e statusit por për asnjë çështje). Ky krim ndaj dy milionë e gjysmë njerëzve është një krim i vazhdueshëm: qytetarëve të Kosovës as sot e kësaj dite nuk u lejohet referendumi (për asgjë). UNMIK-u nuk e lufton Lëvizjen VETËVENDOSJE! vetëm për shkak se ajo një ditë mund ta ndal këtë krim të UNMIK-ut. Çështja është më urgjente se kaq. UNMIK-u do që krimi i tij të jetë i përsosur, që të gjithë qytetarët në Kosovë të heshtin. Dhe, më pas, që këtë heshtje të popullit ta interpretojë si pëlqim të popullit me krimin ndaj tij. Nëse viktima nuk e denoncon kriminelin atëherë s’ka kriminel (për publikun) dhe viktima s’është e tillë (për publikun). Këtë gjë e don UNMIK-u dhe mu për këtë gjë e ka pengesë VETËVENDOSJE!-n. Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! njëmend nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut por ama ka arritur që këtë krim të tij ta bëjë të papërsosur. UNMIK-u kurrë nuk do t’ia fal VETËVENDOSJE!-s këtë gjë – ai kurrë nuk do të mund të pajtohet me ata që nuk e lejuan të kryejë krim të përsosur. Askush në Kosovë nuk ishte më i vetëdijshëm se vetë UNMIK-u që pikërisht ekzistenca e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e bën UNMIK-un kriminel. Me 10 shkurt, UNMIK-u ndërmorri një operacion kriminal të paparë në përpjekje e sipër për ta shuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Kjo Lëvizje duke qenë opozitë autentike dhe parimore e shpërfaq UNMIK-un në krimin e tij sistemik ndaj një populli të tërë. Mbase Jean Baudrillard kishte të drejtë kur thoshte që nuk ka krim të përsosur porse përsosuria është kriminale. VETËVENDOSJE! është bërë pamundësia e përsosurisë së krimit të UNMIK-ut. UNMIK-un e bën kriminel krimi mirëpo e zbulon si të tillë papërssosuria e krimit të tij – Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Luftimi i VETËVENDOSJE!-s është i pakompromis meqë antagonizmi është total. UNMIK-u e lufton qëllimin e VETËVENDOSJE!-s, mënyrën e VETËVENDOSJE!-s dhe konceptin e VETËVENDOSJE!-s.

Së pari, qëllimi. Qëllimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ajo mënyra tjetër, ajo mënyra e drejtë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës – vetëvendosja e popullit që do të ushtrohej në refrendum. E kurrsesi negociatat me Serbinë meqenëse Serbia është problem i Kosovës e jo partner i Kosovës në zgjidhjen e problemeve.

Së dyti, mënyra. Mënyra e VETËVENDOSJE!-s janë protestat e demonstratat në rrugë, në sferën publike, ku(r) publiku i pakënaqur bëhet bashkë për ta shprehur pakënaqësinë. UNMIK-u nuk i do demonstratat por kampanjat. Ai nuk do që të pakënaqurit të bëhen bashkë në demonstratë por që atyre t’iu mpihet qafa duke shikuar individualisht billboard-at dhe t’iu merren sytë duke shikuar familjarisht videospotet.

Së treti, koncepti. Koncepti i VETËVENDOSJE!-s është koncept i së drejtës që konsideron se liria na takon dhe nuk duhet ta meritojmë. UNMIK-u do që në vend të kërkesave për të drejtat e tyre, banorët vendas të avokojmë e lobojmë – pra, të tentojnë që nëpër dreka, darka e kokteje me burokratë ndërkombëtar t’i lusin ata që në agjendën e tyre gjithsesi të ngjeshur të inkorporojnë edhe ndonjë nevojë të vendasve.

Pra, UNMIK-u e lufton Lëvizjen VETËVENDOSJE! për shkak të qëllimit të Lëvizjes, mënyrës së Lëvizjes dhe konceptit të Lëvizjes. UNMIK-u e lufton VETËVENDOSJE!-n, e lufton ekzistencën e saj. Fakti se UNMIK-u e lufton Lëvizjen VETËVENDOSJE! totalisht dhe pa mëdyshje do të thotë se UNMIK-u do ta luftojë VETËVENDOSJE!-n deri sa VETËVENDOSJE!-a ta mund UNMIK-un. Është pikërisht UNMIK-u ai që nuk i lejon alternativë tjetër VETËVENDOSJE!-s përveç fitores.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:04
Tubim me qytetarët e Malishevës


Të enjten, më 27 dhjetor 2007, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi debat me qytetarët e Komunës së Malishevës. Debati filloi në orën 12:00, ne Asamblenë Komunale të Malishevës. Të pranishëm në sallë ishin një pjesë e konsiderieshme e qytetareve te kësaj komune.

Temat e trajtuara në tubim, ishin:

Regresi i vazhdueshëm politik – defaktorizimi i shqiptarëve përmes përjashtimit të popullit nga procesi politik.
Stagnimi ekonomik – shkatërrimi i vazhdueshëm i potencialit zhvillimor të Kosovës përfshirë komunën e Malishevës.
Mjerimi social – varfërimi i vazhdueshëm i qytetarëve të Kosovës

Fjalën përshendetëse e mori aktivisti Petrit Zogaj, duke i falenderuar të pranishmit për pjesëmarrje, kërkoi nga ta të jenë sa më aktiv, duke kontribuar në shtjellimin e konceptit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për problemet tjera që i mundojnë qytetarët e Malishevës, e sidomos pjesëmarrje në aksionet dhe demonstratat e përbashkëta.

Pastaj aktivisti Albin Kurti ka bërë një prezantim të konceptit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ka komentuar aktualitetin politik. Sipas tij, me këto institucione te sistemit, aspirata për pavarësi të shqiptarëve të Kosovës nuk do të realizohet. I pyetur rreth mundësisë së shpalljes së pavarësisë se Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, sipas Albinit shteti është çeshtje faktike, e jo deklarative.

Duke komentuar Pakon e Ahtisarit ai ka thënë se është pikërisht kjo Pako që rrezikon të ardhmen e Kosovës. Rreth bashkëvendosjes me bashkësinë ndërkombëtare, që erdhi si ide nga nje debatues, Albini iu përgjigj duke thënë se kjo do te thotë t’i thuash bashkësisë nderkombëtare vendos ti per mua, gjë që nuk është liri, por varësi. Në këtë debat janë komentuar edhe zgjedhjet e 17 nëntorit, ku të pranishmit kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth mundësisë që këto elita politike të marrin vendime të dëmshme në emër të popullit, pa e pyetur popullin. Ky debat i cili zgjati mbi dy orë u vlerësua nga pjesëmarrësit si shumë i dobishëm.

Pas tubimit, shumë qytetarë pjesëmarrës iu drejtuan zyreve të Levizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë për t’u regjistruar si aktivistë të rinj të Lëvizjes, duke ofruar kontributin e tyre për qëllimet tona të përbashkëta.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:04
Letër mërgimtaritI/

e nderuar mërgimtar/e,
shpresojmë që po kalon pushime të këndshme. Ndoshta ke shetitur në Kosovë, e ke parë se vendi është në zor. Sipas
statistikave zyrtare papunësia është 47 përqind, por shumë ekspertë vlerësojnë se ajo është rreth 60 përqind. Gjysma e
popullit rron në varfëri, çereku në varfëri ekstreme, ndërsa brutoprodhimi kombëtar është nën atë të Afrikës Qendrore, sipas
Bankës Botërore. Jemi pa ujë e pa drita, ndonëse kemi rezerva të bollshme natyrore. Kosova është vendi i vetëm në
Evropë jo pa rritje, po me rënie ekonomike. Ekonomia ynë varet aq fort nga Serbia, sa ta kemi tash problem edhe bukën e
gojës. Ekspertët janë unanimë që kjo teposhtëz shkaktohet nga a) statusi i pazgjidhur, e b) korrupsioni në UNMIK e në
institucione.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë e organizuar që ka ngritur zërin kundër kësaj. Ne e kemi luftuar UNMIK-un
dhe korrupsionin. E kemi luftuar vartësinë ekonomike nga Serbia. E kemi sulmuar pakon e Ahtisaarit, që sajonte copëzim
etnik e diskriminim fetar. Kemi paralajmëruar që pranimi i njëanshëm i pakos së Ahtisaarit sall nga Kosova çon drejt
shtyrjeve e keqësimeve të reja, gjë që, mjerisht, po na vërtetohet dhimbshëm. Për ty si mërgimtar shqiptar, ne kemi kërkuar
që të quhesh zyrtarisht si refugjat nga Kosova, status ky që ti e gëzon edhe në vendet e origjinës së UNMIK-ut.
VETËVENDOSJE! kërkon që të investohet edhe në kthimin e akomodimin tënd njësoj si për serbët. Dr Hakif Bajrami,
ekspert kosovar për demografi, ka llogaritur se Serbia në vitet 1980 e 1990 ka përzënë mëse 360 000 shqiptarë nga
Kosova. E megjithatë, ti këtu s'figuron me asnjë germë a shifër si kosovar. Zanafilla e kësaj nis më 1999, kur UNMIK-u
dekretoi që si kosovar të quhet vetëm kush ka qenë i regjistruar në Kosovë më 1998 e këtej. Që atëhere, ti tok me gjysëm
milioni mërgimtarë tjerë heq të zitë e ullirit për të nxjerrur një pasaportë, një letërnjoftim, a një çertifikatë. Ty të mohohet
statusi i refugjatit, ndonëse këtë e ke të pranuar edhe në shtetet anëtare të UNMIK-ut. Të mohohet shtetësia e dyfishtë, në
kundërshtim me ligjet e Kosovës e me konventat ndërkombëtare. Para së gjithash, të mohohet e drejta e votës. Si shtetas
zviceran, gjerman a suedez, ti mund të banosh kudo në rruzullin tokësor e prapë të votosh në shtetin e banimit -
por jo në Kosovën tënde! Kjo zgjidhje përjetësohet në nenin 1.6 të Aneksit I - Dispozitat Kushtetuese të pakos së Ahtisaarit,
ku thuhet që shtetësi të Kosovës do të marrin vetëm "qytetarët e ish Republikës Federative të Jugosllavisë" dhe "banorët e
përhershëm të Kosovës" gjer më 1 janar 1998. (Vëre dallimin në terme "qytetarë" të ish RFJsë e "banorë" të Kosovës!) Sa
për krahasim, veç këqyr se çfarë trajtimi special që po u bëhet serbëve. UNMIK-u e ka zyrtarizuar propagandën se nga
Kosova gjoja paskan ikur 200 a 300 mijë serbë (shifra dallon ndër dokumente), ndonëse provat flasin ndryshe. Në
regjistrimin e fundit, më 1991, Serbia pat thënë vetë se në Kosovë ishin sall 194 000 serbë, e ajo sot ankohet për fatin e
"130 000 serbëve të mbetur". Prej ku pikën këtu edhe 200 mijë serbë tjerë!? E pra, ai dekret i UNMIK-ut që ta mohon ty
identitetin kosovar, ia ofron atë me dy duart jo veç serbëve vendorë; por edhe refugjatëve që i pat prurë Serbia e fëmijëve të
tyre, si dhe ushtarakëve, policëve, agjentëve, pylltarëve, drejtorëve të dhunshëm, gjyqtarëve, konduktorëve, e gjithë tjerëve
që i zu këtu viti 1998 me një adresë kosovare, sa për t'u ardhur letrat prej familjes. Merre me mend: vetë serbët dallojnë
mes "došljaci" e "starosedeoci" (serbë të ardhur e vendorë), kurse UNMIK-u e qeveria jo! Këta duan që edhe puro serbët t'i
bëjnë kosovarë me zor, u ndajnë troje, e u ndërtojnë shtëpi. Ndërsa ty si mërgimtar ta mshelin derën me shul, e familja jote
në enklava detyrohet t'ia shet shtëpinë Serbisë. VETËVENDOSJE! është lëvizje qytetare e cila lufton paqësisht që UNMIKu
dhe institucionet të respektojnë vullnetin e gjithë kosovarëve, pra edhe ty e vullnetin tënd. Në aksionet tona ne s'e kemi
lënduar asnjeri, por anëtarët tanë janë vrarë, plagosur, rrahur e burgosur nga UNMIK-u e veglat e tij. Më shumë informata
për ne gjen te websajti www.vetevendosje.org. Ne nisemi
nga Rezoluta 1514 të Këshillit të Sigurisë, që thotë troç: "Vetëvendosja është e drejtë e të gjithë popujve të kolonizuar.
Mungesa e parapërgatitjeve në fushat e politikës, të ekonomisë, të shoqërisë apo të arsimit kurrë s'bën të përdoret si
pretekst për të shtyrë mëvetësinë." Për t'i jetësuar të drejtat tona, na duhet ndihmë. Andaj, të lutemi që ta përkrahësh
lëvizjen VETËVENDOSJE! Asnjë ndihmë nuk është pak - çdo qindarkë e jotja e ndihmon çështjen tonë të përbashkët. Nëse
do të ndihmosh edhe në forma tjera, mos ngurro po merr kontakt me qendrën tonë më të afërt. Ndihmo aktivisht atdheun e
familjen tënde – përkrahe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në:
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:05
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Dardanë
Personat kontaktues:
Agron Demi, agroni_d@yahoo.com, 044 417 634
Vaxhid Rexhepi, vaxhid_r@hotail.com, 044 368 841
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Deçan
Person kontaktues:
Dardan Molliqaj, dardanmolliqaj@hotmail.com, 044 266 790
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Drenas
Person kontaktues:
Petrit Bajraktari, petriti22@gmail.com, 044 265 248
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Ferizaj
Personat kontaktues:
Riza Xhakli, rxhakli@yahoo.com, 044 179 900
Sabit Azizi, 044 164 743
Adresa e zyres: Rr.”Epopeja e Jezercit”, nr.8
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjakovë
Personat kontaktues:
Hazbije Pruthi, 044 122 712
Jusuf Osmani, jusufosmani@hotmail.com, 044 387 921
Vullnesa Doli, vetevendosje.gjakove@gmail.com
Adresa e zyres: Rr."Nëna Tereze", Kurrizi, Kati i I-rë
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan
Personat kontaktues:
Shkurte Aliu, shkurte_aliu@yahoo.com, 044 470 939
Vedat Xhymshiti, v_xhymshiti@yahoo.com
Adresa e zyres: Rr.”Lidhja e Prizrenit”, p.n.
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Klinë
Person kontaktues:
Skender Mërturi, kena_st1@yahoo.com, 044 363 917
Adresa e zyres: Rr.”28 Nëntori”, p.n
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Lypjan
Person kontaktues:
Atdhe Buja, atdhe.buja@yahoo.com, 044 459 572
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë
Person kontaktues:
Bujar Voca, b_voca@hotmail.com, 028 24 998
Numri i telefonit në zyre: 044 105 203
Adresa e zyres: Rr. "Mbretëresha Teutë", p.n.
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Pejë
Person kontaktues:
Blerim Kullashi, blerimkullashi@yahoo.com, 044 723 636
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren
Personat kontaktues:
Faruk Dakaj, dakaj_faruk@hotmail.com, 044 254 863
Adresa e zyres: Rr. "Lekë Dukagjini", nr.139
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Sharr
Person kontaktues:
Gëzim Mustafa, 029 81 054
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj
Person kontaktues:
Isuf Koci, isuf.koci@hotmail.com, 044 668 476
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Viti
Person kontaktues:
Arton Musliu, amusliu_83@yahoo.com, 044 194 004
Adresa e zyres: Rr.”Adem Jashari”, Ndërtesa e Shtëpisë së Mallrave,
Kati i III-të
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Vushtrri
Person kontaktues:
Aida Dërguti, aida.derguti@hotmail.com, 044 161 945
__________________________________________________ _____
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Belgjikë
Person kontaktues:
Albert Jusufi, vetevendosje_be@yahoo.com, +32/484614963
Antwerpen
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe
Person kontaktues:
Fatos Dërguti, fatos.derguti@imperial.ac, + 44/7810401377
Londër
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Danimarkë
Person kontaktues:
Xhemil Zeqiri, xhemil@hotmail.com, + 45/229481133
Kopenhagë
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjermani
Person kontaktues:
Bashkim Osmanaj, b_osmanaj@hotmail.com, ++49/17627195459
Dortmund
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Irlandë
Person kontaktues:
Adem Bërnica, adembernica@yahoo.ie, ++353/596482589
Co.Wicklow
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Norvegji
Person kontaktues:
Vlora Haxhimehmedi, vlorah84@yahoo.no, + 47/ 951 50 332
Skjetten
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Suedi
Person kontaktues:
Shqiptar Oseku, oseku@hotmail.com, + 46/704519776
Stokholm
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në SHBA
Person kontaktues:
Arta Haxhaj, artushe75@aol.com, ++1/6463394228
Nju Jork
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër
www.vetevendosje.ch
Person kontaktues:
Arta Kryeziut, kryeziu_a@hotmail.com, +41788921897
Gjenevë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:05
Letër nga mërgimtari
Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet përkrahur

Besnik Kryeziu (Gjermani)
Mërgata shqiptare gjatë gjithë historisë së saj e ka dhënë kontributin e vet për atdheun. Ajo, edhe sot, kur atdheu është në
rrezik, do ta jep kontributin e vet. Mërgata shqiptare u la anash padrejtësisht dhe u harrua e tëra menjëherë pas luftës, nga
ata që e volën sa herë deshën në emër të atdheut, porse në të vërtetë i mbushën xhepat e vet. Krijuan pasuri që as vetë
nuk e dinë se ku iu fillon e as ku iu mbaron. Ndonëse lufta për liri nuk u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës, ata vlerësuan
se ndihma jonë nuk iu duhet më. Si duket më shumë se lirinë e atdheut e kishin dashur lirinë dhe pasurinë e tyre personale.
Në momentin kur u bënë ‘liderë’ harruan betimin e dhënë para Flamurit, harruan amanetin e dhënë ndaj shokëve të rënë
nëpër beteja gjithandej Kosovës. Mbase nuk është thënë kot se luftën për liri e projektojnë të mençurit, e bëjnë trimat,
ndërsa e gëzojnë matrapazët. Dhe, për fatin tonë të keq, kështu edhe ka ndodhur. Matrapazët kanë zënë majën e
piramidës politike dhe po na e zënë frymën. Mjerë ata që janë aty, si dhe ata që synojnë të hyjnë në këtë piramidë, ngase
kjo piramidë politike është ndërtuar me gënjeshtra: gjithçka ka aty përveç nderit dhe ndjenjës atdhetare. Sa më parë që do
të rrënohet kjo piramidë e gënjeshtrave, liria do të jetë më afër nesh. Frymëmarrja jonë do të jetë më e pastër, sepse kjo
piramidë ka filluar të kundërmojë dhe nëse nuk e rrënojmë do të na helmojë të gjithëve. Atdheu ynë i dashur sot ndodhet
para sprovave të shumta dhe tepër të rrezikshme. Andaj, thirrja juaj për ndihmë drejtuar ne mërgimtareve është kuptimplote
dhe me vend. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka më shumë se askush tjetër të drejtën morale dhe kombëtare për të kërkuar
ndihmë, ngase ju ishit ajo drita sado e vogël në fillim, por që erdhi duke u rritur e që do të rritet edhe më shumë deri kur të
gjithë ta kuptojnë mashtrimin e madh që kanë bërë me ne. Ju na e ndriçuat rrugën. Edhe unë si shumë mërgimtarë tjerë
isha në atdhe, për tu çmallur me miqtë dhe të afërmit e mi. Por a u çmalla e u çlodha? Fatkeqësisht, jo. Sepse atdheun tim
nuk e pashë ashtu si desha ta shoh. Kudo njerëz të lodhur nga hallet e jetës. Fytyrat e tyre thuajse ishin bërë një – ishin
ngrirë në pritje. Krijoja përshtypjen se vetëm pritja iu kishte mbetur. Qartazi lexoja në fytyrat e tyre: ne jemi populli që po
presim, e deri kur nuk e din as Zoti. Kot e kisha kur në mbrëmje doja t’i shikoja lajmet, apo edhe të shkruaja ndonjë kujtim
me kompjuterin tim, sepse si për inat ikshin dritat e mbetesha në terr. Qiriu ishte shpëtimi i atyre njerëzve. Sa shpesh e kam
përsëritur këto ditë: çka po ndodh me ne? Nëse para lufte politika krenohej me gjeneratat e bodrumeve, sot politika le të
krenohet me gjeneratat e territ, sepse vërtetë vetëm terr e varfëri janë duke krijuar. Nuk është turp të jesh i mjeruar, por turp
është të pajtohesh me mjerimin. Po kam frikë se ne jemi pajtuar me këtë të keqe, sepse asnjë popull tjetër në botë s´do ta
duronte këtë gjendje poshtërimi. Kudo nëpër rrugët e Kosovës shihen njerëz që kërkojnë lëmoshë. Një ditë, derisa po ecja
rrugëve në qytetin e besëlidhjes shqiptare, m’u afrua një njeri i shtyrë në moshë. Nga fytyra e tij e lexova se ka një hall. I
thashë: fol axhë, çka mundem të ndihmoj? Jam i sëmurë nga veshka, isha te mjeku, m’i ka dhënë do barna po... dhe iu ndal
zëri. Pastaj vazhdoi: jo bre nuk po të ngushtoj as ty, se... Fol të lutem, ne jemi njerëz dhe të gjithë kemi halle, i thashë. ‘E
vdeksha unë më mirë’, ma ktheu, ‘nuk kam para për barna’, dhe pa dashje filluan t’i rridhnin lotët. Dora e tij kërkonte diçka
nëpër xhepat e sakos së tij. E nxori një foto nga aty. ‘Ky është djali im. Ka qenë ushtar në UÇK. Ka rënë në luftë.’ – më tha.
Për një çast humba i tëri, çdo gjë përreth meje u shkri. Si!?, ju jeni baba i dëshmorit!? Po, m’u përgjigj me një zë që vështirë
kuptohej. Ky rast më bëri të mendoj shumë. Babai i dëshmorit nuk ka të holla për barna! Po biri i tij a nuk ra për ditë më të
mira, për një Kosovë të re? Po thash, të tillë janë politikanët tanë: dëshmorët iu duhen vetëm nëpër fushata për të
promovuar vetveten e tyre. E, pastaj, familjet i tyre i lënë në rrugë qoftë edhe për të kërkuar dy euro për barna. Ky rast
tregon më së miri se ku na kanë katandisur politikanët tanë. Kështu më nuk shkon. Mërgata shqiptare duhet të aktivizohet
përsëri sepse roli i saj ishte dhe dotë jetë i një rëndësie të veçantë. Motoja jonë gjatë luftës ishte “Atdheu në Rrezik –
Vendlindja Thërret!”. Atdheu është në rrezik, ai po na thërret nëpërmes zërit të VETËVENDOSJE!-s, atij zëri që kurrë s´ka
për t’u ndalur deri sa populli ynë ta realizojë të drejtën e tij për vetëvendosje. Mërgimtarë të dashur, ju kurrë nuk u lodhet për
atdheun, gjithçka dhatë për të. Bëjeni edhe kësaj here. T’i tregojmë gjithë botës se ne nuk jemi qyqar sikur Grupi i Unitetit,
të cilit i ka humbur rruga në oborr, por jemi popull që dimë dhe mundemi të realizojmë të drejtën tonë për vetëvendosje. Unë
do ta përkrah thirrjen e VETËVENDOSJE!-s për ndihmë. Bëje edhe ti. Bëjeni edhe ju të gjithë. Të dalim faqebardhë me
VETËVENDOSJE!-n në ballë. Atdheu ka nevojë për ne. Ç´kuptim ka jeta pa atdhe? Më mirë se ne mërgimtarët kush tjetër e
ndjen mungesën e tij. Përkraheni VETËVENDOSJE!-n që sa më parë t’i ndalim gdhendjet e huaja në shpirtin tonë, në trupin
tonë.
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 5 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi