Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:05
Intervistë për gazetën “Epoka e Re” - Flet Albin Kurti
Shkruar nga EPOKA E RE
Thursday, 27 December 2007

1. Si e konsideroni vendimin e BE-së për dërgimin e një misioni në Kosovë?
Ky është një plan i vjetër i BE-së. Qysh me 12 korrik të vitit 2006 këtë mision e kanë paralajmëruar Javier Solana dhe Olli Rehn në raportin e tyre me titull “Roli dhe kontributi i ardhshëm i BE-së në Kosovë”. Në atë raport ata paralajmëruan një mision të ngjashëm në Kosovë me atë që tashmë është në Bosnje përfshirë këtu edhe pushtetin suprem për kreun e misionit. Ky mision i BE-së në Kosovë ishte i pranueshëm për vendet e BE-së meqë ai nuk e cenon fare Rezolutën 1244 e cila për Kosovën parasheh vetëm autonomi substanciale.

2. Çka i duhet ky mision Kosovës?
Ky mision nuk i duhet gjë Kosovës dhe popullit të saj. Mirëpo, ky mision duket qartë se i duhet krerëve të partive politike në Kosovë që t’i mbrojë ata nga populli e qe besa edhe nga anëtarësitë e zemëruara të partive të tyre. Misioni i këtij Misioni të BE-së do të jetë implementimi i Pakos së Ahtisaarit ndërkohë që Kosova nuk do të jetë e pavarur dhe s’do të ketë sovranitet.

3. Pasi që është vendosur që ky mision të vije në Kosovë, si do të duhej të vepronte dhe çka do të duhej të ishte ndryshe nga UNMIK-u?
Misoni i BE-së do të jetë veçse një EUMIK që s’do të ndryshojë esencialisht nga UNMIK-u. Në fakt, ai as që mund të ndryshojë nga UNMIK-u. Edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të instalohet nga lart; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë për bazë Rezolutën 1244; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë paradigmë stabilitetin dhe jo progresin; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të ketë në majë një kryeadministrator i cili qëndron mbi institucionet vendase; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të përbëhet nga zyrtarë që gëzojnë imunitet nga ligjet vendase; etj. etj.

4. A do ta konsideronte Lëvizja VETËVENDOSJE këtë mision si burokratik?
Ky mision gjithsesi do të jetë burokratik dhe jodemokratik. Njerëz për të cilët nuk ka votuar askush do të na sundojnë nga zyret e tyre.

5. Cilat pritet të jenë sukseset dhe dështimet e këtij misioni?
Ky mision do të dështojë meqë – më shpejtë sesa që besohet – do të bëhet i padurueshëm për qytetarët dhe do të detyrohet të shkojë. Ashtu sikurse që Kosova nuk kishte nevojë për mision të OKB-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur e sovrane në OKB, sërish Kosova nuk ka nevojë për mision të BE-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur dhe sovrane që integrohet në BE.

6. A do të protestoni kundër vendosjes së EUMIK-ut në Kosovë? Nëse po, në çfarë forme?

Do të protestojmë e demonstrojmë kundër çdo pushteti jodemokratik i cili na e mohon të drejtën për vetëvendosje. Meqë edhe misioni i BE-së i tillë do të jetë, sigurisht se do të protestojmë kundër tij. Tash për tash, krejt çfarë mund të them për protestat e demonstratat që do t’i organizojmë e thërrasim ne është që ato edhe më tutje, sikurse deri më tani, do të jenë paqësore dhe të padhunshme.

7. Ju keni qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve por ato tashmë janë mbajtur edhe pse jo me numër të kënaqshëm të zgjedhësve. Nga këto zgjedhje fitues ka dalur PDK-ja. A mendoni se do të ndryshojë diçka në qeverisjen e vendit?
PDK-ja ka fituar relativisht në krahasim me partitë tjera ndonëse ajo kishte më pak vota sesa në zgjedhjet e kaluara kur pat humbur. Populli masivisht nuk iu përgjigj thirrjeve për të votuar meqë këtë gjë po e bënin pikërisht ata që e kishin zhgënjyer, gënjyer e vjedhur popullin për vite me radhë. Nën qeverisjen e PDK-së nuk do të ndryshojë gjë thelbësore për dy arsye. E para, PDK-ja realisht nuk është e ndryshme nga LDK-ja (në veçanti për shkak të imitimit që Hashim Thaçi ia bën Ibrahim Rugovës). E dyta, PDK-ja nuk mund të ndryshojë kursin kryesor politik pasi që ajo edhe më herët ishte pjesë e Grupit Negociator të Kosovës por edhe për shkak se në Kosovë, në të vërtetë, sundon UNMIK-u dhe PSSP-ja (i rrethuar me shefat e zyrave të Quintit) e jo Qeveria e Kosovës.

8. Me cilën parti do të ishte më mirë të bëhej koalicioni për qeverinë e re?
Nuk mund të thuhet se cili variant është më i mirë por cili është më pak i keq. Mirëpo, sido që të jetë, aq të vogla janë dallimet saqë ato janë të papërfillshme dhe të parëndësishme.

9. Po flitet se koalicioni më i mundshëm do të jetë ai në mes të PDK-LDK, kurse qytetarët kanë votuar për ndryshime. A mendoni se kjo formulë qeverisëse do të mund të bënte diçka më ndryshe?

Qëllimi i kësaj formule është pak a shumë shndërrimi i modelit të Grupit Negociator edhe në model qeveritar. Pra, të ketë sa më pak ose aspak opozitë. Dhe, të ketë sa më shumë pushtet dhe legjitimitet formal për marrëveshjet e kompromisit me Serbinë në vitin 2008.

10. Keni paralajmëruar protesta të reja. Edhe studentët kanë protestuar me datën 10 dhjetor dhe i kanë bërë një ultimatum Kuvendit që të shpallin pavarësinë deri më 10 janar. A ka ndonjë bashkëpunim mes VETËVENDOSJE!-s dhe studentëve për organizimin e protestave?

Shumë studentë janë anëtarë të Lëvizjes sonë. Ne kemi bashkëpunim me shumë studentë mirëpo nuk kemi pasur bashkëpunim me këta studentë në organizimin e kësaj proteste të 10 dhjetorit. Arsyeja për këtë është te dallimi konceptual. Ne nuk duam të kapemi pas datave të këtyre politikanëve për shkak se ato janë data të gënjeshtarëve të dëshmuar. Ne nuk duam të krijojmë iluzione te qytetarët për këto institucione kukulla. Ne jemi kategorikisht kundër Pakos së Ahtisaarit dhe asnjëherë nuk do ta mbështesim atë siç bënë studentët organizatorë. Njëkohësisht, shpallja e pavarësisë në Kuvend pa e bërë TMK-në ushtri, pa e futur SHPK-në nën kontrollin tonë dhe pa e organizuar paraprakisht referendumin (që është liri për popullin dhe kushtëzim për politikanët), në fakt nuk e prodhon pavarësinë e Kosovës nga Serbia por pavarësinë e enklavave nga Kosova. Lëvizja VETËVENDOSJE!, mbi të gjitha, nuk i quan demonstrata e protesta tubimet publike ku njerëzit vetëm grumbullohen dhe mbahen fjalime por ato që i bëjnë pengesa e trysni regjimit të UNMIK-ut dhe institucioneve ‘vendore’ të krijuara e kontrolluara nga ai. Po ashtu, për neve nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ishte e papranueshme letra përgëzuese që studentët organizatorë ia dërguan Hashim Thaçit, letër kjo të cilën e përshkonte një frymë flertuese dhe i bënte ata që të duken si të dirigjuar nga ai (me ose pa vetëdije).

Prishtinë, 20 dhjetor 2007
Albin Kurti
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:06
Lëvizja VETËVENDOSJE! me studentët mitrovicas

Të enjten, më 10 Janar 2008, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubim dhe debat me studentët e fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara dhe Fakultetit të Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Para studentëve dhe profesoreve, aktivisti Albin Kurti elaboroi konceptin politik për vetëvendosje dhe tregoi pse populli duhet të organizohet për referendum, i mjet i pazëvendësueshëm për ta materializuar vullnetin e tij politik për vetëvendosje.

Albin Kurti para studentëve dhe profesorëve elaboroi domosdoshmërinë e vetëvendosjes dhe sovranitetit. Vetëvendosja është e pa alternativë sepsesovraniteti është vullnet i popullit. Vetëvendosja si zgjidhje mund të jetë e vetmja me të cilin populli i Kosovës do të pajtohej si minimum i kompensimit të humbjeve dhe vuajtjeve në të kaluarën. Ajo na krijon mundësinë e zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit vetanak të resurseve natyrore për zhvillim ekonomik që di t`ia kthente sadopak dinjitetin e shkelur popullit të Kosovës. Sovraniteti i plotë do t`ia mbyllte përfundimisht dyert Serbisë dhe aspiratave e planeve të saj për pushtim të Kosovës, ngaqë Kosova do ta kishte ushtrinë dhe policinë që do t`a mbronin atë.



Albini tregoi se ka mundësi që kah muaji shkurt Kuvendi i Kosovës të bëjë të ashtuquajturën “shpalljen e pavarësisë” e cila në të vërtetë zgjatë vetëm derisa të lexohet paragrafi i dytë i asaj deklarate të shpalljes ku i bëhet thirrje misionit të BE-së në Kosovë, mision i njëjtë si UNMIK-u që do t`i kishte kompetencat në fushat më të rëndësishme si në siguri, polici, gjyqësi, ekonomi dhe pushtet të plotë mbi institucionet e Kosovës, e gjithë kjo e paraparë në pakon e Ahtisarit, e cila është në kundërshtim flagrant me vullnetin ne popullit shqiptar të Kosovës. Pra, me pakon e Ahtisarit, Kosova nuk do t`i ketë elementet e sovranitetit. Albini shpjegoi se për të ditur nëse një vend është ose jo i pavarur mund ta masim me katër elemente e që janë: ulësja në OKB, ministria e mbrojtjes dhe ushtria, ministria e punëve të jashtme me ambasada nëpër botë dhe integriteti territorial.

Para studentëve Albini foli për pakon e Ahtisarit e cila i ka 58 faqe, të cilat flasin për varësinë e ardhshme të Kosovës nga misioni i BE-së, e ku askund nuk flitet për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, janë gjashtë padrejtësi themelore të cilat i kemi veçuar si më të dëmshmet e që janë: Kuvendi i Kosovës do të sundohet nga “shumica e dyfishtë” apo “parimi i Badinterit”, e që nënkupton se serbët, respektivisht Serbia do ta kenë të drejtën e vetos apo bllokimit të vendimeve të Kuvendit të Kosovës. Decentralizimi apo krijimi i 11 komunave serbe të lidhura horizontalisht mes veti duke krijuar federatën e komunave serbe që do të udhëhiqeshin nga Beogradi. Eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve i dhuron Serbisë 43 zona të veçanta mijëra hektarëshe dhe qëllimi më dashakeq është shkëputja e historisë autoktone shqiptare, duke e ndarë antikitetin nga e tashmja, me qëllim të paraqitjes së shqiptarëve si ardhacak në Kosovë, kjo sipas tezës më të re serbe për racionalizimin e planifikimin hegjemonist për ta okupuar Kosovën edhe territorialisht në një rast të volitshëm historik. Një nga padrejtësitë tepër qëllimkëqija që ia hapin dyert të gjitha të këqijave të mëpastajme është mungesa e forcës mbrojtëse apo ushtrisë e cila nuk na lejohet që ta kemi, sepse në pakon e Ahtisarit parashihet madje edhe shuarja e TMK-së e cila është fryma e vetme e UÇK-së. Prandaj parashihet krijimi i FSK-së e cila do t`i ketë 2.500 vetë nën moshën 30 vjeçare me qëllim që të ketë sa më pak ushtarë të UÇK-së, e cila forcë nuk ka të drejtë të posedojë artileri dhe as aviacion luftarak ajror. Pra, cilësisht dhe për nga sasia me këtë forcë nuk kemi mundësi që ta mbrojmë Kosovën nga Serbia e cila i ka 70.000 ushtarë. Prandaj duhet një organizim dhe mobilizim gjithëpopullor për ta kundërshtuar këtë pako. Padrejtësia e radhës është misioni i BE-së i cili do ta zëvendësojë misionin antidemokratik të UNMIK-ut me një mision tjetër antidemokratik më të vogël në numër, por me më shumë kompetenca. Përfaqësuesi i Misionit Civil Ndërkombëtar do të ketë të drejtë të shkarkojë ministra dhe të na i ndryshojë ligjet. Pra, do të jetë një njeri mbi ligjet, mbi vullnetin e një populli dhe kundër tij. Do të kemi një diktator të ri ndërkombëtar. Padrejtësia e gjashtë, por jo e fundit, është ekonomia dhe ndarja e borxhit të jashtëm. Ekonominë e eksploatuar dhe shkaterruar nga regjimi i Milosheviqit, e vazhdoi edhe UNMIK-u përmes procesit të privatizimit, duke shitur ndërmarrjet publike me çmime tepër të ulëta dhe duke i bllokuar paratë e privatizimit dhe moslejuar shfrytëzimin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas pakos së Ahtisarit, Kosova do ta ndajë borxhin e jashtëm të Jugosllavisë (tash Serbisë), por nuk do të jetë trashëgimtare e pasurisë së Jugosllavisë.

Albini foli edhe për Mitrovicën dhe Trepçën. Ai shpjegoi se shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë nevojë të jashtëzakonshme që të ndihmohen nga pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës, duke bërë presion në institucione që të ketë më shumë siguri për shqiptarët në veri të Mitrovicës, për nevojën e tyre që të kenë transport të sigurt dhe të çdoditshëm pa pagesë, dhe të bëhet trysni te institucionet që ato t`i blejnë pronat e shqiptarëve në veri e jo Serbia, siç ka ndodhur deri më tash. Albini tregoi se si janë planet për shkatërrimin e pastaj shitjen me një çmim sa më të ulët të Trepçës, sepse keshtu ndodhi me Ferronikelin, e kjo po i përgatitet edhe Trepçës, KEK-ut dhe gjithë asaj që është pasuri e Kosovës, me qëllim të shkatërrimit ekonomik të saj, dhe lodhjes së popullit nga varfëria e mjerimi social e ekonomik, që pastaj të mos mund t’i rezistojë zgjidhjeve që do të jenë kundër vullnetit të tij.

Prandaj, vetëdijësimi i popullit për projektet e dëmshme që po i`u përgatiten, e sidomos kundër Pakos së Ahtisarit, është parakusht themelor për mobilizimin për demonstratat e ardhshme dhe masive që duhet t’i organizojmë nëpër gjithë Kosovën për realizmin e vullnetit politik për vetëvendosje. Përderisa nuk e kemi lirinë dhe sovranitetin, nuk e kemi as dinjitetin. Albini i ftoi të gjithë të pranishmit që të bashkohen në rrugën drejt lirisë dhe vetëvendosjes.

Studentët bënë pyetje e komente për konceptin politik të vetëvendosjes. Studentja Shqipridona Haxhiu pyeti se pasi ta realizojmë vetëvendosjen për Kosovën, a ka synim Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkimin kombëtar, apo do të ndalet me kaq, dhe pyeti se si mbijeton financiarisht Lëvizja VETËVENDOSJE! Albini shpjegoi se qëllimi i VETËVENDOSJE!-s është që populli të vendos dhe të zgjedhë për të ardhmen e tij, dhe kjo është e mundur vetëm përmes referendumit apo vetëvendosjes, e cila si vetëvendosje e jashtme deri në shkëputje përfshin edhe të drejtën e bashkimit me një shtet tjetër (në këtë rast me Shqipërinë). Më pas ai sqaroi se financimi i Lëvizjes bëhet nga vetë aktivistët sipas gjendjes së tyre ekonomike familjare. Studenti Kushtrim Berisha pyeti se çka mendoni për koalicionin e ri qeverisës PDK-LDK? Formulat e qeverisjes në Kosovë përcaktohen kryesisht nga zyrat e huaja ndërkombëtare dhe interesat e partive të mëdha për t’u korruptuar bashkërisht, sepse nuk ekziston dallimi konceptual politik në mes këtyre dy subjekteve dhe se ndërkombëtarëve iu duhej një qeveri e fuqishme për ta shtypur pakënaqësinë e popullit për proceset e dëmshme që po i përgatiten atij, tha Albini.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë
Atdhe Buja
Prishtine
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:06
Takim me Sindikatën e Pensionistëve të Kombinatit Trepça
Friday, 11 January 2008
Në vazhdën e takimeve dhe tubimeve anembanë Kosovës për vetëdijësimin dhe organizimin e popullit për luftimin dhe kundërshtimin proceseve të dëmshme politike por edhe ekonomike, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u takuan me drejtuesit e Sindikatës së Pensionistëve të Kombinatit “Trepça”, për të biseduar për format e bashkorganizimit për ndaljen e këtyre proceseve të dëmshme.

Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve të Kombinatit Trepça, Ramadan Ademi, tregoi për problemet dhe pengesat që po iu shkaktohen punëtorëve nga regjim i padrejtë politik i UNMIK-ut dhe institucioneve politike. Punëtorëve të këtij Kombinati u është mohuar e drejta e tubimit, e shprehjes dhe e organizimit në objektet e “Trepçës”, e cila është ndërtuar me djersën e po këtyre punëtorëve, të cilët sot janë larguar nga puna, janë lënë në rrugë dhe janë nëpërkëmbur nga bordi menaxherial i “Trepçës”. Ky bord i shërben regjimit të UNMIK-ut dhe zbaton plane që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e punëtorëve, duke krijuar pabarazi në ndarjen e pensioneve sipas kategorive të pabarabarta, me qëllim të krijimit të përçarjes mes punëtorëve. Ramadan Ademi foli për planin e AKM-së për sjelljen e një menaxheri ndërkombëtar me qëllim të likuidimit apo privatizimit të “Trepçës” me një çmim tepër të ulët. Ndërsa tregoi se qëllimi kryesor i punëtorëve është ruajtja e pasurisë së Kosovës, pra ndalimi i privatizimit të “Trepçës” dhe foli për gatishmërinë e madhe të punëtorëve për ndaljen e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje shoqërore, e cila është pasuri kolektive e Kosovës. Ai tha se ka kërkuar nga institucionet e Kosovës shpalljen e “Trepçës” si pasuri kombëtare, sepse “Trepça” nuk na takon vetëm neve, por edhe gjeneratave që vijnë pas nesh, prandaj askush nuk ka të drejtë ta shesë apo tjetërsojë atë.

Në këtë takim u arrit pajtueshmëri për organizimin gjithëpopullor për kundërshtimin e këtyre padrejtësive të mëdha që po synojnë shpronësimit e popullit nga pasuria natyrore që i takon Kosovës, dhe qëllimit për pasurimin e kësaj klase politike. Privatizimi i kësaj natyre që po u bëhet pasurive tona nëpër ndërmarrjet shoqërore, ka për qëllim vetëm pasurimin e klasës sonë të korruptuar politike e cila përfiton shuma të majme vetëm e vetëm duke e marrë vendimin politik për t’ua shitur këto pasuri shoqërore bizneseve të ndryshme, dhe duke i lënë pa punë dhe pa përkujdesje punëtorët të cilët me vite të tëra i ngritën këto ndërmarrje me djersën e tyre. Për zgjidhjen dhe dhënien fund të krejt këtyre padrejtësive që po i bëhen popullit të Kosovës, nevojitet zgjidhja e problemeve fundamentale, pra realizimit i së drejtës për vetëvendosje për popullin e Kosovës, e cila do t`ia kthente të drejtën e shfrytëzimit të pakusht të resurseve natyrore në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të të gjithëve.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:07
Nga tubimi në Bishtazhin
Sunday, 20 January 2008
Bishtazhini është një fshat në komunën e Gjakovës me afër 90 shtëpi. Ky fshat paraqet edhe qendrën e famullisë së Bishtazhinit, e cila përfshin edhe 9 fshatra tjera me gjithsejt rreth 370 shtëpi. Popullata e këtij lokaliteti ballafaqohet me të njëjtat probleme sikurse edhe pjesa tjetër e shqiptarëve në Kosovë: gjendje të rëndë socioekonomike (mungesë të rrymës, ujit dhe vendeve të punës) dhe me amullinë e situatës politike këtu.

Si shembull konkret, cekim faktim se shumë nxënës që ndjekin mësimet në shkollën e Bishtazhinit nga fshatrat përreth, duhet të udhëtojnë mbi 7km këmbë për shkak të mungesës së interesimit të qeverisë lokale për të organizuar një transport për ta. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dielën, më 20 janar 2008, vizituan Bishtazhinin në tubimin e organizuar me banorët e tij.Tubimi u mbajt në njërën nga klasët e ftohta të shkollës fillore 'Gjergj Fishta', por që u ngroh nga prania dhe mikpritja e bishtazhinasve të cilët morën pjesë në këtë tubim.

Gjatë këtij tubimi, për situatën politike në Kosovë, foli aktivisti Albin Kurti. Ai foli për humnerën politike në të cilën po zhytet fati i popullit shqiptar, humnerë kjo e krijuar nga negociatat e politikanëve tanë me Serbinë, gjatë të së cilave u bënë koncesione të pafalshme. Vëmendje e posaçme iu kushtua planit të decentralzimit, ku u fol për mënyrën perfide me të cilën Serbia po kërkon zgjerim të lokaliteteteve të banuara me serbë në mënyrë që krijohen vazhdimësi territoriale me territorin e Serbisë, proces ky të cilit ia kanë dhënë bekimin vetë Grupi Negociator i Kosovës në bisedimet e Vjenës. Albini theksoi se me një organizim më të mirë të popullatës lokale shqiptare në vendet e rrezikuara nga ky plan, mund të bëhet parandalimi i implementimit në terren të këtij plani, ashtu siç ka ndodhur në Cernicë të Gjilanit. Ai theksoi se vendet më të rrezikuara shpëtohen nëse për to angazhohen edhe qytetarët që s’janë nga ato vende. Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe pikave të tjera të Planit të Ahtisaarit dhe arsyeve pse Lëvizja e ka kundërshtuar këtë plan. U potencua fakti që ‘eksterritorialiteti’ i trashëgimisë kulturore ortodokse që parashihet me këtë plan, e imortalizon konfliktin shqiptaro-serb, duke e shndërruar atë nga një konflikt etnik dhe fetar. Ushtria, një shtyllë e domosdoshme e një shteti, nuk parashihet në planin e Ahtisaarit. Albini u bëri të qartë të pranishmëve se FSK-ja nuk do të jetë ushtri e mirëfilltë, por një xhandarmëri nën urdhrat e NATO-s, e jo në partneritet me të.

Nga të pranishmit, u shquan studenti i mjekësisë Arben Veseli dhe ai i shkencave politike Agron Shala. Arbeni tha se kur nuk mungon vullneti nuk mungojnë as rrugët e mënyrat e zgjidhjes së problemeve duke ilustruar këtë me një situatë në Rekën e Keqe para disa dekadave atëherë kur shqiptarëve u merrej toka e bukës. Ndërkaq, Agroni tha që kemi ardhur në gjendjen ku po trajtohemi sikur ne të ishim banorë me qira në shtëpinë që është e jona dhe si argatë krahu në tokën që është e jona. Në fund, Albini tha se ndalimi i rikthimit të Serbisë në Kosovë dhe i Kosovës nën Serbi arrihet vetëm përmes referendumit për vetëvendosje dhe me anën e një mobilzim gjithëpopullor për këtë gjë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:07
Turizmi politik
Shkruar nga Visar Ymeri
Monday, 21 January 2008
Kosova nuk e qeverisë turizmin e vet – ajo, fatkeqësisht, qeveriset nga turistët. Administratorët në Kosovë, qofshin ata të zakonshëm, zëvendës apo kryeadministratorë, të UNMIK-ut që janë këtu apo ata të BE-së që do të vijnë, janë këtu me kontrata të kufizuara në kohë (paçka që misionet e tyre si institucione strukturore nuk kanë kufizime të tilla). Ata janë njerëz që e përjetojnë përkohshmërinë e qëndrimit të tyre në Kosovë si një përvojë turistike në një vend ekzotik, ku kanë zgjedhur të pushojnë, për t’u kthyer pastaj në vendet dhe shtëpitë e tyre, plotësisht të ndryshme me Kosovën.

Turistët kanë vetëm një qëllim të cilin e kërkojnë me çdo kusht në vendin të cilin e kanë vizituar, e ai është shfrytëzimi i vendit (zakonisht ekzotik dhe tërësisht i ndryshëm me vendin e origjinës së turistit), si dhe dëfrimi i skajshëm me ofertën e vendit, ofertë kjo e përgatitur vetëm për turistët. Rrjedhimisht është në natyrën e turistit të jetë i shkujdesur ndaj pasojave të veprimeve të tij. Ajo kohë që ai e ka ndarë për pushimin e tij, është në të vërtetë koha kur ai i lë anash një pjesë të konsiderueshme të vlerave morale që ia kufizojnë hedonizmin individual në rrethin ku jeton, dhe ia hap dyert shfrenimit. Këtë shfrenim turisti e arsyeton me domosdonë për thithjen e energjive të reja për t’ia kundërvënë këto molisjes nga automatizmi i përditshëm e i mërzitshëm i punës me pagë. Kështu përvoja turistike, fenomen jo fort i vjetër, paraqet thelbësisht antitezën e përditshmërisë – turistët thjeshtë këmbëngulin në veprime që asnjëherë nuk do t’u shkonte mendja, dhe nuk do ta kishin mundësinë t’i bënin në jetërat e tyre nëpër vendet prej nga vijnë. Natyrisht se turistët në vende të caktuara janë të obliguar t’u nënshtrohen ligjeve të vendit, dhe këto kufizime ua ndalin paksa hovin e planifikuar të dëfrimit.

Mirëpo, zakonisht vendet që specializohen në turizëm, janë të prirura të bëjnë lëshime të caktuara për ata prej të cilëve përfitojnë shuma marramendëse parash. Për këto lëshime turistët janë të vetëdijshme. Dhe ata i shfrytëzojnë ato. Pa brejtje ndërgjegjeje. Ndërgjegjja nuk e përcjell turistin në vendin që e ka zgjedhur për ta vizituar – ajo mbetet në shtëpi, së bashku me vendin e punës, stresin, mërzinë dhe obligimet shoqërore e politike ndaj vendit. Është e kuptueshme që turisti është i përgjegjshëm ndaj vendit të vet, ai aty e ka shtëpinë dhe aty e ka organizuar jetën. Pra ai në asnjë mënyrë nuk ia lejon vetes të jetë turist aty. Kjo e tëra kthehet me kokë teposhtë kur turisti zbarkon në vendin e pushimeve. Ndaj atij vendi nuk ka kurrëfarë përgjegjësie dhe nga ai vend turisti pret vetëm përfitime. Asnjëherë nuk brengoset për aktulitetin e vendit dhe për të ardhmen e tij. Nuk i bën përshtypje gjendja shoqërore e njerëzve aty, orari i punës së atyre që e shërbejnë (të cilëve përton edhe emrat t’ua mbajë mend), kushtet në të cilat përpiqet popullata e vendit ta mbijetojë përditshmërinë, progresi apo ngecja e vendit, apo doket dhe zakonet që e mbajnë shoqërinë e atij vendi bashkë. Dallimet kulturore i përjeton si shok në fillim, dhe pastaj fillon të dëfrehet nga to – por më tepër e dëfren fakti se ato do të mbesin aty kur ai të shkojë. Këto karakteristika të vendit, që për vendasit janë kushtet jetësore, për turistin janë elemente zbavitjeje. Ai është i interesuar që ato të ekzistojnë, dhe që të ketë mundësi t’i shfrytëzojë. Përndryshe udhëtimi i tij turistik do të dështonte. Turisti nuk është i interesuar për progresin e vendit turistik. Ai udhëton për ta soditur dhe shfrytëzuar status-quo-në dhe njerëzit e prodhuar nga kjo status-quo, të cilët turisti i konsideron të neveritshëm si njerëz, por të pranueshëm si shërbëtorë.

A nuk janë pushtetarët ndërkombëtar në Kosovë pikërisht të tillë? Këta turistë me pushtet absolut politik e njohin Kosovën si vend të huaj (gjë që edhe është për ta), dhe e trajtojnë zellshëm si të tillë. Ata asnjëherë nuk përpiqen t’i kuptojnë doket dhe zakonet tona, madje as rrethanat në të cilat ne jetojmë e të cilat na kanë bërë të tillë. Prej se kanë ardhur këta turistë këtu i krijojnë vetë këto rrethana, duke na e ngushtuar hapësirën tonë, për ta rritur fushëveprimin e vet politik, ekonomik e social. Turistët në Kosovë janë jashtë ligjit, dhe e kanë të lejuar të bëjnë çdo gjë. Për ta përvoja këtu është një dëfrim i thellë – situatë e veçantë e të jetuarit në pavarësi të plotë nga ligji dhe etika. Ata provojnë çdo gjë që u është ndaluar në vendet prej nga vijnë, dhe flasin për këto përvoja me t’u kthyer në shtëpi. Turistët e Kosovës e përjashtojnë secilën mundësi për progres në vendin tonë, jodomosdoshmërisht pse janë njerëz dashakëqinj, por pse janë turistë. Përkohshmëria e qëndrimit të tyre dhe mosballafaqimi me pasojat e vendimeve/veprimeve të tyre, kushtëzon një moskokëçarje dhe mospërgjegjësi ndaj pozitave të okupuara. Synimin e vetëm që ata e kanë është që ta ruajnë qetësinë për kohën sa janë këtu, në pushimet e tyre gjashtëmuajore (shpesh edhe më gjatë), dhe t’ua bartin po atë gjendje turistëve pasardhës. Kështu riprodhohet mentaliteti i tyre i përkohshëm i pasqyruar në politikë me vendime të përkohshme që len pasoja të përhershme. Njëkohësisht qeverisja nga turistët kushtëzon mungesë të vazhdimësisë mes politikave, dhe rrjedhimisht mosangazhim afatgjatë. Turistët janë njerëz të ndryshëm me shije dhe qefe të ndryshme. Duke i pasur duart e lira, administratorët këtu i zbatojnë këto shije dhe qejfe në tërësi. Këto qejfe dhe shije zbatohen në lëkurën tonë dhe jetën tonë. Turistë u pushtetshëm insistojnë në riprodhimin e vazhdueshëm të gjendjes së mjerë ekonomike e shoqërore në Kosovë – kjo ua mundëson atyre sundimin e lehtë dhe pushimin e lirë për xhepat e tyre. Njëherë pata lexuar në gazetën londineze The Guardian për një lloj të veçantë të ndërmarrjes turistike e cila ilegalisht ishte organizuar nga disa agjenci turistike të Evropës në bashkëpunim me agjenci turistike të Amerikës Latine. Turistët nga vende të ndryshme shkonin në xhunglat e Amerikës Latine dhe zbarkonin si të përdalë në gjuetinë në njerëz (kujto 10 shkurtin, policët rumun, Steven Schook-un dhe Steven Curtisin). Këto ndërmarrje, natyrisht, janë ilegale. E keqja është se këta turistë ishin njerëz me renome dhe reputacion në komunitetet e tyre. Ata ishin punëtorë të zellshëm dhe njerëz të dobishëm për vendet e tyre. Mundësia e krijuar nga turizmi i shndërronte ata sakaq në të kundërtën e asaj që ishin. Ai ua cyste atyre pikërisht instinktin e egër njerëzor për vrasje dhe shkatërrim. Ose turizmi seksual i orientuar kryesisht kah vendet e Azisë, ku raste të zakonshme janë marrëdhëniet seksuale me vajza dhe djem të mitur.

Këto dy raste që i përmenda e shpërfaqin, ndoshta, fytyrën më të përshtirë të realitetit prej nga janë përjashtuar vlerat dhe ligjet. Kosova është pikërisht një vend i tillë. Pushteti këtu është jashtë ligjeve dhe nuk është i kushtëzuar me asgjë që t’i përmbahet çfarëdo kodi etik. Këtu kemi të instaluar një pushtet të zhveshur absolutisht nga imperativi kategorik etik, nga përgjegjësia ndaj subjekteve të cilat i qeverisë, dhe në emër të të cilave qeverisë. Në Kosovë, turistët-misionarë nuk kanë nevojë të fshehen nga agjentët frenues të dëshirave të tyre. Agjenti me potencial frenues (aparati shtetëror) është mishëruar në turistin hedonist. Këta administratorë janë thelbi i turistit, në vendin që u është dhënë nën menaxhim. Prandaj e kanë bërë atë të tillë – parajsë për turistët.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:08
Drejtësia e UNMIK-ut
Shkruar nga Albin Kurti
Monday, 21 January 2008
Letër që iu dërgua organizatave kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Unë u burgosa më 10 shkurt, 2007, pasi Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë jam njëri prej udhëheqësve, mbajti një demonstratë të padhunshme. Seanca e katërt e rastit kundër meje do të mbahet më 30 janar. Më ngarkojnë me akuzat se: e kam organizuar turmën, e cila ka kryer vepër penale (si thuhet ‘në tentativë për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose të dëmtojë pasurinë në shkallë të gjerë’), duke i penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre (si të tilla përkufizohen (përpjekjet) për të formuar kordon policor në rrugë) dhe duke bërë thirrje për rezistencë (që thuhet të ketë qenë nxitja e popullit për ta thyer kordonin policor). Unë përballem me dënimin me burg deri në dhjetë vjet.

Kam treguar edhe tjetërkund se këto akuza janë absurde deri në detajet e tyre më të vogla (shiko te www.freealbinkurti.org) dhe tash po iu shkruaj për të shpjeguar pse mendoj se rasti kundër meje duhet të hidhet poshtë dhe për të treguar për shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin gjatë gjithë procesit ligjor. Çdonjëri ka të drejtë për një jetë me dinjitet dhe drejtësi. Konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë formuluar pikërisht me qëllim të mbrojtjes së kësaj të drejte. Shkeljet e të drejtave të mia të njeriut në rastin kundër meje, para së gjithash, të së drejtës sime për një gjykim të drejtë, e bëjnë të qartë se Kosova nën sundimin e OKB-së është lënë jashtë këtij rregulli ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Para së gjithash, po e shoh si të domosdoshme të shpjegoj në pika të shkurtëra pse VETËVENDOSJE! demonstroi më 10 shkurt 2007 dhe çka ndodhi atë ditë. VETËVENDOSJE! është një lëvizje politike opozitare, e padhunshme dhe me aktivistë vullnetarë, e cila angazhohet për vetëvendosjen e Kosovës. Më 10 shkurt, VETËVENDOSJE! demonstroi kundër Pakos së Ahtisaarit – e cila, ne besojmë se Kosovës do t’i sjellë luftë dhe mjerim – si dhe kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-ut këtu. Gjatë demonstratës dy demonstrues paqësor u qëlluan për vdekje nga ana e policisë së OKB-së, me plumba të gomës me afat të skaduar me të cilat protestuesit u qëlluan në kokë nga afër. Mbi tetëdhjetë protestues të tjerë u lënduan me plumba të gomës, njëri nga të cilët e ka humbur syrin dhe dy të tjerë kanë qenë nën kujdes intensiv me ditë të tëra.

Përkundër raportit të Prokurorit Special të vetë UNMIK-ut, Robert Dean, i cili konfirmoi se reagimi i policisë më 10 shkurt ishte kriminal, UNMK-u refuzoi të zhvillonte hetime mbi krimet gjatë atyre ngjarjeve. Edhe pse është vërtetuar se vrasësit ishin nga Njësiti Special i Policisë së Rumanisë, prokurori i OKB-së argumentoi kundër ndjekjes së tyre penale ngase nuk kishte mundësi të gjindej lidhshmëria në mes të plumbave dhe armëve individuale prej të cilave ishte shtënë. Në raportin e tij të dytë, Dean, e cilësoi shkëputjen në zinxhirin komandues si shkaktar të vrasjeve, por prap refuzoi të niste hetime për t’i identifikuar personat përgjegjës. Policisë rumune iu lejua që fshehtas të ikte nga Kosova dhe askush nga ata që ishin në krye të operacionit kriminal policor nuk është marrë në përgjegjësi. Në kërkim të pashpresë për një viktimë për t’ia ngarkuar fajin për krimin e vet, UNMIK-u më zgjodhi mua për të më nxjerrë në gjykim.

Arrestimi dhe paraburgimi

Kur më arrestuan pas demonstratës së 10 shkurtit, Shërbimi Policor i Kosovës nuk ma tregoi ndonjë fletëarrest as nuk më njohtoi mbi arsyet e arrestit apo mbi ligjin e duhur në zbatim ose faktet lidhur me të. Në vend të kësaj, policia hyri në zyren e VETËVENDOSJE!-s në mënyrë të dhunshme, përdori sprej djegës kundër meje dhe disa aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s, na shkelmuan dhe na rrahën, mua dhe të tjerët në zyrë, përfshirë këtu edhe një aktiviste, Shkurta Aliun, e cila u rrah deri në alivanosje dhe u dërgua në spital. Asnjëri nga policët nuk u godit dhe as nuk u lëndua gjatë arrestimit tim.

Paraburgimi im nuk kishte ndonjë bazë ligjore deri më 13 shkurt, kur u mbajt një seancë dëgjimore e mbyllur për opinionin. Që atëherë paraburgimi im është zgjatur zakonisht pa praninë time dhe ndonjëherë edhe pa dijen time. Disa nga seancat e mëposhtme të dëgjimit gjatë paraburgimit po ashtu kanë qenë të mbyllura për opinionin.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (angl. IHF) si dhe Amnesty International (AI) kanë theksuar se paraburgimi im gjithnjë ka pasur bazë të dobët ligjore: atij i ka munguar arsyetimi i mjaftueshëm dhe si i tillë ka rezultuar me privim joligjor të lirisë. Gjithashtu, hapësira aktuale kohore prej dy muajsh në mes të seancës së tretë dhe të katërt të rastit kundër meje – prej 4 dhjetorit 2007 deri më 30 janar 2008 – dëshmon se gjykata e UNMIK-ut nuk e ka për qëllim ta zhvillojë procedurën gjyqësore me përshpejtim të duhur por në vend të kësaj synon ta zgjasë rastin për aq sa është e mundur.

Kur më transferuan për herë të parë në arrest shtëpiak, mua pa kurrfarë arsyetimi ligjor më qe ndaluar kontakti me VETËVENDOSJE!-n dhe me mediat. Gjatë arrestit tim të mëvonshëm shtëpiak këto kufizime u hoqën pa shpjegim, por në vend të kësaj një roje policore 24-orëshe (e përbërë nga dy policë të armatosur) u vendos para derës sime dhe mua nuk më lejohej ta qitja hapin jashtë derës së banesës sime. Kjo gjë ishte e pashembullt në historinë e Kosovës dhe kurrë nuk u arsyetua në mënyrë ligjore. Derisa isha në paraburim në burg, IHF-së nuk iu lejua të më vizitonte derisa vizitorëve ndërkombëtarë, ndër të tjerë diplomatit amerikan William Walker, i cili u përpoq të më bindte që të mos organizoja demonstrata, iu lejua vizita menjëherë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:09
Gjykimi i drejtë

Supozimi i pafajsisë
Rasti kundër meje dhe në veçanti paraburgimi im që nga fillimi janë bazuar në supozimin e fajsisë, jo atë të pafajsisë. Kjo nuk shihet vetëm nga vendimet dhe veprimet e gjykatësve që janë në krye të rastit tim. Autoritetet lokale dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe zyrtarët publik – pëfshirë këtu disa nga politikanët lokal, zëdhënësin e Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, Shefen e Zyres Amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow dhe ish-zëvendës-shefin e UNMIK-ut (zëvendësin e PSSP-së), Steven Schook, që nga dita e parë e burgosjes sime publikisht kanë dhënë deklarata degraduese ndaj meje dhe VETËVEDOSJE!-s dhe e kanë shprehur mendimin se unë jam fajtor.

Barazia para ligjit
Që nga fillimi i rastit kundër meje unë jam vënë në disavantazh në krahasim me prokurorinë. Unë jam trajtuar ndryshe, nuk më është lejuar të shprehem dhe madje i jam nënshtruar ofendimit gojor: kur filloi gjykimi më 19 shtator, unë e kundërshtova panelin kryesues të gjykatësve për miratimin e parregullsive në rastin kundër meje, si dhe për mungesën e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre – paneli e përfaqëson UNMIK-un, i cili është njëherit edhe palë e dëmtuar edhe palë akuzuese në rastin tim. Pasi kërkuan që ta shpjegoja kundërshtimin tim ndaj panelit, gjykatësi kryesues, Maurizio Salustro, më ndërpreu duke më bërtitur dy herë që ‘ta mbyllja gojën!’ dhe e përfundoi seancën pa më lejuar të flisja.

Për më tepër, seanca e parë gjyqësore më 19 shtator filloi me leximin e një aktakuze plotësisht të re dhe të pakonfirmuar, pa paralajmërim. Mua nuk më patën informuar për këto akuza të reja kundër meje as mbi ligjin në zbatim apo për faktet në fjalë në të cilat ato akuza bazoheshin. Në seancën e ardhshme gjyqësore më 15 nëntor, gjykatësi Salustro deklaroi pa kurrfarë shpjegimi se kjo aktakuzë e re duhej të injorohej.

Unë kurrë nuk kam pranuar që të kem avokat mbrojtës në këtë rast, meqë ai do të emërohej nga UNMIK-u. Meqë UNMIK-u është pala gjykuese, akuzuese dhe e dëmtuar në rastin tim, e ashtuaquajtura mbrojtja ime përballet me konfikt interesash në mes të shërbimit që më ofron mua dhe autoritetit i cili e ka emëruar në atë detyrë. Përkundër shprehjes së përsëritur të këtij qëndrimi, UNMIK-u ma caktoi një mbrojtës në rastin tim. Gjatë seancës së dytë gjyqësore më 15 nëntor, gjykatësi Salustro e zgjodhi Fazli Balajn si të ashtuquajturin mbrojtësin e katërt në mënyrë tërësisht joprofesionale. Brenda një ore dhe pa kurrfarë procesi parapërgatitor, Balaj u paraqit në gjykatë pa pasur kohë që të njohtohej me rastin dhe ta përgatiste mbrojtjen e tij. Për ta bërë këtë edhe më keq, Balaj ka deklaruar publikisht për Televizionin e Kosovës se unë jam fajtor për më shumë se sa që më akuzojnë aktualisht – shih https://www.youtube.com/watch?v=F7wjbVLglIs. Në gjykatë ai haptas i kundërshtoi argumentet e mia. Në një rast, sjellja e Balajt e shtyri prokurorinë që të kërkonte nga gjykatësi Salustro që ta sqaronte rolin e avokatit të detyrueshëm mbrojtës meqë dukej sikur ai vepronte kundër meje.

Në seancën e tretë gjyqësore më 4 dhjetor, 2007 unë ia dorëzova një DVD gjyqit si dëshmi për akuzimin e sheshtë timin dhe të VETËVENDOSJE!-s nga ana e Balajt për protestën e 10 shkurtit. Kishte probleme teknike, të cilat nuk e lejuan panelin e gjykatësve që ta shikonte DVD-në atë herë, por gjykatësi Salustro vendosi ta vazhdonte dëgjimin duke e injoruar kërkesën për shqyrtim të provave që unë i pata sjellë kundër të së ashtuaquajturës mbrojtjes sime. Gjykata nuk lëshoi fletërefuzim me arsyet për injorimin e provave të DVD-së.

Kur IHF-së nuk iu dha e drejta për të më vizituar gjatë mbajtjes sime në burg para gjykimit, ata mësuan se unë qesh klasifikuar si i burgosur i ‘Kategorisë A’ – kategorizim ky i rezervuar për të burgosurit më të rrezikshëm në Kosovë. As unë as i ashtuquajturi avokati imi mbrojtës nuk ishim informuar lidhur me këtë kategorizim apo me pasojat e tij. Meqë prokuroria ishte e informuar lidhur me këtë kategorizim, kjo e shkeli parimin e barazisë së palëve siç thekson IHF. Ky parim gjithashtu u shkel atëherë kur gjykatësi kryesues gjatë mbajtjes sime në burg para gjykimit iu afrua prokurorisë dhe pyeti ‘çka doni të bëj unë më tej?’.

E drejta për t’u ankuar
Edhe pse rasti gjyqësor kundër meje nuk e përmbush as ‘minimumin’ e asaj që kërkohet me të drejtën për shqyrtim të drejtë, mua më mohohen të gjitha mundësitë për ankesë apo zhdëmtim. Nuk ekzistojnë kurrfarë mekanizmash përmes të cilëve unë do të mund të inicoja një proces ankese kundër UNMIK-ut, gjykatësve ose prokurorisë në rastin tim dhe kurrfarë autoriteti më i lartë të cilit do të mund t’i ankohesha ose prej të cilit do të mund të kërkoja drejtësi. Për shembull, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk ka jurisdiksion në Kosovë nën sundimin e UNMIK-ut.

Pavarësia dhe paanshmëria
Gjyqësia në Kosovë nuk është as e pavarur as e paanshme, ashtu siç theksojnë edhe Human Rights Watch, IHF dhe AI. Gjithashtu, nuk ekziston ndarja e autoritetit në Kosovë për ta mbrojtur gjyqësinë nga ndërhyrja e palejuar: UNMIK-u dhe shefi i tij, PSSP, e përfaqëson dhe e personifikon gjithë gjyqësinë, autoritetin ekzekutiv dhe legjislativ. PSSP gjithashtu ka autoritet t’i shfuqizojë dhe t’i ndryshojë vendimet gjyqësore. Kjo mungesë e pavarësisë dhe paanshmërisë është kristalizuar veçanërisht gjatë rastit kundër meje: PSSP, Joachim Ruecker, i cili i emëron të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë – natyrisht përfshirë këtu edhe ata në rastin tim – është i cekur personalisht si palë e dëmtuar në aktakuzën kundër meje.

Është e qartë se motivi për rastin kundër meje është politik, jo ligjor. Sistemi ndërkombëtar i UNMIK-ut, i cili e kryeson rastin tim zakonisht merret vetëm me krime ndëretnike dhe krime të luftës, por shumë shpejt e përvetësoi rastin kundër meje pa shpjeguar përse. Megjithatë, arsyet e tyre për nisjen e rastit janë të qarta. Vetë puna ime si aktivist politik dhe i padhunshëm në VETËVENDOSJE! përqëndrohet në kundërshtimin e sistemit jodemokratik të UNMIK-ut dhe në fitimin e të drejtës për referendum për popullin e Kosovës. Si lëvizje vullnetare, politikisht opozitare dhe e padhunshme, VETËVENDOSJE! punon për ta bërë Kosovën një vend të drejtësisë, lirisë, dinjitetit dhe përparimit, pa sundim ndërkombëtar. Demonstrata e padhunshme më 10 shkurt, e cila është pikëpërqëndrimi i rastit kundër meje, ka qenë vepër e shprehjes së kundërshtimit ndaj UNMIK-ut dhe një thirrje për vetëvendosje për popullin e Kosovës.

Meqë zëri im i kundërshtimit jo të dhunshëm ndaj UNMIK-ut po fiton përkrahje në Kosovë, është qartas në interes të UNMIK-ut që të më mbaj mua të heshtur dhe të më izolojë nga populli i Kosovës i cili do të mund të bashkohej me mua. Fakti se gjatë mëse 10 muajve në paraburgim unë jam marrë në pyetje vetëm një herë – dhe atë vetëm për 30 minuta – e konfirmon se qëllimi i UNMIK-ut për paraburgimin tim gjithnjë ka qenë izolimi, e jo e vërteta ose hetimi. Gjatë procesit kundër meje, prokuroria madje edhe haptas ka provuar ta përdorë rolin tim politik për të argumentuar në favor të paraburgimit të vazhduar duke iu referuar ‘rrezikut’ që unë paraqes për procesin rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Rasti motivohet nga dëshira e flaktë e UNMIK-ut për të më mbajtur të heshtur dhe për të më izoluar mua dhe për ta margjinalizuar kundërshtinë politike të padhunshme të VETËVENDOSJE!-s duke e portretizuar lëvizjen si të dhunshme dhe ekstreme.

Se akuzat kundër meje janë pa bazë ligjore u dëshmua sërish në seancën e tretë të rastit më 5 dhjetor. Në këtë seancë dëshmitari kyç i prokurorisë, oficeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hajdini, tha se përkundrazi nga ajo që thuhet në transkriptin e prokurorisë, ai nuk më kishte parë mua të hidhja gurë më 10 shkurt, as nuk më kishte dëgjuar të kisha bërë thirrje për të hedhur gurë. Ai tha se demonstrata atë ditë kishte qenë paqësore derisa ishte thyer kordoni dhe se policia kishte hedhur gaz lotësjellës dhe se ai nuk kishte dëgjuar t’u ishte tërhequr verejtja protestuesve nga ana e policisë atë ditë.

Më 19 dhjetor, 2007, unë u lirova nga arresti shtëpiak për shkak të shtypjes nga jashtë ndaj UNMIK-ut lidhur me mbajtjen time në paraburgim, në veçanti të një deklarate të Amnesty International të datës 10 dhjetor. Në mënyrë paradoksale, arsyeja kryesore për heqjen e arrestit shtëpiak ka qenë që të sigurohet vazhdimi më i lehtë i rastit – heqja e arrestit shtëpiak e ka zvogëluar shtypjen ndaj UNMIK-ut dhe i ka mundësuar atij ta vazhdojë procesin e tij politik dhe të rrejshëm kundër meje.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor të rastit kundër meje e kristalizojnë padrejtësinë brutale të cilën e përfaqëson dhe për të cilën angazhohet UNMIK-u në Kosovë. Rasti është shprehje e përbuzjes sistematike të parimeve universale të drejtësisë dhe dinjitetit, përkundër gjithë asaj për çka do të duhej të angazhohej OKB-ja në botë. Meqë unë nuk e njoh UNMIK-un as gjyqësinë e tij unë në këtë rast e kam kufizuar bashkëveprimin me të vetëm në gjërat që kam qenë i detyruar t’i bëj (jam sjellë në gjykatë nga rojet policore) dhe në ato që i kam parë të domosdoshme për ta përfaqësuar veten dhe VETËVENDOSJE!-n. Gjithashtu kam theksuar se si UNMIK-u i shkel madje edhe ligjet e veta dhe, ashtu si në këtë letër, kam treguar për disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur. Unë nuk kam kurrfarë synimesh të tjera lidhur me procedurën gjyqësore kundër meje, madje nuk synoj as ta pengoj atë.

Përveçse nuk kam ndjerë obligim që të marrë pjesë në mënyrë aktive në këto procedura kriminale (siç ka konfirmuar Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut , p.sh. në rastin Yagci dhe Saragin kundër Turqisë, 8 qershor, 1995), unë kam paraqitur në gjyq pse aktakuza kundër meje është tërësisht absurde, pse unë e kundërshtoj rastin dhe sistemin e UNMIK-ut, si dhe e kam shprehur dyshimin për paraqitjen e vetëm një dëshmitari në gjyq deri tash. Komunikimi im tejet i kufizuar me gjyqin gjithnjë ka pasur për qëllim ta çojë përpara e jo ta pengojë drejtësinë: duke mos bashkëpunuar me gjyqësinë e padrejtë të UNMIK-ut, unë vazhdoj të punoj për një Kosovë të drejtë. Duke mos bashkëvepruar me një gjyq të padinjitetshëm, të padrejtë, në një rast absurd politik, unë punoj me popullin e Kosovës për një vend të dinjitetit dhe të drejtësisë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:09
Edhe semaforët thonë: JO EUMIK. VETËVENDOSJE!
Tuesday, 22 January 2008
Pas sa e sa premtimeve për pavarësi, krejt çka po ndryshon në gjendjen e popullit të Kosovës, është ndërrimi i pushtuesit. Pra, nuk po ndryshon asgjë. Pas sa e sa premtimeve se gjoja UNMIK-u po i jeton ditët e fundit në Kosovë, ajo çka po përjeton Kosova është ndërrimi i UNMIK-ut me një tjetër UNMIK, edhe më të rëndë se i pari, ndërrimin e monarkut, me një tjetër që gjithashtu do të mund të marrë vendime tejet të rëndësishme për fatin e një populli të tërë. Vendimi për sjelljen në Kosovë të një misioni të ri ndërkombëtar nga BE-ja tanimë është bërë i qartë. Pushteti që ky mision do ta ketë është gjithashtu mëse i qartë: implementimi konkret i Pakos së Ahtisaarit. I tërë ky proces e ka vetëm një qëllim: shtypjen e vullnetit të popullit të Kosovës, dhe forcmimin e ndikimit të Serbisë brenda Kosovës.

Meqë hapsira që u jepet aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në mediat e Kosovës kryesisht të kontrolluara nga UNMIK-u, është jashtëzakonisht e vogël – për të mos thënë zero – aktivistët zgjodhën semaforët e Prishtinës për ta vetëdijësuar popullin në lidhje me proceset politike, konkretisht në lidhje me misionin e ardhshëm ndërkombëtar që do ta trashëgojë UNMIK-un. Të marten më 22 janar 2008, duke filluar në orën 12:00, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s vendosën fletushka ngjitëse nëpër të gjithë semaforët e Prishtinës – në dritën e kuqe “JO EUMIK”, ndërkaq në të gjelbrën “VETËVENDOSJE!”.

Të vendosur për ta kundërshtuar pa kompromis çdo shkelës të vullnetit të popullit të Kosovës, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar, Lëvizja VETËVENDOSJE! po vazhdon së organizuari popullin e Kosovës nëpërmjet tubimeve e aksioneve, aktivitete këto do të vazhdojnë deri atëherë kur populli i Kosovës të realizojë vullnetin e tij politik, pra, deri në realizimin e plotë e të drejtës së tij për liri e vetëvendosje.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:10
Arrestimi i Albin Kurtit si në kohën e Titos!



RIBURGOSJA E ALBINIT DHE VIZITA E TADIQIT NË KOSOVË



· Politikanë vendor pa iu nxjerr emrat tani, keni afat shumë të kufizuar, ndoshta sapo ta kaloni procesin e shpalljes së pavarësisë që në ditët e para, jeni kompetent apo jo (!!!) ju duhet ta nxirrni vendimin për lirimin dhe kurrë më arrestimin e Albin Kurtit apo ndonjë Albini tjetër i cili në mënyrë jo violente, pa dhunë shpreh mospajtimet e veta politike dhe kërkon alternativa tjera me transparencë, program dhe forma demokratike.



Shkruan: Xun ÇETTA

Më 01. II. 2008



Nuk është befasi dhe diçka e re ardhja e Tadiqit, as arrestimi i Albin Kurtit në Kosovë, kuptohet nuk është për ata që kanë provuar dhe për të cilët akoma janë të freskëta kohërat kur arrestoheshin, torturoheshin dhe në fund dënoheshin sa herë që vinte Tito apo funksionarë tjerë nga Beogradi në Kosovë.



Sigurisht se në mënyrën tjetër po ashtu nuk është befasi as për ata të cilët nuk kanë ditur kurrë se kush përse erdhi dhe kush kur shkoj nga Kosova, pra sigurisht se të tillët edhe tani janë po aq të pa shqetësuar më atë se çfarë po ndodhë në Kosovë, pikërisht për këtë arsye Kosova ditën e stme e kaloj si në të kaluarën kuptohet me pak dallime .



Arrestimi i Albin Kurtit ishte i dy anshëm, pra edhe kur vinte 29 nëntori festa e YU-shtetit tani të shpërbërë, sigurisht se arrestoheshin njerëzit e zbuluar dhe verifikuar si kundërshtar të asaj dite. Kësaj radhe dallimi është i madh, a padrejtësia është akoma më e madhe nga sa ishte në ish Jugosllavi!!!.Nëse atë botë ishim kundërshtar të ditës së atij shteti, kush i zbuluar dhe kush jo, tani Albin Kurti nuk është kundërshtar i pavarësisë por është i pa kënaquri i parë me produktet dhe cilësinë ligjore të asaj, nëse guxojmë ta quajmë pavarësi me parametra të drejtave ndërkombëtare.



Pra dallimi kundërshtar nga i pakënaqur është i madh dhe kështu padrejtësia po na rezulton më e madhe nga sa ishte në të kaluarën, gjë kjo të cilën vetë drejtësia ndërkombëtare duhet ta thërras mendjen, në të kundërtën do ta gjejë fatin e komprometimit dhe thyerjes së padrejtësisë po si me ish Jugosllavinë, në të cilën investuan aq shumë. Nuk është Albini dhe shumë të tjerë si ai kundërshtarë të pavarësisë sado e gjymtë të jetë ajo, por ata janë njerëzit të cilët kundërshtojnë tendencat mjerisht të pa evitueshme që pavarësia të na vjen e hendikepuar dhe gjysmë invalidë.



Pavarësia e cila me bekimin e ndërkombëtarëve më gjithë atë shkëputë, e ndan pushtuesin nga i pushtuari sigurisht se ka konsideratat e veta dhe mirënjohje kthesave morale nga ana e tyre, gjërat duhet seleksionuar dhe ndarë ato e jo të ngatërrohen dhe keq interpretohen më qëllimet e caktuara politike.



Politikanë vendor pa iu nxjerr emrat tani, keni afat shumë të kufizuar, ndoshta sapo ta kaloni procesin e shpalljes së pavarësisë që në ditët e para, jeni kompetent apo jo (!!!) ju duhet ta nxirrni vendimin për lirimin dhe kurrë më arrestimin e Albin Kurtit apo ndonjë Albini tjetër i cili në mënyrë jo violente, pa dhunë shpreh mospajtimet e veta politike dhe kërkon alternativa tjera me transparencë, program dhe forma demokratike.



Po nuk e bëtë këtë gjë jam i sigurt dhe garantoj se nuk do u hyn në punë pavarësia edhe ashtu pa kompetenca për të cilën u lakuat dhe e bëtë vetën teneqe. Ky nuk është kërcënim për njërën as palën tjetër por është paralajmërimi i fundit që të bëni kthesa në mënyrë që proceset edhe ashtu të vështira të paktën të mos dështojnë plotësisht.


http://www.pashtriku.org/
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:10
Letër dërguar Ministrit italian të Ministrisë së Drejtësisë
Tuesday, 05 February 2008
I nderuari zotëri,

Re: Roli i gjykatësit Maurizio Salustro në gjykimin kundër Albin Kurtit, Kosovë

Po ju shkruajmë këtë letër për t'ju vënë në dijeni me punën e gjykatësit italian, momentalisht me shërbim në Kosovë, Maurizio Salustro. Ai është kryetar i panelit ndërkombëtar që gjykon Albin Kurtin, aktivist i padhunshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Prapavija e ngjarjeve

Albin Kurti u arrestua më 10 shkurt 2007 pas demostratës paqësore prej mijëra shqiptarëve në qendër të Prishtinës, që thërrisnin për referendum si shprehje e të drejtës për vetëvendosje dhe kundërshtonin Marrëveshjen e Ahtisaarit. Në këtë demostratë, policia e UNMIK-ut qëlloi me plumba gome në protestues, duke vrarë dy të rinj dhe lënduar mbi 80 të tjerë, tre nga ta me lëndime serioze. Prokurori special i Kombeve të Bashkuara Robert Dean, i cili zhvilloi hetimet mbi operacionin e policisë konkludoi se përdorimi i plumbave të gomës ka qenë reagim i panevojshëm dhe i tepruar. Gjithashtu ai konludoi se policët rumunë përgjegjës për vrasjen e dy të rinjve, kanë bërë vepër penale, por asnjë nga ta nuk u soll para drejtësisë. Gjithashtu asnjë nga zingjiri komandues i UNMIK-ut nuk ka dhënë përgjegjësi për urdhërat e dhënë atë ditë.

Në fakt Albin Kurti ballafaqohet me gjykim, i akuzuar për ‘organzimin e masës që bëri vepër penale ("përpjekje për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe dëme materiale në shkallë të lartë), pengim i personave zyrtarë në kryerje të detyrës (definuar si vendosja e kordonit policor në rrugë), dhe thirrje për rezistencë (thirrje protestuesve për të shpërthyer kordonin policor). Ai mund të dënohet me 10 vjet burg. Ai u mbajt në burg në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë së cilës kohë organizatave ndërkombëtare humanitare iu mohua e drejta për ta vizituar atë, derisa diplomatëve amerikanë që mundoheshin ta bindnin të mos organizonte më demostrata iu lejua vizita. Në gjysmën e dytë të vitit 2007 ai u mbajt nën arrest rigoroz shtëpiak 24 orësh, me policë para derës pa u lejuar as të nxjerrë këmbën jashtë. Kjo ishte e pashembullt në Kosovë. Pas deklaratës së fundit nga Amnesty International arresti shtëpiak u hoq më 19 dhjetor.

Gjykimi

Albin Kurti po gjykohet nga një panel ndërkombëtar gjykatësish të udhëhequr nga Gjykatësi italian Maurizio Salustro. Gjykimi filloi në shtator 2007 dhe deri tash janë mbajtur katër seanca. E pesta është caktuar për 5 shkurt 2008. Albin Kurti nuk e njeh të drejtën e administratës së UNMIK-ut që të qeverisë në Kosovë, sepse është e bazuar në Rezolutën 1244, e cila e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovë.dhe sepse administrata e UNMIK-ut është jodemokratike. Në vazhdimësi ai nuk e ka njohur sistemin gjyqësor të UNMIK-ut në Kosovë dhe as nuk beson se mund të ketë gjykim të drejtë nga sistemi në të cilin UNMIK-u drejtpërdrejt i emëron gjykatësit ndërkombëtarë dhe, njëkohësisht konsiderohet si palë e dëmtuar në gjykim.

Gjykimi ndaj Albin Kurtit është i mbushur me shumë parregullsi. Amnesty International ka shprehur brengën se gjykimi po mbahet për qëllime politike:

"Amnesty International është e brengosur se gjykimi ndaj Albin Kurtit, udheheqësit të organizatës jo-qeveritare VETËVENDOSJE!, nuk po mbahet në harmoni me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, apo standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë. Albin Kurti po gjykohet nga një trup gjykues ndërkombëtar në Prishtinë, Kosovë. Amnesty International është e brengosur se deri më sot, kjo padi dhe ky proces gjyqësor duken të jenë të politizuara, dhe, në këtë rast, nga mungesa e pavarësisë së gjyqësorit".

Ombudspersoni i Kosovës së fundi i ka shkruar letrën e dytë Departamentit të Drejtësisë duke i përmendur një mori parregullësish procedurale ligjore.

"Numri i madh i parregullësive në këtë rast jep arsye për brengosje. Arsyeja që këto ndodhin dhe çështjet tjera të ngritura në letrën time të më hershme janë për t’u habitur, kur merret parasysh fakti që trupi gjykues është i përbërë nga gjykatës ndërkombëtarë, që të gjithë të shkolluar dhe duke punuar në vende me traditë të gjatë dhe të mirëfilltë të administratës gjyqësore"

Komiteti Norvegjez i Helsinkit ka deklaruar,

“Shqetësimet përsa i përket dilemave nëse gjykimi përputhet me standardet e një gjykimi të drejtë apo nëse do të përfundojë me nevojën për të zhvilluar një gjykim të ri, kanë ardhur në rritje. Jo vetëm që paraburgimi i z. Kurti është zgjatur për më tepër se dhjetë muaj pa ndonjë justifikim ligjor për marrjen e masave të tilla, por lënda e tij ka patur tejzgjatje të konsiderueshme midis seancave dhe një avokat mbrojtës të dobët nga ana profesionale. Për më tepër, gjykata duket se ka shkelur një numër kriteresh procedural gjatë këtij procesi, ku ka lindur shqetësimi se çështja është e padrejtë, ose siç është sugjeruar se po kryhet për motive politike.”
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:11
Ndërkombëtarja e Rezistuesëve të Luftës ka deklaruar,

”Ndërkombëtarja e Rezistuesve të Luftës (War Resisters' International WRI) – një rrjet pacifist ndërkombëtar që angazhohet për format e padhunshme të veprimit dhe ka 82 degë në 42 shtete – e konsideron përndjekjen e Albin Kurtit si përpjekje të motivuar politikisht për të mos e lënë të qetë dhe për ta diskredituar njërin prej kritikuesëve më të zëshëm dhe më këmbëngulës të administrates ndërkombëtare në Kosovë si dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, themelimin e së cilës e ndihmoi ai. Misionet e OKB-së janë gjoja të rrepta në përpjekjet e tyre për t'i respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe në sigurimin e modelit të qeverisjes së mirë. Në vend të kësaj, UNMIK-u – Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – është dëshmuar të jetë i papërgjegjshëm dhe – përballë pluralizmit dhe padëgjueshmërisë qytetare – thjesht autoritar në mosrespektimin e procesit ligjor.”

Roli i gjykatësit Salustro në dhunimin e të drejtës për gjykim të drejtë.

Gjykatësi Salustro është kryetar i trupit gjykues në gjykimin kundër Albin Kurtit që nga shtatori 2007. Në vazhdim është lista e shkeljeve të cilat i ka bërë personalisht ai, për t'ia mohuar Albin Kurtit të drejtën për gjykim të drejtë.

Në seancën e parë gjyqësore më 19 shtator 2007, Albin Kurti kërkoi që trupi gjykues të përjashtohet, sepse nuk mund të jenë të paanshëm në një gjykim ku UNMIK-u është pala e dëmtuar, prokurori dhe gjykatësi. Gjykatësi Salustro e pengoi Albin Kurtin të jep deklaratën në të cilën i paraqiste këto argumente, duke i bërtitur dy herë "mbylle gojën", para se ta mbyllte seancën. Kjo i nxiti shtatë gazeta të Kosovës ta botojnë deklaratën e Kurtit në tërësi të nesërmen.
Edhe pse gjyqi vendosi që ta refuzojë kërkesën e Kurtit për përjashtim të panelit më 26 tetor, kurrë nuk e njoftuan për këtë vendim, dhe për pasojë ai e humbi të drejtën për ankesë.
Seanca e parë gjyqësore më 19 shtator, filloi me leximin e një akuze të re dhe të pa konfirmuar, para se për të të njoftohej Albin Kurti apo avokati mbrojtës i emëruar nga gjyqi. Kur Kurti kërkoi nga gjykatësi Salustro ta spjegojë këtë shkelje të së drejtës së tij në seancën e dytë më 15 nëntor, gjykatësi Salustro pa asnjë shpjegim deklaroi se akuza e re duhet të injorohet, dhe ankesa tashmë është e pa rëndësishme.
Me ligjin e aplikueshëm në Kosovë Kurti kërkohet të ketë avokat mbrojtës të caktuar nga gjyqi. Avokati i fundit u caktua në ditën e seancës së dytë gjyqësore, pasi që ajo kishte filluar. Ai u emërua në momentin e fundit, pa procedurë të duhur zgjedhore, dhe në mënyrë jo-transparente. Sapo u emërua, gjykatësi Salustro vazhdoi gjykimin pa i dhënë avokatit Fazli Balaj fare kohë që të njihet me lëndën.
Në seancën e tretë të gjykimit, Kurti i prezentoi gjyqit një DVD, ku tregohej avokati mbrojtës i caktuar nga gjyqi Fazli Balaj, duke marrë pjesë në një program televiziv, menjëherë pas demostratës të 10 shkurtit, ku publikisht dënoi demostratën dhe Albin Kurtin. (shiko videon
DVD nuk funksionoi dhe në vend se gjykimi të shtyhej për të studiuar dëshminë, Salustro vendosi ta injorojë atë. Në një moment sjellja e Balajt, bëri që prokuroria të kërkoj nga gjykatësi Salustro të sqaroj rolin e avokatit mbrojtës të detyrueshëm, sepse dukej që ai po vepron kundër Kurtit. Gjatë seancës së katërt, dy muaj më vonë, më 30 janar, gjyqi më në fund e shqyrtoi dëshminë dhe vendosi ta largojë Fazli Balajn! Ata më pas tentuan ta vazhdojnë seancën me një avokat të ri mbrojtës i cili as që i kishte parë dosjet e rastit. Fatmirësisht, avokati kërkoi shtyerje të seancës.
Pa asnjë shpjegim, me kërkesë të prokurorit, një pauzë prej dy muajsh u la nga seanca e fundit më 4 dhjetor 2007, deri në seancën e ardhshme më 30 janar 2008, më qëllim të vonimit të gjykimit. Në ndërkohë të gjitha kufizimet e arrestit shtëpiak i ishin hequr Albinit. Gjykata e dinte se ai nuk do të shkonte në gjykatë vullnetarisht. Kur nuk mori pjesë në seancën gjyqësore më 30 janar, ai u arrestua dhe u dërgua menjëherë në paraburgim deri në përfundim të gjykimit ose për maksimalisht 30 ditë. Gjykatësi Salustro kërkoi nga Albini që ta shpjegojë arsyen për mospjesmarrjen e tij në gjykatë, dhe menjëherë pasi që filloi të fliste Albini, ai e ndërpreu dhe nuk e la ta përfundojë sqarimin para se t’ia shqiptonte masën e paraburgimit. Siç e ka cekur Komiteti Norvegjez i Helsinkit ditë më parë, po të kishte qenë pjesëmarrja e Albinit në seancat gjyqësore synim, atëherë masat më të lehta që janë përdorur më herët do të duhej të zgjidheshin. Zbatimi i masave më rigoroze të mundshme tregon se synimi i vërtetë ishte izolimi i tij gjatë këtij muaji të rëndësishëm politik.
Gjykata edhe një herë e klasifikoi Albinin si të burgosur të Kategorisë A – i burgosur i rrezikut të lartë – përkundër faktit që ai ishte liruar nga arresti shtëpiak më 19 dhjetor. Vetëm një gjë mund ta shpjegojë këtë status të “rrezikut të lartë”: fakti që ai nuk është paraqitur vullnetarisht në gjykatë më 30 janar për shkak të mosnjohjes së tij parimore të UNMIK. Pra, janë bindjet e tij politike që e bëjnë atë të burgosur të ‘rrezikut të lartë’.
Në fund gjykatësi Salustro e ka mbajtur në vazhdimësi në arrest shtëpiak të ashpër dhe të pa-shembullt Albin Kurtin që nga shtatori. Shumica e seancave ku është vendosur për arrestin shtëpiak janë mbajtur privatisht dhe pa njohurinë e Kurtit.


Sjellja e gjykatësit Salustro duhet të paraqes brengosje për Qeverinë italiane. Ai duhej të ishte në Kosovë për të përfaqësuar standardet ndërkombëtare të ligjit dhe drejtësisë. Kurse ai po bashkëpunon në një gjyq politik, ku po bën shkelje të numërta për t’ia mohuar Albin Kurtit të drejtën e një gjykimi të drejtë. Kjo jo vetëm që paraqet një trashëgimi të keqe për Kombeve e Bashkuara, por gjithashtu i sugjeron popullit të Kosovës, se pak mund të mesojë e shumë frikësohet nga misioni i ardhshëm i BE-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:12
Seanca e pestë gjyqësore kundër Albin Kurtit
Tuesday, 05 February 2008
Gjykata vepron për ta shkatërruar padëgjueshmërinë morale të avokatëve mbrojtës

Sot paneli ndërkombëtar i gjyaktësve në rastin e montuar politiko-gjyqësor kundër Albin Kurtit kanë hyrë në luftë të hapur me Odën e Avokatëve të Kosovës, brenda sallës së rrethuar me policë të armatosur ndërkombëtar, përfshirë një polic nga Rumania. Avokati i caktuar në seancën e kaluar, Ferki Xhaferi, refuzoi të marrë pjesë në këtë gjykim, akt ky parimor i padëgjueshmërisë, duke i’u përgjegjur kështu thirrjes së mëhershme të Albinit drejtuar të gjithë avokatëve në Kosovë, që mos të pranojnë ta mbrojnë atë. Për këtë akt të padëgjueshmërisë morale, Ferki Xhaferi u gjobit me 250 euro dhe gjykatësi Salustro kërkoi nga Oda e Avokatëve ta përjashtojnë Ferkiun. Paneli i gjykatësve nuk ka kurrëfarë të drejte ta përjashtojë asnjërin prej Odës së Avokatëve! Kjo Odë do të duhej të vepronte e pavarur dhe në mënyrë autonome nga pushteti apo gjyqësori.

Avokatja e re mbrojtëse, Fetije Ukaj, e cila ishte caktuar sot në ora 10 për ta zëvendësuar z. Xhaferin, deklaroi se ajo nuk do ta mbrojë Albinin pa pëlqimin e tij. Znj. Ukaj tha se pa pëlqimin e Albinit, ajo do të qëndronte në gjykatë vetëm për t’i përmbushur kushtet ligjore dhe, kësisoj, do të shndërrohej në ‘kukull’. Gjykatësi Salustro e pyeti: “A dëshironi të veproni sipas ligjit apo sipas vullnetit të z. Kurti? Nëse mendoni se Albin Kurti është përmbi ligjin, atëherë ma thoni?” Janë këta gjykatës që e konsiderojnë veten të jenë mbi ligjin – dhe të cilët në të vërtetë JANË mbi ligjin në sistemin e padrejtë të UNMIK-ut. Gjykatësi Salustro mëpastaj e la të kuptohet se nëse Fetije Ukaj nuk paraqitet në seancat e ardhme gjyqësore, mungesa e saj do të jetë shkaktar i drejtpërdrejtë i zgjatjes së paraburgimit për Albinin. Kjo po ashtu tregon se gjykata nuk do ta shqyrtojë fare kërkesën e avokatit Ferki Xhaferi për anulim të masës së paraburgimit që i është caktuar Albinit. Ai po ashtu e tha nënrreshta se Ukaj ka dështuar në përgatitjen e saj për rastin, edhepse ajo e kishte marrë lëndën dhe dokumentat e lëndës vetëm tre orë para se të fillojë seanca.

Më në fund, Salustro vendosi ta sfidojë Odën e Avokatëve të Kosovës. Ai tha se nëse znj. Ukaj nuk paraqitet në seancën e radhës, gjyqi do ta caktojë Ramë Gashin, Kryetarin e Odës së Avokatëve, për ta zëvendësuar atë.

Albin Kurti deklaroi se ‘Nuk e pranoj avokaten Fetije Ukaj për shkak se nuk ju pranoj ju si gjykatë e cila e ka caktuar atë. Akt moral është pikërisht akti i padëgjueshmërisë së Ferki Xhaferit, dhe është simptomatike nga kjo gjykatë që ka vendosur sot afër meje një polic nga Rumania.’

Natyra politike e këtij gjykimi dhe mungesa e çfarëdo baze ligjore për të u pa sheshazi sot. Gjykata po synon t’i detyrojë avokatët shqiptarë për të marrë pjesë në këtë gjykim kundër vullnetit të Albinit, për t’i dhënë rastit legjimitet të falsifikuar. Për ta bërë këtë gjykata së pari përdori kërcënimet financiare, kurse sot ka tentuar t’ia shkatërrojnë karrierën z. Xhaferi. Tash ata e kanë kërcënuar edhe vetë kryetarin e Odës së Avokatëve.

Këto kërcënime të gjykatës po tregojnë qartë se sa të dëshpëruar, por edhe të urritur janë këta gjykatës për ta dënuar Albinin, dhe për ta bërë këtë gjykim të duket si kinse gjykim i drejtë. Mirëpo mu këto kërcënime të gjykatësit Salustro po ia çjerrin maskën tërë sistemit gjyqësor e politik të ndërtuar nga UNMIK-u, dhe po e shpërfaqin fytyrën e vërtetë të këtij sistemi – një fytyrë kjo e shëmtuar dhe e dhunshme që qëndron përmbi një popull të shtypur, të varfër e të lodhur. Salustro gradualisht po e zgjeron frontin e UNMIK-ut kundër tërë popullit të Kosovës. Kërcënimet e tij nuk janë vetëm për Albinin dhe avokatët – ato po i drejtohen secilit qytetarë të Kosovës. Salustro me këto po na tregon se UNMIK-u këtu ka të drejtë të bëjë çfarëdo që dëshiron, me këdo që dëshiron dhe kurdo që dëshiron. A nuk mund të thuhet kjo edhe për policin rumun në gjykatoren e Kosovës? Ky është koleg i atyre policëve që vranë e plagosën më 10 shkurt.

Këta plumba nuk na ndalën. E nuk do të na ndalin as kërcënimet e Salustros e as paraqitja e policëve rumun nëpër seanca e në rrugë. Për shkak se padrejtësia me të cilën po përballemi është e padurueshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:13
Thirrje avokatëve mbrojtës për padëgjueshmëri
Wednesday, 06 February 2008
Lëvizja VETËVENDOSJE! thërret Fetije Ukajn (që është avokatja e 6-të me radhë e caktuar nga UNMIK-u) dhe Ramë Gashin, kryetar i Odës së Avokatëve, si dhe të gjithë avokatët e Kosovës (përfshirë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës), që të mos marrin pjesë në seancën e ardhshme gjyqësore politike ndaj Albin Kurtit. I thërrasim që të veprojnë në bazë të ndërgjegjes së tyre, dhe të mbrojnë kuptimin e vërtetë të drejtësisë në Kosovë, e jo ligjin e definuar sipas UNMIK-ut ashtu siç veproi dje avokati Ferki Xhaferi, me aktin moral të padëgjueshmërisë civile. Përkundër faktit që do të paguajë gjobën prej 250 eurosh si dhe kërkesës që gjykatësi politik Salustro ia ka bërë OAK-ut (Odës së Avokatëve të Kosovës) për largimin e tij, ai refuzoi ta mbrojë Albinin, akt për të cilin i jemi shumë mirënjohës dhe e falenderojmë. Kur gjykatësi Salustro e pyeti dje Fetije Ukajn që të zgjedh mes ligjit dhe Albinit, ai kërkoi që të bëjë një zgjedhje në mes të padrejtësisë që përfaqësohet nga ligji i UNMIK-ut, dhe drejtësisë që përfaqësohet nga Albini, përmes refuzimit parimor të këtij sistemi. Prandaj duhet t’i kundërviheni këtij gjykatësi ndërkombëtar që nuk është asgjë më shumë se një gjykatës politik e në kundërshtim të plotë me parimet profesionale të drejtësisë.

Albin Kurti gjykohet nga ligji i UNMIK-ut për shkak të bindjeve të tij politike. Këtë e dëshmon më së miri mbishkrimi në derën e dhomës së tij, në burgun e Prizrenit ku shkruan: ‘Albin Kurti: Kategoria A, Jashtë’. Kjo nënkupton se Albini nuk paraqet rrezik të lartë për të burgosurit brenda burgut por për njerëzit jashtë burgut. Janë bindjet politike të Albinit që konsiderohen të rrezikshme për UNMIK-un, por jo edhe për popullin e Kosovës. Prandaj ai ishte rrethuar dje në gjykatë nga policë ndërkombëtarë, përfshirë një polic rumun që i qëndronte fare pranë.

E përsërisim thirrjen që ua ka bërë Albini në shtator, të gjithë avokatëve mbrojtës që të refuzojnë të marrin pjesë në këtë gjykim politik, dhe në këtë mënyrë të mbrojnë kuptimin e vërtetë të drejtësisë në Kosovë: Ju ftojmë që të mos dorëzoheni ndaj shkeljes së hapur të integritetit tuaj personal dhe profesional, të manifestuar përmes kërcënimeve nënçmuese të Salustros. Ky është një rast i mirë për ju, që ta demonstroni pavarësinë tuaj dhe vullnetin tuaj për të punuar për një Kosovë më të mirë. Pjesëmarrja në rastet e motivuara nga politika dhe jo mbi parimet e drejtësisë, ju bën pjesëmarrës në krim serioz kundër popullit të Kosovës – shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të tyre, dhe i jep gjykimit një legjitimitet të rrejshëm. Pra, le të tregojmë se për çka angazhohet ky sistem: le ta bëjmë padrejtësinë dhe shtypjen të dukshme.

Drei tash në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit janë caktuar 6 avokatë.

1. Ahmet Hasolli - ka dhënë dorëheqje
2. Tomë Gashi - pas thirrjes që Albini u ka bërë Odës së Avokatëve të Kosovës dhe avokatëve veç e veç, Tomë Gashi nuk e pranon detyrën.
3. Ibrahim Dobruna - po ashtu edhe ky nuk pranon t'a mbrojë Albinin.
4. Fazli Balaj - ka pranuar ta mbrojë Albinin dhe ka marrë pjesë në dy seanca. Pas prezentimit të materialit si dëshmi kundër Balajt që e ka bërë Albini, gjykatësi Salustro e ka shkarkuar atë nga detyra. Pra, as vetë gjykatësi famkeq Salustro nuk e deshi Balajn, edhe pse ky ishte plotësisht në anën e gjykatës.
5. Ferki Xhaferi - ka marrë pjesë vetëm në një seancë. Në seancën e dytë nuk ka pranuar të marrë pjesë dhe si dënim për këtë Salustro e ka dënuar me 250 euro gjobë dhe me kërkesën që do t'i bëjë Odës së Avokatëve të Kosovës që ta largojnë prej aty ku edhe Xhaferi është anëtar. Lëvizja VETËVENDOSJE! falenderon publikisht Ferkiun për këtë moral të refuzimit dhe padëgjueshmërisë ndaj gjykatës.
6. Fetije Uka Islami - është caktuar në vend të F. Xhaferit.

Në vijim është thirrja e Albinit drejtuar avokatëve më 30 shtator 2007:

“Me këtë rast u bëj thirrje avokatëve shqiptarë që të mos më bëhen avokatë. Pra, u bëj thirrje që të mos më mbrojnë dhe kësisoj të më bashkohen në sulmimin e gjykatës. U bëj thirrje avokatëve që të mos e pranojnë emërimin që gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bëjnë në këtë proces kundër meje. Avokati për mua i gjykatës kundër meje është mëshira e gjykatës. Unë s'dua mëshirë. Le të duken të pamëshirshëm. Zaten, ashtu siç në thelb janë. Unë dua drejtësi. Por, rruga e drejtësisë kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtësinë e tyre në të cilën ata janë të reduktueshëm.

Duam të bëhemi të pavarur, apo jo? E, pra, le të bëhemi atëherë, duke mos iu bindur atyre që na sundojnë pa na dhënë llogari, atyre që me ligj s'mbahen përgjegjës, atyre që nuk nuk janë mbi ligjin vetëm sepse janë vetë ligji. Arbitrariteti i gjyqësorit që është i gërshetuar me ekzekutivin ndërkombëtar në Kosovë nuk ka legjitimitet dhe s'mund të funksionojë pa bindjen dhe dëgjueshmërinë tonë. Atëherë, le të mos u bindemi, le të mos iu nënshtrohemi. Po, pra, le të bëhemi (të pavarur).”

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:14
Gjykimi kundër Albin Kurtit u suspendua për shkak të padëgjueshmërisë morale të avokatëve
Thursday, 07 February 2008
Sot në seancën e gjashtë të gjykimit, rasti kundër Albin Kurtit është suspenduar si rezultat i refuzimit të Odës së Avokatëve të Kosovës që të marrë pjesë në të.

Avokatja e caktuar nga gjykata, Fetije Ukaj nuk mori pjesë ne seancë fare, akt ky i padëgjueshmërisë morale. Ashtu siç kishin kërcënuar, gjykata, në ndërkohë, e thirri kryetarin e Odës së Avokatëve, Ramë Gashin, për të marrë pjesë. Z. Gashi i shkruajti një letër gjyqit në të cilën ai personalisht refuzoi të marrë pjesë për shkak se ai konsideronte se është e pamundur t’i ofrojë Albinit mbrojtje efektive. Për më tepër, ai deklaroi se Oda e Avokatëve nuk do të pajtohet ta caktojë asnjë avokat tjetër në këtë rast. Gjykata pauzoi për 45 minuta, kohë kjo gjatë së cilës ata vendosën që ta suspendojnë rastin për shkak të pengesës së avokatëve mbrojtës. Ky suspendim do të mbetet në fuqi deri sa të ndryshojë kjo situatë, pra, deri sa të gjendet një avokat i cili do të pranojë të marrë pjesë në seancë. Bazuar në ngjarjet e sotme dhe historikun e padëgjueshmërisë morale nga të gjithë avokatët e caktuar deri tash, me përjashtim të Fazli Balajt i cili u shkarkua për shkak të anshmërisë kundër Albinit, ka shumë gjasa që të mos gjendet asnjë avokat shqiptarë i cili do të pranonte të merr pjesë në këtë gjykim politik. Albini është lëshuar nga paraburgimi dhe gjyqi tha se do t’ia dërgojë procesverbalin e ditës së sotme PSSP-së, Gjykatës Supreme të Kosovës, Departmentit të Drejtësisë, dhe Komisionit Parlamentar për Drejtësi.

Sot avokatët shqiptarë zgjodhën drejtësinë për popullin e Kosovës kundrejt sistemit të padrejtë të UNMIK-ut. Ata zgjodhën ti sherbejnë drejtësisë në perputhje me pergjegjësitë e tyre etike dhe profesionale, në vend që të veprojnë si vegla të një ligji të padrejtë. Solidariteti i tyre dhe padëgjueshmëria morale kushtëzuan kolapsin e gjykimit politik kundër Albinit. Përmes veprimit të tyre, ata sot ua mbrojtën të gjithëve në Kosovë të drejtën për të demonstruar dhe për të vepruar paqësisht në përputhje me bindjet e tyre politike. Përmes mosbashkëpunimit të tillë parimor luftohet padrejtësia.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i falënderon avokatët për qëndrimin e tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:17
Padëgjueshmëria e të gjithëve e bën UNMIK-un të dorëzohet Përse s'mund të jemi çfarë duam të jemi?
Duam të jemi të lirë!

Bob Marley

Padëgjueshmëria e të gjithëve e bën UNMIK-un të dorëzohet
Shkruar nga Albin Kurti
ÐáñáóêåõÞ, 08 ÖåâñïõÜñéïò 2008
Dje, gjyqi i padrejtë i UNMIK-ut u dorëzua para vetëdijes morale parimore të të gjithë avokatëve të Kosovës. Gjykatësja e emëruar nga UNMIK-u, Fetije Uka-Islami refuzoi ta luajë rolin e kukullës në këtë proces farsë kundër meje dhe prandaj s’u paraqit fare si i ashtquajtur avokat imi mbrojtës në seancën e gjashtë gjyqësore për rastin tim. Kryetari i Odës së Avokatëve, Ramë Gashi, refuzoi personalisht që të emërohet nga UNMIK-u si avokat mbrojtës dhe paralajmëroi që ky institucion nuk do të caktojë avokatë tjerë lidhur me këtë rast. Si rrjedhim, trupi gjykues i UNMIK-ut i udhëhequr nga Maurizio Salustro pezulloi krejt rastin kundër meje dhe më liroi nga burgu deri kur të gjejnë një mënyrë tjetër për vazhdimin e procesit.

Rasti i paligjshëm dhe i anshëm kundër meje nuk do të duhej vetëm të pezullohej por gjithashtu të hedhej poshtë. Sidoqoftë, dje ndodhi hapi i parë në këtë drejtim sepse veprimi parimor i avokatëve dëshmoi që ligji i padrejtë mund të pezullohet nga padëgjueshmëria paqësore. Avokatët demaskuan qëllimin e UNMIK-ut për caktimin e avokatëve vendor dhe të ashtuquajturën mbrojtje: pajisjen e procesit me legjitimitet të rrejshëm. Tash UNMIK-ut i duhet të vazhdojë pa këtë legjitimitet.

Ashtu sikur qeverisja e UNMIK-ut në Kosovë, procesi kundër meje është tërësisht i padrejtë. Gjykatësit dhe prokurori që të gjithë po e përfaqësojnë UNMIK-un dhe i janë betuar vetë palës së dëmtuar në këtë rast, kreut të UNMIK-ut, PSSP-së Joachim Rucker. Dje sërish u bë e qartë se në të vërtetë Ruckeri është udhëheqës i procesit kundër meje. Duke e pranuar humbjen, Gjykatësi Salustro lajmëroi që një kopje të vendimit për pezullimin e rastit do t’ia dërgonte shefit të tij, PSSP-së, duke nënkuptuar thirrjen për instruksione. Vetë fakti që mua m’u pamundësua çdo mundësi për ankesë dhe zhdëmtim tregon për mungesën e llogaridhënies së regjimit të UNMIK-ut. Njëjtë sikur që qeverisja e UNMIK-ut paraqet përçmim për popullin e Kosovës dhe vullnetin e tij, UNMIK-u në rastin tim në mënyrë të vazhdueshme ka shfaqur përçmim të të drejtave të mia njerëzore fundamentale.

Avokatët e Kosovës dje vepruan me dinjitet dhe profesionalizëm dhe sipas përgjegjësisë etike. Ata bënë të qartë se refuzojnë t’i kontribuojnë padrejtësisë së UNMIK-ut. Ata nuk iu nënshtruan kërcënimeve dhe përpjekjeve detyruese të padinjitetshme dhe joprofesionale të Gjykatësit Salustro për fajësimin e tyre lidhur ndërprerjen e procesit. Në vend të kësaj avokatët e Kosovës u ngritën kundër këtij pushteti suprem të UNMIK-ut. Dhe fituan. Kjo fitore është shembull për të gjithë ne. Avokatët e Kosovës treguan që është e mundur të ngadhënjehet kundër qeverisjes së padrejtë dhe të turpshme të UNMIK-ut duke u ngritur kundër këtij pushteti përmes veprimeve të moralshme dhe padëgjueshmërinë paqësore. Fitorja e djeshme është vetëm njëra prej fitoreve të shumta që do të vijnë në të ardhmen.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:18
Për t’i pëlqyer KFOR-it, Kryetari i Drenasit i fshin parullat e VETËVENDOSJE!-s
Tuesday, 12 February 2008
Me themelimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, në korrik të vitit 2005, u shkruajt parulla tashmë e njohur JO NEGOCIATA.VETËVENDOSJE!, anekënd nëpër qytezë, përfshirë këtu edhe objektin e Kuvendit Komunal të Drenasit. Për më shumë se dy vjet parulla e lartpërmendur u respektua nga zyrtarët e kësaj komune. Përveç kësaj këta zyrtarë lejuan shfrytëzimin e sallave për mbajtjen e debateve dhe tubimeve të shumta publike sa herë që ato i organizonte Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Pas zgjedhjeve të 17 Nëntorit, në Drenas erdhi një staf udhëheqës në krye me Nexhat Demakun. Me 6 shkurt 2008, njëjtë si në të gjitha qendrat, edhe në Drenas u shkrua parulla kundër misionit të BE-së, pra kundër të ashtuquajturit EULEX. Kryetari i tanishëm i Drenasit, Nexhat Demaku, nuk priti as një javë dhe urdhëroi fshirjen e të dy parullave të sipërpërmendura, duke u arsyetuar se këtë veprim e kishte bërë meqë KK-në e Drenasit do ta vizitonte një komandant i lartë i KFOR-it. Kjo qartazi tregon se sa servilë e të shantazhuar kundrejt ndërkombëtarëve janë jo vetëm institucionet qendrore por edhe ato lokale.

Për t’ia rikujtuar Nexhat Demakut, Kosova me EULEX do të jetë ashtu siç ishte prej vitit 1999 e këndej nën UNMIK. Për të qenë të sinqertë dhe të saktë, do të jetë edhe më keq se aq, ngase EULEX do të funksionojë në bazë të Rezolutës famëkeqe 1244, por edhe me kompetencat shtesë siç ia parasheh Aneksi IX i Pakos së Ahtisarit.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se KK i Drenasit ndryshoi vetëm tani. Me ardhjen e kryetarit paraprak, Xhemë Binakut, pat ndryshuar shumëçka. Qysh në takimin e parë ai tregoi qartë se nuk do të lejojë që Lëvizja VETËVENDOSJE! të mbajë debate në sallat e KK të Drenasit me arsyetimin se duhet paguar 150 euro. Kësisoj, ai u pat bërë zyrtari i parë, por gjithsesi jo edhe i fundit, që kundërshtoi Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Sistemi politiko-juridik në Kosovë është në shpërputhje me vullnetin e popullit të Kosovës. Sigurisht që edhe Kuvendi Komunal i Drenasit strukturalisht është pjesë përbërëse e këtij sistemi, mirëpo ai është edhe politikisht i tillë.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Drenas
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:18
Thirrje deputetëve që t’i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës
Friday, 15 February 2008
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot e kanë rastin të dëshmojnë se nuk janë vetëm vegël në duart e sundimit jodemokratik të UNMIK-ut. I ftojmë të gjithë deputetët që të veprojnë si deputetë të cilët i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës, dhe ta refuzojnë pjesëmarrjen në miratimin e shpejtë të mbi 30 ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Për ta fshehur përmbajtjen e dëmshme të Pakos së Ahtisaarit nga populli i Kosovës, UNMIK-u dhe disa përfaqësues ndërkombëtar në Kosovë kanë kërkuar nga Kuvendi që t’i miratojnë këto ligje brenda qoftë një pasditeje, sipas disa raportimeve, apo brenda 3 ditëve! Edhe nëse ëstë brenda 3 ditëve, kjo nënkupton se secili ligj do të trajtohet për më pak se 1 orë. Dhe mu këta tentojnë të na bindin se Kosova është demokratike!

Trysnia për këtë miratim të ngutshëm të ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit rrjedh nga UNMIK-u dhe disa përfaqësues ndërkombëtar, përkundër faktit se procesi i nxjerrjes, debatimit dhe miratimit të ligjeve në vendet e tyre zgjatë me javë, madje edhe muaj. Kjo tregon se sa e hollë është madje edhe veloja e demokracisë në Kosovë. Gjatë një pasditeje, apo gjatë 3 ditëve, Kuvendi i Kosovës, i cili ekziston brenda sistemit jodemokratik të UNMIK-ut, do të miratojë një vistër të gjerë ligjesh të cilat do t’ia pamundësojnë sovranitetin dhe demokracinë Kosovës.

Popullit të Kosovës i është mohuar referendumi dhe vetëvendosja. Ata janë injoruar tërësisht gjatë procesit të negociatave për statusin e Kosovës. Ata janë përjashtuar tërësisht nga debati për kushtetutën duke organizuar një debat të falsifikuar për të. Tash po na mohohet madje edhe ta shohim, përmes debatit publik, saktësisht se si Pakoja e Ahtisaarit do të na e shkatërrojë të ardhmen.

I ftojmë të gjithë deputetët që t’i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës, të insistojnë në shoshitjen e mirëfilltë të këtyre ligjeve dhe ta refuzojnë miratimin e tyre. Edhe nëse deputetët aktualë nuk mund ta bëjnë Kosovën të lirë e sovrane, atëherë le të mos ia vështirësojnë një detyrë të tillë të tjerëve dhe brezave të ardhshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:19
Për t’i pëlqyer KFOR-it, Kryetari i Drenasit i fshin parullat e VETËVENDOSJE!-s
Tuesday, 12 February 2008
Me themelimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, në korrik të vitit 2005, u shkruajt parulla tashmë e njohur JO NEGOCIATA.VETËVENDOSJE!, anekënd nëpër qytezë, përfshirë këtu edhe objektin e Kuvendit Komunal të Drenasit. Për më shumë se dy vjet parulla e lartpërmendur u respektua nga zyrtarët e kësaj komune. Përveç kësaj këta zyrtarë lejuan shfrytëzimin e sallave për mbajtjen e debateve dhe tubimeve të shumta publike sa herë që ato i organizonte Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Pas zgjedhjeve të 17 Nëntorit, në Drenas erdhi një staf udhëheqës në krye me Nexhat Demakun. Me 6 shkurt 2008, njëjtë si në të gjitha qendrat, edhe në Drenas u shkrua parulla kundër misionit të BE-së, pra kundër të ashtuquajturit EULEX. Kryetari i tanishëm i Drenasit, Nexhat Demaku, nuk priti as një javë dhe urdhëroi fshirjen e të dy parullave të sipërpërmendura, duke u arsyetuar se këtë veprim e kishte bërë meqë KK-në e Drenasit do ta vizitonte një komandant i lartë i KFOR-it. Kjo qartazi tregon se sa servilë e të shantazhuar kundrejt ndërkombëtarëve janë jo vetëm institucionet qendrore por edhe ato lokale.

Për t’ia rikujtuar Nexhat Demakut, Kosova me EULEX do të jetë ashtu siç ishte prej vitit 1999 e këndej nën UNMIK. Për të qenë të sinqertë dhe të saktë, do të jetë edhe më keq se aq, ngase EULEX do të funksionojë në bazë të Rezolutës famëkeqe 1244, por edhe me kompetencat shtesë siç ia parasheh Aneksi IX i Pakos së Ahtisarit.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se KK i Drenasit ndryshoi vetëm tani. Me ardhjen e kryetarit paraprak, Xhemë Binakut, pat ndryshuar shumëçka. Qysh në takimin e parë ai tregoi qartë se nuk do të lejojë që Lëvizja VETËVENDOSJE! të mbajë debate në sallat e KK të Drenasit me arsyetimin se duhet paguar 150 euro. Kësisoj, ai u pat bërë zyrtari i parë, por gjithsesi jo edhe i fundit, që kundërshtoi Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Sistemi politiko-juridik në Kosovë është në shpërputhje me vullnetin e popullit të Kosovës. Sigurisht që edhe Kuvendi Komunal i Drenasit strukturalisht është pjesë përbërëse e këtij sistemi, mirëpo ai është edhe politikisht i tillë.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Drenas
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:19
Thirrje deputetëve që t’i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës
Friday, 15 February 2008
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot e kanë rastin të dëshmojnë se nuk janë vetëm vegël në duart e sundimit jodemokratik të UNMIK-ut. I ftojmë të gjithë deputetët që të veprojnë si deputetë të cilët i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës, dhe ta refuzojnë pjesëmarrjen në miratimin e shpejtë të mbi 30 ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Për ta fshehur përmbajtjen e dëmshme të Pakos së Ahtisaarit nga populli i Kosovës, UNMIK-u dhe disa përfaqësues ndërkombëtar në Kosovë kanë kërkuar nga Kuvendi që t’i miratojnë këto ligje brenda qoftë një pasditeje, sipas disa raportimeve, apo brenda 3 ditëve! Edhe nëse ëstë brenda 3 ditëve, kjo nënkupton se secili ligj do të trajtohet për më pak se 1 orë. Dhe mu këta tentojnë të na bindin se Kosova është demokratike!

Trysnia për këtë miratim të ngutshëm të ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit rrjedh nga UNMIK-u dhe disa përfaqësues ndërkombëtar, përkundër faktit se procesi i nxjerrjes, debatimit dhe miratimit të ligjeve në vendet e tyre zgjatë me javë, madje edhe muaj. Kjo tregon se sa e hollë është madje edhe veloja e demokracisë në Kosovë. Gjatë një pasditeje, apo gjatë 3 ditëve, Kuvendi i Kosovës, i cili ekziston brenda sistemit jodemokratik të UNMIK-ut, do të miratojë një vistër të gjerë ligjesh të cilat do t’ia pamundësojnë sovranitetin dhe demokracinë Kosovës.

Popullit të Kosovës i është mohuar referendumi dhe vetëvendosja. Ata janë injoruar tërësisht gjatë procesit të negociatave për statusin e Kosovës. Ata janë përjashtuar tërësisht nga debati për kushtetutën duke organizuar një debat të falsifikuar për të. Tash po na mohohet madje edhe ta shohim, përmes debatit publik, saktësisht se si Pakoja e Ahtisaarit do të na e shkatërrojë të ardhmen.

I ftojmë të gjithë deputetët që t’i mbrojnë të drejtat e popullit të Kosovës, të insistojnë në shoshitjen e mirëfilltë të këtyre ligjeve dhe ta refuzojnë miratimin e tyre. Edhe nëse deputetët aktualë nuk mund ta bëjnë Kosovën të lirë e sovrane, atëherë le të mos ia vështirësojnë një detyrë të tillë të tjerëve dhe brezave të ardhshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 19:20
Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Policia e Rumanisë duhet të përjashtohet nga Kosova Ata që japin lirinë thelbësore për ta ruajtur pakëz siguri të përkohshme, s’meritojnë as liri as siguri.

Benjamin Franklin

Policia e Rumanisë duhet të përjashtohet nga Kosova
Wednesday, 20 February 2008
Forca policore duhet t’i shërbejë popullit duke e krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë. Policia e Rumanisë e ka shkelur këtë parim vitin e kaluar, kur i kanë vrarë demonstruesit paqësor, dhe e shkelën prapë parimin dje, kur e refuzuan urdhërinë të shkojnë në veri të Kosovës. Ata qartazi u shërbejnë interesave të ndryshme prej atyre të popullit të Kosovës. Ata tashmë shumë kohë e kanë tejkaluar mirëpritjen. Është koha që ata të përjashtohen nga Kosova dhe të mos kthehen më kurrë.

Para një viti, njësiti nga Rumania që intervenoi në demonstratën paqësore të 10 shkurtit, kanë shkrepur plumba gome pa zgjedhur fare në masën protestuese. Kjo shkrepje i vrau Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, të cilin e qëlluan në pjesën e prapme të kokës. Me pajtimin e UNMIK-ut, ky njësit fshehurazi e lëshoi Kosovën para publikimit të Raportit të Dean-it i cili i identifikoi si njësiti përgjegjës për këto vrasje. Rumania nuk ka bërë asgjë që t’i sjellë këta policë para drejtësisë. Ministri rumun i punëve të brendshme kurrë nuk i është përgjegjur dy letrave të dërguara nga Amnesty International të cilat kërkonin nga ai që t’i kthejë policët në Kosovë për t’u përballur me ligjin. Në vend të kësaj, kryetari i Rumanisë i dekoroi policët me medale, dhe në fund të vitit të kaluar, UNMIK-u e lejoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Rumanisë të vijë në Kosovë t’ua dhurojë policëve që aktualisht shërbenin në Kosovë këto medale.

Veprat e tyre të vitit të kaluar do të duhej të ishin të mjaftueshme për t’i përjashtuar të gjithë policët rumun nga Kosova. Por kjo nuk ndodhi. Kështu që dje Njësiti i Policisë Speciale nga Rumania me detyrë në Kosovë janë urdhëruar të shkojnë në veri të Kosovës për t’iu përgjigjur djegjes së dy vendkalimeve kufitare nga serbët e Kosovës të organizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe Qendra Koordinuese Serbe. Ata e refuzuan këtë urdhër. Me këtë akt policët nuk e refuzuan vetëm një urdhër të zakonshëm, por një urdhër për ta mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur qeveria e Rumanisë deklaroi se nuk do ta njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe se do ta mbyll zyren e vet ndërlidhëse këtu. Ky është shembull i qartë se pse Kosova nuk ka nevojë për një polici të përzier ndërkombëtare apo Evropiane të cilët së pari i respektojnë urdhërat nga shefat e tyre, pastaj të UNMIK-ut apo EULEX-it, dhe asnjëherë nga institucionet e Kosovës. Kosova ka nevojë për ushtri të veten dhe një forcë policore me të drejtën për ta mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

Populli i Kosovës nuk ka nevojë për polici ndërkombëtare, e aq më pak për përfaqësues të një vendi i cili qartazi synon t’i lëndojë ata, e jo t’i mbrojë, dhe të cilët njëkohësisht gëzojnë imunitet nga pasojat e krimeve të tyre. Kemi mjaft probleme me të cilat duhet të ballafaqohemi. Është koha që t’u thuhet policëve të Rumanisë që të shporren nga Kosova dhe të mos kthehen më kurrë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 6 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi