Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:17
Pranimi i krimit
Monday, 20 August 2007
Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka publikuar raportin për hetimet që i ka bërë UNMIK-u për vrasjen e demonstruesve më 10 shkurt 2007.

Ky raport i identifikon dështimet e mëposhtme serioze të procesit hetimor të UNMIK-ut:


Përkundër faktit se ka qenë e qartë më 12 shkurt se vrasjet janë shkaktuar nga plumbat e plastikës RB1, plumba këta të përdorur vetëm nga njësiti rumun i policisë, i tërë ekipi i Rumanisë janë intervistuar vetëm si dëshmitarë të ngjarjes, e jo si të dyshuar. Rrjedhimisht sipas ligjit në Kosovë asnjë dëshmi e tyre nuk i është dorëzuar gjykatës. (Pika 7)
Përkundër faktit se IPK ka këmbëngulur në kërkesën e tyre që ekipi hetues nuk duhet të ketë në vete asnjë rumun, intervistat me njësitin policor të Rumanisë janë bërë nga dy policë rumun. Raporti ka identifikuar një numër mospërputhjesh mes shënimeve nga intervistat të shkruara me dorë dhe verzionit të dëshmive të dhëna të publikuar në gjuhën angleze. (Pika 6)

Gjatë intervistimit, policëve rumun nuk i janë shtruar pyetjet bazike, shumë të rëndësishme në arsyetimin e përdorimit të forcës: për shembull, çfarë kërcënimi u ka ardhur atyre nga demonstruesit dhe cilat opsione tjera i kishin në disponim. (Pika 4)

Policët rumun nuk janë intervistuar asnjëherë nga Prokurori Ndërkombëtar përkundër faktit që kanë qenë të dyshuarit kryesor. (Pika 7)

IPK dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë vesh për largimin e njësisë rumune të policisë vetëm pasi që e kanë dëgjuar komunikatën për shtyp të UNMIK-ut përmes mediave më 23 mars. (Pika 7)

IPK argumenton se komanda dhe kontrolli gjatë operacionit të policisë ndërkombëtare ka dështuar plotësisht. ‘Gjithsej 232 plumba gome janë gjuajtur gjatë trazirave, shumica prej tyre janë gjuajtur pasi janë lënduar katër persona për shkak të goditjes me plumba gome mbi lartësinë e belit dhe për këtë komandantët e UNMIK-ut nuk kanë mundur të mos jenë në dijeni. Mungesa e komandës dhe kontrollit të veprimtarisë policore bëhet edhe më e zymtë për shkak të dëshmive të qarta se armët janë përdorur në afërsi të madhe (me pak se 30 metra), kanë pasur për shënjestër lartësinë e kokës dhe turmën që ishte duke u tërhequr. Këto fakte sugjerojnë se policët FPU të UNMIK-ut nuk kanë pasur kontroll dhe drejtim nga zyrtarët e tyre komandues.’ (8.2)

IPK deklaron se nuk kanë pasur mundësi të zbulojnë se kush ka qenë përgjegjës për udhëheqjen e operacionit në terren. ‘Përkundër kërkesave të reshtura të bëra nga IPK-ja për Task Force, emri dhe titulli i komandantit në vend i cili udhëhiqte veprimet e policëve në rrugën ‘Nëna Terezë’ nuk u siguruan’. (8.3)

‘Sipas mendimit të IPK-së, mundësia për t’i marrë në pyetje si duhet dhjetë policët gjatë 5 javëve që kanë mbetur në Kosovë, sipas dispozitave te KPPPJ-së është shfytëzuar dhe menaxhuar shumë dobët nga ana e Task Force. Është mendimi i IPK-së se kanë ekzistuar dëshmi të mjaftueshme gjatë javës pas të shtënave fatale për Prokurorin Publik për të marrë në pyetje dhjetë policët si të dyshuar (apo të pandehur) në bazë të ligjit të KPPPK-së’ (pika 7.Cool
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:18
Shpifjet – vazhdim i krimit
Friday, 10 August 2007
Televizioni i Veton Surroit, Kohavisioni, në edicionin e Lajmeve të mbrëmjes, rrejti paturpësisht se kinse aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! paskan hedhur gurë sot kundër ndërtesës së zyres rumune në Prishtinë. Për më tepër KTV-ja, gjithnjë duke rrejtur, tha se arsyeja pse paskemi hedhur gurë paska qenë moslejimi i hyrjes në të. KTV nuk e bën këtë rastësisht. Ata janë vazhdimësi e këtij pushteti që e kreu krimin më 10 shkurt, dhe vazhdojnë ta mbrojnë edhe sot.

Sot janë mbushur gjashtë muaj që kur policia e UNMIK e urdhëruar nga kreu politik i UNMIK-ut dhe me bekimin e Ekipit Negociator (pra edhe Veton Surroit shefit të KTV-së) intervenoi dhunshëm kundër demonstratës paqësore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, intervenim ky që i la të vdekur Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, kurse mbi 80 demonstrues tw tjerw tw plagiosur. KTV-ja e ka zgjedhur pikërisht një ditë të rëndësishme si kjo për të shpifur kundër organizimit të vetëm në Kosovë i cili vendosmërisht refuzon t’ia lëshojë rrugën krimit, dhe të shtiret sikur kinse 10 shkurti 2007 nuk paska ndodhur. Ky akt i KTV-së është fyerje për secilin qytetar të Kosovës, e veçanërisht për familjarët e dy dëshmorëve, si dhe për të lënduarit e 10 shkurtit. KTV duhet t’u kërkoj falje këtyre familjeve, personave të lënduar, aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë ofendim të pakundshoq.

Poshtërsia dhe paturpësia e këtij stacioni televiziv sa shkon e rritet. Dikur me rrenat dhe shpifjet e veta e vënin në shënjestër Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistë individual të kësaj Lëvizjeje. Tash kanë filluar të tallen me dëshmorët dhe me ata që këta dëshmorë i kanë lënë pas.

Sa për t’ua qartësuar injorantëve në KTV, por më me rëndësi, qytetarëve të Kosovës, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot e kanë gjuajtur zyren e Rumanisë me vezë të prishura. Kjo është përfaqësi e Qeverisë së Rumanisë në Kosovë. Kjo qeveri është ajo që tash e gjashtë muaj refuzon t’i dorëzojë policët kriminelë të cilët vranë Arbenin dhe Monin. Kjo qeveri madje i ka dekoruar këta kriminelë për punën e kryer në Kosovë. Kjo qeveri, me vetëdije të plotë po e mbron dhe po e ndihmon krimin. Prandaj ne i gjuajtëm me vezë të prishura. E jo siç rrejti KTV-ja, se kinse i paskemi gjuajtur për shkak se nuk na lanë të hyjmë në të. Ne nuk kemi dashur të hyjmë në zyren rumune, për shkak se ne nuk takohemi me ta. Në takim do të shkonte Veton Surroi (ky është takuar edhe me Milosheviqin pas masakrës së Jasharajve). Ne shkuam t’i gjuajmë me vezë të prishura. Atë edhe e bëmë. Në zyren britanike shkuam t’ia dorëzojmë letrën David Bluntit me anë të së cilës e pyetnim atë se ku po fshihet Stephen Curtisi, dhe që të kërkojmë nga qeveria britanike ta arrestojnë dhe akuzojnë atë, po ashtu për krimin e 10 shkurtit. Këtë edhe e bëmë.

Redaktorët e KTV-së (me apo pa urdhër nga lartë) sot kryen një krim të ri. Natyrisht se ata sistemi nuk do t’i ndëshkojë. Për shkak se ky ishte krim ndaj viktimave – ndaj qytetarëve të Kosovës – dhe në mbrojtje të një sistemi kriminel. Për këtë, këta redaktorë të mjerë do të shpërblehen nga ky sistem. Për shkak se shpifjet e tyre kanë për qëllim që në njërën anë ta paraqesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! si vandalë të papërmirësueshëm, gjë që është plotësisht e pavërtetë, ndërsa në anën tjetër ta zhvendosin përqendrimin e qytetarëve të Kosovës nga kjo ditë e rëndësishme për të, drejt një krijimi të shpifur, pompoz dhe tërheqës, si hedhja e gurëve tw paqenw. Kosova mundet edhe pa KTV. Në fakt Kosova do të kishte qenë shumë më mirë pa KTV. Të paktën pa të, qytetarët do të kishin më shumë mundësi ta kuptonin të vërtetën.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:18
Letër Shefit të Zyres Britanike në Kosovë,
Z. David Blunt

Më 10 shkurt të këtij viti, dhjetëra policë ndërkombëtar u dolën përballë mijëra demonstruesve paqësor, duke ua ndërprerë marshin përgjatë rrugës “Nëna Tereze” në Prishtinë. Demonstruesit hoqën barrikadat e vëna dhe u përpoqën ta vazhdojnë marshin përtej kordonëve të policisë, ashtu siç veprojnë protestuesit në çdo vend të botës. Policët e regjimentit rumun, polak e ukrainas filluan të shtiejnë me çifte e plumba gome në drejtim të qytetarëve, të cilët kishin dalur në rrugë për t'i shprehur bindjet politike në mënyrë të padhunshme. Intervenimi policor qe mizor, pasojat fatale i dimë të gjithë: policët vranë prishtinasin Arben Xheladini dhe Man Balajn nga Besiana. Prej keqpërdorimit të qëllimshëm të armëve me zjarr nga një afërsi e ndaluar rreptësisht sipas të gjitha konventave, patëm edhe 82 të plagosur, dhjetëra me gjymtyrë të sakatosura, trupa të shpuar tejpërtej, hundë të thyera, sy të humbur… plot prej tyre të mbetur me gjymtime të përjetshme, disa nga ta edhe pas gjashtë muajsh ende të shtrirë nën përkujdesjen mjekësore. E gjithë kjo ekspeditë gjuetare kriminale u udhëhoq prej një bashkëkombasi tuaj, atëbotë Komesar i Policisë Ndërkombëtare, Steven Curtis.


Të gjitha shenjat e krimit tregojnë për një intervenim brutal të urdhëruar politikisht, qëllimi i planifikuar i të cilit qe asgjësimi i një numri demonstruesish paqësor dhe, në këtë mënyrë, frikësimi i popullit të Kosovës nëpërmjet tytës së pushkëve, duke harruar që këtë gjë s’ia ka arritur madje as Milosheviqi. Sapo e patë që krimi të cilin e ekzekutoi policia ndërkombëtare qe i pariparueshëm, ngarendët i madh e i vogël për ta fajësuar demonstruesin paqësor, duke ia mveshur atij qëllimin e paqenë të uzurpimit me dhunë të institucioneve politike. Vetëm në këtë mënyrë UNMIK-u mendonte ta ndërtonte justifikimin e këtij akti barbarie antiqytetare. Fillimisht të gjithë urdhërdhënësit mbrojtën kriminelët. Intervenimin e quajtën “profesional” dhe të domosdoshëm (këtij vlerësimi iu bashkëngjit, si gjithmonë, edhe kori servil i pushtetarëve vendor me në krye Grupin e Unitetit dhe zëdhënësen e qeverisë, Ulpiana Lama). Por meqë krimi ishte aq i tejdukshëm sa që nuk mund të fshihej më nën qilim, e të frikësuar tejmase nga një kundërreagim i atypëratyshëm popullor, regjimi politik antidemokratik së paku vendosi ta shpëtonte veten, duke i larguar kriminelët nga Kosova. Steven Curtis u kthye në Britani, policët rumun u riatdhesuan. Në vend që të burgoseshin ata - kriminelët, UNMIK-u, në mbështetje të parezervë nga Ju, zyret tjera ndërkombëtare dhe Grupi i Unitetit, burgosi Albin Kurtin.

Tashmë të gjithë e pranojnë që intervenimi policor i 10 shkurtit ishte një krim i paramenduar i UNMIK-ut, kurse pas raportit të kryeprokurorit ndërkombëtar, Robert Dean, këtë gjë e pranon madje edhe vetë krimkryerësi. Çështja mbetet: ku mbetën kriminelët? Meqë UNMIK-u është një regjim antidemokratik i squllët, i cili qëllimisht nuk ndërmerr masa për ta dënuar krimin që e ka kapluar përbrenda, u mbetet shteteve individuale përkatëse që ta gjejnë kriminelin, nëse ai është qytetar i atij shteti. Po të varej burgosja e ish menaxherit të KEK-ut, Joe Truschlerit, vetëm nga administrata e UNMIK-ut, sigurisht që ai ende do të ishte i lirë, së bashku me 4.5 milion € e vjedhura në Kosovë, e të deponuara në Gjibraltar. Por ishte shteti gjerman ai që e ndoqi dhe e burgosi atë. Njëjtë duhet të veprojë edhe Britania e Madhe kundër qytetarit të saj, Steven Curtis, përgjegjës për udhëheqjen e operacionit kriminal policor më 10 shkurt, i cili rezultoi me vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 82 të tjerëve, disa prej të cilëve me dëmtime fizike të pashërueshme.

Së pari duam ta dimë ku ndodhet qytetari britanik, Steven Curtis. Së dyti kërkojmë arrestimin e tij për krimin e udhëhequr. Nëse keni sadopak njerëzillëk dhe nëse veç u ka mbetur ndonjë miligarm ndërgjegje, pranoni letrën tonë, dhe merrni masa të duhura. Historia do të shkruaj për ju si vepruat, si s’ndërmorët gjë. Ne shpresojmë që ju dhe atdheu juaj, vendlindja e të drejtave të njeriut dhe lirisë qytetare, nuk do t’ia mbani anën krimit.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:19
UNMIK-u manipulon fëmijët!
Tuesday, 11 September 2007
Në përpjekje për t’i ndalë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! së shpërfaquri fytyrën e vërtetë të UNMIK-ut, përveç arrestimeve e burgosjeve që ky i fundit i ndërrmori ndaj aktivistëve, UNMIK-u tani po manipulon edhe me fëmijët.

Në murin e turpit që ky regjim antidemokratik e ka vendosur, në mënyrë që ta mbrojë veten nga zemërimi i popullit, shpeshherë aktivistët tanë shkruanin parulla të ndryshme në shërbim të vetëdijësimit të qytetarëve të Kosovës. UNMIK-u, në pamundësi që t’i ndalë këta aktivistë me anë të maltretimeve të sipërpërmendura si dhe me anë të fshirjes së parullave tona, kësaj radhe i përdori fëmijët si mburojë njerëzore. Ai i mashtroi ata për të shkruar në atë mur parulla si “I LOVE YOU UNMIK”, “THANK YOU UNMIK”, etj.

Në mënyrë që aksioni ynë të mos kuptohet si kundëraksion ndaj fëmijëve, ne nuk i prekëm pikturat e tyre, vetëm ua bëmë të qartë qytetarëve se çfarë sistemi i poshtër është UNMIK – u.

Më 11 shtator 2007 duke filluar në orën 12:00, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në pjesën e poshtme të murit të UNMIK-ut, shkruam parullët “UNMIK-u manipulon fëmijët”.

Meqë UNMIK-u vazhdon së qëndruari në Kosovë, rrjedhimisht vullneti i popullit tonë shkilet. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aktivitetin e saj deri në momentin kur ky vullnet të realizohet. Pra, deri në lirinë e plotë të Kosovës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:20
Nis gjykimi kundër Albin Kurtit të cilit i vazhdohet izolimi në arrest shtëpiak edhe për dy muaj
Monday, 10 September 2007
Procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit udhëhiqet prej gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtar meqë keta janë imun ndaj ligjit me të cilin ndëshkojnë. Këta gjyqtarë, me në krye italianin Maurizio Salustro, ia kanë vazhduar arrestin shtëpiak Albinit edhe për dy muaj të tjerë, pra deri më 11 nëntor 2007. Në mënyrë që ta arsyetojnë këtë zgjatje të mëtejme të izolimit e kanë cakuar 19 shtatorin 2007 si ditë të fillimit të gjykimit kundër Albinit. Si palë e dëmtuar në këtë seancë e cila fillon në orën 10:00 dhe mbahet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës janë ftuar këta pesona: PSSP UNMIK, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bujar Mehmeti, Ismet Hajdini, Nexhdet Kaliqani, Demë Demëbogaj, Nebih Morina dhe Rrahman Berisha. Ndërkaq si dëshmitarë kunër Albinit janë ftuar Shkodra Muzafer, Albert Osaj dhe Ismet Hajdini. Që të gjithë këta emra të përveçëm janë policë të cilët aktivisht ose pasivisht morën pjesë në intervenimin e dhunshëm policor të 10 shkurtit 2007 kur u vranë dy demonstrues ndërsa 82 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve morën lëndime të përjetshme. Krimi i policisë së regjimit të UNMIK-ut kundër demonstruesve paqësor me 10 shkurt 2007 po vazhdohet nga gjyqet e këtij regjimi.

E drejta dhe drejtësia janë e kundërta e këtij regjimi. Ato arrihen duke u kundërshtuar ky regjim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:20
Përgjegjësia për padrejtësi
Sunday, 09 September 2007
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! u ka dërguar një letër të bashkëngjitur asociacioneve të avokatëve, anëtarë të të cilave janë prokurorët dhe gjykatësit e përfshirë në rastin kundër Albin Kurtit. Qëllimi i kësaj letre është që t’ua bëjë me dije këtyre asociacioneve veprimet e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve dhe t’i shtyjë ata të kuptojnë se janë përgjegjës për veprimet e tyre, nëse jo në Kosovë, atëherë së paku në vendet e tyre, ku ne shpresojmë se integriteti i ligjit ka mbështetje.

Letra i është dërguar 14 gjykatësve dhe prokurorëve të përfshirë në rastin kundër Albin Kurtit. Nga këta kemi veçuar dy prokurorë kryesorë (Cecilia Tillada nga Filipinet dhe Andrew Mayes nga Kanada) dhe dy gjykatës (Vinod Boollel nga Mauritania dhe Carol Michael Peralta nga Malta), për ta theksuar natyrën politike të komenteve të tyre dhe neglizhencën që ata e shfaqin ndaj detyrës së tyre ligjore. Në vijim janë katër paragrafe që drejpërdrejt u drejtohen atyre:

Andrew Mayes, Prokuror Ndërkombëtar, është përgjegjës për kërkesën për zgjatjen e paraburgimit dhe përpilimit të aktakuzës kundër Albin Kurtit. Ai është përpjekur të krijojë kronologjinë e protestës e cila arsyeton veprimin e policisë, me pohimin se ata kanë reaguar ndaj protestuesve të dhunshëm që hedhnin gjëra mbi ta dhe të cilët janë përpjekur t’i paralajmërojnë me megafon. Ai është përpjekur të pohojë se protestuesit kanë synuar të hyjnë në institucionet e Kosovës. Absolutisht nuk ka ansjë provë që argumenton ndonjërën nga këto deklarata. Dhe në fund, më 7 maj ai ka pretenduar se Albin Kurti paraqet rrezik për të ardhmen e Kosovës. Kjo tregon qartë se për Andrew Mayes ky është një gjykim politik.

Cecilia Tillada, Prokurore Ndërkombëtare në këtë rast, e cila vazhdimisht është përpjekur që pjesëmarrjen e Albin Kurtit në protestë ta ndërlidhë me vdekjen e dy protestuesve. Në propozimin e saj të parë për vazhdim të paraburgimit (13 shkurt) ajo nuk e përmend fare se policia ka hedhur gaz lotësjellës dhe se ka shtënë në protestuesit me plumba gome. Ajo ka përdorur fjalën ‘turmë’ në vend të fjalës demostrues, me qëllim që të nënkuptohet se protesta ka qenë e dhunshme. Ajo është përpjekur pavarësisht nga raporti i Deanit, ta justifikojë veprimin e policisë si reagim i domosdoshëm (proporcional) ndaj protestuesve të dhunshëm. Gjithashtu, pa asnjë argument ajo është përpjekur ta paraqesë se Albin Kurti ka dosje nga e kaluara për dëmtim të jetërave. Në fund ajo pohon se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka për qëllim ‘të krijojë jostabilitet në Kosovë’. Vlerësimet e saj në këtë rast janë politike.

Gjykatësi Carol Michael Peralta ka kryesuar gjyqin në vendimin e Gjykatës Supreme të 13 qershorit për zgjatjen e paraburgimit të Albin Kurtit për një muaj. Gjatë seancës degjimore, pavarësisht nga deklarata e qartë e aktpadisë se Albin Kurti nuk mbahet përgjegjës për vdekjen e dy protestuesve, gjykatësi Peralta la të kuptohet se vdekjet janë përgjegjësi e Albinit. Më tej, ai përdori si arsye për vazhdim të paraburgimit në burg, aksionin ku anëtarët e VETËVENDOSJE!-s kishin shkruar në kontenjerët publik të mbeturinave ‘Pakoja e Ahtisaarit’, të cilën ai e argumentoi si ilustrim i ‘përbuzjes dhe mospërfilljes së Kurtit ndaj çdo gjëje që paraqet autoritet legjitim në Kosovë’. Në cilin vend demokratik të botës mospërfillja konsiderohet krim nga organet e drejtësisë dhe ku shprehja e padhunshme e bindjeve politike është arsye për të shkuar në burg?

Gjykatësi Vinod Boollel ka kryesuar disa dëgjime në këtë rast. Më 13 shkurt ai ka konfirmuar vazhdimin e paraburgimit për Albin Kurtin, pas dëgjimit të aktakuzës, me ç’rast prokurori pohon se ai (Albin Kurti) ishte përgjegjës për vdekjen e dy protestuesve dhe nuk e përmend fare se policia hodhi gaz lotësjellës dhe shtiu me plumba gome mbi protestuesit. Më 11 maj, ai edhe njëherë ia vazhdoi paraburgimin Albin Kurtit. Një nga argumentet që i parashtroi me këtë rast ishte se ‘ai është person që drejtësinë e sheh me përçmimin më të ulët’. Që kur mosrespekti ndaj drejtësisë konsiderohet krim?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:21
Letra e përgjithshme dërguar 14 gjykatësve dhe prokurorëve

I nderuar zotëri

[X], i cili është [prokuror/gjykatës] nga vendi juaj, momentalisht punon për administratën e KB-së në Kosovë. Ata kanë shërbyer në procedurat gjyqësore kundër Albin Kurtit, aktivist i padhunshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë, që momentalisht mbahet në paraburgim, duke pritur gjykimin lidhur me demostratën e 10 shkurtit në Prishtinë. Ju shkruajmë me qëllim që t’iu njoftojmë për hollësitë e këtij rasti, t’ua bëjmë të qartë se [X] është pjesëmarrës në gjykim politik, dhe njëkohësisht të kërkojmë nga ju që të ndërmerrni masa për ta hetuar këtë çështje.

Më 10 shkurt, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar një demostratë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Mijëra protestues kanë marshuar në mënyrë paqësore, përmes rrugëve kryesore të qytetit, duke demostruar kërkesën e tyre për vetëvendosje. Me të arritur në qendër të qytetit, ata hasën në bllokadën e policisë, që i pengonte ata të vazhdojnë. Ata kërkuan nga policia të heqet bllokada në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për tubime paqësore, e njohur nga konventat për të drejtat e njeriut. Policia refuzoi dhe aktivistët lidhën krahët me njëri-tjetrin dhe përdorën trupat e tyre në përpjekje për të kaluar përmes kordonit të policisë. Menjëherë dhe pa paralajmërim paraprak, policia ndërkombëtare shtiu në masë me plumba gome dhe plastike dhe gaz lotsjellës. Janë gjuajtur gjithsejt 232 plumba, duke vrarë 2 të rinj dhe duke lënduar rëndë një tjetër. Janë regjistruar gjithsej 82 të lënduar, njëri prej të cilëve ka humbur njërin sy. Pas demostratës, Albin Kurti është arrestuar.

Në ditët e para pas demonstrates, policia deklaronte se nuk është shtënë me plumba gome, përkundër faktit se policia ka qenë në spital për t’i mbledhur plumbat që nxirreshin nga trupat e pacientëve. Si rezultat i trysnisë publike, Komisioneri i Policisë, britaniku Stephen Curtis dha dorëheqje, dhe UNMIK-u e themeloi një komision për ta hetuar intervenimin policor. Komisioni udhëhiqej nga Prokurori Ndërkombëtar, Robert Dean, i cili përpiloi dy raporte në të cilat ai përfundoi se veprat e policëve ndërkombëtarë më 10 shkurt ishin vepra penale. Ai deklaroi,


“Për ta mbrojtur konceptin e “Mbrojtjes së domosdoshme”, akteri duhet të veprojë për ta shmangur sulmin real, të jashtëligjshëm dhe të menjëhershëm. Edhe më me rëndësi, një veprim i tillë duhet të jetë përpjestimor me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi... Asgjë në dëshmitë e deritashme nuk sugjeron se Mon Balaj, Arben Xheladini ose Zenel Zeneli [viktimat] kanë bërë ndonjë gjë që do të kërcënonte jetën e cilitdo polic ose të cilitdo person tjetër në kohën kur është shtënë në ta... Nën këto rrethana, të shtënat në kokë apo gjoks me plumba RB1 [plumbat e gomës të përdorur më 10 shkurt] ngrisin dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga policët që kanë shtënë.” (Raporti i publikuar më 17 prill 2007).

‘Raporti i përkohshëm deklaron se ka dyshim të arsyeshëm se tri nga të shtënat kanë qenë kriminale sipas ligjit në Kosovë. Këto krime janë vrasje dhe lloje të ndryshme të vrasjes, tentimvrasje dhe shkaktim i lëndimeve të mëdha trupore. Raporti i përkohshëm përfundon se të shtënat në fjalë duket të jenë të paarsyeshme dhe të paarsyetuara. Në mënyrë specifike kemi arritur deri te përfundimi se vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, si dhe plagosja e Zenel Zenelit, duket të jenë të panevojshme dhe të shmangshme.’ (Robert Dean, Komunikatë për Shtyp, 17 prill 2007).



Përkundër këtij përfundimi, UNMIK-u e ka lejuar njësitin rumun të policisë, të përbërë prej 9 policëve, përgjegjës për të shtënat që i kanë vrarë dy të rinj, ta lëshojnë Kosovën më 23 mars, pa i akuzuar ata. Arsyetimi për mosndjekjen e rastit paska qenë pamundësia teknike për të vendosur se nga cili polic janë shtënë 2 plumbat vdekjeprurës.

Këtë javë Inspektorati Policor i Kosovës, organ ky i shqyrtimit të punës së policisë, publikoi analizën e tyre të hetimeve të bëra nga Komisioni i UNMIK-ut. Ata dëshmuan se:


Përkundër faktit se deri më 12 shkurt ka qenë e qartë se vetëm policët rumun kanë qenë përgjegjës për vdekjen e dy demonstruesve, ata nuk janë intervistuar si të dyshuar, por si dëshmitarë, dhe kështu të gjitha dëshmitë e tyre janë të palejueshme në gjyq. Për më tepër, ata janë intervistuar nga bashkëkombësit e tyre rumun.
Komanda dhe kontrolli i operacionit të policisë ndërkombëtare ka dështuar plotësisht, dhe ka qenë e pamundshme të kuptohet kush ka qenë komandues në terren. Ata deklarojnë se,
‘Gjithsejt 232 plumba të plastikës janë shtënë gjatë demonstratës, shumica prej të cilëve janë shtënë pasi që janë plagosur 4 persona nga plumba të tillë në pjesën e epërme të trupit, kështu që ka qenë e pamundur që komandantët e UNMIK-ut të mos dijnë gjë për këtë. Mungesa e komandës dhe kontrollit bëhet edhe më e hidhur për shkak të dëshmive të qarta se plumbat janë shtënë nga një distancë skajshmërisht e afërt, kanë shënjestruar kokat e demonstruesve dhe janë shtënë kur masa po tërhiqej. Këto fakte sugjerojnë se NjFP [Njësiti i formuar policor] dhe UNMIK-u nuk kanë pasur kontroll dhe udhëzime nga komanduesit zyrtarë.’


Përkundër dëshmive të qarta se demonstrata e 10 shkurtit ka përfunduar në dhunë si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të papërshtatshme, të panevojshme, neglizhente dhe kriminale të policisë ndërkombëtare, Albin Kurti po mbahet përgjegjës. Ai është duke u mbajtur nën akuzat:


Pjesëmarrje në masë dhe udhëheqje e saj drejt kryerjes së veprës penale të definuar dhe penalizuar sipas Nenit 320 paragrafi 2, I Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK);
Pjesëmarrje në grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës siç është definuar dhe penalizuar në Nenin 318, paragrafin 2, KPPK;
Thirrje për rezistencë (të dhunshme) siç është definuar dhe penalizuar në Nenin 319, paragrafin 1, KPPK;


Ç’prej arrestimi të tij më 10 shkurt, Albin Kurti është klasifikuar si i burgosur i kategorisë A, dhe është mbajtur në paraburgim. Ai është transferuar për herë të parë nën arrest shtëpiak më 10 maj, i kushtëzuar të mos ketë kontakt me aktivistët e Lëvizjes ose me media, dhe është arrestuar sërish pas një dite, derisa i vizitonte familjet e të rënëve më 10 shkurt. Ai është transferuar sërish në arrest shtëpiak më 7 qershor, por është riarrestuar më 13 qershor, pas vetëm disa ditëve, pa e shkelur asnjë prej kushteve të arrestit shtëpiak. Qysh prej 11 korrikut ai është duke u mbajtur në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje 24 orëshe nga policia të dera e shtëpisë. Atij nuk i lejohet ta lëshojë banesën e tij dhe varet nga familja dhe shokët për ushqim dhe furnizime tjera. Atij i është ngritur aktakuza dhe është në pritje të gjykimit.

Albin Kurti udhëheq një lëvizje të padhunshme e cila kërkon që statusi i Kosovës të zgjidhet përmes referendumit, si ushtrim dhe materializim i së drejtës për vetëvendosje të garantuar me konventa ndërkombëtare. Lëvizja vepron për ta realizuar këtë të drejtë përmes aksioneve të padhunshme, protestave dhe demonstratave. Qëllimi i vetëvendosjes nuk i përgjigjet interesave të atyre që kërkojnë të negociohet kompromisi me Serbinë për statusin e ardhshëm të Kosovës, pa e pyetur popullin i cili jeton dhe frymon këtu. Për ta është më e lehtë të mbahet Albin Kurti në burg ose arrest shtëpiak, sesa ta kenë guximin t’ia lejojnë atij ushtrimin e së drejtës demokratike për t’u organizuar dhe për të protestuar për bindjet e tij politike. Dhe është shumë e përdorshme për UNMIK-un ta kriminalizojnë atë, duke e fajësuar për shndërrimin në dhunë të demonstratës paqësore të 10 shkurtit, në mënyrë që t’i iket kështu përgjegjësisë për vrasjet dhe plagosjet kriminale të demonstruesve paqësorë.

[X], [gjykatësi/prokurori] juaj ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve ligjore dhe sundimin e ligjit. Ata të gjithë janë betuar se do të veprojnë ‘ndershëm, besueshëm, paanshëm dhe ndërgjegjshëm’. Në të vërtetë, [ai/ajo] janë duke vepruar në kundërshtim me këtë. X është duke e shkatërruar parimin e gjykimit korrekt përmes politizimit të gjyqeve tona, dhe është duke vepruar që ligji t’u shërbejë interesave të administratës ndërkombëtare e cila nuk është e zgjedhur dhe nuk jep llogari. Ata mund të thonë se janë vetëm duke ‘e kryer punën e tyre’, por duke u pajtuar me këtë gjykim politik, ata janë duke e minuar dhe shkatërruar mundësinë e popullit për liri dhe demokraci.

Ne besojmë se ju do ta merrni këtë letër seriozisht, dhe se do ta hetoni këtë rast.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:21
Çka mund të bëni për të ndihmuar?
Në javën e parë të shtatorit, paraburgimi i Albinit aktualisht si arrest shtëpiak do të rishqyrtohet. Dhe, me 10 shtator bëhen 7 muaj nga vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit prej plagëve të shkaktuara nga plumbat në demonstratën e 10 shkurtit. Asnjë prej policëve ndërkombëtar që ishin përgjegjës për këtë operacion nuk janë nxjerrur para drejtësisë.

Këtu janë dy letra të gatshme për juve në faqen tonë në internet për t’ua dërguar anëtarëve të kuvendit, qeverisë, senatorëve ose organizatave për të drejtat e njeriut për t’ua bërë me dije për mungesën e drejtësisë për viktimat e 10 shkurtit dhe për rastin e Albinit. Ju lutemi bëjeni këtë, dhe të tjera gjëra që mundeni, për të ndihmuar.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:22
Rikujtojmë Hashim Thaçin Dhe Agim çekun Se Po Shkelin Betimin E Dhënë:
BETIMI I UÇK-së:

„Unë, luftëtari i UCK-së, në emër të popullit tim dhe të armës betohem se do të jem besnik i Luftës Nacional çlirimtare i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën time për çlirimin e Kosovës dhe viseve të saj nën robëri deri në bashkimin a tyre me Shqipërinë. Si atdhetar shqiptar do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut kundër pushtuesve dhe gjithë tradhtarëve të vendit tim. Unë s’do ta lëshoj armën nga dora deri sa të mos mbetet asnjë ushtar pushtues dhe deri sa mos shfarosen armiqtë e popullit tim. Në emër të fitores së lirisë dhe të bashkimit të atdheut do të bindem dhe do të zbatoj urdhërat e komandantëve dhe të udhëheqësve politikë e ushtarakë që kanë për qëllim asgjësimin përfundimtar të pushtuesve dhe tradhtarëve tejendanë trojeve shqiptare të pushtuara. Deri në fund të jetës do të jem luftëtar trim në radhët e UÇK-së, besnik i komandantit dhe shokëve të idealit tim. Në rast se shkel betimin, unë jam gati të pranoj dënimin që më jep ligji ushtarak i luftës. Nëse tradhtoj luftën e nisur le të bjerë mbi mua mallkimi i nënës time, i atdheut, i popullit dhe plumbi i shokëve të mi. Betohem

Kujdes: Mallkimi i nënave tuaja, atdheut dhe popullit ju ka rënë, së shpejti edhe plumbi i shokëve tuaj do t'ju gjejë!

FBKSH
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:23
NEGOCIATAT FILLOJNË SOT: Kosova është sfida më e madhe e Evropës
Shkruar nga Thomas Hjortsø
Thursday, 13 September 2007
Padurimi dhe shqetësimi vlojnë në Kosovës, fati i të cilës edhe njëherë do të diskutohet. Pakica është ajo që besojnë se këto bisedime do të mbarojnë me ndonjë farë marrëveshje - kurse në prapaskenë forcat nacionaliste qëndrojnë të gatshëm për luftë.

Fati i Kosovës mund të vendoset në burg shtëpiak.

Udhëheqësi studentor, Albin Kurti, ka qenë i burgosur politik në Serbi. Aktiviteti i tij për një Kosovë të pavarur, është ferrë në sy për udhëheqjen e OKB-së, të cilët e kanë futur atë në burg shtëpiak. Analistët thonë se lëvizja e tij (A.K.) mund të vendosë ardhmërinë e Kosovës.

Burg shtëpiak

Prishtinë - Brenda në hyrje të banesës takon një polic. Ai është i sjellshëm dhe tregon se në cilin kat jeton Albin Kurti. Polici, edhe ashtu, duhet ta dije këtë. Polici rrinë aty për të siguruar që Albin Kurti nuk do të ik ndokund.

Aktivisti shqiptaro-kosovar na e hap derën. ”Faleminderit që ti vjen e ma thyen izolimin,” thotë i shumë pëmenduri - Albin Kurti. Ai mund të pranojë vizita, por nuk mund ta lëshoje banesën e tij 60 m2.

”Mua, as nuk më lejojnë të dal poshtë e të thith pak ajër të pastër. Ose të blej gjera për veten. Fatmirësisht vjen vëllai im dhe blen gjera për mua, njëkohësisht përgatit ushqim”.

Që nga demonstrata e muajit shkurt, ku dy demonstrues u vranë nga plumbat e gomës, Albin Kurti ka qenë i burgosur, ose në arrest shtëpiak. Ky është arresti i tretë i tij shtëpiak.

Dy demonstruesit u qëlluan nga policë rumunë, në shërbimin e OKB-së. Shumëçka tregon se policët qëlluan me gomat e tyre për së afërmi dhe se ata si shënjestër kishin kokat e tyre. Ata plumba gome ishin, si duket, të modelit të vjetër dhe nuk përdoren më.

Rumunëve, që nga ajo kohë, u është lejuar që të lëshojnë Kosovën. Një prokurore në Kosovë ka vlerësuar se policët kanë kryer një veprim kriminal, porse mungojnë dëshmitë për policët individualë.

Mes tjerash, Albin Kurti akuzohet se ka udhëhequr një demonstratë të dhunshme. Ai këtë e refuzon dhe shton se demonstrata u bë e dhunshme, atëherë kur policia filloi të gjuajë ndaj demonstruesve. Këtë e refuzon udhëheqja e OKB-së, e cila thotë se gjendet një videoklip, ku Albini thirret për sulm.

Demonstrata ishte drejtuar kundër planit të ndërmjetësuesit finlandez të OKB-së, Martti Ahtisaarit, për një pavarësi të mbikëqyrë të Kosovës. Albin Kurti dhe lëvizja e tij për Vetëvendosje mendojnë se ky plan i jep tepër të drejta Serbisë.

I burgosur në të kaluarën

Albini na tregon dhomën e ndejës, aty është një sofa me ngjyrë të kaltër e modelit paksa të vjetër. Muret janë të ngjyrosura me ngjyrë të freskët kajsie. Banesa është e mobiluar në mënyrë spartane, por aty, s' ka dyshim se ai i ka të gjitha që i duhen - përveç lirisë.

Banesa i ngjanë një banese tipike të betonit nga koha e Jugosllavisë në vitet 1960-ta, afër qendrës së Prishtinës. ”Jo marrëveshje!” mund të shohësh gjithkund nëpër betone të nënshkruar nga Lëvizja për Vetëvendosje. Është diçka absurde që ai është i burgosur mu në këtë beton të Jugosllavisë, nga e cila ai më shumë mund luftojë që ta nxjerrë Kosovën që këtej.

Albin Kurti është 32 vjeç, por qysh në mesin e viteve 1990-ta organizonte demonstrata studentore kundër regjimit të Serbisë. Me pas ai u largua nga politika e tij jo e dhunshme, dhe iu bashkua ushtrisë kryengritëse të UÇK-së. Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai u mor rob në prill të vitit 1999 dhe serbët e hodhën atë në burg.

“Ata më rrahën - fillimisht çdo ditë. Na jepnin veç pak bukë, edhe atë një herë ne ditë. Gjatë disa javëve unë humba 30 kg. në peshë,” tregon ai. Serbia e mbajti atë ne burg 2 vjet e 7 muaj - shumë gjatë pas mbarimit të luftës, dhe shumë më gjatë pasi që regjimi i Millosheviqit ishte rrëzuar.

Që nga kthimi i tij në Kosovë, Albin Kurti ka demonstruar kundrejt OKB-së dhe udhëheqjes së saj në Kosovë. Ai donë pavarësi të plotë për Kosovën dhe donë ta largojë sundimin formal të Serbisë ose udhëheqjen e OKB-së, të cilën ai e sheh si udhëheqje kolonizatorë. Ai, poashtu është kundër atij plani të Ahtisaarit, i cili e zëvendëson regjimin e OKB-së me përfaqësuesin e EU-së, i cili do ta këtë fjalën e fundit sa i përket përzierjes se ministrave dhe të mos pranojë ligjet që zgjidhen në kuvend.

”Para pak kohe erdhën disa diplomatë nga një vend i EU-së. Ata më pyetën se pse unë e dua këtë sovranitet dhe më treguan mua se, vendi i tyre e kishte parkuar një pjese të sovranitetit të tyre ne Bruksel. Unë iu përgjigja atyre: Mire na jepni ju neve pavarësi të plotë, dhe më pas edhe ne do ta parkojmë një pjesë të sovraniteti atje në EU.”
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:23
Karizmatik

Pa Albin Kurtin Lëvizja Vetëvendosje nuk është asgjë, tregojnë analistët lokal. ”Ai është karizmatik dhe ka potencial”, thotë Shkëlzen Maliqi.

Një analist tjetër, ish redaktori i gazetës Express, Dukagjin Gorani, mendon se Albin Kurti dhe Lëvizja e tij, nëpërmjet demonstratave dhe protestave të tyre, mund ti ofrojnë Kosovës pavarësinë, pasi që Perëndimi nuk do të këtë zgjedhje tjetër, nëse më shumë njerëz do të dilnin në rrugë.

Kjo mund të ndodhë, pas rundit të fundit të bisedimeve, të cilat priten me dështim në dhjetor. Udhëheqja politike e Kosovës mendon se më pas Kosova do ta fitoje pavarësinë. Këtë ShBA-të ua kanë premtuar - por duke mos u caktuar ndonjë datë.

Por Albin Kurti nuk u beson këtyre premtimeve. Ai mendon se bisedimet edhe më pas do vazhdojnë. ”Shokët tanë nuk janë aq ithtarë të forte të një Kosove të pavarur, se sa që janë kundërshtarët tanë kundër mëvetësisë sonë”, thotë ai me një retorike të ngjyrosur. Gjatë vizitës së “Informacionit” (gazetë daneze) atje, ai citon disa filozofë francezë si Michel Foucault dhe Oierre Bourdieu.

Por edhe ai si çdo intelektual tjetër i Ballkanit e shfrytëzon talentin e tij për të gjetur teoritë konspirative. P.sh. në një artikull shkruan se nëse Serbia ”do të hynte në Kosovë, ai do të ndodhte në një formë lufte blic brenda disa ditëve.”

Edhe pse të dy analistët i japin rëndësi të madhe atij, gjithashtu janë të lodhur nga ai dhe qëndrimi i tij refuzues ndaj bisedimeve. ”Është e domosdoshme për një kompromis për të fituar një shtet,” thotë Shkëlzen Maliqi.

Dukagjin Gorani mendon se paraqitja e planit të Ahtisaarit nga Albini është në masë të madhe e dyshimtë. Albin Kurti mendon që serbët në Kosovë fitojnë aq shumë vetëqeverisje, saqë ajo i përgjigjet sikur të heqësh një pjesë të madhe të Kosovës.

Ai thotë se qëndrimi i tij ne burgjet e Serbisë e ka detyruar atë që të futet gjithnjë e më shumë në punë me politikë.”Unë s’kam asgjë ndaj serbëve, por kam mjaft ndaj Serbisë”, thotë ai. Edhe shqiptaro-kosovarët ndonjëherë e humbin durimin me atë. Kur plani i Ahtisarit u paraqit në fillim, thoshte se vetëm serbët dhe Albin Kurti janë kundër këtij plani. Por pakënaqësia zien, dhe këtë pakënaqësi Albin Kurti dhe organizata e tij mund ta shfrytëzojë.

Përpara duhet çështja e tij të dale para gjyqit. ”Më kanë thënë se rasti im do të dalë dikur në vjeshtë. Më 12 shtator skadon arresti im shtëpiak dhe deri më atëherë gjyqi duhet të vendosë se çka duhet të ndodhë”, thotë Albin Kurti, i cili gjithashtu ankohet se është marrë në pyetje rreth një orë e gjysmë, gjithsej që nga ajo demonstratë fatale e shkurtit.

Zëdhënësi i OKB-së në Kosovë nuk donë ta komentojë këtë akuzë, përderisa bëhet fjalë për një rast në fjalë. ”Por unë mund t’ ju siguroj që një akuzë e tillë në një vend tjetër do të rezultonte me një burgim”, thotë zëdhënësi, Alexander Ivanko.

”Prandaj vetëm prokurorët ndërkombëtarë dhe gjykatësit mund ta shqyrtojnë çështjen time. Vendorët duan të më lirojnë”, thotë ai, i cili më tutje na tregon se zyrtarët atje e kanë karakterizuar atë me një kategori të burgosurish A - më i rrezikshëm.

”Ata mundohen të më qetësojnë mua. Unë nuk do të qetësohem kurrë”, thotë Albin Kurti. Ai falënderon për vizitën. Poshtë, në hyrje të banesës, tani janë bërë dy policë. Njeri prej tyre lexon gazetën, ndërsa tjetri rri mbështetur në mur.

(Nga e përditshmja daneze Information, 30.08.2007)

Përktheu: Xhemil Zeqiri
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:23
UNMIK-u manipulon fëmijët!
Tuesday, 11 September 2007
Në përpjekje për t’i ndalë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! së shpërfaquri fytyrën e vërtetë të UNMIK-ut, përveç arrestimeve e burgosjeve që ky i fundit i ndërrmori ndaj aktivistëve, UNMIK-u tani po manipulon edhe me fëmijët.

Në murin e turpit që ky regjim antidemokratik e ka vendosur, në mënyrë që ta mbrojë veten nga zemërimi i popullit, shpeshherë aktivistët tanë shkruanin parulla të ndryshme në shërbim të vetëdijësimit të qytetarëve të Kosovës. UNMIK-u, në pamundësi që t’i ndalë këta aktivistë me anë të maltretimeve të sipërpërmendura si dhe me anë të fshirjes së parullave tona, kësaj radhe i përdori fëmijët si mburojë njerëzore. Ai i mashtroi ata për të shkruar në atë mur parulla si “I LOVE YOU UNMIK”, “THANK YOU UNMIK”, etj.

Në mënyrë që aksioni ynë të mos kuptohet si kundëraksion ndaj fëmijëve, ne nuk i prekëm pikturat e tyre, vetëm ua bëmë të qartë qytetarëve se çfarë sistemi i poshtër është UNMIK – u.

Më 11 shtator 2007 duke filluar në orën 12:00, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në pjesën e poshtme të murit të UNMIK-ut, shkruam parullët “UNMIK-u manipulon fëmijët”.

Meqë UNMIK-u vazhdon së qëndruari në Kosovë, rrjedhimisht vullneti i popullit tonë shkilet. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aktivitetin e saj deri në momentin kur ky vullnet të realizohet. Pra, deri në lirinë e plotë të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:24
PSE VONOHEN GJITHMONË SHQIPTARËT?
Shkruar nga Tafil DURAKU
Friday, 14 September 2007
Situata ku ndodhen sot shqiptarët është shumë e rëndë dhe shumë e nderë. Dhe, kjo ka ndodhur e po ndodhë, vazhdimisht, për shkak të vonesave të mëdha të “udhëheqësve” të shqiptarëve, të cilët kanë humbur çdo hap me kohën, madje, me çdo kohë. E, përse?!.. Pse vonohen gjithmonë shqiptarët, kaq shumë, ë? Kjo është një pyetje që duhet të na shqetësojë e brengosë të gjithëve dhe që do përgjigje të ngutshme, të qartë e të prerë, për të mos ndodhur më vonesa të kësisojshme e të kësillojshme shumë “shqiptare” të “udhëheqjeve tona e të udhëheqësve tanë”, “shqiptro”-titistë, etj., të cilët, më shumë kanë uzurpuar pushtetin për interesa personale, grupore, krahinore e bajraktarizma, me disa përjashtime, sesa, për interesa të mirëfillta të Kombit e Atdheut shqiptar, interes parësor i të cilit popull dhe prijësve të tij është dhe duhet të jetë vazhdimisht ruajtja e tërësisë territoriale shqiptare, sidomos, kthimi i territoreve të pushtuara shqiptare nga fqinjët dinakë, (me fajin e Fuqive të Mëdha në aleancë të plotë me Serbinë dhe Jugosllavinë e Titos, me Greqinë, etj., sidomos, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore), në gjiun e SHQIPËRISË AMË. Kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat shqiptare sot dhe nesër.

Prandaj, është koha që edhe bota demokratike, e, edhe Evropa demokratike, SHBA-të dhe NATO, ta kuptojnë tashmë se nuk duhet të jenë të manipuluara nga politikat antishqiptare të Beogradit dhe të Moskës, e, as të miqve të tyre vendorë e ndërkombëtarë, të cilët po shtohen tinëzisht dhe përditë.

Por, themelorja është të dimë: Pse janë të tillë shqiptarët? Pse përthurin këmbët e veta? Pse vënë kleçka në udhët e veta shqiptare?... E, përgjigjja më e mirë dhe më e saktë është se “shqiptarët” janë vetëm politikëndjekës dhe politikëzbatues të politikëbërësve të huaj dhe “politikave tona” në kurriz të popullit shqiptar. Dhe, fatkeqësisht, jo vetëm në politikë. Po, edhe në kulturë, shkencë, shëndetësi, sport, ekonomi, shkollim, etj., ndodhë e njëjta fatkeqësi. Kjo është ajo që i shkëputë shqiptarët prej të gjitha kohëve dhe prej të gjitha rrjedhave në to, sepse, sot, madje, edhe sot(sic!), i kanë në krye “shqiptaro”-titistët, etj., dhe aleatët e tyre kudo trojeve shqiptare. Prandaj, vonohen gjithmonë shqiptarët, sepse, nuk u prijnë udhëheqës shqiptarë, shtetformues e kombkrijues, politikëformues e politikëkrijues, por, dofarë kriminelësh “zyrtarë”, dofarë nahijeformuesish e mafijeformuesish mesjetarë e paramesjetarë, që, mos i rafshin ‘hise’ askuj. Pra, shqiptarët, sot dhe nesër, duhet të jenë larg atyre që u pëlqen vetëm hermetizmi i tyre personalo-paci(t)fist, i përzier dhe i përlyer përherë më shkie e shqiptarëshkie dhe armiq tjerë përreth, me dofarë ku’drash profesionale kudo… Dhe: Sa larg e më larg tyre, aq më mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Prandaj, pa i hequr prej kulmi t’shtëpisë së vet, shqiptarët (votuesit, me votën e tyre të lirë), ata që hanë me nga 2 e 200 lugë njëherësh, do vonohemi vazhdimisht dhe droj se do ta zëmë hapin me rrjedhat e kohës, sidomos, të kohëve që vinë, të cilat po na ikin aq pahetueshëm dhe po na kushtojnë aq shtrenjtë.

Po, pse na u vonuakan gjithmonë shqiptarët, pra? Shqiptarët, vonohen, sepse, më shumë u besojnë “shqiptarëve” sesa shqiptarëve, sepse, më shumë u besojnë “politikëbërësve” dhe “politikëkrijuesve” “shqiptarë”, sesa, politikëbërësve dhe politikëkrijuesve shqiptarë, sepse, më shumë u besojnë ku’drave “shqiptare” sesa kuadrove shqiptare, sepse, më shumë u besojnë pallavrave të udbashëve “shqiptaro”-titistë (të cilët u fishkëllojnë në vesh vazhdimisht, e, argatët e tyre dalin e gërvallen publikisht dhe orvaten t’i shpallin të sinqertët për pallavraxhinj e sihariqe tjera nga më të zezat, që trillohen kanaleve të tyre shumë “shqiptare”), sesa të vërtetave të shqiptarëve, sepse, ..., prandaj edhe janë dëshmuar e po dëshmohen vazhdimisht se janë vetëm politikëndjekës e politikëzbatues perfidë në kurriz të popullit shqiptar, janë politikëndjekës për mozomokeq, dhe, mjerë ajo shtëpi që i ka. Por, kjo ndodhë edhe në të gjitha fushat që përmendëm më lart. Prandaj, edhe mjerë ai shtet që i takojnë dhe i ka. E, kjo ndodhë, kur vetë nuk dinë dhe nuk janë të zotët të bëjnë asgjë, e, vazhdimisht, shkojnë ngado që u fishkëllon dikush tjetër, qoftë ai mik apo “mik” i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, qoftë edhe ajo fishkëllimë në dëm të Atdheut e të Kombit NJË, vetëm shikojnë se a u del interesi personal, grupor e krahinor, duke shkelur mbi çdo ligj dhe rregull shoqëror fare pa turp, sepse, nuk frikësohen nga ndëshkimi që s’u bëhet. Pasqyrë, sot, i kemi raportet e auditorëve për gjendjet e plaçkitjeve skandaloze e katastrofale kudo dhe keqpërdorimeve e keqmenaxhimit të taksapagesave të qytetarëve shqiptarë, duke filluar nga Presidenca dhe Ministritë, komunat dhe “institucionet” tjera “shoqërore” e “shtetërore” të Kosovës së “kosovarëve”-“shqiptarë”, “shtetformues”.

Por, çka ndodhë, kur dikush prej shqiptarëve jep ndonjë ide a propozim konkret për shpëtimin e Atdheut e Kombit? Menjëherë, dhe fare papritur, u dalin në prita atyre ideve udbashët “shqiptaro”-titistë dhe veglat e veglaritë e kuzhinave të tyre “shqiptare” kudo dhe thonë se nuk bën ashtu, sepse, “na prishen punët me bashkësinë ndërkombëtare, e humbim besimin, na politizohet gjithçka” (Sic!), e sihariqe të tjera kotnasikota, thuase, bashkësia ndërkombëtare nuk po bëka edhe punë në kurriz të popullit e Atdheut tonë asnjëherë. E çuditshme, ë?... Kjo ndodhë kur më shumë i besohet farës së huaj tërësisht egjërore, sesa farës grurore vendore, shqiptare, prandaj, vonohen përherë e gjithmonë shqiptarët, sepse, pengesë e vonesave të tyre janë të përzgjedhurit “tanë” negativë të pushtuesve të shqiptarëve, kryesisht, “shqiptaro”-titistë e istë të tjerë hibridë, të ngadoshëm e të kudoshëm, që, tashmë, janë dëshmuar për ku’dra profesionale me dhjetra e qindra herë. Po, pse nuk u politizohet serbëve gjakatarë e kriminelë (gjenocidalë e etnocidalë) asgjë, asnjë nismë e tyre, madje, as ato për trepushtimin e tokave shqiptare, ë?... Kush dhe cili është ai miop, që u beson edhe më dokrrave të dokrraxhinjve “udhëheqës” pesëdhjetëvjeçarë “shqiptaro”-titistë?... Politikëdokrranëve të tashëm “demokratë” udbashë e anëtarëve të LKJ-së dhe LKK-së, të “transformuar” në LDK dhe simotrat e saj “shqiptare”, brenda dhe jashtë Atdheut të pushtuar të shqiptarëve.

Po, kush i solli shqiptarët në këtë situatë e në këtë gjendje kaq të mjerueshme? Po, vallë, kush po i mashtron e kush po i gënjen shqiptarët kështu, në vazhdimësi, në shtëpitë dhe në trojet e tyre etnike? Po, kush është çoroditur sot prej “shqiptarëve udhëheqës” në këto e këso përmasash? Po, kush u beson më atyre të çmendurve në krye? Dhe, sa ‘Po?’ të tjera dalin këtu. Po, zgjidhja, se? Zgjidhjen e duhur e bën vetëm shteti shqiptar dhe populli shqiptar, të bashkuar rreth një platforme politike e ushtarake, tërësisht shqiptare, duke u bazuar në kushtetutën, ligjet dhe në policinë e ushtrinë e tij, të cilat duhet zbatuar e kryer me përpikëri urdhërat që jep Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, pa favorizuar e mbrojtur persona a individë të përzgjedhur “pozitivë” e “burra të mirë” të së shkuarës “shqiptare” të çdo kohe, kudo e kurdo.
__________________
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:24
Zgjedhjet për heshtje dhe ndarjen e brendshme
Shkruar nga Albin Kurti
Sunday, 02 September 2007
Sigurisht se u vlerësua që ka potencial popullor për të shpërthyer në vjeshtën e këtij viti. Andaj, Joakim Ryker, bëri publik vendimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve më 17 nëntor. Fushata parazgjedhore përfundimisht u pa si mundësi për absorbimin e pakënaqësisë së qytetarëve. Dhe, jo vetëm kaq. Në vend se kjo pakënaqësi të bëhet aktive për liri e pavarësi, ajo shmanget e zbutet duke u bërë pasive në votime për parti. Natyrisht se që të gjithë e dimë se cilido vendim i Joakim Rykerit vlen deri në vendimin e ardhshëm të Joakim Rykerit. Ai mund të shfuqizojë gjithçka dhe secilin. Madje edhe veten e tij (paraprake). Joakim Ryker në çdo moment do të mund t'i shtyjë zgjedhjet. Sidoqoftë, ai e pa të udhës që të na e përkujtojë këtë. Mbase, që të mos befasohen pastaj ata që mund ta kenë harruar fuqinë e tij: nënshtrimi i gjatë gjithsesi e bën të padukshme fuqinë e dominuesit. Që ta zbus ca këtë thirrje të vrazhdë që ia bëri kujtesës së qytetarëve, Joakim Ryker tha se, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, ai vetëm sa po e përfill qëndrimin e Grupit Negociator të Kosovës. Linte përshtypjen se i kishte dëgjuar vartësit e tij ashtu që ata të mos duken si vartës të tij. Dhe, i gjithë ky gjest ishte sikurse ai i një prindi që krenohet me fëmijën e tij të sjellshëm para të tjerëve që mendojnë se 'i ka ngjarë aq shumë babait të vet'. Në anën tjetër, versioni militarist i Joakim Rykerit, komandanti i KFOR-it, Roland Kater, para se të shkonte nga detyra e tij, vazhdimisht përsëriste se si nuk ka shenja që mund të ketë dhunë në Kosovë. Kjo do të thotë se ka shenja që mund të ketë dhunë në Kosovë. Mirëpo, ai deklaronte asisoj në mënyrë që të mos fajësohet KFOR-i për mungesë përgatitjesh në rast të shpërthimit të dhunës dhe të sigurohen qysh tash se pas dhunës do të mund të thonë se edhe ata u befasuan me dhunën.

Megjithkëtë, zgjedhjet në Kosovë nuk po organizohen duke pasur për objekt vetëm pakënaqësinë e tanishme të popullit por edhe pakënaqësinë e ardhshme. Gjatë këtyre 120 ditëve të negociatave shtesë po gatuhet ndarja e brendshme e Kosovës. Ndarjen klasike dhe përfundimtare të Kosovës nuk e dëshiron askush. As negociatorët serb, as ata kosovar e madje as ndërmjetësit ndërkombëtar: Serbia nuk e dëshiron për shkak se e aspiron tërë Kosovën, por kësaj radhe disi më ngadalë dhe qetas; politikanët nga Kosova nuk e duan ndarjen për shkak se nuk kanë kurrfarë force që nga ndarja të dalin ndopak fitues apo të kompensuar; ndërkaq, ndërmjetësit ndërkombëtar gjithashtu nuk e duan një ndarje përfundimtare dhe të plotë për shkak të pasojave të paparashikueshme (së paku) për rajonin. Mirëpo, për dallim nga ndarja e tërësishme, ndarjen e brendshme të Kosovës me marrëveshje e dëshiron edhe Serbia, edhe ndërmjetësit ndërkomëtar e, rrjedhimisht, edhe negociatorët kosovar. Serbia e do ndarjen e brendshme të Kosovës në mënyrë që ta përforcojë dhe zgjerojë veten brenda Kosovës. Serbia e do këtë lloj ndarje në marrëveshje me negociatorët kosovar në mënyrë që të mos ketë kokëçarje gjatë implementimit të marrëveshjes në terren. Faktorët ndërkombëtar po ashtu e duan këtë ndarje të brendshme sepse ajo pak a shumë e formalizon gjendjen ekzistuese në terren dhe ia zgjat jetën burokracisë ndërkombëtare që sundon me Kosovën. Faktorët ndërkombëtar do ta pranojnë pa hezitim atë ndarje të brendshme me marrëveshje sepse kësisoj - pra, përderisa ajo është bërë me marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit - nuk do të ishte presedent që do të mund të shfrytëzohej për Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë perëndimore. Edhe Rusia patjetër që do të ishte e kënaqur pasi që ajo gjithnjë ka deklaruar se pranon çfarëdo përcaktimi për statusin e Kosovën me të cilin pajtohen palët. Po, pra, palët (sic!): me hyrjen në negociata me Serbinë për Kosovën, Grupi Negociator i Kosovës e ka shfajësuar Serbinë duke mos e konsideruar atë më problem të Kosovës por partner dhe palë në zgjidhjen e problemit të quajtur Kosovë! E, atëherë kur Serbia dhe faktorët ndërkombëtar (tash përfshirë këtu në të njëjtin vend edhe Rusinë) janë dakord për ndarjen e brendshme të Kosovës me marrëveshje të dyanshme e cila del nga një konferencë e ardhshme ndërkombëtare drejt së cilës mësyejnë këto 120 ditë, atëherë vërtetë është e paimagjinueshme çfarëdo rezistence (të cilën edhe ashtu nuk e pamë asnjëherë) e negociatorëve nga Kosova. Për më tepër, edhe vetë këta negociatorët kosovar e duan ndarjen e brendshme të Kosovës për të thënë mandej se Kosova megjithatë nuk është e ndarë ndërkohë që, si gjithnjë, u bë 'edhe një tjetër hap drejt pavarësisë'. Mbase nuk ka nevojë të elaborohet më gjatë këtu edhe gatishmëria e GN-së që të ekzistojë përgjithmonë jo vetëm ai vetë por edhe tutela ndërmbëtare, qoftë ajo si UNMIK apo 'EUMIK', e cila ua mbron vjedhjet dhe privilegjet politikanëve të lartë me kusht që kjo t'i shpaguhet me dëgjueshmëri politike.

Që të ketë marrëveshje për ndarjen e brendshme të Kosovës lypset një legjitimitet më i madh i qeverisë së Kosovës. Kjo është arsyeja tjetër që këto zgjedhje po organizohen – qëllimi i tyre është ashiqare koalicioni LDKPDK. Ky koalicion i ardhshëm qeverisës konsiderohet si mjaft i fuqishëm që të merret me pakënaqësinë e ardhshme qytetare e cila do të shpërthejë me rastin e marrëveshjes fatale për ndarjen e brendshme të Kosovës. Paralelisht me këtë, këto zgjedhje do të diciplinojnë edhe më shumë Kuvendin e Kosovës meqë krerët e partive kryesore nuk do t'i fusin nëpër lista për zgjedhje ata që gjatë këtyre dy vjetëve kanë kundërshtuar Grupin Negociator dhe politikat partiake të mpleksura me shpërdorimet e ndryshme. Madje, do të ketë një prirje për heshtje dhe servilitet te politikanët e rangjeve të mesme e më të ulta me shpresë se kjo do t'iu ndihmojë që të kuotohen sa më lart nëpër listat partiake për zgjedhje. Në anën tjetër, si pasojë e pragut të lartë zgjedhor, partitë e vogla – që nganjëherë i kundërshtonin negociatat anipse këtë e bënin zakonisht për shkak se ishin të përjashtuar nga procesi, e jo për atë çfarë ishte karakteri dhe qëllimi i procesit – do të mbesin jashtë Kuvendit të ardhshëm të Kosovës. Vendime të rënda për Kosovën po priten andaj edhe hegjemonia e pushtetit po bëhet më e egër dhe më absolute. Ndarja e brendshme e Kosovës po afrohet me shpejtësi.

Ndarja e brendshme e Kosovës është projekt i Serbisë që ka mirëkuptimin e shumë qarqeve ndërkombëtare dhe, në rastin më të mirë, moskokëçarjen e negociatorëve kosovar. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën pa e ndarë atë njëherë përbrenda. Kosova si e tërë është e paqeverisshme për Serbinë. Andaj plani për ndarje të brendshme, andaj këto 120 ditë negociata shtesë, andaj përmbajtja e atillë e Pakos së Ahtisaarit që e ndan Kosovën në baza etnike dhe fetare. Regjimi i Milosheviqit u mundua që ta gllabërojë Kosovën të tërën. Ky synim rezultoi me diskriminim, represion, vrasje dhe deportim masiv, me gjenocid. Nuk arriti ta gllabërojë Kosovën të tërën dhe përnjëherë. Tash, Serbia sërish mëton ta rimarrë Kosovën por pasi ta ketë copëtuar atë njëherë.

Zgjedhjet po organizohen për heshtjen e popullit para ndarjes së brendshme të Kosovës në udhëtimin e saj drejt Serbisë. Kosova është kafshatë e vështirë për Serbinë. Zgjedhjet po organizohen që Kosova të pranojë të shndërrohet në disa kafshata më të vogla, lehtë të kapërdishme për Serbinë. Koalicioni i ardhshëm qeverisës LDK-PDK është veçse edhe një mjet më shumë për këtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:25
Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
Shkruar nga Albin Kurti
Friday, 24 August 2007
Aq shumë koncesione ka bërë Grupi Negociator (GN) i Kosovës deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqë tash natyrisht se do të kërkohen koncesione të reja. Duke e parë fleksibilitetin e negociatorëve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kërkuan negociata të reja. Serbia bile kërkonte negociata të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh përfitimin që kishte nga kësolloj negociatash në Vjenë dhe duke qenë e vetëdijshme për inferioritetin e papërmirësueshëm të negociatorëve nga Kosova. Ata realisht ngadhënjyen në këtë betejë të rëndësishme. Tash, e gjithë ajo që quhet bashkësi ndërkombëtare është për negociata të reja dhe ato porsa kanë filluar. Madje është përcaktuar edhe një afat prej 120 ditëve për kohëzgjatjen e këtyre negociatave që për fillim do të kenë formën e diplomacisë fluturuese. Me këto 120 ditë duan ta krijojnë përshtypjen se ka zhvillime, se megjithatë po punohet, se sidoqoftë ka angazhime dhe përpjekje, andaj njerëzit duhet të (vazhdojnë të) presin.


Pra, ata do të shtiren se kinse po bëjnë diçka në mënyrë që të mund të na thonë që ne, populli i Kosovës, të mos bëjmë asgjë. Që të mund ta kërkojnë pritjen dhe durimin, qetësinë dhe heshtjen e qytetarëve të Kosovës, atyre medoemos u duhej të shpiknin ndërmarrjen e ardhshme, farsën e radhës. Pikërisht kështu erdhi ky propozimi për 120 ditë, i cili jo vetëm që synon t’i paralizojë qytetarët por nuk i lejon ata as të presin lirisht. Krejt çfarë duhet të bëjmë sipas tyre është të presim, mirëpo, jo të edhe presim ashtu siç duam vetë ne. Ndonëse realisht s’mund të themi gjë për mënyrën e pritjes përderisa ajo asnjëherë s’është alternativë kundrejt asnjë konteksti, edhe në pritjen e ‘sugjeruar’ (duan të) intervenojnë. U thuhej qytetarëve që duhet të presin fillimin e këtyre 120 ditëve. Tash u thuhet të presin skadimin e 120 ditëve. Më pas, sigurisht, do të kalojnë te premtimet e reja për të rifilluar me negociata të drejtpërdrejta mu ashtu siç ka kërkuar Serbia. S’ka se si të jetë ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me përfundimin e atyre 120 ditëve nuk mbaron ama bash asgjë. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet që po planifikohen tash, edhe njëherë për institucione pa sovranitet, janë të kota. Manipulimi me datën dhe mënyrën e zgjedhjeve – si një aspekt themelor i demokracisë (atje larg diku në botë) – i bën ato kundërproduktive. Vetë shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si një guvernator i kolonisë që është, tha se e sheh mundësinë e zgjedhjeve të reja nga prizmi i ndikimit në procesin e statusit. Ja se çfarë është kjo demokracia pa vetëvendosje të cilën na e rrëfejnë dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnë në nëntor të këtij viti nëse vlerësojnë që në shtator ka potencial për shpërthim të situatës. Zgjedhjet do t’i shtyjnë për pranverë nëse vlerësojnë se atëherë do të ketë mundësi shpërthimi, me ç’rast pakënaqësia kanalizohet në fushata parazgjedhore. Shpërthimin, për të cilin do të flasim më vonë, këta sigurisht nuk e duan tash. Shpërthimin e duan vetëm pas këtyre 120 ditëve dhe atëherë kur të jemi në prag të konferencës së re ndërkombëtare për Kosovën për marrëveshje të re me Serbinë të arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovës.

Ndërkohë, Grupi Negociator nuk do të ketë as mandat e as detyrë të re. Negociatorët kosovar do të orvaten që t’i normalizojnë gjërat jonormale, që të jashtëzakonshmen ta bëjnë të zakonshme. Kush në këmbë e kush me duar, ata qysh tash kanë nisur fushatën që të pranohen edhe negociatat e reja. Më vonë do ta bëjnë edhe fushatën tjetër për pranimin e marrëveshjes me Serbinë, e cila (do të thonë ata) është në ujdi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe (sërish do të thonë ata) e shpie Kosovën (edhe) një hap drejt pavarësisë. Ngjashëm, para tetë vjetëve e gjysmë, këta politikanë u patën ‘konsultuar’ me popullin për dokumentin e Rambujesë të cilin, siç e mbajmë mend mirë, e shitën në emër të ‘referendumit’ që kinse do të organizohej pas tre vjetëve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjëherë. Thuhej se do të merret për bazë ‘vullneti i popullit’ mirëpo mendohej për popullin e tërë Jugosllavisë meqë ne atje as që konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike të problemeve të sotme vijnë nga defektet dhe dëmet e shumta të Rambujesë. Është e domosdoshme që të theksohen gabimet e djeshme për të kuptuar hallet e sotme. Me këtë rast, do të kufizohem duke i përmendur vetëm edhe 13 të këqija të tjera të Rambujesë që na kanë degdisur në tatëpjetën ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen në Rambuje bëhet shkelja e betimit të ushtarit të UÇK-së por madje edhe e referendumit të vitit 1991; bëhet degradimi i luftës çlirimtare në konflikt të armatosur; Jugosllavia, të cilën nuk e pranonte atëbotë as vetë bashkësia ndërkombëtare, bëhet shtet i shqiptarëve përmes katër nënshkruesve shqiptar që pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë; bëhet kategorizimi i popullit shqiptar në Kosovë si bashkësi nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë që më së shumti ishin vetëm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetëror për Kosovën duke paraparë vetëm sigurimin publik për të; bëhet trajtimi i Kosovës si pjesë e Serbisë, përveçse e Jugosllavisë, me ç’rast Kosova duhej t’i dërgonte 20 deputetë në Kuvendin e Serbisë; nuk përmendet askund UÇK-ja – ajo konsiderohet në grupin e formacioneve të tjera; nënshkruhet çarmatosja e UÇK-së; bëhet defaktorizimi i plotë i Kosovës dhe natyrisht se pastaj përfaqësuesit e saj nuk i pyet askush për marrëveshjen në Kumanovë e as për Rezolutën 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjë që e bën Kosovën dhe integritetin e saj territorial shumë të brishtë dhe mundëson autonomi brenda autonomisë; bëhet pamundësimi i mëvetësisë ekonomike të Kosovës, resurseve të saj e i kontrollit të kufijve dhe qarkullimit të mallrave; bëhet pamundësimi i së drejtës së Kuvendit të Kosovës për ndryshime kushtetuese; që prej atëherë çdo dokument në Kosovë bëhet në bazë të marrëveshjes së Rambujesë ose ndonjë dokumenti tjetër që i referohet marrëveshjes së Rambujesë. E gjithë kjo batërdi juridike e politike u hesht atëbotë duke u mbuluar me gënjeshtrën për referendumin pas tri vjetëve; për referendumin që po na mohohet edhe pas tetë vjetëve!

Negociatorët kosovar rregullisht e kanë gënjyer popullin. Pse do të ishte ndryshe tash? Pse do të jetë ndryshe në të ardhmen? Sa më shumë që gënjejnë, aq më tepër zvogëlohen gjasat që të mos gënjejnë edhe herën e ardhshme. Induksioni e thotë këtë. Induksioni s’ka nevojë për përvojën; por, anasjelltas vlen. Të besosh se do të jetë ndryshe kësaj radhe me këta negociatorët kosovar, kjo s’ka kurrfarë shpjegimi racional. Për më keq, gënjeshtra e këtyre politikanëve është e skajshme. Kur ata thonë që s’do të negociojnë për këtë e për atë gjë, kjo do të thotë saktësisht e kundërta: se do ta bëjnë pikërisht atë që thonë se nuk do ta bëjnë (pasi që UNMIK-u të bëjë pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonëse gënjeshtra e tyre është aq e veçantë në kuptimin që është aq larg së vërtetës, megjithëkëtë, ajo na e tregon të vërtetën si asnjë gënjeshtër tjetër. Duke qenë vetë e kundërta e së vërtetës ajo na ndihmon aq shumë, në mos plotësisht, që ta zbulojmë të vërtetën.

Por, le t’i kthehemi edhe njëherë Rambujesë, ku Kosova u la juridikisht nën Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe çarmatosja e UÇK-së. I pari që e pat nënshkruar dokumentin e Rambujesë atëbotë ishte Veton Surroi. Krejt njësoj, ky sërish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesë e marrëveshjeve të reja. Duke konsideruar se banorët e qyteteve tashmë janë bindur, në shënjestër të tij janë fshatrat. Fundja, në negociata shkohet për marrëveshje e jo për mosmarrëveshje. Veton Surroi është njeri i marrëveshjeve. Kjo marrëveshje e re me Serbinë do të ndodhet ndërmjet Pakos së Ahtisaarit dhe qëndrimit të Serbisë e që sërish i bie të jetë qëndrim i Serbisë, meqë gjithnjë brenda suazave të formulës së saj të kahmotshme për ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’. Më shumë se autonomi e më pak se pavarësi është veçse autonomi. Serbia pa dyshim që ia ofron autonominë (që e kishte) Kosovës vetëm dhe vetëm që t’ia marrë atë pastaj mu sikurse bëri në vitin 1989.

Negociatat e mëtutjeshme të paralajmëruara nga ndërkombëtarët e tashmë të pranuara nga vendorët do të sjellin zgjidhje të cilat do të jenë nën Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se të pakënaqurit fitojnë nga vazhdimi i negociatave. E këta janë në politikën zyrtare në Beograd, jo në Prishtinë. Përkundër kësaj, negociatorët kosovar i pranojnë dhe madje i afirmojnë negociatat e reja. Korit të këtyre negociatorëve në fushatën për të promovuar negociatat e reja drejt marrëveshjes së re, në stilin ‘Kosova e mirëpret të ardhmen’ (çfarëdo qoftë ajo), do t’i bashkohen edhe aleatët tradicional: ndërkombëtarët vendas (burokratët e UNMIK-ut) dhe vendasit ndërkombëtar (burokratët e OJQ-ve) . Nëpër shumicën e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorët e ndryshëm ndërkombëtar do të japin paga të majme e fonde të mëdha vetëm e vetëm që qytetarët të rrinë duarkryq. Do të na paguajnë mirë e mirë që të mos bëjmë asgjë. Do të na paguajnë që të sodisim veten tonë në fjalët e tyre. Jo më kot për vite të tëra me radhë e kanë fabrikuar njëfarë shoqërie civile kompradore si lidhje organike e shumicës së OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualëve’ të cilët a priori e dënojnë dhe do ta dënojnë rebelimin dhe ‘dhunën’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janë mbi të gjitha!’ – deklarojnë ata. Po – sepse jeta e tyre është e mirë dhe u dashka të jetë e sigurt, në kohën kur jeta e popullit është e rëndë dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinë e tyre, kurse rendi që sjell ky pushtet siguron rehatinë e tyre. Fenotipi i tyre është i njëjtë. Sikurse edhe ministrat dhe politikanët e tjerë të pasur, edhe këta, kanë dhe janë në botën e tyre të veçantë bashkë me familjet e tyre. Të varfërit i shohin vetëm në televizor ose nëpër statistika. Nëse përjashtojmë këtu lypësit e shtrirë nëpër rrugë nga të cilët ndjehen të bezdisur, atëherë kur rrallëherë ecin këmbë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:25
Alternativat

Përderisa përpiqeshin që ta miratojnë një rezolutë të re për Kosovën në KS të OKB-së, faktorë të rëndësishëm botëror na rrëfenin se si kjo është ‘rruga e duhur përpara’, duke na përkujtuar se alternativa tjetër e kësaj – ajo e shpalljes së (njëanshme të) pavarësisë – na shpie në ndarje të Kosovës, e mbase edhe në një luftë të re. Pra, thoshin se janë dy alternativa: rezoluta për Kosovën ose ndarja e Kosovës. I aludonin, e dikur edhe përmendnin qartazi, këto dy alternativa që të kuptohej se ka vetëm një alternativë – rezoluta e re për Kosovën, pra, mu ajo që po mundoheshin ta arrinin. Rrëfenin për dy alternativa që të kuptohet se ka vetëm një të tillë, dhe kësodore ta përforcojnë drejtimin e tyre që përputhet me atë alternativë e cila asisoj bëhet ekskluzive. Së pari, e reduktojnë realitetin e së mundshmes në alternativat që ata i shfaqin, për t’i totalizuar më pas ato deri në okupimin e përgjithshëm të së mundshmes (sipas tyre). Së dyti, alternativat paraqiten ashtu që shpejt atrofizohen në mendjen e secilit qytetar, për të mbetur në fund vetëm një alternativë e cila përputhet plotësisht me procesin aktual politik të dirigjuar nga vetë ata. Kur e panë se Rusia jo vetëm që nuk po lëshon pe por se as që e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, atëherë konceptualisht propozuan kthimin në të kaluarën – negociatat me Serbinë. Mirëpo, përmbajtësisht propozuan vazhdimin e avazit të vjetër. Pasi që e negociuan copëtimin e brendshëm të Kosovës mbi baza etnike dhe fetare, radhën e kanë negociatat për statusin e Kosovës i cili për rrjedhim tani nuk do të jetë as ai i pavarësisë së mbikëqyrur, por i njëlloj federate me Serbinë. Edhe njëherë, si alternativë tjetër e negociatave të mëtutjeshme drejt fundosjes së mëtejme paraqitet ndarja e Kosovës, pra përsëri po ajo alternativë e mëparshme, e cila shërben si kërcënim për ata që kanë dilema rreth vazhdimit të negociatave.

GN-ja dikur thoshte se nuk po bën koncesione. Kompromiset në Vjenë, GN-ja i interpretonte si një e mirë në vetvete për Kosovën dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, më pastaj u tha se palët nuk arritën të merren vesh dhe, si rrjedhim, në emër të Kosovës që e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise të tjera nëpër draftrezolutat evro-amerikane për KS të OKB-së. E, siç dihet, këto rregullisht hedheshin poshtë nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia kështu donte. Për atë pse Serbia e donte këtë do të përpiqem ta shpjegoj më vonë. Paraprakisht, është e nevojshme që ta trajtojmë temën e ndarjes së Kosovës në kontekstin e këtyre negociatave të reja, apo, siç do të thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi, të këtyre ‘angazhimeve shtesë që po kërkohen’.

Ndarja?

Gjithnjë e më shumë flitet e shkruhet sesi me këto negociatat e reja do të ndahet Kosova. Është interesante sesi mu ata analistë që dikur thoshin se pavarësia është çështje e kryer tash thonë se ndarja e Kosovës është punë e kryer. Ata gabuan atëherë. Ata gabojnë edhe tash. Kësaj radhe gabojnë dyfish. Së pari, ata nuk e kuptojnë se Kosova faktikisht është e ndarë dhe bashkimi i saj nuk bëhet me negociata. Dhe, së dyti, edhe nëse Kosova juridikisht dhe legalisht është një entitet i tërë: ajo s’mund të ndahet me negociata.

Vetëm kur Kosova të jetë shumë afër pavarësisë, vetëm atëherë Serbia do ta dëshirojë fuqishëm ndarjen e plotë, vetëm atëherë Kosova do të mund të ndahej, natyrisht, nëse ne s’jemi të përgatitur për kundërvënie. Kur Serbia ta shohë se përfundimisht po e humbet Kosovën, ajo do t’i angazhojë të gjitha forcat për ndarjen e saj. Një gjë të tillë ajo pak a shumë e ndërmori në qershor të vitit 1999. I koncentroi serbët në veri dhe në lindje të Kosovës në frikë e sipër se (ndonëse asnjëherë legalisht) do të mund ta humb Kosovën faktikisht. Në vitet e mëpasshme Serbia nuk e deshi më ndarjen sepse iu shtuan edhe shanset edhe apetitet për rimarrjen e Kosovës. Tash që me këto negociata jemi duke iu larguar pavarësisë së Kosovës, është naivitet të mendohet se Serbia e do ndarjen. Serbia do ta kërkojë ndarjen vetëm nëse Kosova nis t’i afrohet pavarësisë dhe atëherë kur ajo t’i jetë afruar dukshëm asaj. Tash për tash nuk po duket askund një rast i tillë. Po ashtu, Serbia nuk ka nevojë për veprime ilegale të ndërhyrjes masive në Kosovë. Procesi politik legal është aq shumë në favor të saj. Zyrtarja e lartë e Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq, pat deklaruar hapur se ka qenë sukses i madh i Serbisë hyrja në Kosovë në sferën e shëndetësisë dhe arsimit pa shkrepur asnjë plumb. Vetëm atëherë kur ky proces do të ndryshojë kahje, do të vihen në jetë mjetet ilegale të forcës brutale të Serbisë.

Pra, Kosova nuk do të ndahet (legalisht). Në një kuptim ajo tashmë është e ndarë dhe këtë e përforcon dhe legalizon Pakoja e Ahtisaarit brenda së cilës Kosova mund të futet vetëm e bërë copë-copë. Ndërkaq, në kuptimin e ndarjes së plotë dhe përfundimtare, kjo s’bëhet dot pa pastrim etnik dhe pa luftëra të reja.

Në këtë kohë Serbisë i duhet ndarja e Kosovës në kuptimin e ndarjes së brendshme. Kjo mundëson që ajo ta shantazhojë pavarësimin e Kosovës duke betonuar dhe ndërlidhur enklavat serbe në një federatë të komunave serbe. A nuk ia hap shtegun Serbisë për këtë pikërisht Pakoja e Ahtisaarit? Pse ta ndajë ajo Kosovën kur legalisht mund ta ketë të tërën, ndërsa praktikisht mund ta zgjerojë edhe territorin edhe numrin e komunave me shumicë serbe drejt sajimit të kompaktësisë së tyre territoriale? Bashkësia ndërkombëtare pa dyshim që do ta pranojë një ndarje të brendshme të Kosovës e cila do të arrihej me marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e ardhshme. Me një kusht i cili përputhet me paradigmën e tyre për stabilitet rajonal: që ndarja e brendshme në Kosovë të mos reflektohet edhe në Maqedoninë perëndimore dhe në Luginën e Preshevës. Negociatorët kosovar janë simptoma se një marrëveshje e tillë mund të arrihet. Ata dikur thoshin se Kosova nuk do të ndahet, e tash kanë zbritur në qëndrimin se ndarja nuk është e pranueshme. Po, e di se i kemi dëgjuar shpesh angullimat e politikanëve kosovar dhe të analistëve të afërt me ta se po qe se lëvizin kufijtë e Kosovës (të mos harrojmë se në Debëllde kanë lëvizur që ç’ke me të!), atëherë edhe Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perëndimore do t’i ndryshojnë kufijtë e Serbisë e Maqedonisë. Dhe, e di që po të njëjtit po gargarisin se nëse ndahet Kosova pason reaksioni zinxhiror i llojit të njëjtë në Serbi e në Maqedoni. Në fakt, ata thonë kështu për shkak se nuk mendojnë kështu – ngaqë nuk do të jetë ashtu gjersa nuk ka as plan e as organizim për atë reaksion zinxhiror. Kot thua me fjalë kur nuk jep asfarë shenjash për veprat që do t’i materializonin fjalët. Në Debëllde, para pesë vjetëve, shqiptarëve ua kanë matur pulsin. Pulsi i tyre doli të ishte paimagjinueshëm i ultë. Sot, këta negociatorë kosovar do të bëjnë marrëveshje me Serbinë, duke përfshirë gjithfarë copëtimesh e ndarjesh në Kosovë përderisa ato do të jenë edhe ashtu të brendshme dhe t’iu mundësojnë atyre të thonë se Kosova megjithatë nuk është e ndarë. Edhe Serbisë i konvenon shumë një ndarje e brendshme paqësore e Kosovës në marrëveshje me Kosovën. Serbia nuk do që në këtë fazë të sundojë plotësisht në çdo pëllëmbë të Kosovës ashtu siç donte ajo në kohën e Milosheviqit. Ajo do që ta kontrollojë rreth 30% të territorit të Kosovës, ndërsa pjesën tjetër ta ketë Misioni Civil Ndërkombëtar (MCN). MCN do të jetë njëlloj EUMIK-u: trashëgimtar pasues dhe regjim zëvendësues i UNMIK-ut, përgatitja e zellshme strukturore për të cilin, e nisur qysh para një viti, dëshmon se burokracia ndërkombëtare është thelbësisht një fenomen recidivist. I gjithë angazhimi i MCN-së do të jetë në konservimin, e mbase edhe përjetësimin e gjendjes ekzistuese, e cila për nga forma e rregullimit institucional, administrativ dhe territorial do t’i shëmbëllejë modelit të Bosnjes dhe Hercegovinës. MCN zyrtarisht do ta sundojë tërë territorin e Kosovës, mirëpo, zaten sikurse edhe në rastin e UNMIK-ut sot, kontrolli i tij në 30%-shin serb do të jetë shumë më i butë sesa në 70%-shin shqiptar të Kosovës.

Në këtë mënyrë, Kosova do të përbëhej prej dy pjesëve. Njëra do të ishte realisht Serbi, ndërsa tjetra në Serbi (në njëfarëlloj federate me të) por nën Misionin Civil Ndërkombëtar. Pjesa shqiptare e Kosovës, e cila natyrisht nuk do të quhej ashtu, do të ishte analoge me Republikën Serbe në Bosnje. Kësisoj, do të kemi Republikën Shqiptare në Serbi (që megjithatë nuk do të quhet kështu) dhe Republikën Serbe në Bosnje. Serbia do të vendoste një baraspeshë që do të dukej joshëse sidomos për disa vende evropiane me ç’rast, pas disa vjetëve, pavarësimi i përafërsisht 70% të Kosovës ose bashkimi i saj me Shqipërinë, do të përcjellej me bashkangjitjen e Republikës Serbe në Bosnje me Serbinë. Sidoqoftë, më shumë ka gjasa që këto shkëmbime territoriale të mos ngjajnë fare, por përkundrazi, për shumë kohë të ruhet pat pozicioni. Pra, Republika Serbe në Bosnje dhe ’Republika Shqiptare’ në Serbi. Natyrisht që kjo s’do të jetë kaq eksplicite që në fillim. Për disa vite me radhë një pjesë e shqiptarëve të Kosovës do të kërkojnë që misioni i ardhshëm ndërkombëtar të qëndrojë në Kosovë, duke mos lejuar në atë mënyrë që të shkëputen tërësisht ana veriore dhe lindore e Kosovës. Pra, ngjashëm sikurse boshnjakët që e duan bashkësinë ndërkombëtare në Bosnje, ashtu që Republika Serbe së paku formalisht të mbetet në Bosnje. Ajo që në Bosnje është realizuar përmes pastrimit etnik, në Kosovë do të përpiqen ta bëjnë dalëngadalë dhe legalisht nëpërmjet implementimit të Pakos së Ahtisaarit. Sepse, pastrimi etnik mund të jetë i rrufeshëm por edhe i ngadalshëm, shumëvjeçar. Lloji i parë ngjau në Bosnje, kurse për llojin e dytë po investohet në Kosovë.

Deri kur do të mbetej një Kosovë e tillë e ndarë dhe e përçarë përbrenda nën EUMIK (MCN)? Deri atëherë kur Serbinë, bashkë me Kosovën, do t’i fusnin në BE pas një dekade apo edhe më shumë. Madje, Kosova mund të mbetet edhe ca prapa jo vetëm për shkak të rritjes ekonomike të Serbisë por edhe shembullit të Qipros. Dhe, jo vetëm shembulli i Qipros tregon që, BE-ja nuk është as zgjidhje dhe as zëvendësim për zgjidhjen e konflikteve dhe luftërave që kanë marrur primesa etnike. Sido që të jetë, MCN, një mision ky kryekëput i BE-së, me ardhjen e tij në Kosovë ka edhe dy qëllime tjera jo më pak të rëndësishme.

Së pari, qëllimisht na lënë të gjymtë në mënyrë që ne vetë ta kërkojmë ndihmën e tyre e ata të na sundojnë. P.sh. duke mos na e lejuar ushtrinë tonë, na detyrojnë që ne ta kërkojmë ndihmën e KFOR-it për të na mbrojtur (së paku psikologjikisht) nga Serbia. Ose, duke avancuar e privilegjuar kuadrot e dyshimta vendase që lehtë korruptohen, ata krijojnë përshtypjen te qytetarët se vetë populli nuk ka njerëz të zot e të ndershëm për të qeverisur drejt. Në përgjithësi, burokratët ndërkombëtar të shkuar, të tanishmit dhe ata të ardhshmit e duan jetën tonë të mjerë sepse e duan produktin e tyre. Sipas Aristotelit, mirëbërësi e do jetën e pranuesit të mirësisë të cilën e ka bërë ai, mu ashtu sikurse që poeti e do poezinë e tij. Më shumë e do mirëbërësi atë që e ka ndihmuar sesa i ndihmuari mirëbërësin. Mëshiruesi e do më shumë të mëshiruanin sesa anasjelltas. A nuk e imagjinojnë zyrtarët e UNMIK-ut veten e tyre porsi ky mëshiruesi e mirëbërësi? A nuk është pikërisht kjo mënyra sesi ata ia racionalizojnë vetes pozitën karshi neve? Kënaqësia që ua sjell kjo gjendje i kushtëzon ata që të luftojnë për ta ruajtur këtë marrëdhënie. Që të mund të na duan na japin mëshirë dhe ndihma. Që të na japin vetëm mëshirë dhe ndihma nuk na lejojnë të zhvillohemi, nuk na lënë të lirë që të zhvillohemi.

Dhe, së dyti, misioni i ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë – i cili, pra, do të jetë në i BE-së përmbajtësisht megjithëse jo edhe në emërtim – do që ta farkojë një elitë politike proevropiane në Kosovë. Nuk duan që Kosova të futet në BE me një elitë politike që e karakterizon proamerikanizmi i pakushtëzuar. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush u prit me entuziazëm dhe lule në Shqipëri porse me protesta në dy vendet e BE-së që i kemi në fqinjësi – në Greqi e Bullgari. BE-ja nuk do Kal të Trojës brenda meqë së paku në rrafshin ekonomik ajo i ka konkurrent SHBA-të dhe do t’i ketë edhe në të ardhmen. BE-ja nuk do që ta fusë Kosovën në gjirin e saj pa u siguruar se pushtetin në Kosovë në mënyrë afatgjate do ta kenë forca të reja proevropiane dhe jo aq proamerikane. Kjo është arsyeja pse Serbia është kaq tërheqëse për BE-në. Serbia është antiamerikane, dhe nëse nuk është aq proevropiane, megjithatë nuk është as antievropiane. BE-ja, thjesht, është e zhgënjyer me vendet e Evropës lindore që më shumë e kthejnë kokën kah Uashingtoni sesa kah Brukseli. BE-ja do që ta forcojë politikën e saj të jashtme dhe nuk do çarje të vetes karshi botës, siç ishte rasti në kohën e intervenimit të fundit amerikan në Irak kur Donald Ramsfeld e ndau Evropën në ’të vjetër’ dhe ’të re’.

Përgjithësisht, ky është drejtimi i negociatave të dikurshme dhe të ardhshme për Kosovën dhe shtegu kah po na shpien ato. Po mirë, e luftë a do të ketë? Nëse jo luftë, atëherë ndoshta shpërthim të dhunshëm? Situata mund të shpërthejë pa kontroll dhe asgjë s’mund të parashikohet më, apo jo? Le t’i analizojmë pak në vazhdim edhe këto.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:26
Lufta?

Pa dyshim se lufta është gjithnjë një alternativë dhe madje disi një alternativë jashtë alternativave. Ajo është rruga që besohet se së paku të kthen në udhëkryq. Mirëpo, a thua është kështu edhe në rastin e Kosovës tani? Nuk besoj. Rusia, me sugjerimin e Serbisë sigurisht, me ngulm i ka refuzuar edhe draftet e favorshme për Serbinë që ofroheshin si propozime për rezolutën e re për Kosovën në KS të OKB-së. Përkundër që e dinë mirë se shqiptarëve të Kosovës po u soset durimi dhe se ata megjithatë nuk mund të presin edhe shumë gjatë, Rusia i ka hedhur kategorikisht poshtë ofertat për rezolutë të re të cilat thelbësisht janë mjaft të favorshme për Serbinë. Kjo tregon që Serbia ka plan se çfarë të bëjë në rast të shpërthimit të shqiptarëve. Hezitimi perëndimor dëshmon dy gjëra jo aq të ndryshme lidhur me këtë. E para, se ata janë të vetëdijshëm që Serbia ka plan. Dhe, e dyta, se realisht vetëm Serbia ka plan. Madje, nuk është fare vështirë që të parashikohet ca më konkretisht ky plan i saj. Modeli i viteve të ’90-ta i rebelimit të serbëve në Kroaci dhe Bosnje kur këta shpallnin autonomi e pavarësi atje duke bllokuar rrugët dhe duke vendosur pushtet ushtarak, është fare lehtë i mundshëm në Kosovë. Serbia nuk do ta pranonte se ka ndërhyrë në Kosovë ashtu siç nuk e pranonte dikur as Milosheviqi ndërhyrjen e tij në Bosnje, duke thënë se serbët lokal janë të diskriminuar, rrezikuar dhe të pakënaqur. Natyrisht që Serbia do t’ua dërgonte armatimin shtesë po qe se një gjë e tillë do të ishte e nevojshme, por edhe oficerët dhe planin strategjik me ç’rast asnjërën prej këtyre asnjëherë nuk do t’i shihnim në televizor. Krejt çfarë do të bënte KFOR-i në atë situatë është se do të futej ndërmjet shqiptarëve që mund të sulmojnë (sic!) dhe serbëve të barrikaduar. Dhe, sulmin eventual të shqiptarëve Serbia do të orvatej ta përdorte si arsyetim për ndërtimin e mureve rreth e përqark enklavave (mundësisht sa më të zgjeruara për nga territori) sikurse që kjo tashmë po bëhet me këto zonat e veçanta përreth manastireve në Deçan dhe Pejë por që do të zgjerohet edhe gjetiu në mbi 40 këso zonash anekënd Kosovës. Palestinizimi i Kosovës do të rrumbullakësohej dhe konflikti do të përjetësohej. Po ky skenar do të ishte pothuajse tërësisht i zbatueshëm edhe në rast të shpalljes së pavarësisë nga ana e Kuvendit të Kosovës pa u përgatitur mekanizmat që do të siguronin mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Në rast të një shpërthimi të armatosur të situatës nuk besoj se do të ketë kohë as për riaktivizimin e UÇK-së. Serbia nuk synon luftë të kohës së Milosheviqit në Kosovë, por organizim të serbëve si dikur në Kroaci e Bosnje. E, nëse ajo megjithatë do të intervenonte, vështirë se do të kishte çfarëdo casus belli, lufta do të ndodhte në formën e një blitzkrieg-u disaditor, ngjashëm sikur intervenimi izraelit më 1967 në shtetet përreth apo ai turk më 1974 në veri të Qipros. Për këtë arsye investimi i Serbisë në ushtrinë e saj është dedikuar kryesisht për këmbësorinë dhe armatimin e nevojshëm për të si dhe për 30 bazat lëvizëse ushtarake dhe të xhandarmërisë në Luginën e Preshevës (ndërkohë që Shqipëria lavdërohet për shkatërrimin e armëve të llojllojshme). Më e rrezikuara me këtë rast do të ishte Anamorava, komunat e Burimit, Klinës, e madje edhe ajo e Pejës, por gjithsesi edhe vetë Lugina e Preshevës.

UNMIK-u nuk ndejti duarkryq për tetë vjet në Kosovë. Drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet mekanizmave të tij, dihet që pjesën e TMK-së që nuk e kontrollonte e ka lodhur. Komandantët dhe pjesëtarët e shquar të saj gjatë këtyre tetë viteve i çonte nëpër burgje dhe, më pas, kur dilnin nga burgu e kuptonim se ata tashmë e kishin braktisur TMK-në, me ç’rast menjëherë rraseshin nëpër parti politike (kujto këtu p.sh. gjeneralët Rrustem Mustafa-Remi dhe Daut Haradinaj). Zaten, kjo është veçse vazhdim i Rambujesë. Kur u nënshkrua fundi i ushtrisë çlirimtare, krerët e saj njëkohësisht po bëheshin zyrtar civil të qeverisë së përkohshme para se të formonin më pas edhe partitë e tyre politike. Dikur dorëzoheshin armët dhe hyhej në politikë. Sot, dorëzojnë uniformën dhe hyjnë në politikë. Agim Çeku me këshilltarët e tij janë shembull tipik i këtij kalimi në një variant të butë për dallim nga rasti i lartëpërmendur i Remit dhe Dautit i kalimit në variantin e fortë përmes gjyqeve e burgjeve. Këto tetë vjet kanë shërbyer për të shkapërderdhur dhe shterrur potencialin revolucionar dhe kryengritës në Kosovë. Jo vetëm në Kosovë politika ishte gjyq dhe gjyqi politikë. Edhe Tribunali i Hagës pati këtu një rol të theksuar. Duke mos qenë një gjyq i pavarur, ai u mundua ta kompensojë këtë me paanësinë të cilën e sendërtonte nëpërmjet ngritjes së akuzave për politikanë e ushtarakë të shquar nga të gjitha palët në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Dy procese e goditën rëndë UÇK-në. Në procesin kundër Fatmir Limajt, për shkak të mbrojtjes dhe paraqitjes së tij të dobët dhe jo të denjë, u la të kuptohej gabimisht se UÇK-ja nuk kishte pasur strukturë të qartë komanduese e cila është karakteristikë themelore e ushtrisë dhe se ajo na paska qenë vetëm një mori bandash të paorganizuara. Ndërkaq, në anën tjetër, procesi kundër Ramush Haradinaj mëton që ta paraqesë UÇK-në si kriminale, përmes akuzave për dhunime grash minoritare dhe mizori e tortura ndaj kolaboracionistëve të arrestuar. Shteti është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror e politik. Bërthama e shtetit të ardhshëm të Kosovës do të konsiderohej pikërisht UÇK-ja si organizim që kishte kreun e saj ushtarak dhe politik, ushtarët, strukturën, hierarkinë, gjyqin ushtarak, zonat operative dhe komandat e tyre, armatimin dhe logjistikën, mbështetjen popullore etj. Pasi që e çarmatosën UÇK-në, ngadalë por sigurt, e zhbënë edhe përfytyrimin për të, duke e degraduar nga një ushtri çlirimtare siç ishte, në një shumësi grupesh të pakoordinuara kriminale. Për pasojë, sipas tyre, meqë s’kishte luftë dhe ushtri çlirimtare por konflikt dhe rebelë të armatosur, nuk do të ketë shtet të pavarur e sovran por vetëm federatë me Serbinë, bile edhe me një federatë komunash serbe përbrenda Kosovës. Formula serbe për ‘autonomi brenda autonomisë’ do të mund të transformohet maksimalisht vetëm në ‘federatë brenda federatës’. Asgjë më shumë.

E gjithë puna ilegale e grupeve dhe organizatave të ndryshme shqiptare përgjatë shekullit XX u kurorëzua me lindjen e UÇK-së. Prushi njëshekullor më në fund u shndërrua në zjarr çlirimtar. Dhe, çfarë ngjau? Delegacioni shqiptar në Rambuje, në krye me Hashim Thaçin, këtij zjarri çlirimtar ia hodhi një kovë ujë. E pranuan çarmatosjen e UÇK-së dhe, më pas, transformimin e saj drejt shuarjes së saj. Dëshmorët e dhanë jetën që t’ia vazhdojnë jetën luftës. Jeta e tyre u ndërpre që kjo të mos i ndodhte luftës. U ndal jeta e tyre që të vazhdohet lufta. Hashim Thaçi e bëri të kundërtën. Hashim Thaçi e ndali luftën për ta vazhduar jetën. Ai është anti-dëshmor. Nuk është e rastësishme që Hashim Thaçi pak muaj më parë në një tubim në Pejë deklaronte se nuk ka gjë kundër ‘pavarësisë së mbikëqyrur’ dhe se ai do t’i frikësohej pikërisht pavarësisë pa mbikëqyrje! Ai me të drejtë deklaronte kështu dhe e dinte saktësisht se çfarë po fliste: ai i frikësohet pavarësisë pa mbikëqyrje sepse frikësohet për vete, natyrisht. Në përgjithësi, politikanëve kosovar pikërisht MCN-ja ua zgjat jetën. Pavarësia i mbyt ata. Sepse në atë rast nuk do ta kishin mbikëqyrjen ndërkombëtare mbi popullin që i mbron ata nga populli. Në anën tjetër, e mbase jo aq shumë në anën tjetër ngaqë nuk ka një çarje doktrinare LDK-PDK, për strukturën udhëheqëse të LDK-së, kreun e dikurshëm të së cilës mundohet ta kopjojë Hashim Thaçi (dorën në zemër – jo pa sukses), njëmend nuk ka se çfarë të flitet. Ata duan që të mos marrin vendime. Kjo gjithmonë ka qenë vetë thelbi i tyre: shprehje e një vetëdije të një shtrese të gjërë njerëzish pasivë dhe meskinë. Shumica e tyre vetëm do të sodisin çfarëdo situate dhe në çfarëdo situate. Ata janë spektatorë të pakundshoq. Edhe deportimi që ua ka bërë Serbia në pranverën e vitit 1999 atyre u kujtohet vetëm ashtu siç shfaqej e dukej ai mandej në televizor. Ata nuk e mbajnë mend jetën e tyre, por vetëm transmetimin e jetës së tyre.

Origjina është kriminale, thoshte Frojdi. Grupi Negociator është formuar që të mos ketë tradhtarë. Që të gjithë tradhtarë, andaj askush tradhtar. Grupi Negociator do të kollapsojë jo për shkak se do të dështojë, por për shkak se do të ketë sukses. Ata do të arrijnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Negociatat me Serbinë te Serbia na shpien. Negociatat me Serbinë janë proces regresiv i cili na kthen në të kaluarën. E, në të kaluarën na pret Serbia (dhe terrori i saj). Kjo është arsyeja pse Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh prej fillimit, me emërtim dhe nocione, me strategji dhe aksione, tregon te parimi e jo te qëllimi, tregon te mënyra e jo te rezultati. Andaj koncepti i saj është aq i fuqishëm – ai është koncept i së drejtës. Ajo shënon qasjen e kundërt me atë të politikës zyrtare. Jo negociata (me Serbinë për Kosovën) por vetëvendosje (e popullit të Kosovës). Mbi të gjitha, s’mund të ketë rezultat të duhur – sado që të dëshiruar – me mënyrë të gabuar. Dhe, çështja e Kosovës nuk është fare e ndërlikuar për t’u zgjidhur. Mënyra se si këta negociatorë prej dhaskalësh kinse po përpiqen të gjejnë zgjidhje e komplikon zgjidhjen sikundërqë tashmë edhe ka ngjarë. Kosova nuk është nyjë gordiane por mbase po e shndërrojnë në një të tillë.

Shpërthimi i dhunshëm (për federatë)?

Aktualisht po kalojmë në një fazë shumë të dhimbshme: bashkësia ndërkombëtare në Kosovë po punon për t’i zvogëluar pritjet e popullit të Kosovës. UNMIK-u (dhe jo vetëm ai) nuk po brengoset për cilësinë e përcaktimit të statusit të Kosovës. Pasi që disi na shpallën edhe sui generis, tash për neve s’vlejnë kurrfarë parimesh e kriteresh. Problem shihet pamundësia e menaxhimit të shpërthimit eventual të situatës në Kosovë. Nuk ka shqetësim për përmbajtjen e statusit të ardhshëm, por për kontrollimin e pakënaqësisë! Kjo do të thotë që nëse do të arrinin që ta kontrollonin dhe menaxhonin shpërthimin, atëherë s’do të ishte fare problem për ta kjo shtyrje e pandërprerë. Në synimin e tij për të kontrolluar gjithçka e madje edhe shpërthimin e krizës, UNMIK-u do të përpiqet që me çdo kusht ta shkatërrojë frymën antikolonialiste dhe antiimperialiste që po e sendërton Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ata e dinë mirë që Lëvizja jonë ka goditur aty ku duhet duke e problematizuar sistemin politik, e jo dallimet etnike që veçsa ushqehen nga sistemi politik, prandaj regjimi i UNMIK-ut në luftën kundër nesh nuk do të hezitojë të bëjë edhe projektimin e konflikteve të reja etnike dhe fetare. Imperializmit (jo vetëm rus, apo jo!) i konvenojnë luftërat e vogla lokale dhe të mbyllura. UNMIK-u pa dyshim që është i interesuar që shqiptarët t’i urrejnë serbët në Kosovë (dhe anasjelltas) në mënyrë që të mos e urrejnë atë, dhe ai të ketë përgjithmonë punë këtu. Nëse Serbisë i levërdis një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb në Kosovë për t’i fortifikuar enklavat, gjë të cilën e sjell edhe implementimi i Pakos së Ahtisaarit, UNMIK-ut i levërdis po ai konflikt për t’ia vazhduar vetes jetën së paku edhe për një dekadë në po këtë format. Ka edhe një arsye tjetër jo më pak të rëndësishme, pse Serbisë dhe UNMIK-ut iu konvenon një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb përbrenda Kosovës. Marrëveshja e re ndërmjet Grupit Negociator të Kosovës dhe Serbisë për federatën e Kosovës me Serbinë, për të cilën folëm më lart, nuk është lehtë e nënshkrueshme për shkak të opinionit publik në Kosovë. Nëse paraprakisht do të ngjante një shpërthim kaotik i llojit të 17 e 18 marsit të vitit 2004, pra shpërthim pa kokë dhe organizim politik, atëherë shumë më lehtë do të kalohej te pranimi i federatës, përfshirë këtu edhe disa organe të përbashkëta që i nënkupton federata. Një federatë e tillë do të mund të nënshkruhej edhe më lehtë kur Kosova do të ishte në një gjendje pak a shumë emergjente (që medoemos e imponon shpërthimi) me ç’rast negociatorët kosovar, diku pas këtij preludi prej 120 ditëve, do të mbylleshin në një konferencë ndërkombëtare të ngjashme sikurse Dejtoni apo Rambujeja. Këto organe të përbashkëta të federatës nuk do të ishin të shumta për nga sasia meqë Serbia nuk e do Kosovën në Serbi sa e do Serbinë në Kosovë. Ajo nuk është aq e interesuar që Kosova të jetë në Serbi sa Serbia të jetë në Kosovë. Pra, jo që Kosova të ketë pjesën dhe përfaqësimin e vet në Serbi, por që Serbia të jetë e pranishme dhe të ketë sa më shumë kontroll në Kosovë. Apo, e thënë më saktë, Serbia do që Kosova të jetë formalisht pjesë e Serbisë, formalisht në Serbi, dhe që Serbia të jetë sa më praktikisht dhe konkretisht në Kosovë, mirëpo tash për tash pa u bërë shënjestër shumë e qartë për shqiptarët. Një gjë e tillë, aspak paradoksalisht, iu shkon për shtati edhe politikanëve kosovar të cilët do të mund të thoshin se Serbia nuk është këtu dhe gjithashtu se edhe ata nuk po shkojnë (aq shumë) atje.

Shpërthimet e shpejta në Kosovë që po ashtu mund të ndalen shpejt, duke zbrazur pakënaqësinë si një ventil, nuk janë të pamundshme pikërisht për shkak se UNMIK-u, të cilit ato i konvenojnë porsi Serbisë, ka shumë mundësi për provokimin e tyre si rezultat i pushtetit të tij arbitrar dhe të pakufizuar. Hegjemonia e UNMIK-ut nuk ndodhet vetëm në politikë por ajo shtrihet edhe në shumë sfera të shoqërisë. Armët, paratë dhe propaganda kontrollohen nga ai. Me gjithë këtë varfëri, papunësi dhe zemërim që mbretëron te shumica e popullit, UNMIK-u nuk e ka vështirë që të provokojë xixa shpërthyese. Ata nuk do t’i ndiqte askush për çfarëdo të pabërash që do t’i planifikonin e zbatonin ndërkohë që kanë mundësi të panumërta për të kushtëzuar veprimet dhe sjelljet e të tjerëve. Pushteti arbitrar, siç është ky i UNMIK-ut me imunitetin e tij, është vetë përkufizimi i mohimit të lirisë. Pushteti arbitrar është fuqi pa kufi e cila asnjëherë askund s’mund të jetë legjitime. Ky pushtet është më i rrezikshëm sesa gjendja natyrore në variantin e saj më të keq të mundshëm. Ata pushtetarë janë dëshmi e mungesës së kontratës shoqërore. Legjislacioni, thjesht, nuk vlen për ta. Sikurse çdo regjim tjetër shtypës edhe UNMIK-u shërbehet me formulën ‘përçaj e sundo’. I ushqen përçarjet e vjetra dhe sajon të reja. Qytetari ynë (nga regjimi) identifikohet vetëm etnikisht. Ai është bërë jashtëzakonisht pasiv. Mirëpo, njerëzit në Kosovë janë pasiv pikërisht meqë sistemi është autarkik. Sistemi politik demokratik e bën njeriun qytetar dhe qytetarin aktiv. Despotizmi i shkurajon njerëzit për pjesëmarrje politike. Ata bëhen pasivë e më pas edhe indiferentë. Madje, Alexis de Tocqueville shkruan se “despotizmi e bën indiferentizmin virtyt të popullit.” Për ndryshimin e kësaj gjendjeje, para së gjithash, duhet t’i flakim iluzionet. Nuk mund t’ua heqim privilegjet dhe arbitraritetin pushtetarëve pa konflikt me ta. Ata kanë aq shumë interesa prej të cilave nuk heqin dorë lehtë. Njerëz të ndryshëm në pozita të ndryshme janë ndërthurur organikisht nëpër shkallët e pushtetit ndërkombëtar e vendor në Kosovë. Organizimi i tyre e bën shtypjen dhe korrupsionin të organizuar.

Mirëpo, shtrohet pyetja, çfarë të bëjmë ne, çka të bëjë populli i Kosovës, qytetarët e saj? Po, pra, çka të bëjmë ne?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:27
Pse joviolenca?

Me joviolencë duhet kuptuar grevat, bojkotet, padëgjueshmërinë qytetare, protestat dhe demonstratat. Qendra Ndërkombëtare për Konflikt Joviolent, shpjegon se si shumica dërrmuese e atyre që kanë përdorur aksionet joviolente nuk e kanë pasur joviolencën qëllim në vete. Ata nuk kanë qenë të motivuar nga dëshira për paqe ose nga dëshira për të qenë joviolent. Ata kanë dashur të luftojnë për të drejtat dhe interesat e tyre dhe, me atë rast, kanë zgjedhur mjete të tjera prej armëve dhe bombave – për shkak se kanë vlerësuar se dhuna nuk do të jetë e dobishme ose për shkak se nuk kanë pasur armë në dispozicion.

Ne në Kosovë s’kemi as armë tashmë, e as përvojë të mjaftueshme ushtarake. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, as 1% e popullësisë dhe atë për më pak se një vit – aq sa realisht zgjatën luftimet e ashpra – nuk kanë përvojë të ballafaqimit të armatosur e as përvojë militare. 70% të popullatës në Kosovë janë nën moshën 30 vjeçare. Të gjithë këta s’dinë çfarë është ushtria. Por çfarë kemi ne? Ne kemi shumë njerëz. Dhe, kemi shumë njerëz të rinj. Kjo mbase është edhe krejt ajo që na duhet për të filluar. Nëse Serbia ka përvojë në nisjen e luftërave, Kosova ka në atë të demonstratave paqësore.

Kosova do të kishte shansë në një luftë me Serbinë vetëm nëse Shqipëria dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan do t’iu vinin në ndihmë shqiptarëve nga Kosova për një ballafaqim përfundimtar – shqiptarët kundër Serbisë. Nëse na imponohet lufta, atëherë s’mbetet rrugë tjetër përveçse të luftojmë. Por, do të jenë të dhimbshme dhe të mëdha humbjet njerëzore dhe ato të territorit nëse vetëm shqiptarët e Kosovës ballafaqohen me Serbinë pa përfshirjen e Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve të tjerë nga rajoni. Njëkohësisht, faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar nuk do të brengosen aq shumë nëse shpërthen një luftë e re në Kosovë përderisa ajo mbetet e kontrolluar përmes komandantëve të dëgjueshëm ose të shitur dhe e kufizuar vetëm në territorin e Kosovës.

Ndërmjet pritjes e cila na molis deri në agoni kolektive dhe luftës për të cilën s’jemi të përgatitur – e cila për më keq do të zhvillohej në territorin tonë duke u përcjellur asisoj pashmangshëm me zvogëlim të mëtejmë të territorit tonë – ndodhet rruga e demonstratave. Forma e tyre do të duhej të ishte sikurse ajo në vitet 1988, 1989 dhe 1990. Kur institucionet ndahen nga populli, atëherë populli duhet të bashkohet në rrugë. Populli duhet t’i bllokojë padhunshëm institucionet e atij pushteti që e ka gënjyer dhe vjedhur.

Mjerimi social, ngecja ekonomike dhe zhgënjimi politik gjithnjë e më shumë po njëjtësohen. Pakënaqësia qytetare duhet të veprojë. Demonstratat gjithëpopullore janë mënyra më e drejtë dhe më e volitshme. Ato demonstrata hapur duhet t’i thonë jo negociatave me Serbinë dhe të jenë kundër Grupit Negociator të Kosovës e secilit anëtar aty. Ato demonstrata duhet të jenë për vetëvendosjen e popullit të Kosovës, por edhe për të drejta e liri qytetare, për mirëqenie e barazi. Ato demonstrata duhet ta artikulojnë ndarjen e qartë aktuale të popullit me pushtetin dhe të kërkojnë përmbysjen e marrëdhënies ndërmjet këtyre: jo populli të ekzistojë për hir të pushtetit, por pushteti të jetë për hir të popullit. Çdo demonstratë e cila kategorikisht nuk është e këtillë, do të degjenerojë në karneval. Demonstratat popullore duhet të jenë kundër atyre që e mbajnë gjendjen në të cilën jemi dhe për lirinë që duhet ta kemi. Vetëvendosja është kjo liri. Por, ajo është edhe më shumë se kaq. Vetëvendosja është edhe e drejtë dhe vlerë universale.

Vetëvendosje!

Vetëvendosja e jashtme që nënkupton vetëvendosjen deri në shkëputje është e normuar edhe me vetë dokumentet e OKB-së. Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar si një Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme, numër 1514 (XV), e datës 14 dhjetor 1960, flet për ‘dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur dhe rolin ve¬n¬di¬m¬tar të këtyre popujve në rrugën për pavarësi’; flet se si ‘procesi i çlirimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm’; flet për ‘konfliktet në rritje që sjell mospranimi apo pengesat që ushtrohen ndaj lirisë së këtyre popujve, gjë që përbën një kërcënim serioz për paqen botë¬rore’; flet se ‘mungesa e përgatitjes në fushat politike, ekonomike, shoqërore, apo në atë të ar¬si¬mit kurrë nuk duhet të merret si pretekst për të vonuar pavarësinë’. Etj.etj. Duke e kundërshtuar Serbinë në vendin tonë ne marrim dhe japim shembull nga të gjithë dhe për të gjithë popujt që s’janë të lirë. Duke e kundërshtuar misionin e OKB-së në Kosovë mbrohet OKB-ja në tërë botën.

E kundërta e vetëvendosjes së popullit të Kosovës janë pikërisht këto negociata që po bëhen me Serbinë për fatin e Kosovës. Ato janë negociata ndërmjet të pabarabartëve: Serbia është shtet me qeveri reale; Kosova konsiderohet vetëm provincë, qeveria e së cilës është fiktive. Ato janë negociata pa reciprocitet: po bëhen vetëm për territorin e Kosovës, jo edhe për atë të Serbisë. Ato janë negociata rehabilituese për Serbinë: Kosova plotësonte kushte për këto negociata, e jo Serbia! Aty u barazua krimi dhe gje¬nocidi (shteti i Serbisë) me viktimën (populli i Kosovës) si dhe agresioni me lu¬f¬tën çlirimtare. Ato janë negociata mashtruese: Kosovës nuk i mungon statusi, por popullit të Kosovës i mungon liria. Dhe, ato janë negociata të dëmshme: e nënkuptojnë gatishmërinë për kompromis dhe me vetë fillimin e tyre shënojnë fundin e pavarësisë dhe sovranitetit si mundësi.

Sidoqoftë, edhe vetëvendosja e jashtme mbetet liri formale nëse nuk ka edhe vetëvendosje të brendshme që nënkupton zgjedhjen e popullit për sistemin politik, për qeverisjen dhe mënyrën e qeverisjes së vendit. Hurst Hannum ka shkruar se ‘Aspekti i ‘brendshëm’ i vetëvendosjes mund të shikohet si fundamental për të dyjat: demokracinë politike dhe zhvillimin ekonomik’. Kjo e dyta ka nevojë edhe për kontrollin tonë mbi resurset natyrore (të cilën neve na e mohon AKM-ja) e që gjithashtu është e kodifikuar në Rezolutën 1803 (XVII) të Asamblesë së Përgjithshme. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar ‘të drejtën e popujve dhe kombeve për sovranitet të përhershëm mbi pasuritë dhe resurset natyrore’. Konventat Ndërkombëtare mbi të drejtat humane në Nenin 1(2) afirmojnë të drejtën e popujve ‘për të disponuar lirisht me pasuritë dhe resurset natyrore’.

Realizimi i dy aspekteve përbërëse të vetëvendosjes paraqet themelin e qëndrueshëm për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Pas vetëvendosjes vjen vetëvendosja. Zgjedhja e lirshme e rrugëve për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Megjithëkëtë, cilat do të duheshin të ishin hapat e parë pas vetëvendosjes në një tjetër kuptim, më praktik e konkret, prej atij më lartë?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:27
Pas vetëvendosjes...

Demonstratat për ndryshimin rrënjësor të kursit aktual të politikës nuk duhet të jenë vetëm masive por edhe afatgjate nëse është nevoja. Dhe, aq afatgjate sa të jetë e nevojshme. Ato demonstrata duhet të kërkojnë afatin e përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë që do të përputhej me referendumin për popullin e Kosovës, si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje, si akt konkret politik i lirisë kolektive, si inaugurim i demokracisë që hap rrugën për sundimin e shumicës. Ndërkohë, do të bëhej Kushtetuta e Kosovës, por edhe përgatitjet për bërjen e TMK-së ushtri dhe të SHPK-së polici. NATO-ja le të qëndrojë dhe duhet të qëndrojë në Kosovë, por në marrëveshje me Kosovën (“Status of Forces Agreement” - SOFA marrëveshje siç është rasti p.sh. në Shqipëri e Maqedoni), e jo siç është tash KFOR-i këtu në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës (9 qershor 1999) të bërë me ushtrinë kriminale jugosllave të cilën e trashëgoi Serbia. Çdo mision dhe prani ndërkombëtare në Kosovën e lirë duhet të jetë në marrëveshje me ne. Kosovës i duhet ndihma dhe sugjerimet ndërkombëtare, por jo sundimi ndërkombëtar. Jo misioni sundues i OKB-së në Kosovë, por misioni diplomatik dhe bashkëpunues i Kosovës në OKB. Jo misioni tutor i BE-së në Kosovë, por misioni aderues i Kosovës në BE. Që të dyja këto i mundëson vetëvendosja dhe vetëm ajo.

Misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të jetë i dhunshëm mbasi në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosovës në BE nuk do të ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti për Kosovën. Siç ka shkruar Hurst Hannum: ‘aderimi në një marrëveshje nuk është kufizim i sovranitetit; më parë është mu një ndër aktet sovrane’. Vetëvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.

Pas vetëvendosjes së popullit të Kosovës duhet të mbahen zgjedhje të reja e të lira për pushtetin e vërtetë në Kosovën sovrane. Vetëm atëherë do të mund të kemi zgjedhje njëmend të lira e demokratike dhe pluralizëm politik me parti serioze ideologjike e jo me këso parti të amështa që argalisen. Këto parti që i kemi tash, e mbase edhe parti të reja, realisht do të jenë e do t’i kemi edhe atëherë, por jo me këto udhëheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udhëheqjet aktuale janë të status quo-së, të kësaj situate që atyre iu konvenon. Lëvizja e Kosovës, qoftë kjo në drejtim të kompromisit të ri me Serbinë ose në drejtim të pavarësisë së Kosovës do të shkaktojë tërmete brenda partive. Do të imponojë kurse e udhëheqësi të tjera aty që do të lindin gjatë grahmave të fundit të politikës së kulisave dhe improvizimeve. Partitë që nuk do të ndryshojnë, do të zhduken.

Përfundim

Në Kosovë do të ngjajnë luftëra e gjakderdhje të reja, në dy raste. E para, nëse populli hesht dhe pret tepër gjatë, me ç’rast realizimi i decentralizimit në terren do t’i sjell njerëzit para aktit të kryer kur mbase atyre do t’iu duhet të reagojnë ekstremisht në formën e një saltomortale (kur me gjasë do të jetë tepër vonë). Dhe, e dyta, mospritja e popullit të rezultojë me ndonjë shpërthim të dhunshëm apo konflikt të armatosur që mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashtë dhe i shkurtër në kohë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishëm në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE! beson që nuk duhet të durojmë e të presim por edhe që veprimi duhet të jetë i organizuar, i padhunshëm dhe kundër regjimit, e jo etnive tjera. Pavarësia që vjen nga vetëvendosja e popullit është destinimi i rrugës së lirisë dhe pavarësia që e bashkon Kosovën e ndarë. Pavarësia që vjen nga shpallja formale që mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, vetëm sa do të provokojë shpalljen e pavarësisë që do ta bënin enklavat, e cila pavarësi do të ishte shumë më e njëmendtë sesa ajo e Kuvendit të Kosovës. Në manifestimin e vullnetit të tij në demonstrata populli do ta dëshmonte këtë vullnet por edhe do të shndërrohej në fuqi që e ndryshon gjendjen drejt përputhjes me atë vullnet.

Populli i Kosovës nuk vuan nga narkolepsia dhe as nuk është grigjë. Populli i Kosovës edhe më tutje pret dhe duron por jo pse është i sëmurë, i lodhur ose i pafuqishëm, por kryesisht pse është i mashtruar. E, populli i Kosovës mashtrohet pikërisht sepse është i mirë, sepse lehtë u beson të tjerëve. Mëpastaj, pikërisht besimi i popullit e mundëson gënjeshtrën e të tjerëve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot mu për shkak të inflacionit të besimit të tij në gënjeshtarët e tij.

Është bërë më shumë se mjaft me mbiçmimin e misioneve e diplomatëve ndërkombëtar. Është bërë më shumë se mjaft me nënçmimin e vetes sonë. Kur ta respektojmë veten tonë do të mund të fitojmë edhe respektin e të tjerëve. Njohja e Tjetrit nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tonë dhe nuk i paraprin asaj. Aq më pak ne mund të jetojmë për njohjen e Tjetrit ose në pritje të saj. Në fillim të viteve ’90 LDK-ja shpërfillte faktin e realitetit brutal nën robëri dhe kërkonte njohje ndërkombëtare. Në fund të viteve ’90 politika e UÇK-së iu bashkua LDK-së. E flaku tutje faktin për njohje. Për t’u pranuar ndërkombëtarisht nënshkroi dorëzimin e armëve në Rambuje. U njoh nga faktorët ndërkombëtar me kusht që realisht të mos jetë më!

Koha është tash, jo më vonë. Më vonë mund të bëhet tepër vonë, madje pakthyeshëm vonë. Gjërat e dëshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjërat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen të domosdoshme dhe atëherë kur bëhesh i vendosur për t’i arritur. Të tjerët pastaj do të thonë se ato kanë qenë të pashmangshme.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:28
Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
Shkruar nga Albin Kurti
Friday, 24 August 2007
Aq shumë koncesione ka bërë Grupi Negociator (GN) i Kosovës deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqë tash natyrisht se do të kërkohen koncesione të reja. Duke e parë fleksibilitetin e negociatorëve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kërkuan negociata të reja. Serbia bile kërkonte negociata të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh përfitimin që kishte nga kësolloj negociatash në Vjenë dhe duke qenë e vetëdijshme për inferioritetin e papërmirësueshëm të negociatorëve nga Kosova. Ata realisht ngadhënjyen në këtë betejë të rëndësishme. Tash, e gjithë ajo që quhet bashkësi ndërkombëtare është për negociata të reja dhe ato porsa kanë filluar. Madje është përcaktuar edhe një afat prej 120 ditëve për kohëzgjatjen e këtyre negociatave që për fillim do të kenë formën e diplomacisë fluturuese. Me këto 120 ditë duan ta krijojnë përshtypjen se ka zhvillime, se megjithatë po punohet, se sidoqoftë ka angazhime dhe përpjekje, andaj njerëzit duhet të (vazhdojnë të) presin.


Pra, ata do të shtiren se kinse po bëjnë diçka në mënyrë që të mund të na thonë që ne, populli i Kosovës, të mos bëjmë asgjë. Që të mund ta kërkojnë pritjen dhe durimin, qetësinë dhe heshtjen e qytetarëve të Kosovës, atyre medoemos u duhej të shpiknin ndërmarrjen e ardhshme, farsën e radhës. Pikërisht kështu erdhi ky propozimi për 120 ditë, i cili jo vetëm që synon t’i paralizojë qytetarët por nuk i lejon ata as të presin lirisht. Krejt çfarë duhet të bëjmë sipas tyre është të presim, mirëpo, jo të edhe presim ashtu siç duam vetë ne. Ndonëse realisht s’mund të themi gjë për mënyrën e pritjes përderisa ajo asnjëherë s’është alternativë kundrejt asnjë konteksti, edhe në pritjen e ‘sugjeruar’ (duan të) intervenojnë. U thuhej qytetarëve që duhet të presin fillimin e këtyre 120 ditëve. Tash u thuhet të presin skadimin e 120 ditëve. Më pas, sigurisht, do të kalojnë te premtimet e reja për të rifilluar me negociata të drejtpërdrejta mu ashtu siç ka kërkuar Serbia. S’ka se si të jetë ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me përfundimin e atyre 120 ditëve nuk mbaron ama bash asgjë. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet që po planifikohen tash, edhe njëherë për institucione pa sovranitet, janë të kota. Manipulimi me datën dhe mënyrën e zgjedhjeve – si një aspekt themelor i demokracisë (atje larg diku në botë) – i bën ato kundërproduktive. Vetë shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si një guvernator i kolonisë që është, tha se e sheh mundësinë e zgjedhjeve të reja nga prizmi i ndikimit në procesin e statusit. Ja se çfarë është kjo demokracia pa vetëvendosje të cilën na e rrëfejnë dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnë në nëntor të këtij viti nëse vlerësojnë që në shtator ka potencial për shpërthim të situatës. Zgjedhjet do t’i shtyjnë për pranverë nëse vlerësojnë se atëherë do të ketë mundësi shpërthimi, me ç’rast pakënaqësia kanalizohet në fushata parazgjedhore. Shpërthimin, për të cilin do të flasim më vonë, këta sigurisht nuk e duan tash. Shpërthimin e duan vetëm pas këtyre 120 ditëve dhe atëherë kur të jemi në prag të konferencës së re ndërkombëtare për Kosovën për marrëveshje të re me Serbinë të arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovës.

Ndërkohë, Grupi Negociator nuk do të ketë as mandat e as detyrë të re. Negociatorët kosovar do të orvaten që t’i normalizojnë gjërat jonormale, që të jashtëzakonshmen ta bëjnë të zakonshme. Kush në këmbë e kush me duar, ata qysh tash kanë nisur fushatën që të pranohen edhe negociatat e reja. Më vonë do ta bëjnë edhe fushatën tjetër për pranimin e marrëveshjes me Serbinë, e cila (do të thonë ata) është në ujdi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe (sërish do të thonë ata) e shpie Kosovën (edhe) një hap drejt pavarësisë. Ngjashëm, para tetë vjetëve e gjysmë, këta politikanë u patën ‘konsultuar’ me popullin për dokumentin e Rambujesë të cilin, siç e mbajmë mend mirë, e shitën në emër të ‘referendumit’ që kinse do të organizohej pas tre vjetëve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjëherë. Thuhej se do të merret për bazë ‘vullneti i popullit’ mirëpo mendohej për popullin e tërë Jugosllavisë meqë ne atje as që konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike të problemeve të sotme vijnë nga defektet dhe dëmet e shumta të Rambujesë. Është e domosdoshme që të theksohen gabimet e djeshme për të kuptuar hallet e sotme. Me këtë rast, do të kufizohem duke i përmendur vetëm edhe 13 të këqija të tjera të Rambujesë që na kanë degdisur në tatëpjetën ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen në Rambuje bëhet shkelja e betimit të ushtarit të UÇK-së por madje edhe e referendumit të vitit 1991; bëhet degradimi i luftës çlirimtare në konflikt të armatosur; Jugosllavia, të cilën nuk e pranonte atëbotë as vetë bashkësia ndërkombëtare, bëhet shtet i shqiptarëve përmes katër nënshkruesve shqiptar që pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë; bëhet kategorizimi i popullit shqiptar në Kosovë si bashkësi nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë që më së shumti ishin vetëm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetëror për Kosovën duke paraparë vetëm sigurimin publik për të; bëhet trajtimi i Kosovës si pjesë e Serbisë, përveçse e Jugosllavisë, me ç’rast Kosova duhej t’i dërgonte 20 deputetë në Kuvendin e Serbisë; nuk përmendet askund UÇK-ja – ajo konsiderohet në grupin e formacioneve të tjera; nënshkruhet çarmatosja e UÇK-së; bëhet defaktorizimi i plotë i Kosovës dhe natyrisht se pastaj përfaqësuesit e saj nuk i pyet askush për marrëveshjen në Kumanovë e as për Rezolutën 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjë që e bën Kosovën dhe integritetin e saj territorial shumë të brishtë dhe mundëson autonomi brenda autonomisë; bëhet pamundësimi i mëvetësisë ekonomike të Kosovës, resurseve të saj e i kontrollit të kufijve dhe qarkullimit të mallrave; bëhet pamundësimi i së drejtës së Kuvendit të Kosovës për ndryshime kushtetuese; që prej atëherë çdo dokument në Kosovë bëhet në bazë të marrëveshjes së Rambujesë ose ndonjë dokumenti tjetër që i referohet marrëveshjes së Rambujesë. E gjithë kjo batërdi juridike e politike u hesht atëbotë duke u mbuluar me gënjeshtrën për referendumin pas tri vjetëve; për referendumin që po na mohohet edhe pas tetë vjetëve!

Negociatorët kosovar rregullisht e kanë gënjyer popullin. Pse do të ishte ndryshe tash? Pse do të jetë ndryshe në të ardhmen? Sa më shumë që gënjejnë, aq më tepër zvogëlohen gjasat që të mos gënjejnë edhe herën e ardhshme. Induksioni e thotë këtë. Induksioni s’ka nevojë për përvojën; por, anasjelltas vlen. Të besosh se do të jetë ndryshe kësaj radhe me këta negociatorët kosovar, kjo s’ka kurrfarë shpjegimi racional. Për më keq, gënjeshtra e këtyre politikanëve është e skajshme. Kur ata thonë që s’do të negociojnë për këtë e për atë gjë, kjo do të thotë saktësisht e kundërta: se do ta bëjnë pikërisht atë që thonë se nuk do ta bëjnë (pasi që UNMIK-u të bëjë pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonëse gënjeshtra e tyre është aq e veçantë në kuptimin që është aq larg së vërtetës, megjithëkëtë, ajo na e tregon të vërtetën si asnjë gënjeshtër tjetër. Duke qenë vetë e kundërta e së vërtetës ajo na ndihmon aq shumë, në mos plotësisht, që ta zbulojmë të vërtetën.

Por, le t’i kthehemi edhe njëherë Rambujesë, ku Kosova u la juridikisht nën Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe çarmatosja e UÇK-së. I pari që e pat nënshkruar dokumentin e Rambujesë atëbotë ishte Veton Surroi. Krejt njësoj, ky sërish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesë e marrëveshjeve të reja. Duke konsideruar se banorët e qyteteve tashmë janë bindur, në shënjestër të tij janë fshatrat. Fundja, në negociata shkohet për marrëveshje e jo për mosmarrëveshje. Veton Surroi është njeri i marrëveshjeve. Kjo marrëveshje e re me Serbinë do të ndodhet ndërmjet Pakos së Ahtisaarit dhe qëndrimit të Serbisë e që sërish i bie të jetë qëndrim i Serbisë, meqë gjithnjë brenda suazave të formulës së saj të kahmotshme për ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’. Më shumë se autonomi e më pak se pavarësi është veçse autonomi. Serbia pa dyshim që ia ofron autonominë (që e kishte) Kosovës vetëm dhe vetëm që t’ia marrë atë pastaj mu sikurse bëri në vitin 1989.

Negociatat e mëtutjeshme të paralajmëruara nga ndërkombëtarët e tashmë të pranuara nga vendorët do të sjellin zgjidhje të cilat do të jenë nën Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se të pakënaqurit fitojnë nga vazhdimi i negociatave. E këta janë në politikën zyrtare në Beograd, jo në Prishtinë. Përkundër kësaj, negociatorët kosovar i pranojnë dhe madje i afirmojnë negociatat e reja. Korit të këtyre negociatorëve në fushatën për të promovuar negociatat e reja drejt marrëveshjes së re, në stilin ‘Kosova e mirëpret të ardhmen’ (çfarëdo qoftë ajo), do t’i bashkohen edhe aleatët tradicional: ndërkombëtarët vendas (burokratët e UNMIK-ut) dhe vendasit ndërkombëtar (burokratët e OJQ-ve) . Nëpër shumicën e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorët e ndryshëm ndërkombëtar do të japin paga të majme e fonde të mëdha vetëm e vetëm që qytetarët të rrinë duarkryq. Do të na paguajnë mirë e mirë që të mos bëjmë asgjë. Do të na paguajnë që të sodisim veten tonë në fjalët e tyre. Jo më kot për vite të tëra me radhë e kanë fabrikuar njëfarë shoqërie civile kompradore si lidhje organike e shumicës së OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualëve’ të cilët a priori e dënojnë dhe do ta dënojnë rebelimin dhe ‘dhunën’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janë mbi të gjitha!’ – deklarojnë ata. Po – sepse jeta e tyre është e mirë dhe u dashka të jetë e sigurt, në kohën kur jeta e popullit është e rëndë dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinë e tyre, kurse rendi që sjell ky pushtet siguron rehatinë e tyre. Fenotipi i tyre është i njëjtë. Sikurse edhe ministrat dhe politikanët e tjerë të pasur, edhe këta, kanë dhe janë në botën e tyre të veçantë bashkë me familjet e tyre. Të varfërit i shohin vetëm në televizor ose nëpër statistika. Nëse përjashtojmë këtu lypësit e shtrirë nëpër rrugë nga të cilët ndjehen të bezdisur, atëherë kur rrallëherë ecin këmbë.
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 2 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi