Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:41
Albin Kurti: Hashim Thaci do te behet kryeminister qe te nenshkruaj marreveshjen me Serbine

Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti akuzon direkt kryetarin e PDK, Hashim Thaci se ne kembim te postit te kryeministrit do fale pavarsine e Kosoves.

Ne nje interviste dhene gazetes Shqip, Kurti shprehet se: Zgjedhjet po organizohen pikërisht për të bërë një koalicion të tillë të fuqishëm qeveritar, sepse përveç se e kanë Grupin Negociator, janë të interesuar për një qeveri të fortë që do të ketë më shumë legjitimitet formal për të nënshkruar marrëveshjen e ardhshme me Serbinë. Nuk janë të kënaqur me koalicionin aktual për shkak se po të dojë LDD-ja e Nexhat Dacit, do të mund t‘ia hiqte votëbesimin qeverisë së tanishme, dhe nuk janë të kënaqur me Agim Çekun, pasi që ai nuk është i fuqishëm në partinë e tij në AAK, ku realisht është vetëm një anëtar i thjeshtë. Prandaj e duan një koalicion LDK-PDK. Për t‘i ndihmuar kësaj është edhe dëshira e zjarrtë e Hashim Thaçit, që me çdo kusht të bëhet Kryeministër dhe ai e ka këtë dëshirë të kahmotshme, me gjasë sepse kur ishte Kryeministër në qeverinë e përkohshme të Kosovës në vitin 1999, qëndroi shumë shkurt dhe siç thotë populli, i ka mbetur ëmbël puna e Kryeministrit. Por faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë do t‘ia shfrytëzojnë këtë dëshirë të zjarrtë të Hashim Thaçit për të marrë garancinë që ai do të jetë bashkëpunues në negociatat e mëtutjeshme me Serbinë e që do të duhet të kurorëzohen me një marrëveshje me të. Prandaj nuk mundet Hashim Thaçi edhe të bëhet Kryeministër edhe të refuzojë marrëveshjen me Serbinë. Këto të dyja shkojnë në paketë: kanë shkuar në paketë në kohën e Rambujesë, kur Thaçi e ka pranuar autonominë e Kosovës nën Serbi dhe çmilitarizimin e UÇK-së dhe atëherë e bënë Kryeministër, do të shkojnë në paketë edhe tash. Kështu që tani po e përsërisin të njëjtin model: kur është bërë njëherë suksesshëm (për ta) pse të mos e provojnë prapë? Ndërkohë, është Hashim Thaçi ai që po ua plotëson dëshirat faktorëve ndërkombëtarë, ndërkaq ata po ja menaxhojnë atij dëshirën duke ia lënë të paplotësuar. Nuk duhet të harrohet edhe ky fakt se qendra e numërimit të votave në Prishtinë do të jetë në duart e ndërkombëtareve dhe ajo do të jetë kuzhina ku do të gatuhet koalicioni i ardhshëm.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:41
Shpërtheu dhuna shtetërore e Maqedonisë
Friday, 09 November 2007
Njësitet speciale të shtetit të Maqedonisë po e përsërisin dhunën kundër civilëve shqiptar në Brodec dhe Shipkovicë të Tetovës. Kjo tregon se lufta e vitit 2001 nuk ka mbaruar. Sipas mediave ndërmarrja policore ka për qëllim arrestimin e Lirim Jakupit, ish pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arratisur tash së fundi nga burgu i Dubravës ku mbahej i akuzuar për terrorizëm. Arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Shkup tregon qartazi se policia e maqedonisë nuk është duke e ndjekur vetëm Lirimin.

Njësitet speciale të policisë kanë përdorur automjetet e blinduara, helikopterët dhe tankset në sulmin e sotëm. Në këtë aksion janë vrarë së paku 8 civil shqiptarë. Ky nuk është aksion i thjeshtë policor por dhunë e orkestruar nga shteti maqedon kundër shqiptarëve atje. Gjatë kryerjes së detyrave policia e Maqedonisë kanë granatuar nga larg fshatin Brodec. Granatimet e tilla tashmë i kemi parë disa herë në trevat shqiptare, dhe ua dijmë qëllimin e mirëfilltë – ato janë përdorur dhe përdoren për spastrim etnik të territorit.

Shteti i Maqedonisë, dhe pushtetarët në të, janë të vetëdijshëm se shqiptarët në Maqedoni kanë shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Njëkohësisht ata janë të vetëdijshëm se kjo pakënaqësi domosdo rezulton në organizim popullor për jetësimin e lirisë dhe mirëqenies së shumëkërkuar dhe shumëpritur. Obstruksionet e vazhdueshme të shtetit maqedon ndaj Marrëveshjes së Ohrit (e cila edhe ashtu s'ofron drejtësi e barazi për shqiptarët) kanë kulmuar me aksionin e sotëm që dëshmon se shteti i Maqedonisë i konsideron shqiptarët një problem, e të cilin ajo synon ta zgjidhë me dhunë. Prandaj ky aksion policor – për ta pamundësuar këtë organizim. Në luftë përparësi ka ai që sulmon i pari. Kështu policia e Maqedonisë po synon ta merr primatin atje.

Prandaj është e natyrshme që shqiptarët e Maqedonisë të organizohen dhe mobilizohen. Historia na e ka dëshmuar se organizimi dhe mobilizimi kundër një pushteti të dhunshëm janë mënyra e vetme e shpëtimit të qenies sonë njerëzore. E ky qartazi është pushtet i dhunshëm.

Përderisa në Kosovë opinionit publik i është orientuar përqendrimi kah farsa zgjedhore pak kilometra, larg kufirit një shtet tjetër po ushtron dhunë kundër shqiptarëve. Është kjo dhunë që duhet të dënohet ashpër, e jo të kërkohet, siç po bëjnë disa kinsepolitikanë, nga shqiptarët atje të qëndrojnë të qetë. Ata ishin të qetë deri sa nuk intervenoi policia me helikopterë dhe tanke. Shqiptarët në Shipkovicë dhe Brodec ishin duke qëndruar në shtëpitë e tyre, duke e shikuar punën e tyre. Është shteti maqedon ai që e prishi qetësinë duke vrarë civilë dhe duke granatuar fshatin. Ky shtet duhet të jep përgjegjësi për dhunën e orkestruar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon pikërisht këtë dhunë nga sistemi politik, siç e dënon secilën dhunë shtetërore të ushtruar ndaj çdokujt. Dhe, nuk konsiderojmë se shqiptarët duhen të zbrapsen dhe të durojnë. Ata janë në tokat e tyre dhe aty duhet të mbesin. Kjo qartazi kërkon organizim. Atë edhe duhet ta bëjmë. Të gjithë për secilin.

Njëkohësisht ngushëllojmë familjet e viktimave, duke u thënë se humbja e familjarëve të tyre nuk duhet të shkojë e pandëshkuar. Ajo nuk do të shkojë e pandëshkuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:42
Zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Seanca e ardhshme me 15 nëntor.
Shkruar nga Albin Kurti
Friday, 09 November 2007
Sot paradite, në ora 11:10, e mora lajmin nga korrieri i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës se më është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë (deri më 11 janar 2008). Data e seancës së ardhshme ishte caktuar për të enjten më 15 nëntor 2007. Kjo do të thonë se më kanë informuar vetëm gjashtë ditë përpara ndonëse edhe ligji i tyre thotë se është dashur që të njoftohem së paku tetë ditë para seancës. Për më keq se kaq, as që më sollën thirrje zyrtare për seancën e ardhshme. 15 nëntori përmendej vetëm në vendimin për zgjatjen e arrestit shtëpiak.

Të gjitha këto i bëri gjykatësi i UNMIK-ut Maurizio Salustro. Ai dy herë, qysh në fillim, e pat ndërprerë fjalimin tim më 19 shtator 2007. Më pas e ndërpreu edhe seancën dhe e zbrazi sallën, vetëm dhe vetëm që të mos më dëgjojë mua publiku. Liria e shprehjes vlen vetëm kur iu konvenon kuptimi i shprehjes ose kur nuk ka publik.

Salustro ka vendosur që prapë të ma caktojë seancën gjyqësore menjëherë pas vazhdimit të arrestit shtëpiak (meqë arresti aktual do të skadonte më 11 nëntor). Njësoj sikur herën e kaluar (kur arresti paraprak skadonte më 11 shtator). Përderisa kur më arrestuan më 10 shkurt pretekst i kishin kinse hetimet, dhe pritjen e ditës së gjykimit, tash gjyakata qartazi po e shpërfaq se pikërisht arresti (në burg apo shtëpiak) dhe izolimi janë qëllimet e vërteta të kësaj farse. Tash për tash dëshirojnë të më mbajnë të mbyllur dhe izoluar. Gjykimin e montuar po e ruajnë për më vonë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:42
Kumtesë për media
Saturday, 10 November 2007
Rritet numri i organizatave që i bashkohen Këshillit Organizativ të Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit

Në kuadër të aktivitetit të përbashkët të organizatave të cilat kanë themeluar Këshillin Organizativ të Protestave për lirimin e Albin Kurtit, tash së fundi kësaj nisme iu bashkëngjit edhe Rrjeti Rinor i Kosovës.

Burgosja politike e Albin Kurtit është tregues i qartë i mohimit të të drejtave më elementare njerëzore e qytetare që vjen si rrjedhojë e mungesës së lirisë sonë kolektive e cila e ka emrin vetëvendosje. Atëherë kur një popull nuk gëzon këtë të drejtë, ata që luftojnë për liri, arrestohen e burgosen, siç po ndodh me Albin Kurtin. Këshilli Organizativ i Protestave është nismë e hapur për të gjithë organizatat që duan ta konkretizojnë kontributin e tyre në drejtim të lirimit të Albinit. Kjo nismë është duke u shndërruar në një front të gjerë organizatash që synojnë këtë qëllim.

Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:43
Rrotacioni I Pushtetit: Thelbi I Sistemit Demokratik
Rrotacioni i pushtetit në sistemin demokratik është procesi më normal që ndodh në këtë sistem dhe mbase po të mos ish m’u “rrotacioni i pushtetit”, edhe nuk do të ekzistonte fare sistemi politik i demokracisë. Aty ku nuk ka ndrrim të pushtetit, aty ka monizëm. Monizmi ose sistemi njëpartiak, ka shkaktuar deformime të pushtetit deri në diktaturë, totalitarizëm etj. Historikisht, populli shqiptar dhe edhe ky i Kosovës pa dallim, ka jetuar për kohë mjaft të gjatë në sistemin monist dhe jo vetëm monist ku e drejta e mendimit dhe fjalës së lirë, e drejta e votës së lirë, e zgjedhjes së lirë ka qenë apriori, e diktuar dhe e kontrolluar. Gjeneratat pak më të vjetra, e kanë përjetuar në kurriz të tyre diktatin politik dhe partiak të monizmit. Monizmi, ishte një sistem që e barazonte qenjen njerëzore me fuqinë e pushtetit deri në ekstrem, duke mos iu përgjegjur as ligjit dhe as zotit. Pakufizimi i pushtetit, ishte thelbi sundues i këtij sistemi i cili jo vetëm që ka sunduar papërgjegjshëm por, ka dërguar në botën tjetër pa gjyq miliona e miliona njerëz kudo që ishte shtrirë.



Rortacioni i pushtetit, është thelbi i ideologjisë liberale – demokratike. Relacioni pozitë – opozitë dhe e kundërta është mënyra e qeverisjes, një mekanizëm ky që jo vetëm e ndryshon pushtetin por, edhe e bënë të përgjegjshëm, efikas dhe nuk e lejon të rezignohet – degjenerohet. Nisur nga këto evenimente ( nga përgjegjësia, ndrrimi i pushtetit, vota e lirë, mekanizmat e pushtetit të kufizuar etj. ), demokracia bëhet funksionale dhe një nga sistemet më efikase për shoqërinë dhe popujt. Zgjedhjet e lira, mbase edhe janë kulmi i demorkacisë. Ne po mësohemi, Kosova po mësohet që të ndërtoj rend demokratik të pushtetit. Zgjedhjet e 17 nëntorit, simbolizojnë “mësimet e shkollës së demokracisë” të cilat pasqyrojnë në teori dhe praktikë, edhe ndërtimet e një shoqërie dhe vendi që shtreson demokracinë si sistem për interesa jo vetëm individuale, grupore – partiake por edhe qytetare, në përgjithsi. Zgjedhjet e deritanishme kanë treguar një gjë shumë të saktë: diciplinën e qytetarëve dhe të partive për ta bartur këtë proces nga fillimi e deri në fund, në mënyrë paqësore. Finalizmi paqësorë i procesit të zgjedhjeve, pra ndrrimi paqësorë i pushtetit, është esenca e ndërtimit të shoqërisë demokratike. Prandaj Kosova, me të vërtetë ka arritur që ta zhvillojë dhe ndjek këtë kurs demorkatik.



Por ndërtimi i shoqërisë dhe i sistemit demorkatik është një përgjegjësi më e madhe në nivel të përhapjes së demokracisë dhe funksionalizimit të saj, meqë ashtu si çdo proces edhe zgjedhjet kanë haraqin e tyre. Zgjedhjet në shoqërinë demokratike bëhen për ndryshime politike dhe partiake, për ndryshime të pushtetit dhe siç thamë edhe më lartë, ky mekanizëm ( zgjedhjet ) mundësojnë ndryshimin e qeverisjes. Nuk ka asgjë të jashtzakonshme: qeverisja mbetet e njejët ( demorkatike ) por, ndryshohen akterët e qeverisjes, programet e qeverisjes, kërkesat, vlerat, kultura politike etj. Nëse ndodh e kundërta statusquoja, mosndryshueshmëria e pushtetit, njëpartishmëria ose ruajtja e një klase në pushtet ta zëmë për më shumë se dy – tri mandate, duhet të konstatojmë që ose nuk jemi në sistemin demokratik ose nuk kemi arritur të inkorporohemi, të adoptohemi, të mësohemi me këtë sistem.



Zgjedhësit në Kosovë votojnë me inercion…



Më e paakceptueshmja: nuk kemi arritur ta zhvillojmë misionin që ka demokracia ose, nuk kemi arritur të çlirohemi nga ish sistemi monist dhe ta kuptojmë qartë se cili është thelbi i rrotacionit të pushtetit. Në fakt, thelbi i rrotacionit të pushtetit nuk është interesi kushtimisht individual, gruporë ose partiak por, është interesi shoqërorë e më gjërë, pra interesi i përgjithshëm. Nuk mund të kemi qeverisje të zhvilluar, funksionale, efektive, nuk mund të kemi institucione të qëndrueshme dhe efektive, nuk mund të ndërtojmë kulturë politike demokratike, nuk mund të kemi qeverisje të përgjegjshme, shtet ligjorë dhe gjyqësi të pavarur, vlera demokratike të qëndrueshme, perspektivë shtetërore nëse ndodh siç edhe jemi mësuar të ndodh që klasa politike në pushtet të mos ndryshohet në dy, tri e më shumë mandate ose procese zgjedhore.



Ndryshimet e pushtetit, pra ikja e një klase në pushtet dhe zëvendësimi i asaj klase me një klasë tjetër qoftë për nga aspekti i partisë, qoftë për nga programi zgjedhorë apo qoftë edhe për nga idelologjia politike dhe partiake e klasës ndikon që qeverisja të diktohet me hapje të konkurencës, me përgjegjësi, me vlera të reja, me perspektiva të reja etj. Nëse nuk ndodh kjo, rrotacioni i duhur i pushtetit në kohë dhe hapësirë të duhur mendoj që zgjedhjet janë inerte dhe në fakt, ose nuk ka vetëdije normale dhe të nevojshme për zhvillimin e sistemit të demorkacisë ose skena partiake është e varfër me ide, programe, me lidership dhe struktura të nevojshme për ta shkaktuar ndryshimin demokratik të pushtetit. Ka edhe një të vërtetë tjetër: që zgjedhësit në Kosovë votojnë me inercion, disa zgjedhës nuk janë të çliruar ende nga njëmendësia moniste e pushtetit, një pjesë tjetër e zgjedhësve shkojnë ose nuk shkojnë fare te kutiat e votimit të yshtur nga inatet, neglizhenca, nga mosnjohja e realitetit demokratik ( shumë qytetarë nuk e dinë që votimi është e drejtë kushtetuese por edhe obligim moral - ligjor ), dhe një pjesë tjetër e zgjedhësve e shohin votën kushtimisht, si interes personal.



Në çdo kohë, vota e lirë bëhet për të zgjedhur lirshëm. Ky është sistemi i demorkacisë që nga koha e lashta - antike. Konsideroj që po ti krahasojmë sot politikat, do të shohim se asnjë popull në Evropë nuk ka një histori më të gjatë se shqiptarët në sistemet perandorake – moniste – diktatoriale. Hantingtoni thotë që “krahasimi i së shkuarës dhe së tashmes së kombit tonë dhe krahasimi i përvojës sonë me atë të kombeve të tjera, thellon këndvështrimin tonë në institucionet tona”. Në këtë këndvështrim, zgjedhjet janë një shans i mrekullueshëm që alternativat tona politike dhe partiake të fokusohen në rrotacionin e pushtetit. Gjithsesi: jo sipas modeleve të mentalitetit që vjen nga politikat e monizmit, të diktaturave, të ideologjive, inercionit, intereseve meskine por në përputhje me ndryshimet e qeverisjes që janë interes shoqërorë - qytetarë, e më gjërë. Nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk ka alternativa, nuk ka se kush të votohet, nuk ka se kush të hyjë në “formulën e rrotacionit” për ndryshim të pushtetit qeverisës. Kosova, përkundër paqartësive politike të statusit, të qeverisjes anarkiste, të problemeve të shumëta sociale – ekonomike, të pasigurisë dhe të paligjshmërisë ka në skenë një opozitë në krye me Partinë Demorkatike të Kosovës, shumë të fuqishme. Prandaj: çdo arsyetim për mosndryshim të pushtetit në zgjedhjet e 17 nëntorit, kësaj rradhe është i barabartë me iluzionet, gënjeshtrat dhe psikologjinë e mentalitetit politik monist.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:44
Veton Surroi – Behgjet Pacolli 8 : 0!!
[b][

NGA GARDA E CAR LLAZARIT NA MBRON UNMIK-u, TMK-ja dhe

SHPK-ja, ME VOTËN E DHËNË BEHGJET PACOLLIT, VJEN NË

PARLAMENTIN E KOSOVËS VËLLAI I MILLOSHEVIQIT!!!



/B]
Veton Surroi: “Me kësi propozimi (z Pacolli) u tregua i pasuskseshëm edhe në vitet e kaluara. Me qasje të ngjashme erdhi në Kosovë dhe në vitin 1998 si i dërguar i z. Yeltsin dhe i zë Milosheviqi për të na ofruar autonomi brenda Serbisë”, ka thënë Surroi. “Ne asokohe e refuzuam këso forme të bisedimit, duke u angazhuar që të kemi ndërmjetësim ndërkombëtar për marrëveshje apo mungesë marrëveshje” (Koha ditore, 7.11.2007, f. 3)



Lutfi Haziri: “Paraqitja e Behgjet Pacollit është çmenduri politike!”



Xhafer Leci: “PËRPJEKJET E KOTA TË NOSTALGJIKËVE KOMUNISTË



Fushatë zgjedhore



PËRPJEKJET E KOTA TË NOSTALGJIKËVE KOMUNISTË DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT ME ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA.



Askush deri më sot, nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës.”



Të nderuar lexues e lexuese, votues e votuese, besojmë se pas paraqitjes skandaloze të Behgjet Pacollit (pro politikës së Beogradit e të Moskës!!), se kinse nuk është dashtë të bisedohet në Vjenë dhe me ndërmjetësimin e palës së tretë, siç e parashihte Dr. Ibrahim Rugova-vizionar, por na qenkësh dashtë të bisedonim me Beogradin dhe pa përkthyes, do të thotë, pasi ne shqiptarët e dimë serbishten kurse serbët nuk e dinë shqipen, bisedimet në Beograd do të zhvilloheshin në serbishte!! Dhe ato “bisedime” do të na sillnin një autonomi të ngushtë e për faqe të zezë në tutelën e çetnikëve që na kanë masakruar me dekada e me shekuj!!

Behgjet Pacolli për deputet ka persona tejet të dyshimtë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, sikur që është Shaip Vitija! Qytetarë të varfër por të ndershëm, mos bini pre e mashtruesit Behxhet Pacolli dhe mos u bëni mercenarë për pak dinarë!! Ruajeni dinjitetin shqiptar!!

Është tejet e habitshme se si në grackën e tij ranë edhe disa properëndimorë: komentartori i mirënjohur Bugajski!?! Dr. Besnik Bardhi!?... ajo është vija tradhtare e xhon boltonëve neveritës!! Unë Behgjet Pacollin e kam të thuash fqinj: ai është nga Mareci dhe unë nga Makreshi, që të dy të komunës Artanë, ama ne e njohim vetëm për të keq e vetëm përdreq!!

Nipit tim, çunit të motrës, zotni Vehbi Rexhepit, me rastin e ndërtimit të shtëpisë në Gjilan, ia ka lënë në gjysmë dhe nuk ia ka kthyer të hollat, duke ia nxi jetën!!! K krijuar nënfirma (rimorkio!), për t’iu ikur përgjegjësive, duke ua hedhur fajet “të tjerëve”!! Dhe sa raste të tilla ka, muaj me radhë punëtorëve të vet nuk ua paguan rrogat!! Ai paraqitet milioner, vetëm kur herëpasherë i vijnë të hollat nga Koshtunica, e nga Putini dhe nga hutini!! Behgjet qyqi, si gjysmanalfabet që është, që emrin e vet e shkruan me-gj (gjeli!) e jo si është drejt me –xh;- është në kthetrat e politikës pansllavesite: si ka mundësi të hynte te Jelcini pa trokitur në derë!?!

Kushdo që nuk diferencohet nga ky renegat, le ta dijë grurë të kuq se me vetëdije kanë dalë kundër pavarësisë të Kosovës dhe do të përgjigjen përpara gjykatës kompetente. Dhe është kështu, sepse “Aleanca Kosova e Re”- është një parti mashtruese për rirobërimin e Kosovës!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:44
Ne Bijtë E Shekullit Të Ri I Bojkotojmë Zgjedhjet
Të nderuar bashkëluftëtarë dhe veteranë të UÇK-së. Lexova në “Dervina Com” artikullin e shkruar nga Rexhep Ahmeti, ”Veteranët e luftës së UÇk-së, bojkotojnë zgjedhjet.” Mendim të njejtë me ju kam edhe Unë bashkëluftëtari juaj dhe veterani i UÇK-së nga ish Zona Operative e Pashtrikut A.I.ku në asnjë rast nuk do të shkeli betimin e dhënë në luftën çlirimtare.



Fati i Kosovës plagëmadhe, është edhe më tej një teatër tragjiko-komik, tragjiko-komike janë edhe zgjedhjet e 17 nëntorit e këtij viti, tragjiko-komike është edhe pritja e pafund e zgjidhjes së ç’ështjes shqiptare. Por këtë se ka menduar kurrë qytetari shqiptar pas tri luftrave çlirimtare, pas atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën, pas atyre që mbetën pa gjymtyrët e trupit, pas atyre që u masakruan mizorisht nga foshnja e deri te plaku, nga barbaria ushtarake serbe.



Sikur u harrua derdhja e gjakut nëpër shekuj nga sundimtarë të huaj, sikur u harrua ku ishim dje dhe çka duam sot dhe, çfarë të ardhme duhet ndërtuar, sikur u harrua intelektualizmi kombëtar dhe, u hodh vrapi pas krijimit të liderëve të rrejshëm, si dje, ashtu edhe sot, sikur u harrua se jemi të vonuar dhe, vonesat po na kushtojnë shtrenjtë, jo! jo! s’duam me humbë më, mjaft kemi humbur, mjaft na kanë shfrytëzuar të huajt.



Kjo mi kujton vargjet e Migjenit në poezin e tij revoltuese ku thoshte:



”S’duem për hir,

të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,

të zhytemi prap në pellgun e mjerimit,

që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,

këngën monotone, të pa shpirt, të skllavnis.



E tillë është pafytyrësia e klasës politike dhe, ndërkombëtarëve në Kosovë. Nga kjo Vetë-Qeverisje janë bërë premtime të rrejshme gjatë fushatave elektorale të më hershme, kjo kronologji mashtrimesh po duket edhe gjatë këtyre zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Anipse edhe pas lufte populli jetoi me një përkeqësim të mirëqenijes së tij, është bërë poshtrimi, degradimi i luftëtarit të lirisë. Ky devijim u bë në dëm të ç’shtjes shqiptare nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut dhe, lidereve tanë servilë ku Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mbahet i burgosur politik, tani me arrest shtëpiak.



Zgjedhjet e radhës bëhen për pushtet dhe jo pë shtet. Andaj me të drejtë ju Veteranë të luftës , Lëvizja Vetëvendosje dhe plot subjekte tjera jo qeveritare keni dalur hapur kundër këtyre zgjedhjeve. Sepse kur popullit i mohohet liria dhe e drejta për vetëvendosje, zgjedhjet nuk janë të drejta. Këta lider fushatash zgjedhore kanë sjellur mjerimin social, shëndetësor, degjenerimin politik moral, këta kanë vjedhur bukën tonë, mirëqenien tone, me mundin dhe djersën e qytetarit shqiptar, janë pasuruar, janë veshur me lukse tepër të shtrenjta, ndërsa populli po vuan edhe për bukën e gojës.



Vjedhin pushtetarët, vjedhin ndërkombëtarët, vjedhin institucionet, vjedhin pasuri, vjedhin prona publike, vjedhin shpresën tonë, shpresën tone të tanishme dhe të ardhmen. Shqiptarët për habi nuk shfaqin një revoltë të fuqishme kundër kësaj të keqeje të madhe. Ndoshta mijëra shqiptarëve kjo paudhësi politike po u zien përbrenda por që nuk u duket në horizont ku ata jetojnë të nëpërkëmbur dhe nuk i pyet ashkush. Ka të atillë që nuk munden. Ka të atillë që nuk duan. Ka të atillë që s’din të bashkohen për të protestuar kundër kësaj paudhësie e pabesie të Udhëheqësve politik në vend. Ka të atillë që mblidhen për të protestuar kur u preket sedra dhe interesi personal.



Deri kur kështu?!...

Kam bindje se kështu do të vazhdohet deri në vetëdijësim të qytetarit shqiptar. Deri atëherë forcat progresiste dhe atdhetare duhet të punojnë pa u lodhur që të arrihet me çdo kusht bashkimi kombtar shqiptar. Deri atëherë le të buqasë zëri i bijëve të shekullit të ri vetëm një komb dhe një Shqipëri dhe, vetëm atëherë do të ketë zgjedhje të ndershme demokratike e të lira.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:45
Vazhdimësia e pushtetit serb në komunën e Sharrit!
EDHE ISH-PUSHTETARËT E REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT GAROJNË

NË ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT!

Për zgjedhjet farsë të 17 nëntorit, këto ditë po garojnë kandidatë të 97 partive e subjekteve tjera politike, të cilët pretendojnë ta marrin pushtetin lokal dhe atë qëndror. Po të shikohen me vëmendje listat garuese të partive…, do të vësh re se aty janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të regjimit të Titos e të Millosheviqit si dhe shumë informatorë e udbash, të cilët me zellë i kishin shërbyer këtij regjimi gjakatar dhe si të tillë ia kanë nxirë jetën mijëra të rinjëve shqiptarë, që u dergjën nëpër kazamatet serbe.

Ndër kandidatë të këtij soji për pushtetin lokal dhe atë qëndror janë edhe Halim Shemsidini, kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Sharrit, njëherit edhe Kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, i cili sërish garon për kryetar të Komunës dhe Shaban Halimi ish- Shef i Ekzekutivit të Komunësë së Sharrit dhe deputet i LDK-së në Kuvendin aktual të Kosovës nga kjo komunë, i cili sërish është në listën kandiduese për deputet në kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Halim Shemsidini, si kryetar i Komunës ka shfrytëzuar pushtetin për punësimin e të gjithë anëtarëve të familjes dhe të miqëve të tij, ka ndërtuar dhe legalizuar për përfitime personale qendrën për kontrollimin teknik të automjeteve në Sharr, ka abuzuar në forma të ndryshme me buxhetin e komunës, e ka bartur xhirollogarinë e komunës nga një bankë tjetër në Bankën për Biznes - për përfitime familjare, i ka shfrytëzuar në çdo kohë automjetet e komunës për punë private, ka bërë koalicion me partin gorane GIG e cila kokën e ka në Beograd, dhe financohet në të gjitha fushat nga Serbia etj etj.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:45
Albin Kurtit i "lehtësohet" arresti shtëpiak
Sot, në gjykatën supreme në Prishtinë u mbajt seanca për rishqyrtimin e arrestit shtëpiak të Albin Kurtit. Gjykatësi italian Maurizio Salustro vendosi që Albini të mbetet në arrest shtëpiak por me masa më të buta duke lejuar që ai të ketë mundësi të dalë nga shtëpia prej orës 10:00 e deri në orën 19:00.
Pjesën tjetër të kohës policët mbesin te dera e banesës së tij. Po ashtu, sipas vendimit të gjykatës, çdo ditë kur ka seancë gjyqësore, Albini do të jetë nën arrest shtëpiak 24 orësh sërish me policë te dera
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:46
Liria për të pirë kafe dhe poshtërsia e quajtur Ahmet Hasolli
Wednesday, 14 November 2007
Sot, në gjykatën supreme në Prishtinë u mbajt seanca për rishqyrtimin e arrestit shtëpiak të Albin Kurtit. Çuditërisht në seancë erdhi edhe avokati Ahmet Hasolli i caktuar nga gjykata por i cili më herët kishte dhënë dorëheqje. Duke iu falenderuar këtij të ashtuquajturi avokat të Albinit gjyqtarët ndërkombëtar edhe njëherë i legjitimuan veprimet dhe vendimet e tyre. Pra, megjithatë po vazhdojnë të gjejnë ‘shqiptarë të ndershëm’ të cilët nuk po e respektojnë thirrjen e Albinit që asnjë avokat shqiptar të mos e mbrojë. Albin Kurti me 30 shtator 2007 pat kërkuar nga avokatët shqiptarë që të mos pranojnë ofertat e gjykatës për ta mbrojtur atë dhe në këtë mënyrë t’i bashkohen atij në sulmin kundër kësaj gjykate të padrejtë që është në shërbim të politikës së regjimit të UNMIK-ut. Mosardhja e avokatit Hasolli në seancë do të ishte në përputhje me dorëheqjen e tij dhe kësisoj ajo do ta bllokonte procesin gjyqësor kundër Albinit. Mbase Ahmet Hasolli me këtë gjest të tij dëshmoi atë që e kemi ditur: se ai nuk e mbron Albinin nga gjykata por e mbron gjykatën nga Albini.

Në këtë seancë gjyqësore gjykatësi italian Maurizio Salustro vendosi që Albini të mbetet në arrest shtëpiak por me masa më të buta duke lejuar që ai të ketë mundësi të dalë nga shtëpia prej orës 10:00 e deri në orën 19:00. Pjesën tjetër të kohës policët mbesin te dera e banesës së tij. Po ashtu, çdo ditë kur ka seancë gjyqësore Albini do të jetë nën arrest shtëpiak 24 orësh sërish me policë te dera sikurse deri më tash.

Është e qartë se kjo zbutje e gjyqtarit Salustro vjen si rezultat i presionit qytetar dhe vetëdijësimit gjithnjë e më të madh të njerëzve për izolimin e dirigjuar nga lart të Albinit. UNMIK-u nëpërmjet vendimit më të ri të Salustros ka për qëllim që të mbushen titujt e gazetave me shprehjen mashtruese ‘U lirua Albini!’ dhe asisoj ta zbraps ca pakënaqësinë e qytetarëve. Liria nëntëorëshe në ditë për Albinin është liri për të pirë kafe. Albini është i lirë m’u ashtu siç është Kosova e pavarur.

Gjyqtari italian Maurizio Salustro edhe kësaj radhe nuk e la Albinin të fliste duke e ndërprerë qysh në fillim fjalimin e tij megjithëse ia kishte dhënë fjalën atij paraprakisht. Në vijim është dhënë fjalimi i ri, sërish i ndaluar, i Albin Kurtit.

Fjalimi i dytë i ndaluar i Albinit

Ky trup i gjyqtarëve nuk ka të drejtë që të marrë vendime as për mua e as për dikë tjetër. Përveç arsyeve të ravijëzuara në deklaratën time të 19 shtatorit, unë e kundërshtoj këtë trup për shkak të sjelljes së tij gjatë seancës gjyqësore të asaj dite dhe që nga atëherë. Siç e kanë theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka përfshirë një varg të parregullsive të papranueshme.

Para së gjithash, unë nuk isha i njoftuar për padinë e re me të cilën gjyqtari Salustro e hapi seancën e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk është konfirmuar, dhe unë nuk e kam pranuar një kopje të saj. Unë kam të drejtë që të informohem për akuzat kundër meje dhe të mbrohem kundër tyre. Pasi që as i ashtuquajturi avokat mbrojtës imi nuk është informuar për padinë e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit të barazisë së palëve.

Në mesin e këtyre gjyqtarëve, kundërshtimin tim të fuqishëm posaçërisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndërprerja që ai ia bëri deklaratës sime me 19 shtator – pasi që kërkoi nga unë që ta lexoj atë – ka shkelur të drejtën që të dëgjohem dhe që të mos ndërprehem gjatë fjalimit. Mënyra se si gjyqtari Salustro më ka ndërprerë, një mënyrë kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bërtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje të pahijshme dhe shkelje të etikës gjyqësore: gjyqtarët duhet të interpretojnë ligjin dhe jo të veprojnë sipër tij. Unë kam të drejtë për gjykim të paanshëm. Unë kam të drejtë që të konsiderohem i pafajshëm. Unë kam të drejtë që të trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro është edhe më problematike pasi që unë jam i privuar nga kërkesa për zhdëmtim – në Kosovën e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizëm përmes së cilit unë mund të inicoj procedurë kundër gjyqtarit Salustro.

Po ashtu e kundërshtoj këtë trup gjyqësor për moslejim të të ashtuquajturit avokat t’imin për tërheqje të menjëhershme nga rasti. Unë asnjëherë nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai më në fund e kuptoi se është koha të jap dorëheqje, ky trup është dashur që ta lejojë atë të veprojë ashtu. Për më tepër, unë nuk jam njoftuar si duhet për seancën e nesërme gjyqësore – kam mësuar për të vetëm kur është përmendur në vendimin për ta zgjatur arrestin tim shtëpiak, gjashtë ditë para seancës, jo tetë ditë paraprakisht dhe jo në një dokument të veçantë, siç parashihet me ligjin tuaj. Për më shumë se kaq, vendimi për të ma zgjatur arrestin shtëpiak është marrur nga gjyqtari Salustro pa më informuar mua se ai vazhdon të jetë gjyqtari kryesues në rastin tim.

Njëkohësisht, po e përsëris se ju kundërshtoj juve për shkak të mungesës së pavarësisë dhe të paanësisë. Ju jeni emëruar nga UNMIK-u dhe e përfaqësoni UNMIK-un, i cili gjithashtu është i renditur në këtë rast si një palë e dëmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat për statusin e Kosovës me Serbinë nuk do t’i sjellin Kosovës gjë tjetër përveçse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unë e shikoj si detyrë timen që ta ndaloj këtë që të ngjajë duke iu kundërvënë padhunshëm pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë. Gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se unë kam të drejtë në këtë, dhe se referendumi për pavarësi është e vetmja mënyrë se si Kosova mund ta fitojë lirinë e vërtetë, dinjitetin dhe zhvillimin e shëndetshëm politik dhe ekonomik. Vetëm vetëvendosja mund të mundësojë drejtësi të drejtë.

Pasi që UNMIK-u është caku i kundërshtimit tim të padhunshëm, është e qartë se është në interesin e UNMIK-ut që të më pengojë mua për të vazhduar punën, duke më izoluar dhe duke u përpjekur që ta hesht zërin tim mospajtues. Rrallë kjo është kristalizuar më qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro më bërtiste “mbylle” në seancën e 19 shtatorit.

E kundërshtoj këtë trup të gjyqtarëve, e kundërshtoj këtë gjyq dhe e kundërshtoj këtë rast. Procesi i padenjë i këtij rasti dhe ky trup në vazhdimësi kanë dhunuar të drejtat e mia fundamentale. Ky rast do të duhej të shfuqizohej dhe unë të lirohesha menjëherë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:46
Padrejtësia e vazhdueshme
Padrejtësia e vazhdueshme
Thursday, 15 November 2007
Lidhur me seancën e dytë të gjykimit kundër Albin Kurtit

Sot, gjykimi kundër Albin Kurtit filloi me gati një orë vonesë sepse avokati i parë i emëruar nga gjyqi, Ibrahim Dobruna, ka refuzuar ta pranojë pozitën e avokatit mbrojtës pa pëlqimin e Albinit. Në vijim të kësaj, gjyqi e caktoi një avokat të ri mbrojtës, Fazli Balajn, i cili e pranoi emërimin përkundër thirrjes së Albin Kurtit bërë të gjithë avokatëve që të mos e pranojnë ftesën e gjyqit. Me këtë rast, do të donim që ta falenderojmë z.Dobruna.

Në këtë seancë gjyqësore, gjyqi e refuzoi kërkesën e dytë të Albin Kurtit për të shfuqizuar trupin gjykues (kliko këtu për fjalimin e ndërprerë). Në marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Salustro e gjykoi vetveten, pasi që një prej argumenteve të Albinit ishte i bazuar në sjelljen e tij joprofesionale me 19 shtator, dhe aspak befasishëm ai përfundoi se kishte plotësisht të drejtë kur i tha Albinit dy herë ‘mbylle’ në seancën e fundit. Avokati i Albinit i caktuar nga gjykata e kundërshtoi kërkesën e Albinit për ta shfuqizuar trupin gjykues. Përfundimisht, ishte prokurori ai i cili e ndjeu veten të obliguar që ta pyes gjykatësin për të sqaruar rolin e avokatit mbrojtës detyrimisht të caktuar i cili po vepronte kundër personit që do të duhej ta mbronte!

Sa i përket veprimeve të Fazli Balajt, Albin Kurti tha në gjyq: “Për shkak të parimeve të mia, nuk mund ta pranoj Fazli Balajn si avokat mbrojtës pasi që nuk pranoj kurrfarë avokati mbrojtës. Z. Balaj ishte i caktuar nga gjyqi andaj ai është përgjegjës te gjyqi. Sidoqoftë, pasi që ai po ashtu e distancoi veten prej aksioneve të mia, ai gjithashtu e vërtetoi se është duke e mbrojtur gjyqin prej meje dhe jo mua prej gjyqit.”

Së dyti, gjyqi vendosi që masat e arrestit shtëpiak të përcaktuara dje duhet të vazhdohen të pandryshuara.

Së treti, gjyqi vendosi se nuk kanë vepruar pavend duke e paraqitur një aktakuzë të re me 19 shtator pa ia dhënë atë Albinit. Gjykatësi Salustro shtoi se aktakuza e re në fjalë tanimë nuk ishte e rëndësishme, sepse nuk do të përdoret, pa shpjeguar pse ai e pat lexuar atë fillimisht në seancën e fundit gjyqësore. Albini ishte informuar për seancën gjyqësore vetëm kur e njoftuan për zgjatjen e arrestit shtëpiak, 6 ditë më parë, pa një ftesë zyrtare. Gjyqi argumentoi se, sipas ligjit, ata duhet ta informojnë Albinin 8 ditë paraprakisht vetëm për sesionin e parë të Gjykimit.

Seanca gjyqësore u monitorua nga këto organizata në vijim: Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Prishtinës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Ombudspersoni, Fondi për të Drejtën Humanitare, Zyrja e Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Komiteti i Helsinkit nga Danimarka, Komiteti Ndërkombëtar i Helsinkit dhe Komiteti i Helsinkit nga Norvegjia.

Përfundimisht, gjykimi filloi, aktakuza fillestare u lexua dhe Albin Kurti u përgjigj me deklaratën në vijim duke i kundërshtuar akuzat një nga një:

Dekonstruktimi i aktakuzës si kundërshtim i saj

Përveç arsyeve tashmë të ravijëzuara në vërejtjet e mia paraprake, unë nuk e pranoj këtë aktakuzë për shkak se:

Mbi Akuzën 1
Tentimi për të shkaktuar “rrezik të përgjithshëm i referohet qëllimit për të krijuar një kaos të kërcënimit të pakontrolluar, të padrejtim, ku secili, por asnjëri në veçanti, do të ishte i rrezikuar. Aktakuza (p.sh. në faqe 2) në mënyrë absurde e identifikon qëllimin e protestës si kriminal – mirëpo, protestat nuk mund të kenë qëllime kriminale, vetëm njerëzit munden. Fjalimi im me 10 shkurt shpreh se qëllimi ynë si protestues ishte i qartë dhe aspak kriminal: në mënyrë të padhunshme të shfaqim pakënaqësinë politike me negociatat për status me Serbinë dhe pakon e Ahtisaarit e cila do t’i sjell Kosovës vetëm mjerim dhe gjakderdhje. Siç është evidente nga fjalimi, ne kemi synuar që të paraqesim kundërshtimin tonë politik duke marshuar padhunshëm përgjatë së njëjtës marshutë sikurse me 28 nëntor: rrotull Kuvendit dhe prapa për në zyret e VETËVENDOSJE!-s.

VETËVENDOSJE! është një lëvizje e padhunshme e cila synon që ta evitojë rrezikun e përgjithshëm – posaçërisht atë të parashtruar mga sundimi jodemokratik e neokolonial i UNMIK-ut dhe nga procesi i dëmshëm i negociatave për statusin e Kosovës. Qëllimi ynë konkret e kryesor është mbajtja e një referendumi për popullin e Kosovës si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje.

Për më tepër, lista në faqet 4-5 në asnjë mënyrë nuk më lidh mua me aktakuzën por përpiqet ta lidh protestën me dëmet dhe lëndimet me 10 shkurt. Unë nuk e kam shkaktuar, nuk kam bërë thirrje dhe as nuk kam inkurajuar asnjërën nga këto dëme ose lëndime. Raporti i Robert Dean dhe dëshmitë nga 10 shkurti qartazi identifikojnë reagimin policor si joproporcional dhe të panevojshëm si shkak të dëmit, vdekjeve dhe “rrezikut të përgjithshëm” me 10 shkurt.

Mbi Akuzën 2
Kjo akuzë pohon se personat zyrtar ishin duke mbrojtur pronën institucionale me 10 shkurt, mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Kordoni policor nuk ishte i vendosur para ndërtesës së qeverisë por në mes të rrugës. Personat zyrtar ishin vendosur aty për ta penguar demonstratën tonë paqësore dhe “për të mos i lejuar protestuesit të vazhdojnë më tutje” (faqe 2), përgjatë marshutës sonë të planifikuar – kjo është, që të ecim rrotull Kuvendit dhe të kthehemi te zyra e VETËVENDOSJE!-s. Ne nuk kemi tentuar që t’i arrijmë ndërtesat qeveritare por kemi dashur që padhunshëm ta thyejmë kordonin në mënyrë që të vazhdojmë me marshin tonë paqësor.

Mbi Akuzën 3
Aktakuza e pranon që kah fundi fjalimi im ishte i padëgjueshëm – por edhe më tutje përdor interpretimin e gabuar të fjalëve të mia nga ana e prokurorit për t’i argumentuar akuzat. Unë e kam përfunduar fjalimin tim me të njejtën fjali sikurse shumë fjalime tjera: “le të vazhdojmë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje” – pasi që kam kërkuar nga policia që ta hap rrugën për neve që të vazhdojmë përgjatë marshutës së 28 nëntorit, “duke lakuar” te këndi i Kuvendit dhe të kthehemi te zyret tona. Asgjë në fjalimin tim nuk ka paraqitur kurrfarë kërcënimi serioz ose thirrje për përdorim të forcës, siç pohon kjo akuzë.

Përveç kësaj, vendimi zyrtar dhe masat e ndërmarrura me 10 shkurt nuk ishin të ligjshme. Ato shpien te vrasja e dy protestuesve paqësor nga ana e policisë së UNMIK-ut. Tentimi i personave zyrtar “për të mos i lejuar protestuesit të vazhdojnë më tutje” nuk ishte i ligjshëm, por ishte shkelje e së drejtës për tubim paqësor të përfshirë në nenin 21 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe nenit 11 Të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të konfirmuara në Gjykatën Evropiane në rastin Oya Ataman kundër Turqisë.

Gjithashtu e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme: Aktakuza e lejon prokurorin që të përdorë dëshmi që nuk janë të radhitura në aktakuzë. Kjo është e papranueshme. Nëse prokurori dëshiron që të përdor dëshmi shtesë, një aktakuzë e re duhet të bëhet, dhe mua duhet të më jipet qasja te dëshmitë e reja para se ato të përdoren.

Aktakuza thotë se policia i ka bërë paralajmërime masës, por po ashtu e pranon se ato ishte vështirë të dëgjoheshin. Kjo për arsye se nuk kishte paralajmërime të tilla, gjë që mbështetet edhe nga dëshmitarë të shumtë.

Në mënyrë absurde, aktakuza vazhdimisht i referohet protestës së 28 nëntorit, një ngjarje kjo për të cilën nuk jam gjykuar dhe shumë kollaj mund të dëshmohem i pafajshëm.

Kjo aktakuzë është politikisht dhe jo legalisht e motivuar, dhe, e cila synon kriminalizimin e një proteste të padhunshme, ta heshtë zërin tim të mospajtimit të padhunshëm dhe ta portretizojë VETËVENDOSJE!-n si të dhunshme dhe ekstreme në mënyrë që ta minimizojë përkrahjen për ne. Për këto arsye, unë e kundërshtoj këtë aktakuzë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:47
Kundërshtimi i Panelit (fjalimi i ndërprerë)
Shkruar nga Albin Kurti
Thursday, 15 November 2007
Ky trup i gjyqtarëve nuk ka të drejtë që të marrë vendime as për mua e as për dikë tjetër. Përveç arsyeve të ravijëzuara në deklaratën time të 19 shtatorit, unë e kundërshtoj këtë trup për shkak të sjelljes së tij gjatë seancës gjyqësore të asaj dite dhe që nga atëherë. Siç e kanë theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka përfshirë një varg të parregullsive të papranueshme.

Para së gjithash, unë nuk isha i njoftuar për padinë e re me të cilën gjyqtari Salustro e hapi seancën e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk është konfirmuar, dhe unë nuk e kam pranuar një kopje të saj. Unë kam të drejtë që të informohem për akuzat kundër meje dhe të mbrohem kundër tyre. Leximi i padisë së re e shkel të drejtën time për gjykim të paanshëm. Pasi që as i ashtuquajturi avokat mbrojtës imi nuk është informuar për padinë e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit të barazisë së palëve.

Në mesin e këtyre gjyqtarëve, kundërshtimin tim të fuqishëm posaçërisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndërprerja që ai ia bëri deklaratës sime me 19 shtator – pasi që kërkoi nga unë që ta lexoj atë – ka shkelur të drejtën që të dëgjohem dhe që të mos ndërprehem gjatë fjalimit. Mënyra se si gjyqtari Salustro më ka ndërprerë, një mënyrë kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bërtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje të pahijshme dhe shkelje të etikës gjyqësore: gjyqtarët duhet të interpretojnë ligjin dhe jo të veprojnë sipër tij. Unë kam të drejtë për gjykim të paanshëm. Unë kam të drejtë që të konsiderohem i pafajshëm. Unë kam të drejtë që të trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro është edhe më problematike pasi që unë jam i privuar nga kërkesa për zhdëmtim – në Kosovën e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizëm përmes së cilit unë mund të inicoj procedurë kundër gjyqtarit Salustro.

Gjatë sesionit të djeshëm, gjyqtari Salustro sërish më ndërpreu pasi që kërkoi nga unë të flas. E kundërshtoj këtë model të veprimeve, sikurse që e kundërshtoj këtë gjyqtar që të kryesojë me seancën dhe siç e kundërshtoj panelin e tij.

Po ashtu e kundërshtoj këtë trup gjyqësor për moslejim të të ashtuquajturit avokat t’imin për tërheqje të menjëhershme nga rasti. Unë asnjëherë nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai më në fund e kuptoi se është koha të jap dorëheqje, ky trup është dashur që ta lejojë atë të veprojë ashtu. Për më tepër, unë asnjëherë nuk jam njoftuar si duhet për këtë seancë gjyqësore – kam mësuar për të vetëm kur është përmendur në vendimin për ta zgjatur arrestin tim shtëpiak, gjashtë ditë para seancës, jo tetë ditë paraprakisht dhe jo në një dokument të veçantë, siç parashihet me ligjin tuaj. Për më shumë se kaq, vendimi për të ma zgjatur arrestin shtëpiak është marrur nga gjyqtari Salustro pa më informuar mua se ai vazhdon të jetë gjyqtari kryesues në rastin tim.

Njëkohësisht, po e përsëris se ju kundërshtoj juve për shkak të mungesës së pavarësisë dhe të paanësisë. Ju jeni emëruar nga UNMIK-u dhe e përfaqësoni UNMIK-un, i cili gjithashtu është i renditur në këtë rast si një palë e dëmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat për statusin e Kosovës me Serbinë nuk do t’i sjellin Kosovës gjë tjetër përveçse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unë e shikoj si detyrë timen që ta ndaloj këtë që të ngjajë duke iu kundërvënë padhunshëm pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë. Gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se unë kam të drejtë në këtë, dhe se referendumi për pavarësi është e vetmja mënyrë se si Kosova mund ta fitojë lirinë e vërtetë, dinjitetin dhe zhvillimin e shëndetshëm politik dhe ekonomik. Vetëm vetëvendosja mund të mundësojë drejtësi të drejtë.

Pasi që UNMIK-u është caku i kundërshtimit tim të padhunshëm, është e qartë se është në interesin e UNMIK-ut që të më pengojë mua për të vazhduar punën, duke më izoluar dhe duke u përpjekur që ta hesht zërin tim mospajtues. Rrallë kjo është kristalizuar më qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro më bërtiste “mbylle” në seancën e 19 shtatorit.

E kundërshtoj këtë trup të gjyqtarëve, e kundërshtoj këtë gjyq dhe e kundërshtoj këtë rast. Procesi i padenjë i këtij rasti dhe ky trup në vazhdimësi kanë dhunuar të drejtat e mia fundamentale. Ky rast do të duhej të shfuqizohej dhe unë të lirohesha menjëherë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:47
Friday, 16 November 2007
I dashur qytetar i Kosovës,

Demokracia formale askund nuk është antidemokraci sikurse në Kosovë. Mund të votosh sepse nuk do të zgjedhësh. Mund të keshë qëndrim sepse nuk do të marrësh vendime. Kuptimi i votimit në Kosovë është legjitimimi i sistemit aktual politik. Në Kosovë nuk votohet për ndryshime. Në Kosovë votohet pikërisht që asgjë të mos ndryshojë. Paradigma e UNMIK-ut nuk është progresi por stabiliteti. Në radhë të parë stabiliteti i vetes; në radhë të dytë stabiliteti i varfërisë suaj dhe jetës së vështirë. Të gjitha angazhimet e UNMIK-ut dhe partive politike në Kosovë janë që të ruhet status quo-ja. Atyre iu konvenon kjo gjendje. Janë pasuruar dhe janë kredhur në privilegje përtej ëndrrave të tyre.

Në këtë fushatë jashtëzakonisht të shtrejtë partitë politike evituan çështjen e pavarësisë. Ato bënë gara se kush do të shpik më shumë premtime për rrymë, autostrada e kompjuterë. Kjo fushatë ishte veçse trajnim për autonomi. Në kohën kur duhet folur për ministri të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, për ushtri dhe integritet territorial, për sovranitet dhe ulëse në OKB, partitë politike tregojnë përralla për çështje të dorës së dytë. Meqë premtimet e partive politike në rastin më të mirë janë kërkesa për UNMIK-un, këto parti për tri javë rresht bombarduan me kërkesa autonomiste. Nëse e përmendën ndonjëherë në të rrallë pavarësinë ata asnjëherë nuk folën për afatin apo përmbajtjen e saj. Kësisoj, ata e përforcuan degradimin e pavarësisë në logo për efekte psikologjike.

Ke dëgjuar të thonë se zgjedhjet janë një lloj referendumi për pavarësi. Këtë rrenë të kulluar dhe të dëmshme kanë filluar ta flasin disa politikanë dhe analistë që janë në shërbim të tyre. Mu tash me t’u përfunduar fushata, dhe atë me gjysmë zëri. Pse me gjysmë zëri? Për shkak se ata e dinë mirëfilli se kjo nuk është e vërtetë. Zgjedhjet në asnjë mënyrë nuk mund ta zëvendësojnë referendumin. Në referendum ti, dhe bashkëqytetarët tjerë të Kosovës, do të pyeteshit se në çfarë Kosove dëshironi të jetoni. Në këto zgjedhje krerët partiak po pyeten se cilat poste dëshirojnë t’i zaptojnë pas rezultateve. Prandaj tema kryesore e fushatës është cila parti do të fitojë – për shkak se me zgjedhje të tilla vetëm partitë fitojnë. E kur ato fitojnë, fitojnë në kurriz tonin. Pra, ne, qytetarët e këtij vendi, vetëm po humbim.

I dashur qytetar i Kosovës,

Ndoshta ke votuar në vitin 2004 dhe më herët. Ndoshta je në mëdyshje nëse duhet votuar (sërish). Kur ke dalur në zgjedhjet e 2004-it mund të mos e keshë ditur se do të bëjnë pazar me Kosovën. Mund të mos e keshë ditur se sa shumë do të të mashtrojnë e keqpërdorin. Mirëpo, tash këtë po e din. Andaj, mos voto. Mos ua arsyeto pazarin që po e bëjnë në llogari tënde me Serbinë. Mos ua justifiko rrenat dhe vjedhjet. Mos ua legjitimo koncesionet që ia kanë bërë Serbisë dhe përvetësimin e buxhetit të Kosovës. Këta po e duan vulën e qytetarit për duart e tyre të ndyra. Këta po e duan votën e qytetarit për duar të tyre të lira.

Politikanët në këtë fushatë u sollën thuajse ne nuk i njohim. Këta kërkonin që ne t’i vlerësojmë në bazë të këtyre premtimeve të tyre më të reja e jo në bazë të përmbushjes së premtimeve të tyre të vjetra (gjithsesi ta papërmbushura). Ata që kanë gënjyer pa skrupull për vite të tëra dhe janë shpërblyer për këtë nuk do të ndryshojnë. Kërkesa e tyre për votën e qytetarit është fyerje për qytetarin. Andaj, mos voto. Ata janë të korruptuar prandaj të shantazhuar. Ata janë të shantazhuar prandaj të korruptuar. Mos voto. Nëse nuk e ke ditur se çka duhet të bësh për ndryshime është fare lehtë ta dish se çka nuk duhet bërë për mosndryshime. Mos voto.

Kosovës, popullit të saj, ty dhe mua, nuk na duhen votimet për parti por referendumi për liri. Jo votime për pushtet të varur por referendum për shtet të pavarur.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:47
MOS VOTO!
Friday, 16 November 2007
Parada e pestë me radhë e prezentimit të mashtrimeve dhe gënjeshtrave të partive politike, përfundoi. Dikush i premtoi popullit 24 orë rrymë e dikush 28, dikush e mashtroi me autostrada, një tjetër me mijëra vende pune, lugina silikoni që do ta bënin Kosovën fuqi të teknologjisë informative në rajon; dikush propozoi bile edhe ndryshime gjeografike, duke na siguruar fqinjësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ani pse na ndajnë shtete, dete, e oqeane me të… Premtimet qenë të njëjta si ato të më mëparshmet: mirëqenie më e lartë, shëndetësi më e mirë, arsimim cilësor, ekonomi e zhvilluar, infrastrukturë bashkëkohore. Premtimet qenë të njëjta sepse realizime nuk pati fare. Përsëritja e premtimit pa realizim e ka emrin mashtrim. Mund t’i thoni edhe gënjeshtër.

Pas këtij spektakli të cilit që në fillim po i vjen era, nesër, më 17 nëntor, do të hapet konkursi i UNMIK-ut - “Zgjedhjet 2007”. Nëpërmjet këtij konkursi, UNMIK-u si punëdhënës ofron plotësimin e vendeve të punës në Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes. Kushtet që kandidatët konkurrues duhet plotësuar tashmë do të mund t’i kenë lexuar në broshurën e UNMIK-ut 2001/9 – Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Ai që nuk i përshtatet rregullave të vëna aty, nuk mund ta fitojë vendin e punës. Rrogat sillen diku mes 700-3000 euro. Dhe këtu përfundon qëllimi i angazhimit të këtyre njerëzve. Kompania e UNMIK-ut, IPVQ, menaxhon paratë e popullit. Punëdhënësi nuk çan fare kokën po qe se punëtorët vjedhin paratë e qytetarëve. Atij i intereson vetëm nëse punëtorët shkelin kushetutën e kompanisë – Rezolutën 1244, të cilën sot më shumë se të gjithë po e mbron Serbia, të cilës ajo ia ruan sovranitetin mbi Kosovën.

Institucionet tona politike kontrollohen prej UNMIK-ut, prandaj të votosh për to do të thotë që sundimit të tij në Kosovë t’ia japësh legjitimitetin vendor. Duke mos votuar ti thua: “Mbreti është cullak”. Duke mos votuar, padrejtësia mbetet e zhveshur, plotësisht e tejdukshme, lehtësisht e luftueshme.

E drejta e qytetarit për të votuar përnjëmend ka peshë: nëse kjo e drejtë shfrytëzohet duke mos votuar, atëherë ti ke treguar që nuk pajtohesh të qeverisesh prej atyre që nuk të pyetën kur lirinë e Kosovës e bënë çështje negociatash me Serbinë; se nuk pajtohesh me trajtimin që ta bëjnë vetëm si taksapagues, por asnjëherë si përfitues.

Por, Kosova kërkon shumë më shumë sesa të mos votosh. Asaj i duhet mobilizim i përgjithshëm gjithpopullor për përballje me regjimin e padrejtë politik. Kosovës i duhet vetëvendosja, prandaj asaj i nevojiten demonstratat masive kundër UNMIK-ut dhe atyre që për një grimë pushtet e privilegje personale po e shesin Kosovën. Por, që të ndodh kjo, fillo me diçka. Fillo duke mos votuar.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:48
I dashur qytetar i Kosovës,

Demokracia formale askund nuk është antidemokraci sikurse në Kosovë. Mund të votosh sepse nuk do të zgjedhësh. Mund të keshë qëndrim sepse nuk do të marrësh vendime. Kuptimi i votimit në Kosovë është legjitimimi i sistemit aktual politik. Në Kosovë nuk votohet për ndryshime. Në Kosovë votohet pikërisht që asgjë të mos ndryshojë. Paradigma e UNMIK-ut nuk është progresi por stabiliteti. Në radhë të parë stabiliteti i vetes; në radhë të dytë stabiliteti i varfërisë suaj dhe jetës së vështirë. Të gjitha angazhimet e UNMIK-ut dhe partive politike në Kosovë janë që të ruhet status quo-ja. Atyre iu konvenon kjo gjendje. Janë pasuruar dhe janë kredhur në privilegje përtej ëndrrave të tyre.

Në këtë fushatë jashtëzakonisht të shtrejtë partitë politike evituan çështjen e pavarësisë. Ato bënë gara se kush do të shpik më shumë premtime për rrymë, autostrada e kompjuterë. Kjo fushatë ishte veçse trajnim për autonomi. Në kohën kur duhet folur për ministri të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, për ushtri dhe integritet territorial, për sovranitet dhe ulëse në OKB, partitë politike tregojnë përralla për çështje të dorës së dytë. Meqë premtimet e partive politike në rastin më të mirë janë kërkesa për UNMIK-un, këto parti për tri javë rresht bombarduan me kërkesa autonomiste. Nëse e përmendën ndonjëherë në të rrallë pavarësinë ata asnjëherë nuk folën për afatin apo përmbajtjen e saj. Kësisoj, ata e përforcuan degradimin e pavarësisë në logo për efekte psikologjike.
Lexo më shumë...
MOS VOTO!
Parada e pestë me radhë e prezentimit të mashtrimeve dhe gënjeshtrave të partive politike, përfundoi. Dikush i premtoi popullit 24 orë rrymë e dikush 28, dikush e mashtroi me autostrada, një tjetër me mijëra vende pune, lugina silikoni që do ta bënin Kosovën fuqi të teknologjisë informative në rajon; dikush propozoi bile edhe ndryshime gjeografike, duke na siguruar fqinjësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ani pse na ndajnë shtete, dete, e oqeane me të… Premtimet qenë të njëjta si ato të më mëparshmet: mirëqenie më e lartë, shëndetësi më e mirë, arsimim cilësor, ekonomi e zhvilluar, infrastrukturë bashkëkohore. Premtimet qenë të njëjta sepse realizime nuk pati fare. Përsëritja e premtimit pa realizim e ka emrin mashtrim. Mund t’i thoni edhe gënjeshtër.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:48
JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!
Tuesday, 20 November 2007
nga konferenca e sotme për shtyp

Akterët që kanë marrur pjesë në organizimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit, qofshin qeveritar apo joqeveritar, janë duke gënjyer dhe duke i fryrë përqindjet e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në zgjedhje. Sipas informatave që na janë dhënë nga njerëzit brenda koalicionit “Demokracia në veprim” pjesëmarrja ka qenë vetëm 37%. 40 deri në 45% është përqindje e cila është vendosur më vonë. Kjo përqindje është vendim politik – pra jo vullnet i qytetarëve, por dëshirë e imponuar nga regjimi politik.

Në zgjedhjet e kaluara në vitin 2004 patën dalur 49.5% në zgjedhje. Edhe atëherë të dhënat preliminare flisnin për një përqindje më të madhe, deri në 53%. Më vonë, pasi që u krijua përshtypja se shumica e qytetarëve iu paska përgjigjur daljes në zgjedhje, u publikua shifra e vërtetë e pjesëmarrjes. Të njëjtën gjë po e bëjnë edhe këtë herë: qëllimi është që të krijohet efekti psikologjik dhe nga qytetarët fillimisht të pranohet shifra 45%, që pastaj e vërteta të mos ketë vend në mendjet e njerëzve. Megjithatë tash është më vështirë: njerëzit po e dinë se pjesëmarrja ka qenë e ulët, për shkak se vetëm çdo i treti ka dalur të votojë. Vetë KQZ-ja nuk po e tregon numrin e vërtetë të votuesve. Në konferencën e fundit për shtyp zyrtarët e KQZ-së katër here i ikën pyetjes së gazetarëve për mosshpalljen e numrit të vërtetë të pjesëmarrjes në zgjedhje. KQZ-ja tha që rezultatet nuk do të shpallen deri më 1 dhjetor. Kjo po bëhet qëllimisht në mënyrë që shpallja e rezultatit të bëhet aq vonë kur efekti i pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje të jetë mbuluar plotësisht prej çështjes kush i fitoi këto zgjedhje, cilat do të jenë koalicionet, kush e fitoi cilën komunë…

Kjo është hera e parë që nga qytetarët e Kosovës u kërkua një mendim, sado formal, për procesin politik që e ka karakterizuar skenën politike në Kosovë qysh prej vitit 2006. Dhe qytetarët e Kosovës i thanë JO këtij procesi politik. Qytetarët e Kosovës i thanë JO decentralizimit dhe ‘eksterritorialetit’. Ata i thanë JO negociatave me Serbinë. Qytetarët e Kosovës i thanë JO cilësdo lidhje (federale apo konfederale qoftë ajo) me Serbinë. Mirëpo, mosdalja në zgjedhje është përmbushja e aspektit negativ. Kjo JO në zgjedhje nuk e ndal procesin. Tash është koha t’i themi PO vetëvendosjes dhe referendumit. Këtë do e bëjmë me demonstrata masive, gjithëherë paqësore, të përqendruara dhe të vendosura. Kjo do të jetë përmbushja e aspektit pozitiv të luftës për drejtësi dhe dinjitet.

Sipas analizës sonë, këto janë arsyet pse qytetarët e Kosovës nuk i janë përgjigjur ftesës së zhurshme për të dalur në zgjedhje:

* Politikanët bashkëpunëtorë me Serbinë – kjo është hera e parë që po dilet në zgjedhje pas fillimit të negociatave dhe pas koncesioneve marramendëse që këto politikanë ia kanë bërë Serbisë, duke ia rrezikuar kështu të ardhmen secilit qytetar të Kosovës. E tëra kjo në emër të pavarësisë e cila nuk po duket gjëkundi. Në këtë aspekt nuk kanë dalluar asnjëri prej politikanëve për shkak se ata ose kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në procesin negociator, ose nuk e kanë kundërshtuar atë në parim, por e kanë kundërshtuar rrallëherë vetëm ndonjë modalitet të negociatave, apo vendin ku janë mbajtur ato! Njëkohësisht aferat korruptive të të gjithëve pa dallim, si dhe potenciali korruptues i ‘politikanëve’ të rinj, kanë bërë që qytetarët e Kosovës të neveriten nga kjo ofertë politike.

* Fushata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – ne kemi qenë kundërshtarë të të gjitha të këqijave që iu kanë përgatitur Kosovës përmes këtyre negociatave, dhe kemi qenë pranë popullit për ta vetëdijësuar atë për këto të këqija. Kjo fushatë vetëdijësimi më shumë se dyvjeçare po i jep frytet e veta. Natyrisht se nuk jemi duke deklaruar se të gjithë që nuk kanë dalë në zgjedhje pajtohen plotësisht me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por gjithsesi secili që nuk ka dalë në zgjedhje nuk pajtohet me këta politikanë dhe këto institucione.

Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje për tri shtresa të ‘pushtetit’ (kuvendi i Kosovës, kryetari komunal, kuvendi komunal). Kjo është bërë qëllimisht. Në bashkëpunim me listat e hapura, këto tri palë zgjedhje kanë angazhuar shumë më shumë kandidatë të agjitojnë për zgjedhjet. Kanë qenë diku afër 8000 kandidatë që kanë punuar që t’i masovizojnë këto zgjedhje. Nëse secili prej tyre i ka nga 50 vetë farefis ose të njohshëm të cilët i ka bindur të dalin në zgjedhje, atëherë fitohet numri 400 000. Shtoja kësaj shumat marramendëse të parave për fushatë (të cilat shumë më të dobishme kishin qenë po të investoheshin në bujqësi), ndihmën maksimale të mediave, pjesën më të madhe të shoqërive civile, të gjitha zyrat e huaja – asgjë nuk e bindi qytetarin të dal në zgjedhje. Për shkak se dështimet e kësaj politike janë shumë më të mëdha, dhe natyrisht se nuk mund të fshihen me fotografi dhe video me ngjyra të mira.

Qëllimi kryesor i këtyre zgjedhjeve ka qenë legjitimimi i institucioneve si të tilla, përmes të cilave strukturat e pushtetit shpresonin që rrejshëm ta legjitimojnë procesin politik. Këtu u votua për Rezolutën 1244 (sovranitetin e Serbisë) dhe Kornizën Kushtetuese (pushtet të UNMIK-ut dhe institucione pa sovranitet). Prandaj e keni vërejtur se gjatë fushatës, veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve shumë më shumë është folur për domosdonë e daljes në zgjedhje se sa për atë se kush po fiton. Me 37% humbën të gjithë. Kjo është e rëndësishme. Prandaj janë dëshpëruar akterët e zgjedhjeve. E ky dëshpërim po shpërfaqet në deklaratat kuturu dhe në paaftësinë e tyre për t’u ballafaquar me të vërtetën (LDK thoshte 40%, Demokracia në veprim 45%! A nuk ishte dashur të jetë e kundërta, partitë ta fryejnë e OJQ-të të jenë reale? Kush ka dal në zgjedhje: partitë apo OJQ-të?).

UNMIK-ut dhe faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar u duhej një legjitimitet formal i freskët për deputetët, ministrat, kryeministrin dhe presidentin e Kosovës para marrëveshjes për kompromis fatal me Serbinë. Të nënshkruhej një marrëveshje e tillë me njerëz për të cilët kanë votuar më pak se gjysma e trupit zgjedhor para 3 viteve thjeshtë nuk pinte ujë. Fatmirësisht këto zgjedhje dëshmuan se tash kjo pi ujë edhe më pak.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:48
Njoftim për demonstratë në Bruksel

Të shtunën, më 24 nëntor 2007, do të mbahet një demonstratë në Bruksel, Belgjikë.

Organizatorë të demonstratës janë:
- Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë
- Shoqata "Horizonti 2001", Bruksel
- Shoqata "Abdullah Krashnica", Namur
- Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Belgjikë

Kërkesat e demonstruesve do të jenë, ndaj tjerash, për:
- referendum për vetëvendosje të popullit të Kosovës
- pavarësinë e Kosovës
- mosnegociimin e lirisë
- ndaljen e kolonizimit serb të Kosovës
- ndaljen e ekspansionizmit shovinist ruso-serb
- lirimin e luftëtarëve të lirisë
- lirimin e Albin Kurtit, etj.

Demonstrata fillon në orën 12:00 në Place Schuman, 1000 Bruksel.

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe miqtë liridashës të marrin pjesë.

Për informata më të hollësishme ju lutem kontaktoni Albert Jusufin në e-mail adresën: albertjusufi553@hotmail.com dhe vetevendosje_be@yahoo.com apo në numrin e telefonit: +32 484614963.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:49
KEK-u nuk është për shitje
Friday, 23 November 2007
Kohëve të fundit menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës kanë marrë vendim për shitjen e një pjese të pasurive të kësaj ndërmarrje, më saktësisht objektit të quajtur Toskana. Njëkohësisht po i njëjti menaxhment, i cili po i shërben më përpikmëri politikave të dëmshme të AKM-së (AKM-ja është Shefi i menaxhmentit të KEK-ut, duke qenë se është vendosur kundër vullnetit të Kosovës në krye të tërë pasurisë së krijuar nga djersa e popullit të Kosovës dhe resurset e vendit), kanë vendosur që t’i pushojnë rreth 3000 punëtorë aktual në KEK nga puna. Këto vendime janë marrë nën arsyetimin se do t’i ulnin shpenzimet në KEK. Natyrisht ky arsyetim nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.

Shitja e ndërtesës së Toskanës është vendim në vazhdën e shkërmoqjes së korporatës në pjesë më të vogla dhe shitjes së tyre një nga një. Ky proces ka filluar para ca kohësh kur nga KEK-u janë ndarë një pjesë e ndërmarrjeve të ndryshme që kanë funskionuar nën ombrellën e këtij gjigandi industrial të Kosovës. Ato pjesë që janë ndarë vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të AKM-së, por jo edhe të KEK-ut. Sipas sindikalistëve të KEK-ut shitja e Toskanës nuk do t’i mbulonte as shpenzimet operacionale që KEK-u i ka për një muaj. Pra me shitjen e këtij objekti në zemër të Prishtinës nuk po zgjidh kurrëfarë problemi të KEK-ut. Sigurisht një shitje e tillë do t’ia zgjidhte ndonjë individi situatën financiare. Prandaj menaxhmenti nuk po ngurron ta dëgjojë ‘këshillën’ nga AKM dhe ta shes atë. AKM-ja në anën tjetër me këtë është duke ia matur pulsin punëtorëve të KEK-ut, dhe qytetarëve të Kosovës, që të vazhdojë pastaj ta shesë atë të tërin. Kanë vendosur të shesin pjesë pjesë për shkak se si i tillë KEK-u do të kushtonte më lirë, si dhe për shkak se kështu rezistenca do të ishte më e vogël. Thënien e famshme ‘përçaj e sundo’ AKM ia e ka ndryshuar në ‘ndaj e sundo’.

Por privatizimi i sektorit të energjisë e ka qëllimin tjetër madhor: ndërtimin e Termocentralit Kosova C. Kjo është paraparë të jetë projekt privat. Mirëpo për të ardhur deri te ai duhet të mënjanohet KEK-u nga skena. Prandaj KEK-un e kanë përdhosur dhe tash po e shesin. Prandaj na e kanë paraqitur korporatën si problem e jo qeverisjen me të. KEK-u nuk është i keq, edhe pse ka qenë dhe ka mbetur i dëmtuar. Menaxhimi me të ka qenë përherë i gabuar dhe dashakeq. Prandaj nuk kemi rrymë. Jo pse nuk kemi kapacitet ta prodhojmë atë, por për shkak se ato kapacitete po na i kontrollojnë të tjerët. Ata që qëndrojnë në Kosovë nga gjashtë muaj, dhe gjatë kohës këtu kanë gjeneratorë të mëdhenj nëpër zyre e shtëpi.

Dëshirojnë t’i përjashtojnë 3000 punëtorë në mënyrë që t’i frikësojnë të tjerët, dhe ta parandalojnë revoltën e tyre kundër shitjes së KEK-ut. Punëtorët e KEK-ut nuk po përjashtohen për atë se ata shpenzojnë shumë para të KEK-ut por për shkak të potencialit të tyre. KEK-u është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë. Përveç numrit të madh të punëtorëve, KEK-u ka edhe organizim të mirë sindikal. Prandaj këta duhen thyer – për shkak se të organizuar i pamundësojnë malverzimet me KEK-un.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i përkrah me vendosmëri protestat e punëtorëve të KEK-ut të thirura nga sindikata. Kundër shitjes së KEK-ut duhet të protestojmë të gjithë qytetarët e Kosovës. Duhet t’ia bëjmë me dije AKM-së se pasuria e Kosovës është e popullit e jo e këtij institucioni kolonialist. Kjo pasuri është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë. Kjo pasuri na ka ushqyer dhe do të na ushqejë. Prandaj mbrojtja e saj është çështje ekzistenciale. Pa këtë pasuri nuk mund të jetojmë. Këtu hyn edhe KEK-u, thëngjilli, plumbi, zinku, boksitet, ujërat, pyjet dhe të gjitha pasuritë tjera nëntokësore e mbitokësore të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:50
Publikohet raporti i dytë mbi protestën e lëvizjes "Vetvendosje"
Në Prishtinë u publikua sot raporti i dytë lidhur me protestën e 10 shkurtit të lëvizjes "Vetëvendosje" ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Prokurori ndërkombëtar Robert Din, përdori sot në raportin e tij disa herë fjalën “e pafalshme” në lidhje me dy-kuptimshmërinë e urdhërit operacional në lidhje me plumbat plastikë, në lidhje me mungesën e informacionit nga drejtuesit e lartë të operacionit për përdorimin e plumbave plastikë apo për dy-kuptimshmërinë dhe pasaktësinë në autorizimin për dislokimin e plumbave plastikë në vendin e ngjarjes.

Prokurori ndërkombëtar Robert Din, publikoi sot raportin e tij të dytë për ngjarjet e 10 shkurtit, në të cilat dy protestues humbën jetën të qëlluar me plumba plastikë ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën.

“Ka një mos-përputhje midis ligjit vendas rumun dhe ligjit të pranuar ndërkombëtar dhe parimeve udhëheqëse të Kombeve të Bashkuara në përdorimin e forcës vdekjeprurëse dhe ka shumë mundësi, edhe në përdorimin e plumbave plastikë”, tha zoti Din, duke përsëritur se municionit të përdorur nga njësia rumune i kishte dalë afati që prej 13 vjetësh.

Zoti Din përdori sot në raportin e tij të dytë disa herë fjalën “e pafalshme”. Ai e përdori atë për dy-kuptimshmërinë e urdhërit operacional në lidhje me atë nëse plumbat plastikë do të silleshin apo jo në skenën e operacionit, duke theksuar se nuk ka vend për dykuptimshmëri apo hamendje në një çështje të tillë, kaq të rëndësishme.

Prokurori tha gjithashtu se kuptimi i roleve të komandantëve të njësive policore gjatë protestës ishte i ndryshëm dhe se bashkërenduesi i njësive policore dhe komandanti i bashkërenduesve të njësive policore, nuk e dinin që plumbat plastikë po përdoreshin nga njësia rumune gjatë protestës.

Po kështu, fjala e pafalshme përdoret në raport edhe për dy-kuptimshmërinë dhe pasaktësinë në autorizimin për dislokimin e plumbave plastikë në vendin e ngjarjes.

“Sidoqë të jetë, në fund të fundit, stafi I komandës dhe të tjerët u kapën në befasi kur u shkrehën plumbat plastikë. Një pjesë e kësaj befasie është bindshëm për shkak të pasaktësisë dhe dy-kuptimshmërisë së Planit Operacional”, - tha prokurori ndërkombëtar Robert Din.

Prokurori Din pohon gjithashtu në raportin e tij se përdorimi i plumbave plastikë është kundërthënës. Ai thotë se përvoja e policisë së UNMIK-ut gjatë protestave të 10 shkurtit, sugjeron fuqishëm se duhet të rishqyrtohet si çështje e politikave, nëse përdorimi i plumbave plastikë duhet të autorizohet ndonjëherë, apo jo, në një mission paqeruajtës të OKB-së për kontrollin e turmës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:50
Lëvizja VETËVENDOSJE! shënon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit
Wednesday, 28 November 2007
Duke filluar në orën 17:00, nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë barur flamurin e madh kombëtar shqiptar me dimensione 12 metra X 6 metra, në një marsh nëpër rrugën “Agim Ramadani” e deri te Teatri Kombëtar “Adem Jashari”. Aktivistët gjersa marshonin mbanin pishtarë të ndezur në duar dhe ashtu siç ishin të radhitur në formë të shkronjës “V” u vendosën në shkallët e Teatrit ndërkaq sipër tyre u ngjit lartë flamuri dhe më pas u intonua himni kombëtar. Aktivistëve dhe qytetarëve të shumtë që u bashkuan iu drejtua Albin Kurti. Në vijim është dhënë teksti i fjalimit të tij:

Të dashur aktivistë,
Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi,

Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit!

Në Tiranë Skenderbeu qëndron me shpatën e ngrehur lartë.
Këtu në Prishtinë, atij ia kanë ulur shpatën.
Në Shkup Skenderbeu e ka shpatën e futur në këllëf.
Në Luginë të Preshevës ai nuk është fare.

Gjuha shqipe në Shqipëri është gjuhë zyrtare.
Në Kosovë ajo e ndanë hapësirën zyrtare me serbishten.
Në Maqedoni lejohet përdorimi i saj vetëm pjesërisht.
Në Luginë vetëm privatisht.

Shqiponja dykrenare valvitet e vetme në Shqipëri.
Në Kosovë po e shndërrojnë në flamur të dasmave.
Në Maqedoni e ndaluan përdorimin e tij.
Në Luginë të Preshevës shqiptarët arrestohen nëse e përdorin.


Mungesa e lirisë po na çkombëtarizon. Sa më pak që po jemi të lirë, aq më pak po lejohemi të jemi shqiptarë.

Po duan të shpikin flamuj të rinj dhe identitete të reja vetëm dhe vetëm që të na ndajnë nga trungu shqiptar dhe asisoj Serbia të na gllabërojë lehtë. Këtë gjë më së shumti po e ndihmon Grupi Negociator i Kosovës i cili banon në aeroplanin Prishtinë-Vjenë.

28 Nëntori është datë që shënon një varg aktesh në historinë tonë kombëtare. Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari dhe UÇK-ja na mësojnë se lufta për liri dhe vetëvendosje është vendim i njëanshëm. Asnjëri prej tyre nuk priti të përfundojnë proceset, por vendosën që të luftojnë të jenë të lirë.

Sot nuk kemi kohë për të festuar. Sot është për t’u organizuar dhe rezistuar. Ta lidhim edhe një herë besën për çlirim dhe shpëtim.

Ju falemnderit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 4 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi