Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:29
Letër e hapur - dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit
Shkruar nga Adnan ABRASHI
Thursday, 13 September 2007
AJO ÇKA THUHET E MERR ERA, NDËRSA AJO QË SHKRUHET MBETET PËRHERË



Të nderuare bashkështetas të mijë shqiptar, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptar, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur,

Më datën 19. 9. 2007, do të filloj procesi i montuar politik gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur kundër tij, ai, aty nuk do të paraqitet si i pandehur, por si i dëmtuar, jo si kriminel por si liridashës dhe zëdhënës real i synimeve të vërteta të popullit të vet, ku përmes organizimit të një proteste gjithëpopullore janë shpalosur kërkesat më të natyrshme dhe civilizuese për pavarësi dhe vetëvendosje. Bilanci i tyre dihej: 2 të vdekur dhe mbi 80 të lënduar.

Ju, në këtë proces do të paraqiteni si dëshmitarë. Shumica do të jeni nga tanët, por do të ketë dhe nga ata të tjerë, ndërkombëtarë. Këtë herë, fare nuk do të merrem me ata dëshmitarë nga radhët e përfaqësuesve ndërkombëtarë, shënjestrën e apelit tim do ta orientoj kah ju, tanët.

Të nderuar dëshmitarë shqiptar në këtë proces të montuar politik,

Atë çfarë ky popull me dhjeta vite përjetoi nga një sundim më i egër dhe një regjim më shovinist në Evropë, sot, me disa metoda të ngjashme por në një mënyrë më perfide, po përsëritet edhe nga ky regjim kinse demokratik i UNMIK-ut, i cili, qe 8 vite është instaluar në Kosovë dhe po luan pamëshirshëm me fatin e popullit tonë shumicë shqiptar.

Të gjithëve, sigurisht ju kujtohen proceset e montuara politike ”famoze” gjyqësore, kundër “iredentistëve”, “terroristëve” dhe “separatistëve” shqiptar, në të cilat u shqiptuan dënimet më drakoniane ndaj “fajtorëve”. Atëbotë, këto gjykata, akuzat e pavërteta kundër këtyre djelmoshave tanë, i mbështetshin në fakte të kurdisura dhe trillime nga më absurdet, e posaçërisht ato bazoheshin në deklaratat e dëshmitarëve të rrejshëm.

Intimisht, gjithmonë jam rrëqethur kur tentoja t’i kuptoj këta dëshmitarë, se si ata munden që me dëshmitë e veta të rrejshme të paraqiten para organeve të instaluar të drejtësisë së pushtuesit, duke deklaruar pa fije turpi, trillime nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm që të dënohen sa më rëndë atdhetarët tanë më të dëshmuar të çështjes kombëtare.

Edhe pse gërditesha me ta, këtë marrëzi të tyre, shpesh tentoja t’i arsyetoja me shantazhe dhe presione nga më drastike që ju bëheshin, duke mos përjashtuar edhe ato fizike, të cilat i ushtronte atëbotë UDB-ja, vetëm e vetëm ta përmbushte farsën formale të mbarëvajtjes, gjoja ligjore dhe të mbështetura në fakte të këtyre proceseve gjyqësore, që kryekëput kanë pasur prapavijë politike.

Ky pushtet i sotëm i UNMIK-ut, me disa metoda të veta të veprimit, si duket, nuk dallon aq shumë nga veprimet mëparshme të Serbisë. Shprehur me gjuhën e plakut tonë popullor të lagjes, mixhës Dilë, këta të tanishmit, njësoj po na “shkërdhenë” por vetëm po i dallon poza e veprimit: ata të parët na kanë “fut” ashiqare dhe ballë për ballë - “përpara”, kurse këta të dytët, pak me një stil më të përsosur dhe jo aq ashiqare,-“nga prapa”.

Sa e sa procese politike gjyqësore janë mbajtur pas lufte në Kosovë, ku në bankën e të akuzuarit ishin veteranët dhe luftëtarët më të devotshëm të UÇK-së? Këso procesesh të montuara, s´patën vetëm përmasa kombëtare por edhe ndërkombëtare, duke na i dërguar komandantët tanë legjendarë të UÇK-së edhe në Gjykatën e Hagës.

Të nderuar dëshmitar shqiptar,

Këso fakte të proceseve të montuara politike gjyqësore, ndaj njerëzve dhe bijve më të mirë të këtij populli, kemi mjaft, dhe secila nga to, në vete ngërthejnë një histori të dhembshme.

Në vazhdim, të ndalemi në këtë proces të fundit, në atë ku ju para altarit të kësaj drejtësie UNMIK-ase, do të paraqiteni si dëshmitarë. Para se ta merrni këtë rrugë më 19 shtator të këtij viti, ju lutem vetëm për një çast, përkujtoni emrat e dy dëshmorëve tanë të fundit të lirisë: Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Ktheni filmin mental të kësaj ngjarje dhe le t’ju ushtoj në vesh deklarata e prindërve krenar të këtyre djelmoshave të viktimizuar mu në lulen e rinisë: “Hallall ju qoftë qumështi i nënës ...ata ranë për idealin e tyre të vetëvendosjes”

Doni ende dëshmi? Ka mjaft?

Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse është kundër bisedimeve me Serbinë, armiken tonë shekullore e cila në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse angazhohet për Vetëvendosje! Pa kusht. Deri në shkëputje përfundimtare. Deri në çlirimin e plotë të vendit. Sepse, asnjë populli nuk mund t'i vendosen kushte për lirinë e vet. Sepse, çdo popull ka të drejtë të dekolonizohet; të jetë përcaktues absolut i kahjeve të zhvillimit të mundësive të veta; i resurseve vetjake ekonomike; i pasurive të veta nëntokësore. Të përcaktojë lirshëm identitetin e tij dhe të kultivojë i papenguar frymën autentike kulturore. Kërkon vetëvendosje, sepse kjo është diçka e natyrshme: është gjë e pritshme të vendosim në interes të vetes më shumë seç do ta bënte këtë gjë tjetërkush dhe gjithkush tjetër për ne.

Të nderuar dëshmitar shqiptar, të këtij procesi të montuar politik.

Dijeni se, mu kjo çfarë predikon Alkbin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje”, janë vetëm stereotipe të synimeve tona të vërteta të brumosura si ideale në ndërvetëdijen tonë kolektive si popull, për të cilat, gjatë shekujve janë dhënë shumë jeta dhe është derdhur shumë gjak. Albin Kurti, është vetëm artikulues i këtyre zërave të natyrshëm latent në brendësinë e ndërvetëdijes së çdo individi që ka në veta gjene të pastra shqiptare. Ai është vetëm shpirti i bashkuar kolektiv në veprim. Andaj, pa marr parasysh dhunën, burgosjet, proceset e montuara dhe viktimat, ideali i “Vetëvendosjes” do të fitoj patjetër, sepse, siç thotë Albini, populli është nisur drejt saj.

Albin Kurti dhe pjesëtarët tjerë nga lëvizja “Vetëvendosje”, janë bijtë dhe bijat më të zgjedhur të popullit tonë. Ky organizëm nuk është vetëm institucionalisht si një lëvizje popullore, por ajo paraqet edhe një universitet akademik ku kaliten dhe përgatiten mijëra e mijëra atdhetarë të rinj, timonier dhe bartës të ardhshëm të proceseve shoqërore - politike në Kosovë. Pra, Vetëvendosja është një kult i edukimit masiv, ku përgatitet një brez i ri i cili është i panënshtrueshëm para emocioneve dhe instinkteve momentale, që refuzon të përkulet dhe nënshtrohet para sakrificave, nuk është pjatalëpirës dhe lajkatar, nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është gjeneratë që është kalitur t’i gjej shkaktarët në pasoja, të dallon realitetin nga iluzionet, të vlerësoj saktë ç'është patjetër për momentin.

Tek ta nuk ka kokëfortësi, por vendosmëri. Ata janë të patjetërsueshëm, sepse në vete ngërthejnë forcën e madhe të realitetit.

- Ja, se pse gjykohet sot Albini Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje”!

- Ja, se në çfarë procesi gjyqësor do të paraqiteni ju si dëshmitarë!

Edhe një kërkesë të vogël kam prej jush, të nderuar bashkëkombës të mi: Para se të shkoni të dëshmoni, kujtoni përgjegjësitë e vërteta të këtij procesi - policët rumun; larg nga vendi veprës së kryer dhe të dekoruar për krimin e bërë. Provoni t’i paramendoni se si ata, duke dëgjuar dëshmitë e juaja të montuara, po ju “zgërdhihen” nga larg, të kënaqur se do t’i rehabilitoni. Nëse në ndërgjegjen tuaj nuk jeni ndjerë ndonjëherë sinqerisht shqiptar, e keni shansin ta bëni atë më 19 shtator të këtij viti! Një fjalë e urtë latine thotë: “Verba volant, scripta ma nent” (Ajo çka thuhet, e merr era, ndërsa ajo që shkruhet mbetet përherë). Mos harroni se në këtë proces, dëshmia e juaj do të shkruhet dhe stërshkruhet jo vetëm nga formalitetet zyrtare gjyqësore, por edhe nga shumë të tjerë...

Dhe për fund, atë që e kamë thënë edhe më parë në shkrimet e mija, po e përsëris edhe këtë herë: Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerëzish, që nuk e di se historia shkruhet SOT, për t’u lexuar NESËR?, se historia ka edhe një taraf tjetër: “PLEHUN E SAJ TË HISTORISË”.

Ju pikërisht në këtë ditë, jen në pozitë që vetë të zgjidhni se në cilin taraf të historisë dëshironi të mbeteni.

Aman, mos e zgjidhni atë të turpit...?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:30
Albin Kurti: Më mbajnë në burg që të mbysin zërat opozitarë në Kosovë
Albin Kurti: Më mbajnë në burg që të mbysin zërat opozitarë në Kosovë
Shkruar nga Besim Abazi www.voanews.com/albanian
Monday, 17 September 2007
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshton negociatat për statusin e Kosovës, zgjohet çdo ditë në orën 6 e 30 të mëngjesit, një shprehi kjo siç thotë ai e mbetur nga burgjet e tij. Tash e dy muaj me radhë ai është në arrest shtëpie, një masë kjo që i është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

Albin Kurti u arrestua më 10 shkurt të këtij viti pas një proteste të lëvizjes së tij, ku gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë humbën jetën dy veta dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Një prokuror amerikan, tha se dy protestuesit u vranë nga plumbat e kauçukut të përdorur nga njësia policore e Rumanisë që shërbente ne kuadër të policisë së Kombeve të Bashkuara. Një tjetër prokuror ndërkaq e akuzon Albin Kurtin në lidhje me këto protesta. Albin Kurti para luftës u bë i njohur si njëri nga udhëheqësit e lëvizjes studentore në Kosovë.

Gjatë luftës ai punoi në zyrën e veprimtarit të njohur Adem Demaci i cili ishte përfaqësues politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në prill të vitit 1999 Albin Kurti u arrestua nga forcat serbe dhe në mars të vitit 2000 një gjykatë në Serbi e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Në dhjetor të vitit 2001 ai u kthye në Kosovë. Nga viti 2004 ai drejtoi lëvizjen vetëvendosje dhe gjatë kësaj kohe u burgos disa herë me radhë.

“Po mendoj se në kohën e Serbisë kam qenë rob lufte e tash jam i burgosur politik, për shkak se mua më mbajnë në burg që t’i frikësojnë qytetarët e tjerë dhe në këtë mënyrë ta heshtin çfarëdo zëri opozitar në Kosovë”.

Tridhjetedyvjeçari Albin Kurti tërheq një paralele ndërmjet zhvillimeve të para dhjetë viteve kur ishte udhëheqës I një lëvizjes studentore dhe ditëve të sotme në krye të një lëvizjeje që kërkon pavarësi pa negociata.

“Ngjashmëria me angazhimin tim politik para dhjetë vjetëve është se edhe atëherë e kishim një sistem që e shtypte popullin edhe tash e kemi një sistem që e shtypë popullin, por dallimi është në natyrën e kësaj shtypjeje dhe shkallën e saj mbase”

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur. Ky propozim sipas Vetëvendosjes nuk ka në vete shtyllat e shtetësisë, ndërsa nëpërmjet decentralizimit krijon mundësi për ndarjen e Kosovës. Sipas këtij propozimi, Misioni i Kombeve të Bashkuara largimin e të cilit e ka kërkuar në vazhdimësi lëvizja vetëvendosje do të zëvendësohet nga një mision i Bashkimit Evropian. Krejt këto të papranueshme për lëvizjen sipas së cilës pavarësia e Kosovës nuk mund të arrihet me negociata dhe se vazhdimi I tyre thotë zoti Kurti është rrugë për të mbajtur gjendjen aktuale në Kosovë.

“Negociatat shtesë bëhen që të krijohet përshtypja se po bëhen përpjekje dhe zhvillime për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, në mënyrë që të kërkohet prej popullatës së Kosovës që edhe më tutje të heshtë edhe më tutje të durojë dhe edhe më tutje të presë e shpresojë se pavarësia vjen nga lart dhe nga jashtë. E lëvizja Vetëvendosje edhe me vetë emrin tregon se ne nuk e theksojmë rezultatin, por mënyrën. E mënyra është e gabuar në rastin e Kosovës. Pra duhet jo negociata, duhet vetëvendosje”.

Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar do të mbështesë çdo veprim të vendosur të popullit të Kosovës për lirinë e tij. Mirëpo, thekson ai, për shkak të mënyrës së si veprohet politikisht në Kosovë, faktorët ndërkombëtarë ushtrojnë më shumë trysni aty ku ka më pak rezistencë e kjo është Prishtina. Sipas tij, pluralizmi politik bëhet i mirëfilltë vetëm pas vendosjes së demokracisë nëpërmjet vetëvendosjes. Ai thotë se zgjedhjet e caktuara për 17 nëntor janë tërheqje e vëmendjes nga çështja kryesore ajo e statusit politik.

“Qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që ta shmangin vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, nga çështja e statusit politik të Kosovës kah votimet për partitë politike dhe në këtë mënyrë energjia të mos kanalizohet në përpjekjet për liri e pavarësi, por në votimet për politikanë të ndryshëm që mbesin në suazat e këtyre institucioneve që edhe janë krijuar edhe kontrollohen prej UNMIK-ut”.

Zoti Kurti thotë se lëvizja e tij është me popullin e Kosovës, ndërsa partitë politike dhe UNMIK-u nuk janë me të. Në Kosovë thotë ai nuk ka përputhje ndërmjet vullnetit të popullit dhe sistemit politikë. Format e veprimit të zotit Kurti dhe lëvizjes vetëvendosje jo rrallë janë bërë objekt debatesh edhe rreth orientimit politikë të tyre.

“Po unë mendoj që neve na kanë vënë gjithfarë etiketash në mënyrë që të na përjashtojnë. Mënyra më brutale e përjashtimit të dikujt ose të ndonjë grupi është duke i vënë etiketa dhe duke vënë në shërbim më pas agjitacionin dhe propagandën. Në lëvizjen tonë ka edhe liberalë edhe socialistë edhe konservativë, që të gjithë jemi bashkë sepse jemi dakord se na mungon shteti, na mungon sovraniteti. Në momentin kur do ta kemi shtetin dhe sovranitetin, në momentin kur do të arrihet dhe realizohet vetëvendosja, atëherë ka shumë mundësi që lëvizja vetëvendosje nuk do të mund të qëndrojë si e tillë”.

Në dalje të ndërtesës ku jeton Albin Kurti ruajnë dy pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ai thotë se ata nuk e ruajnë atë, por sistemin prej tij. Të mërkurën më 19 shtator Albin Kurti pritet të dalë pata gjyqit, për herë të parë për t’u përballur me akuzat kundër tij. Po atë ditë në Londër vazhdojnë negociatat për statusin e Kosovës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:30
Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit në gjykatë
Shkruar nga Albin KURTI
Wednesday, 19 September 2007

Unë s’e pranoj këtë trup gjyqtarësh sepse:

1. Ju nuk jeni të paanashëm – siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor.
2. Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale të cilat m’i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fundamentale.
3. Ju nuk jeni të pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhënë betimin PSSP-së dhe UNMIK-ut, të dy këta të konsideruar të jenë edhe palët e dëmtuara, e edhe ndjekësit në rastin tim.

Më konkretisht, refuzimi im bazohet në faktet e mëposhtme:

Para së gjithash, unë nuk e pranoj këtë panel duke iu referuar parimit të paanshmërisë të përcaktuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 6.1; të drejtës për gjykim të paanshëm neni 6 i së njëjtës, dhe neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes së pafajësisë përderisa nuk provohet e kundërta, e përcaktuar sipas nenit 11 të së njëjtës deklaratë.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore në këtë rast duket ta favorizojnë prokurorinë. Animi i gjyqit u bë evident menjëherë në fazën fillestare të kur gjykatësi iu afrua prokurorit pa prezencën time dhe e pyeti: “ÇKA DËSHIRON QË UNË TË BËJ NË VIJIM”. Amnesty International (AI) ka ripohuar që gjykatësit ndërkombëtar në Kosovë kanë prirje të favorizojnë prokurorinë dhe se paanësia dhe se paanshmëria as që tentohet.

Duke qenë këtu, secili prej juve gjykatësve ka shfaqur pëlqimin për padinë dhe aprovimin e një numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmë e ka ndarë mendjen për mua. Duket se gjykimi tashmë ka ngjarë dhe se ju tashmë e keni marrur vendimin – fajtor është:
Për shembull, përderisa padia thotë qartë që “Z. Kurti nuk është penalisht përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisë” më 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatësit në këtë rast, në mënyrë konsistente dhe që prej fillimit kanë lënë të nënkuptohet që unë jam përgjegjës për këto. Më 17 prill, raporti i përkohshëm i Prokurorit të Veçantë, Robert Deanit, ka qartësuar se përgjegjës për vrasjet e 10 shkurtit kanë qenë policët rumun. Raporti përfundimtar i Deanit i datës 2 korrik, ka identifikuar një shkëputje në zinxhirin komandues, si dhe përgjegjësitë e paqarta operacionale si shkaktarë shtesë. Përkundër kësaj, më 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut që paraqes unë për “organizimin e një tjetër demonstrate të dhunshme e cila do të çonte në humbjen e jetërave të njerëzve”. Çuditërisht, katër muaj pas, më 13 qershor – dy muaj pas raportit të përkohshëm të Deanit dhe nëntë ditë pasi që padia thotë se unë nuk jam përgjegjës për vdekjet gjykatësi Peralta vazhdon t’i ndërlidhë kinse krimet e mia me vdekjet.

Më 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatësi e pranon se përfaqësoj një “model aktivitetesh” që do të “shkaktojnë rrezikim dhe dëmtim të pronës dhe jetës”, dhe se ky model është duke u “përkeqësuar”. Ky përfundim ofendues bëhet pa e shpjeguar se në çka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrë në jetën time nuk kam lënduar njëri e as që jam akuzuar për lëndimin e ndokujt. Ashtu siç kurrë në jetën time nuk kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm apo dëmtuar pronën në masë të madhe. Duke i bërë këto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshëm aktivitetet e mia të mëparshme dhe po përdor këtë përfytyrim të pavërtetë për të paragjykuar karakterin tim dhe për të parashikuar veprimet e mia të ardhshme.

Një premisë kryekëput e pavërtetë e padisë është parashikimi i veprimeve të mia, madje edhe faji, bazuar në fajin tim të presupozuar nga demonstrata e 28 Nëntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjëherë është bërë drejtpërdrejt, e ndonjëherë tërthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dënuar apo shpallur i fajshëm për ndonjë gjë që ka të bëjë me demonstratën e Nëntorit. Edhe sipas standardeve të sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund të shfrytëzohet si “provë” në këtë rast.

Arsyeja e dytë e refuzimit të këtij paneli gjyqtarësh është që, duke qenë këtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe një numër parregullsish në procedimet e rastit kundër meje. Procedimet kanë shkelur të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar në nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po të njëjtës deklaratë; parimi i ruajtjes së pafajësisë përderisa të provohet fajësia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me të drejtën e burgosjes së drejtë dhe gjyqit të paanshëm.

Unë nuk përfaqësohem këtu nga askush përveç vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtës, është emëruar nga ju, dhe unë nuk e njoh atë. Materialet për rastin sugjerojnë se kjo mosnjohje është reciproke, dhe se përkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim është i dobët: ai kishte munguar gjatë marrjes në pyetje të një numri dëshmitarësh, në rastet tjera të marrjes në pyetje ai kishte ikur në gjysmë të procesit, dhe në ato pak raste që kishte qenë i pranishëm, kishte shtruar pyetje të pakëta dhe të brishta. Kjo edhe më tepër e shkel parimin e barazisë së palëve.

Që më 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetësimin pse dëgjimet e rastit tim nuk kanë qenë të hapura për publikun, kanë filluar para se të deklarohen akuzat kundër meje, dhe për faktin se nuk jam lejuar të marrë pjesë në to. Gjatë kohës sa isha në paraburgim, FNH-së iu ndalua qasja për të më vizituar në burg, kurse KMDLNJ-së iu lejua që të më vizitonte por vetëm një herë në muaj. Njerëz tjerë, sikur William Walker menjëherë u lejuan të më vizitojnë vetëm për të bërë trysni që të mos organizojmë demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetësimin edhe për bazën ligjore të paraburgimit tim para gjykimit. Për më tepër, nuk ka kurrfarë justifikimi për kufizimet rigoroze gjatë arrestit shtëpiak. Unë jam personi i parë gjatë tetë viteve të fundit i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak me roje 24 orëshe policore te dera. Gjatë arrestit të parë shtëpiak, jo vetëm që nuk më është lejuar dalja nga shtëpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe me të gjithë personat tjerë përveç tre prej katër anëtarëve të familjes sime. Këto kufizime ma kanë shkelur të drejtën në paraburgim të drejtë (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinë e të shprehurit dhe shoqërimit. Siç ka theksuar AI, paraburgimi nën kushte të tilla rigoroze, posaçërisht para ngritjes së akuzës, është privim flagrant nga liria.

Siç është cekur nga FNH, nuk është e qartë pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe më serioz është fakti se as unë (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar për këtë kategorizim dhe implikimet që ai ka. Kjo e shkel parimin e palëve të barabarta. Nuk më është lejuar të apeloj kundër këtij vendimi, siç nuk më lejohet të apeloj kundër vendimit final në këtë rast, madje as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çka është më e rëndësishmja, do të duhej të isha gjykuar prej vendasve të mi. Ju jeni gjyqtarë ndërkombëtar me pak ose aspak njohuri për politikën dhe kulturën e Kosovës, historinë e demonstratave këtu dhe efekteve të tyre politike, apo shoqërinë tonë të pasluftës. Njëkohësisht nuk keni fare njohuri për luftën time të padhunshme dhjetëvjeçare për çlirim nga Serbia dhe me platformën time koherente politike. Ju jeni të huaj edhe ndaj historisë sime dhe historisë së popullit tim – pushteti juaj ju mundëson suspendimin e asaj historie.

Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarëve, është se ju nuk jeni të pavarur. Ky rast është njollosur prej konflikteve serioze të interesit dhe shkel shumë prej të drejtave të mia fundamentale: të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; të drejtën për gjykim të paanshëm dhe parimin e ruajtjes së pafajësisë deri në shpalljen i fajshëm, nenet 9 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshëm. Gjyqi vazhdimisht është ankuar për qëndrimin tim shpërfillës ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por në të vërtetë, janë zyrtarët e “drejtësisë” në këtë rast që kanë treguar përbuzje ndaj meje duke m’i shkelur të drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndërkombëtar ia ka bërë betimin PSSP-së i cili po ashtu renditet si palë e dëmtuar në këtë rast. PSSP është ai që ju emëroi, ashtu siç i emëroi të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar në Kosovë. Prandaj ky rast është njollosur nga anime të pështira dhe konflikte interesi, përderisa UNMIK-u gjendet si palë e dëmtuar, palë akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqësor në Kosovë është pjesë e Shtyllës së Parë të UNMIK-ut prandaj është i gërshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje të pushtetit, gjë që paraqet një prej parimeve themelore demokratike. Siç është bërë e ditur prej FNH-së dhe Human Rights Watch, gjyqësori në Kosovë nuk është mjaft i pavarur, i përgjegjshëm dhe transparent. Asnjëri prej jush, gjyqtarë (as ju prokurorë) nuk jeni të përgjegjshëm ndaj popullit tim. Të gjithë jeni imun ndaj ligjit të cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarë mekanizmi llogaridhënieje që të mbikëqyrë veprimet tuaja. Një pushtet i tillë arbitrar s’mund të jetë legjitim.

Përqendrimi i punës time ka të bëjë me kundërshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-së si shprehja më e e lartë e rendit antidemokratik. Unë e konsideroj përgjegjësi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, të tregoj mospajtueshmëri ndaj tij, ta kundërshtoj paqësisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypëse dhe autoritetet jopërfaqësuese. Kjo e bën paanshmërinë në gjykimin tim përbrenda këtij sistemi absolutisht të pamundshme.

Që prej demonstratës së 10 shkurtit, një numër përfaqësuesish të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë dhënë deklarata publike diskredituese për mua dhe VETËVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si të dëmshme për procesin e statusit të Kosovës. Në deklaratën e parë të Ekipit të Unitetit pas demonstratës së 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, me ç'rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë (…) krijuan tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Shefi i Zyres Britanike në Prishtinë, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri ka gënjyer në TV dhe ka thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Në muajin gusht, pra shumë më vonë, zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani ka thënë se unë e “kam udhëhequr një protestë të dhunshme” dhe ka nënkuptuar se unë isha përgjegjës për dy vdekjet. Ajo çka mendojnë këta zyrtarë është që veprimet e mia të kundërshtimit të padhunshëm demokratik po i dëmtojnë vetë ata, autoritetet që po lëshojnë deklarata të tilla. Gjatë kësaj periudhe të negociatave për statusin, të cilat i kundërshtoj fuqishëm, është në interes të këtyre autoriteteve, duke përfshirë këtu UNMIK-un, që ta heshtin zërin tim dhe të më izolojnë prej popullatës e cila potencialisht mund të më bashkohet për t’i kundërshtuar ata. Siç ka vlerësuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar një “kulturë të shtypjes sistematike” të kriticizmit në mënyrë që ta paraqesë Kosovën si tregim të suksesshëm.

Ju, gjyqtarë dhe prokurori jeni pjesë e UNMIK-ut. Ju, jo vetëm që keni pranuar shpifjet e bëra në shtyp, por ju edhe i keni përfshirë ato në qasjen tuaj për rastin tim. Për shembull, më 7 maj 2007, prokuroria në mënyrë eksplicite përdori angazhimin tim politik si një argument për vazhdimin e paraburgimit. Gjatë qëndrimit tim pesëmujor në burg, prokurori më mori në pyetje vetëm një herë (më 1 mars 2007) për gjysëm ore, që tregon se izolimi ka qenë prioritet më i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit për ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e përkufizoi reagimin e policisë si joproporcional, të evitueshëm dhe të panevojshëm, dmth. ilegal, nuk është konsideruar në rastin tim. Përkundër përfundimeve të raportit të Deanit për reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunën policore, jam unë dhe jo policët ata që akuzohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe thirrjes për dhunë. Krejt kjo e ndriçon njëanëshmërinë dhe mungesën e pavarësisë së gjyqit.

Mungesa e pavarësisë në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është po ashtu evidente në portretizimin e VETËVENDOSJE!-s në këtë rast. Sistematikisht dhe që nga fillimi VETËVENDOSJE!-n e kanë paraqitur si kriminale, vandale dhe të rrezikshme, e cila nuk synoka asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka për intencë të më kriminalizojë mua dhe ta margjinalizojë lëvizjen duke e paraqitur atë si të skajshme. Në të vërtetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike e padhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet që të jetë në VETËVENDOSJE!. Qëllimi ynë konkret është mbajtja e referendumit për popullin e Kosovës, duke e bërë statusin e Kosovës vendim të popullit, dhe jo vendim të burokratëve të papërgjegjshëm. Fokusi ynë është që të problematizojmë sistemin politik (duke kundërshtuar UNMIK-un si administratë neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaçërisht gjatë kësaj kohe politikisht të ndjeshme, ne besojmë që është me rëndësi orientimi demokratik i pakënaqësisë politike e shoqërore të popullit kundër regjimit dhe jo kundër grupeve etnike.

Qëllimi i demonstratës sonë të 10 shkurtit ishte veçanërisht shprehja e pakënaqësisë sonë politike ndaj negociatave për statusin me Serbinë dhe kundër rezultatit të tyre (pakos së Ahtisaarit), e cila besojmë që Kosovës nuk do t’i sjellë asgjë përveç konflikteve të përtërira dhe krimeve të gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lëndua në demonstratat e VETËVENDOSJE!-s, kurse atë ditë ishte policia që shkaktoi rrezik të përgjithshëm, dëmtim, lëndime dhe vdekje, e jo ne. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionet tona kanë respektuar parimet e lëvizjes sonë, përfshirë këtu edhe thirrjen për sjellje të padhunshme. Këto parime janë përfshirë edhe në materialet e prokurorit për rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lëvizjes na janë akorduar sipas Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në nenin 20 dhe në Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e këtyre, dhe etë drejtave tjera, për hatër të interesave apo levërdisë politike është e papranueshme. Në demonstratën e 10 shkurtit këto të drejta na janë mohuar kolektivisht. Kurse në rastin tim më janë mohuar individualisht të drejta universale njerëzore.

Unë nuk ju pranoj juve, gjyqtarë të këtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinë dhe avokatin që ma keni caktuar. Unë nuk e pranoj këtë gjyq. Ju nuk jeni të paanshëm dhe as të pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkëpjesëmarrës të këtij procesi diskriminues kundër meje, duke m’i shkelur të drejtat dhe liritë e mia fundamentale. Mbi këtë arsye, kërkoj që ky rast të shfuqizohet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:31
KMDLNJ gjykimin ndaj Albin Kurtit e cilëson si proces të montuar politik
KMDLNJ gjykimin ndaj Albin Kurtit e cilëson si proces të montuar politik
Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
Thursday, 20 September 2007
KMDLNJ pohon se në gjykatën e Qarkut në Prishtinë kryesuesi i trupit gjykues Mauricio Salustro nuk e lejoi liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ta lexojë mbrojtjen e tij me pretekst se aty nuk ka asgjë relevante duke ia mohuar kështu të drejtën e Kurtit ta paraqesë mbrojtjen e tij. Gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar meqë Albin Kurti nuk e pranon atë trup gjykues dhe mbetet që kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë vendim për caktimin e një trupi gjykues tjetër. Nëpërmjet një deklarate, KMDLNJ e cilëson këtë gjykim si proces të montuar politik që nga fillimi i tij, sepse, siç pohon, përgjegjësit kryesorë për vrasjen e protestuesve paqësorë janë larguar nga Kosova. Edhe përgjegjësit për ushtrimin fizik të dhunës ndaj protestuesve paqësorë të "Vetëvendosjes", pjesëtarët e SHPK së nuk janë marrë asnjëherë në përgjegjësi dhe tani janë si palë e dëmtuar dhe si dëshmitarë, pohon KMDLNJ dhe thekson se kërkesat e Albin Kurtit janë "ekskluzivisht politike", andaj "synohet të mohohet liria e shprehjes, liria e organizimit dhe liria e protestimit në mënyrë paqësore si edhe veprimit politik alternativ". KMDLNJ pohon se "Albin Kurti po keqtrajtohet nëpër burgje hetuese dhe arreste shtepiake vetëm se vlerësohet se është pengesë për proceset aktuale politike e jo pse ka kryer ndonjë vepër penale". KMDLNJ gjithashtu gjykon sjelljet e pjesëtarëve të SHPK së që e pengonin Albin Kurtin t'i japë deklaratë mediave, sepse nuk i është kufizuar kontakti me media.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:31
JO NDERPRERJE, POR LIRIM PER PAFAJESI

21 shtator 2007

Jakup Krasniqi

Duke përcjellur gjyqin ndaj Albin Kurtit, duke parë për të satën herë reagimin e pahijshëm të policisë, arrogancën e gjyqtarëve rreth këtij rasti, e mbi të gjitha aktakuzën e ngritur për këtë rast, që është krejt absurde, jo vetëm përkrahësit e “Lëvizjes Vetëvendosja”, por çdo qytetar i përgjegjshëm s’ka si mos të reagojë dhe të kërkojë jo ndërprerjen e gjykimit përkohësisht, por lirimin e Kurtit për pafajësi pa asnjë hezitim. Vetëm kështu gjyqësia do të tregonte se është e pavarur nga politika sunduese në Kosovë. Politikë, kjo, e trashëguar, e aplikuar dhe deri e inkriminuar shumë nga sistemi i kaluar politik e gjyqësor, sistem i cili është dënuar që në origjinën e tij diktaroriale, nga e tërë bota demokratike.

Fillimisht, përtej çdo keqkuptimi dhe keqinterpretimi të mundshëm spekulativ, nuk jam dakord në shumëçka me “Lëvizjen Vetëvendosja”, as me bindjet politike të Albin Kurtit. Por, ai dhe kushdo tjetër, duhet të jenë të lirë për të shfaqur bindjet politike jo të dhunshme, si çdo grupacion tjetër politik në Kosovë. Në cilin vend të botës, demokracia burgosë njerëzit për bindje politike?! Kjo, tani, fatkeqësisht akoma mund të ndodhë vetëm në vendet diktatatoriale, në anë të ndryshme të globit, ku ende sundohet me mentalitetin dhe normativat arbitrare të totalitarizmit, por assesi në vendet e botës demokratike. Kjo nuk guxon të ndodh as në Kosovë. Nuk pajtohem me “vetëvendosjen” e Albin Kurtit, sepse nuk ka formë më të fuqishme të vetëvendosjes se lufta çlirimtare e një populli për liri, pavarësi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovës ka vendosur për fatin e tij me luftën çlirimtare të UÇK-së për Kosovën shtet të pavarur e sovran. Megjithatë, ai e ka të drejtën të duket ndryshe nga partit tjera politike në Kosovë, edhe nga partitë e pasluftës. Pse dikush të ketë të drejtën të jetë lidhje demokratike e Dardanisë, me një bagazh të shkeljeve ligjore, të verifikuara edhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, gjerësa Kurti mos të ketë të drejtë të ketë lëvizjen e vetë për “vetëvendosjen” të popullit të Kosovës për të ardhmen e tij?! Pse parti të tjera politike mund të jenë të lidhura, ku fshehtas e ku fare haptas, me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe të vazhdojnë të “qeverisin” me Kosovën, në të gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqësia në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë, nuk merren me të gjitha format e krimit të organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze të krimit, kontrabandës e të korrupcionit, por i lënë grupet mafioze të sundojnë lirshëm në Kosovë? I lënë lirshëm të na e dëmtojnë të sotmen tonë, e të na e rezikojnë seriozisht edhe të ardhmën e fëmijëve tanë. E në anën tjeter, pa të drejtë, arrestojnë Kurtin dhe protestuesit e tjerë, që nuk fshihen prapa politikës dominuese të krimit të organizuar në Kosovë?! I burgosin, sepse nuk kanë të organizuar formacione të parapolitikës, formacione që do t’i përzgjedhnin drejtuesë të institucioneve ekzekutive në Kosovë. Pse policia e gjyqësia në Kosovë nuk i shkon deri në fund zbardhjes së rastit të Triumfit, i cili ra viktimë, në pikë të ditës, pse luftoi krimin e organizuar të lidhur me kapobandat e politikës sunduese në Kosovë?! Politikë, e cila, për vite të tëra është paraqitur e vetëvajtuar si e viktimizuar. Pse kryepolicë ndërkombetarë e vendorë, angazhohen që rastin Triumfi, ta mbyllin si çështje private? Cila politikë a politikan është vënë në mbrojtje të krimit politik?! Pse ngatërohet jo njëherë, viktima me viktimizuesin dhe nuk adresohet, por devijohet përgjegjësia?!

Jam i bindur se bindjet politike të djemëve të “vetëvendosjes” nuk mund e nuk duhet të luftohen me polici dhe gjyqësi, me kerbaq e me “drejtësi”. Arroganca policore dhe gjyqësia e kerrbaqit janë ajami më i mirë për t’u kultivuar e rritur padrejtësisht e drejta e “Lëvizjes së Vetëvendosje” në Kosovë. Bindjet politike, edhe kur degjenerojnë në dhunë, siç ishte rasti me “lëvizjen vetëvendosja” dhe kundërvënia e nevojshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm me mjete, me bindje dhe me argumenta politike, që janë të bollshme, kundërvenia e të cilave kërkon, vetëm njohjen dhe parimin e kundërvënies, gjithmonë brenda normave dhe standardeve të demokracisë. Albin Kurti nuk guxon të jetë në asnjë lloj burgu, as në atë shtëpiak. Albin Kurti duhet të bindet se rruga që ka zgjedhur ai, është rrugë e tejkaluar, rrugë e shekullit XIX dhe e gjysmës së parë të shek. XX. Shekulli ynë ka oferta tjera, ka ofertën e globalizmit?! Albini duhet të jetë i lirë për t’i zhvilluar idetë dhe bindjet e tij politike edhe kur nuk i pëlqejnë klasës sunduese në Kosovë. Gjyqi nuk duhet ndërprerë për të rifilluar, ai duhet ndërprerë përfundimisht, për të mos vazhduar traditën e zvarritjes, të dështimit dhe të turpit gjyqësor në Kosovë. Policia dhe gjyqësia kosovare duhet të vihen në ndjekje të krimit të organizuar, të instaluar në të gjitha nivelet e institucioneve në Kosovë, vendore e ndërkombëtare. Për këtë investoi komuniteti ndërkombetar, për këtë investojnë qytetarët e Kosovës - për ndëshkimin e krimit e të kriminelëve edhe atëherë kur është i veshur me pushtet politik e parapolitik.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:32
Kërkesa E Jakup Krasniqit Për Lirimin Dhe Pafajësinë E Albin Kurtit Njëkohësisht Mosp
KËRKESA E JAKUP KRASNIQIT PËR LIRIMIN DHE PAFAJËSINË E ALBIN KURTIT NJËKOHËSISHT MOSPËRKRAHJA E IDEALEVE TË TIJ ÇLIRIMTARE ËSHTË NJËANSHME E PAPRANUESHME DHE CINIKE!

Duke lexuar shkrimin e Jakup Krasniqit me titull: “Jo ndërprerje , por lirim për pafajësi”, të botuar në gazetën “Lajm” më datë 21 shtator 2007, vendosa të bëjë këtë:

REAGIM
Paraprakisht, dua t´i përkujtojë lexuesit se qëndrimet e “hedhjes në valle” sipas melodive të huaja të lojës së politikanëve pacifistë dhe të atyre të ish-krahut të luftës, ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë tejet të pasinqerta.

Derisa, të parët ose heshtin dinakërisht ose janë tejet të egër nëndheshëm, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe këtij djaloshi trim dhe vizionar, “opozitarët” në parlamentin “kukull” të Kosovës, përgjithësisht e ndjekin një linjë tjetër “taktike” sipas variantit të maksimës popullore “ngrehe perin e mos e këput”, këta “largpamës” në politikën e pajtimit me të keqen pas luftës, jo rrallëherë hiqen sikur e mbrojnë Albinin si person, por e akuzojnë ashpër për bindjet e tij politike, bile edhe deri në sulmet fizike të bashkëveprimtarëve të tij siç qe rasti në Mitrovicë, kur rojet e krisura të H.Thaçit, në prani të tij, i përgjakën djemtë e L.V. vetëm pse guxuan ta kundërshtojnë mashtrimin që ky manipulator i rryer dhe i etur për pushtet, po tenton t´ia bënë popullit duke i prirë i krekosur mjerueshëm, “Grupit të Hunjitetit”në Vjenë e gjetiu duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme kombit shqiptar.

Kur ne e quajtëm këtë klikë kolgomeartore, “Grupi i Hunjitetit”, mbase koha po na jep të drejtë sepse ky grup herë hapur e herë maskuar politikën e tij po e zhvillon jashtë normave demokratike, pra me lotsjellës, plumba e me hunj në krah...
Duke e bërë këtë fatkeqësisht po tregojnë se janë zhytur deri në fyt në batakun e interesave personale, partiake e të tjera labirinte si këto, këta mjeranë politikë e kanë humbur kontrollin fillimisht mbi vetveten e pastaj mbi popullin që aq shumë u besoi, por këta devijatorë të së vërtetës “opozitarët” e karrigeve të pushtetit pa shtet, ia bënë pabesinë duke pranuar që të bëhen marioneta të një partie si ajo e LDK-së, e cila me politikën e saj reaksionare aq shumë fatkeqësi i solli popullit dhe vet këtyre dikur u bëri aq shumë ndërkëmbëza...

Qëndrimi i Jakup Krasniqit, kur deklarohet: Jo ndërprerjen dhe lirimin Albinit”, në dukje qe i guximshëm, por qëndrimi se: “nuk jam dakord L.V. as me bindjet politike të Albin Kurtit qe hiq më pak se bindje e tij kundër-shkencore dhe qyqarllëk i madh politik.

Duke u deklaruar kështu ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka rrëshqitur keq në akullnajën e luftës së partisë tij për ta mashtruar e pastaj për ta stabilizuar rininë dhe popullin e Kosovës, për t´u pajtuar me rikolonozimin e unmikistanit që po ia bënë jetën kaq të vështirë një populli liridashës.

Jakup Krasniqi, ka rënë në kurthet e egra të një politike “globaliste” e cila aq pamëshirë po e dhunon të drejtën e popullit tonë për VETËVENDOSJE , për të cilën sot po lufton me mjete paqësore, L.V. dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti. Por, zotërinjtë e status-quos , harrestarët e së kaluarës së afërt tragjike të Kosovës me vise, po harrojnë se; kur gjatë viteve 90-ta, politika pacifiste duke bërë sehire të vendnumërimeve në histori e detyroi rininë heroike t´i thyej bllokadat e brendshme dhe të jashtme; fillimisht të protestojë me forma paqësore për çlirimin e vendit, të cilin e kishte ngulfatur aq pamëshirë politika e Beogradit e Prishtinës dhe ajo e Tiranës , nën udhëheqjen e Millosheviqit, dhe pacifistëve, Rugova , Berisha & Co, pastaj, u detyrua t´i ndërrojë veprimet e luftës çlirimtare, kjo s´do të thotë se nesër nuk mund të përsëritet kjo histori; kur politikanët e kupolës nën ombrellën e UNMIK-ut, sikur ata dje nën kupolën e ombrellës së Beogradit, po ia krisin gjumit, kudo në trojet shqiptare, nuk po tregohen të denjë ta kundërshtojnë prapakthimin e madh në histori i cili i ka rrënjët e pista që nga Konferenca famëkeqe e Rambujes e deri tek Paketa e Ahtisarit. Kjo, është kurora e politikës së tyre e turpshme e dështimit e politikës së tyre lavire.

Të pajtohesh sot me politikën e UNMIK-ut, e cila bazohet sipas rezolutës 1244, e cila ia njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe të mos e përkrahësh bindjen politike të Albin Kurtit për VETËVENDOSJEN, nuk e meriton nderin të quhesh “krah i luftës” në këtë kohë kur aq shumë po abuzohet në emër të asaj lufte, mendoj që më e drejtë dhe e bazuar në faktet do të ishte që ky brez i udhëheqësve të asaj lufte të quheshin ish-krahu i luftës. Them kështu sepse këta zotërinj nuk e quan deri në fund amanetin e shokëve të tyre të rënë në beteja për ta bërë Kosovën shtet sovran ose për ta ribashkuar me Nënën Shqipëri. Kujtoj këtu deklaratën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqit, i cili nën zjarrin e betejave deklaronte: “Ne do t´i çlirojmë territoret shqiptare deri tek “Molla e Kuqe”. Kjo, qe njëra nga zotimet e cila buronte nga betimi i ushtarëve të UÇK-së së lavdishme të cilët zotoheshin se do të luftonin për ribashkim kombëtar. Ia përkujtoj këtu z. J. Krasniqi se L.V. angazhohet pikërisht për këtë të drejtë kaq fisnike dhe të ligjshme që populli shqiptar të vendosë vet për ardhmërinë e tij – si çdo popull tjetër liridashës e jo për të vendoset në kancelaritë evropiane e gjetiu nga një grup diplomatësh “demokratë” që vet e kanë shkelur me të dy këmbët këtë të drejtë kaq madhore.

Më tej z. Jakup Krasniqi deklaron: “ Nuk pajtohem me “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit , sepse nuk ka formë më të fuqishme të vetëvendosjes se lufta çlirimtare e një populli për liri, pavarësi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovës ka vendosur për fatin e tij me luftën çlirimtare të UÇK-së, për Kosovën shtet të pavarur e sovran.” Këtu do të dëshiroja t´ia përkujtoj z .Jakup Krasniqit se nuk është mirë t´i ngatërrosh idetë politike , sikur dikur Ibrahim Rugova, i cili thoshte: “Ne, e kemi shtetin tonë paralel”, kur në atë kohë Serbia bënte krime të papara në të gjitha fushat e jetës: ekonomike, politike, sociale etj...

Zotëri i nderuar, ndryshe është të luftosh për vetëvendosjen dhe për shtetin e ndryshe është t´i fitosh këto të drejta madhore për të cilat u derdh aq shumë djersë e gjak në burgje dhe në llogore të luftës. Pikërisht, se nuk u arritën këto fitore, Albin Kurtit po i mohohet liria dhe pikërisht për t´i fituar këto të drejta u krijua Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj, me këtë rast shtroj pyetjen çfarë pavarësie dhe sovraniteti po na ofroni ju kur jeni kundër VETËVENDOSJES?!!!

Z.Jakup Krasniqi me të drejtë kur shtron pyetjet:” Pse dikush ta ketë të drejtën të jetë Lidhe Demokratike e Dardanisë, me një bagazh të shkeljeve ligjore, të verifikuar dhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, gjersa Kurti mos ketë të drejtë ta ketë lëvizjen e vet për “vetëvendosjen” e popullit të Kosovës, për të ardhmen e tij?! Pse parti të tjera politike mund të jenë të lidhura , ku fshehtas e ku haptas me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe të vazhdojnë të qeverisin me Kosovën në të gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqësia në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë, nuk merren me të gjitha format e krimit të organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze të krimit, kontrabandës e të korrupsionit , por i lënë grupet mafioze të sundojnë lirshëm në Kosovë. I lënë lirshëm të na dëmtojnë të sotmen tonë e të na rrezikojnë seriozisht edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. E, në anën tjetër pa të drejtë e arrestojnë Kurtin dhe protestuesit e tjerë që nuk fshihen prapa politikës dominuese të krimit të organizuar në Kosovë?! I burgosin sepse nuk kanë të organizuar formacione të parapolitikës , formacione që do t´i përzgjidhnin drejtues të institucioneve ekzekutive në Kosovë.

Duke i parë të gjitha këto në dritën e këtij realiteti të hidhur në Kosovë me këtë rast do të shtroja pyetjen për z. J. Krasniqi dhe shumë të tjerë elementë të pakënaqur që tani janë në institucionet “kukulla” të Kosovës, a nuk do të ishte në nderin e tyre që sa më parë të dalin publikisht pro-Lëvizjes Vetëvendosje, t´i bashkohen asaj, të distancohen hapur kundër të gjitha padrejtësive dhe makinacioneve që po i bëhen popullit nga politikanët vendorë që sillen si dhelparakë e ujqër në stofkullën UNMIK-ut.

Pra, të mos jenë pjesëtarë të institucioneve të krimeve, korrupsionit dhe shumë tradhtive të mëdha kombëtare si:

a. Pranimi Rezolutës famëkeqe 1244.
b. Pranimi i Kornizës Kushtetuese, mbi Kosovën.
c. Pranimi i të Paketës së Ahtisarit.
d. Pranimi i nënshkrimit të traktatit famëkeq të miqësisë Kosovë-Serbi.
e. Deklarata famëkeqe e New York-ut.
f. Pranimi që të lejohet ndryshimi flamurit shqiptar.
g. Pranimi i idesë reaksionare që shqiptarët e Kosovës të trajtohen dhe të vetëquhen kundër-shkencërisht si komb kosovar.
h. Pranimi që Kosova të trajtohet si vend mulitetnik e jo si një vend autokton i shqiptarëve që jetuan dhe jetojnë prej shekujve në trojet e veta etnike.
i. Të hidhen poshtë si mbeturinat dhe shumë poshtërsi të tilla politike.

Më tej z. Jakup Krasniqi shkruan: “Jam i bindur se bindjet politike të djemve të “Vetëvendosjes” nuk mund e nuk duhet të luftohen me polici dhe gjyqësi , me kërbaç e me “drejtësi”.

Nëse qenka kështu e drejtë, pse z. J. Krasniqi në momentin kur djemtë e L.V. janë keqtrajtuar në Mitrovicë nga elementët e partisë së tij, nuk u distancua me kohë dhe për më tepër do të ishte në nderin e tij të jepte dorëheqje të menjëherë nga PDK-ja. Por, ai nuk e bëri këtë përse nuk e bëri më mirë se kush do e din ay , por, ne kemi të drejtë të mendojmë se z. J. Krasniqi tani, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Vepron kështu sepse midis të tjerash shkruan:: “Albin Kurti duhet të bindet se rruga që ka zgjedhur ai është rrugë e tejkaluar , rrugë e shekullit XIX dhe e gjysmës së parë të shekullit XX. Shekulli ynë ka oferta tjera, ka ofertën e globalizimit “?!

Me këtë rast do t´i shtroja pyetjen z. J.Krasniqit , nëse ideja e vetëvendosjes qenka e tejkaluar, a u realizua deri sot kjo e drejtë madhore pe¨r shqiptarët? Mendoj se pikërisht për këtë kjo ide nuk është e tejkaluar por tejet aktuale dhe e domosdoshme që ta arrijmë!

Nga mosrealizimi i vetëvendosjes deri në shkëputje deri sot çështja shqiptare ka mbetur hiq më pak e pa zgjidhur se në shekujt XIX, XX. Për ato ideale që dikur luftoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ne sot po përpiqemi t´i realizojmë me të gjitha format dhe mjetet e luftërave çlirimtare. Prandaj, konstatimi yt se ideja e vetëvendosjes të konsiderohet si e tejkaluar, nuk shkon! Ndërsa, sa i përket idesë së globalizimit kjo këtu nuk mund të trajtohet gjatë, por vetëm dua t´ia përkujtoj artikullshkruesit dhe të gjithëve që po trumbetojnë deri në qiell si ai që: globalizimi është një ide euro-atlantike e cila përpiqet që vendet dhe popujt e lirë që me kohë i kanë zgjidhë prej kohësh çështjet e tyre madhore, kurse tani globalizmi atyre u ofron bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës: ekonomi, politikë, shkencë etj.

Globalizmi, për shqiptarët nuk duhet të kuptohet se aty gjithçka shkon si në “mjaltë e sheqer”, atje ndeshen interesat e shteteve të lira dhe sovrane, atje konkurrohet për dominime në tregjet botërore etj...

Ndërsa, Kosova ende nuk është shtet as sovrane.

Prandaj, nuk ka mbetur globalizmi keq, që ne shqiptarët t´i sakrifikojmë interesat tona kombëtare, për hir të interesave ndërkombëtare. Suedi, 30.09.2007
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:33
KËRKESA E JAKUP KRASNIQIT PËR LIRIMIN DHE PAFAJËSINË E ALBIN KURTIT NJËKOHËSISHT MOSPËRKRAHJA E IDEALEVE TË TIJ ÇLIRIMTARE ËSHTË NJËANSHME E PAPRANUESHME DHE CINIKE!

Duke lexuar shkrimin e Jakup Krasniqit me titull: “Jo ndërprerje , por lirim për pafajësi”, të botuar në gazetën “Lajm” më datë 21 shtator 2007, vendosa të bëjë këtë:

REAGIM

Paraprakisht, dua t´i përkujtojë lexuesit se qëndrimet e “hedhjes në valle” sipas melodive të huaja të lojës së politikanëve pacifistë dhe të atyre të ish-krahut të luftës, ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë tejet të pasinqerta.

Derisa, të parët ose heshtin dinakërisht ose janë tejet të egër nëndheshëm, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe këtij djaloshi trim dhe vizionar, “opozitarët” në parlamentin “kukull” të Kosovës, përgjithësisht e ndjekin një linjë tjetër “taktike” sipas variantit të maksimës popullore “ngrehe perin e mos e këput”, këta “largpamës” në politikën e pajtimit me të keqen pas luftës, jo rrallëherë hiqen sikur e mbrojnë Albinin si person, por e akuzojnë ashpër për bindjet e tij politike, bile edhe deri në sulmet fizike të bashkëveprimtarëve të tij siç qe rasti në Mitrovicë, kur rojet e krisura të H.Thaçit, në prani të tij, i përgjakën djemtë e L.V. vetëm pse guxuan ta kundërshtojnë mashtrimin që ky manipulator i rryer dhe i etur për pushtet, po tenton t´ia bënë popullit duke i prirë i krekosur mjerueshëm, “Grupit të Hunjitetit”në Vjenë e gjetiu duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme kombit shqiptar.

Kur ne e quajtëm këtë klikë kolgomeartore, “Grupi i Hunjitetit”, mbase koha po na jep të drejtë sepse ky grup herë hapur e herë maskuar politikën e tij po e zhvillon jashtë normave demokratike, pra me lotsjellës, plumba e me hunj në krah...
Duke e bërë këtë fatkeqësisht po tregojnë se janë zhytur deri në fyt në batakun e interesave personale, partiake e të tjera labirinte si këto, këta mjeranë politikë e kanë humbur kontrollin fillimisht mbi vetveten e pastaj mbi popullin që aq shumë u besoi, por këta devijatorë të së vërtetës “opozitarët” e karrigeve të pushtetit pa shtet, ia bënë pabesinë duke pranuar që të bëhen marioneta të një partie si ajo e LDK-së, e cila me politikën e saj reaksionare aq shumë fatkeqësi i solli popullit dhe vet këtyre dikur u bëri aq shumë ndërkëmbëza...

Qëndrimi i Jakup Krasniqit, kur deklarohet: Jo ndërprerjen dhe lirimin Albinit”, në dukje qe i guximshëm, por qëndrimi se: “nuk jam dakord L.V. as me bindjet politike të Albin Kurtit qe hiq më pak se bindje e tij kundër-shkencore dhe qyqarllëk i madh politik.

Duke u deklaruar kështu ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka rrëshqitur keq në akullnajën e luftës së partisë tij për ta mashtruar e pastaj për ta stabilizuar rininë dhe popullin e Kosovës, për t´u pajtuar me rikolonozimin e unmikistanit që po ia bënë jetën kaq të vështirë një populli liridashës.

Jakup Krasniqi, ka rënë në kurthet e egra të një politike “globaliste” e cila aq pamëshirë po e dhunon të drejtën e popullit tonë për VETËVENDOSJE , për të cilën sot po lufton me mjete paqësore, L.V. dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti. Por, zotërinjtë e status-quos , harrestarët e së kaluarës së afërt tragjike të Kosovës me vise, po harrojnë se; kur gjatë viteve 90-ta, politika pacifiste duke bërë sehire të vendnumërimeve në histori e detyroi rininë heroike t´i thyej bllokadat e brendshme dhe të jashtme; fillimisht të protestojë me forma paqësore për çlirimin e vendit, të cilin e kishte ngulfatur aq pamëshirë politika e Beogradit e Prishtinës dhe ajo e Tiranës , nën udhëheqjen e Millosheviqit, dhe pacifistëve, Rugova , Berisha & Co, pastaj, u detyrua t´i ndërrojë veprimet e luftës çlirimtare, kjo s´do të thotë se nesër nuk mund të përsëritet kjo histori; kur politikanët e kupolës nën ombrellën e UNMIK-ut, sikur ata dje nën kupolën e ombrellës së Beogradit, po ia krisin gjumit, kudo në trojet shqiptare, nuk po tregohen të denjë ta kundërshtojnë prapakthimin e madh në histori i cili i ka rrënjët e pista që nga Konferenca famëkeqe e Rambujes e deri tek Paketa e Ahtisarit. Kjo, është kurora e politikës së tyre e turpshme e dështimit e politikës së tyre lavire.

Të pajtohesh sot me politikën e UNMIK-ut, e cila bazohet sipas rezolutës 1244, e cila ia njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe të mos e përkrahësh bindjen politike të Albin Kurtit për VETËVENDOSJEN, nuk e meriton nderin të quhesh “krah i luftës” në këtë kohë kur aq shumë po abuzohet në emër të asaj lufte, mendoj që më e drejtë dhe e bazuar në faktet do të ishte që ky brez i udhëheqësve të asaj lufte të quheshin ish-krahu i luftës. Them kështu sepse këta zotërinj nuk e quan deri në fund amanetin e shokëve të tyre të rënë në beteja për ta bërë Kosovën shtet sovran ose për ta ribashkuar me Nënën Shqipëri. Kujtoj këtu deklaratën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqit, i cili nën zjarrin e betejave deklaronte: “Ne do t´i çlirojmë territoret shqiptare deri tek “Molla e Kuqe”. Kjo, qe njëra nga zotimet e cila buronte nga betimi i ushtarëve të UÇK-së së lavdishme të cilët zotoheshin se do të luftonin për ribashkim kombëtar. Ia përkujtoj këtu z. J. Krasniqi se L.V. angazhohet pikërisht për këtë të drejtë kaq fisnike dhe të ligjshme që populli shqiptar të vendosë vet për ardhmërinë e tij – si çdo popull tjetër liridashës e jo për të vendoset në kancelaritë evropiane e gjetiu nga një grup diplomatësh “demokratë” që vet e kanë shkelur me të dy këmbët këtë të drejtë kaq madhore.

Më tej z. Jakup Krasniqi deklaron: “ Nuk pajtohem me “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit , sepse nuk ka formë më të fuqishme të vetëvendosjes se lufta çlirimtare e një populli për liri, pavarësi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovës ka vendosur për fatin e tij me luftën çlirimtare të UÇK-së, për Kosovën shtet të pavarur e sovran.” Këtu do të dëshiroja t´ia përkujtoj z .Jakup Krasniqit se nuk është mirë t´i ngatërrosh idetë politike , sikur dikur Ibrahim Rugova, i cili thoshte: “Ne, e kemi shtetin tonë paralel”, kur në atë kohë Serbia bënte krime të papara në të gjitha fushat e jetës: ekonomike, politike, sociale etj...

Zotëri i nderuar, ndryshe është të luftosh për vetëvendosjen dhe për shtetin e ndryshe është t´i fitosh këto të drejta madhore për të cilat u derdh aq shumë djersë e gjak në burgje dhe në llogore të luftës. Pikërisht, se nuk u arritën këto fitore, Albin Kurtit po i mohohet liria dhe pikërisht për t´i fituar këto të drejta u krijua Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj, me këtë rast shtroj pyetjen çfarë pavarësie dhe sovraniteti po na ofroni ju kur jeni kundër VETËVENDOSJES?!!!

Z.Jakup Krasniqi me të drejtë kur shtron pyetjet:” Pse dikush ta ketë të drejtën të jetë Lidhe Demokratike e Dardanisë, me një bagazh të shkeljeve ligjore, të verifikuar dhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, gjersa Kurti mos ketë të drejtë ta ketë lëvizjen e vet për “vetëvendosjen” e popullit të Kosovës, për të ardhmen e tij?! Pse parti të tjera politike mund të jenë të lidhura , ku fshehtas e ku haptas me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe të vazhdojnë të qeverisin me Kosovën në të gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqësia në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë, nuk merren me të gjitha format e krimit të organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze të krimit, kontrabandës e të korrupsionit , por i lënë grupet mafioze të sundojnë lirshëm në Kosovë. I lënë lirshëm të na dëmtojnë të sotmen tonë e të na rrezikojnë seriozisht edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. E, në anën tjetër pa të drejtë e arrestojnë Kurtin dhe protestuesit e tjerë që nuk fshihen prapa politikës dominuese të krimit të organizuar në Kosovë?! I burgosin sepse nuk kanë të organizuar formacione të parapolitikës , formacione që do t´i përzgjidhnin drejtues të institucioneve ekzekutive në Kosovë.

Duke i parë të gjitha këto në dritën e këtij realiteti të hidhur në Kosovë me këtë rast do të shtroja pyetjen për z. J. Krasniqi dhe shumë të tjerë elementë të pakënaqur që tani janë në institucionet “kukulla” të Kosovës, a nuk do të ishte në nderin e tyre që sa më parë të dalin publikisht pro-Lëvizjes Vetëvendosje, t´i bashkohen asaj, të distancohen hapur kundër të gjitha padrejtësive dhe makinacioneve që po i bëhen popullit nga politikanët vendorë që sillen si dhelparakë e ujqër në stofkullën UNMIK-ut.

Pra, të mos jenë pjesëtarë të institucioneve të krimeve, korrupsionit dhe shumë tradhtive të mëdha kombëtare si:

a. Pranimi Rezolutës famëkeqe 1244.
b. Pranimi i Kornizës Kushtetuese, mbi Kosovën.
c. Pranimi i të Paketës së Ahtisarit.
d. Pranimi i nënshkrimit të traktatit famëkeq të miqësisë Kosovë-Serbi.
e. Deklarata famëkeqe e New York-ut.
f. Pranimi që të lejohet ndryshimi flamurit shqiptar.
g. Pranimi i idesë reaksionare që shqiptarët e Kosovës të trajtohen dhe të vetëquhen kundër-shkencërisht si komb kosovar.
h. Pranimi që Kosova të trajtohet si vend mulitetnik e jo si një vend autokton i shqiptarëve që jetuan dhe jetojnë prej shekujve në trojet e veta etnike.
i. Të hidhen poshtë si mbeturinat dhe shumë poshtërsi të tilla politike.

Më tej z. Jakup Krasniqi shkruan: “Jam i bindur se bindjet politike të djemve të “Vetëvendosjes” nuk mund e nuk duhet të luftohen me polici dhe gjyqësi , me kërbaç e me “drejtësi”.

Nëse qenka kështu e drejtë, pse z. J. Krasniqi në momentin kur djemtë e L.V. janë keqtrajtuar në Mitrovicë nga elementët e partisë së tij, nuk u distancua me kohë dhe për më tepër do të ishte në nderin e tij të jepte dorëheqje të menjëherë nga PDK-ja. Por, ai nuk e bëri këtë përse nuk e bëri më mirë se kush do e din ay , por, ne kemi të drejtë të mendojmë se z. J. Krasniqi tani, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Vepron kështu sepse midis të tjerash shkruan:: “Albin Kurti duhet të bindet se rruga që ka zgjedhur ai është rrugë e tejkaluar , rrugë e shekullit XIX dhe e gjysmës së parë të shekullit XX. Shekulli ynë ka oferta tjera, ka ofertën e globalizimit “?!

Me këtë rast do t´i shtroja pyetjen z. J.Krasniqit , nëse ideja e vetëvendosjes qenka e tejkaluar, a u realizua deri sot kjo e drejtë madhore pe¨r shqiptarët? Mendoj se pikërisht për këtë kjo ide nuk është e tejkaluar por tejet aktuale dhe e domosdoshme që ta arrijmë!

Nga mosrealizimi i vetëvendosjes deri në shkëputje deri sot çështja shqiptare ka mbetur hiq më pak e pa zgjidhur se në shekujt XIX, XX. Për ato ideale që dikur luftoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ne sot po përpiqemi t´i realizojmë me të gjitha format dhe mjetet e luftërave çlirimtare. Prandaj, konstatimi yt se ideja e vetëvendosjes të konsiderohet si e tejkaluar, nuk shkon! Ndërsa, sa i përket idesë së globalizimit kjo këtu nuk mund të trajtohet gjatë, por vetëm dua t´ia përkujtoj artikullshkruesit dhe të gjithëve që po trumbetojnë deri në qiell si ai që: globalizimi është një ide euro-atlantike e cila përpiqet që vendet dhe popujt e lirë që me kohë i kanë zgjidhë prej kohësh çështjet e tyre madhore, kurse tani globalizmi atyre u ofron bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës: ekonomi, politikë, shkencë etj.

Globalizmi, për shqiptarët nuk duhet të kuptohet se aty gjithçka shkon si në “mjaltë e sheqer”, atje ndeshen interesat e shteteve të lira dhe sovrane, atje konkurrohet për dominime në tregjet botërore etj...

Ndërsa, Kosova ende nuk është shtet as sovrane.

Prandaj, nuk ka mbetur globalizmi keq, që ne shqiptarët t´i sakrifikojmë interesat tona kombëtare, për hir të interesave ndërkombëtare. Suedi, 30.09.2007
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:34
Mendime për revolucionin
Shkruar nga Rexhep Ahmeti
Tuesday, 02 October 2007
REVOLUCIONI RIAKTIVIZOHET

*Revolucioni riaktivizohet kur të çmendurit e “fortë” nën ombrellën e hasmëve të kombit mohojnë, pa asnjë fije mëshire, të mençurit dhe të fortit e kombit.

TË MOHUARIT MOHOJNË

* Ai që e mohon dhe e shet vetveten, pa dyshim që të njëjtën gjë e bënë edhe me nënën dhe babanë e tij.

*I mohuari prej vetvetes do të jetë i mohuar prej të gjithëve.

*Mohuesit e vetvetes, pësuesit nga vetvetja.

*Ata që e kanë mohuar vetveten (identitetin e vet të vërtetë) mohojnë pa asnjë hezitim edhe të tjerët.

*Mohuesit, pësuesit, por edhe të mohuarit prej tyre, të pësuarit prej tyre.

*Të mohuarit, të pësuarit!

*Mendimeve ju duhen edhe deshifrimet, thjeshtimet.

*Njëherë mohuan dhe fshinë me gomë një, si gjë “abstrakte”, verbale-Luftën e UÇK-së në Kosovë. Juridikisht, në dokumente falsifikuan realen dhe historiken objektive. Nënshkruan botërisht se lufta e viteve 1997-1999 e ka qenë “konflikt” në RFJ alias në Serbi. Pastaj, siç kishin planifikuar, mohuan bartësit “terroristë” të luftës së UÇK-së në Kosovë.
Doli një absurd: UÇK-ja paska luftuar për ringjalljen e okupatorit të saj të vdekur, RFJ-së së shpërbërë! Paska luftuar për Kosovën si pjesë integrale të RFJ-së! Qenka e vetmja ushtri çlirimtare që paska luftuar për të rihyrë në robërinë e okupatorit dhe nën sovranitetin dhe mëshirën e tij...... Pastaj pasi e mohuan luftën e UÇK-së, mohuan edhe vet UÇK-në dhe kombin e UÇK-së me gjithë identitetin e tij (flamurin, himnin stemën shqiptare etj.). Ju ka mbetur edhe një gjë: pa hyrjen e supozuar në fuqi të Pakos së Ahtisaarit edhe pa “zyrtarizimin e saj” nga KS i OKB-së (Rezolutën 1244 e ripranuan sipas rekomandimeve të Serbi-Rusisë), nuk po kanë të “drejtë” as mundësi të plotë që ta egërsojnë edhe më luftën finale konkrete për çlirimin e sërishëm të Kosovës nga shqiptarët dhe identiteti i tyre shqiptar dhe pastaj “kombi kosovar” të rimartohet në federatë a konfederatë me të dashurën e tij, supershteten Serbi-Rusi.

NËNSHKRIMET E MARRA

*Ripranuan përsëri, e karfosën Kosovën nën numrin më robërues në historinë e saj, nën numrin më tragjikokomik- 1244-tërshin për shqiptarët, por nuk e dijë a e ditën se me dorën e vet, në këtë rast, rimbollën furtunën që ta korrin stuhinë.

ASPIRATAT E UÇK-së SË PAKORRUPTUAR

Aspiratat e UÇK-së së pakorruptuar kanë qenë dhe kanë mbetur aspirata të tërë kombit shqiptar. Ribashkimi i Shqipërisë së shenjtë është edhe tani MISIONI dhe BETIMI i UÇK-së së vërtetë, dhe jo betimi për pashallëqe, feude, krahina autonome federative-konfederative me Serbi-Rusinë, apo betimi për tenderomafi e antinjerëzi.

“KOMBI KOSOVAR” NË MBOJTJE TË PAKOVE TË HUAJA, PAÇAVUREVE ABSURDE!

*Një mohues i vetvetes, pushtetar qendror servil, i tha këto ditë një qytetari shqiptar që po ndërtonte (me leje të Komunës) një ngrehinë në tokën e tij në Gazimestan: “Ky ndërtues nuk duhet të lejohet të ndërtojë, sepse kështu shkel pakon e zotit Martti Ahtisaarit!”

* Vallë, mos qenka kjo farë Pakoje e Ahtisaarit me e rëndësishme se sa qytetari (qytetarët) dhe toka e Kosovës?

*”Kombi kosovar” po tentohet të formohet nga ata që për interesa të tyre të sëmura, që më parë e kanë mohuar dhe shitur vetveten.

*Jo tregti me identitetin shqiptar dhe me filozofinë (parimet universale) shqiptare!

KOMBI I TËRË, ONTOLOGJIA E TËRË SHQIPTARE

*Kur themi KOMBI, kuptojmë tërë KOMBIN, të gjitha interesat e KOMBIT dhe tërë identitetin shqiptar të tij.

TASHMË E TEJKALUAR NGA KOHA-Pavarësia e Kosovës

*Identiteti shqiptar ka brenda karakterin e pamposhtur, demokracinë e mirëfilltë, drejtësinë shpëtimtare.

Tani pozicionimi për “Pavarësinë e Kosovës” është i tejkaluar, na qet në pozita defanzive të “kombit kosovar” në raport me hasmit tanë, na qetë në bisht të antishqiptarëve dhe përfundri hasmit tonë kryesor.

*Ç’moti është ditur dhe është thënë se: Mohimi i pavarësisë së Kosovës shpie në Ribashkimin e trojeve të Kombit shqiptar, ashtu siç do të bënte edhe Pavarësia e vërtetë e Kosovës, po të qe (të ishte) e mundshme.

*Kombi shqiptar më nuk e aspiron Pavarësinë e Kosovës, ndërsa “kombi kosovar” atë kurrën e kurrës nuk do të mund ta realizoj.

GODITJET E NJË IDEJE E FORCOJNË ATE

* Pasi po goditet shumë ideja shqiptare, patjetër se ajo do të forcohet shumë.

PSIKOLOGJIA DHE REVOLUCIONI

*Frika, ngurrimi po edhe naiviteti, pamaturia dhe jomençuria
(jointeligjenca) në kohë REVOLUCIONI fikun revolucionin,
marrin në qafë masat popullore dhe udhëheqësit e tyre.

REAKSIONI

*Reaksioni... edhe ai këtu! në Kosovë është. Kundërrevolucioni i tashëm në Kosovë nuk është vepër e askujt.

DUARLIDHJA NË REVOLUCION

*Mos na raftë më t’i shohim masat popullore dhe udhëheqësit e tyre në pozita pritëse dhe duarlidhur në Revolucion!

LIGJET E REVOLUCIONIT

*Mos të harrojmë se ligjet e Revolucionit veprojnë!

REAKSIONI DHE REVOLUCIONI

*Reaksioni kur vepron e sundon revolucioni pse vendnumëron e ngurron!?

REVOLUCIONI DI EDHE VET

*Po, me të vërtetë Xha Revolucioni disa gjëra i di vet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:35
TURP DHE MARRËZI
Shkruar nga Albin KURTI, nga arresti shtëpiak
Sunday, 14 October 2007

Në takimin e Nju Jorkut të mbajtur më 28 shtator 2007, doli një deklaratë e përbashkët dhe një qëndrim i Treshes pas takimit me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit. Paragrafi i dytë i deklaratës së pranuar nga të dy delegacionet tregon se ato janë informuar me qëndrimin e Grupit të Kontaktit (GK) nga mbledhja e një dite më parë të mbajtur në nivelin e Ministrave. Fakti që thuhet se 'delegacionet janë informuar me qëndrimet e GK-së' tregon se ata nuk mund t'i obligojnë delegacionet për ndonjë gjë meqë GK-ja është një trup joformal, anipse në përbërje i ka pothuajse të gjitha shtetet më të fuqishme të botës.

Mirëpo, a është njëmend kështu?

Përvoja e deritanishme, gjithmonë në përputhje me aktet legalet dhe juridike ndërkombëtare e vendore që janë në fuqi, na ka treguar se kjo vlen vetëm për delegacionin e Serbisë. Ata shpeshherë nuk i kanë përfillur qëndrimet e GK-së jo vetëm për shkak se GK-ja i ka përfillur qëndrimet e Serbisë. Dhe, kanë kaluar pa u ndëshkuar, përderisa politikanët kosovar përveçse duronin, në rastin më të mirë, edhe çuditeshin.

Serbia, para së gjithash si shtet sovran, i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht që është, e ka komoditetin e tillë të refuzimit edhe të paarsyeshëm. Qëndrimet e GK-së për Serbinë janë vetëm në nivelin e sugjerimeve. Ndërkaq, qëndrimet e (njëjta të) GK-së për Kosovën janë më shumë se vendime. Nëpërmjet zyrave të Quintit (si një miniaturë e GK-së dhe aureolë e PSSP-së), qëndrimet e Grupit të Kontaktit kanë qenë dhe mbeten themeli dhe projekti i çdo politike te ne. Madje, kur ka dilema për interpretimet zakonisht dominojnë variantet konservative për shkak të trysnisë që vjen nga Serbia e cila për më tepër mbetet e pabaraspeshuar.

Serbia duke qenë shtet arrin t'i bëjë ballë imperializmave të ndryshëm që i vijnë nga jashtë dhe bile zhvillon një imperializëm të 'vockël' të saj karshi Kosovës. Në anën tjetër, Kosova duke mos qenë shtet s'i reziston dot asnjërit prej këtyre imperializmave, që jo rrallë, të gërshetuar i përplasen në fytyrë. Qëndrimet ndërkombëtare që i dedikohen krerëve politik të Serbisë dhe Kosovës nuk vlejnë njësoj për të dyja palët. Thjesht, njëra prej tyre (pala kosovare), realisht nuk është fare palë. Që të gjithë e kemi parë se si PSSP-ja dhe zyrat e Quintit arrijnë t'i dirigjojë këta politikanët shqiptar në Kosovë, por jo edhe ata serbë që janë nëpër enklavat serbe. Politikanët shqiptar jo vetëm që s'janë të pavarur, por ata s'janë të varur as nga Tirana, ndërkohë që ata serbë dirigjohen si gjithmonë nga Beogradi dhe vetëm nga ai.

Edhe në leximin e mëtutjeshëm të kësaj deklarate të përbashkët askund nuk mund të gjesh prehje. Në vijim aty thuhet që Ministrat e kanë përsëritur se 'një zgjidhje e hershme për statusin e Kosovës është vendimtare për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi'. Shteteve të Grupit të Kontaktit sigurisht që po u ngutet me përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Mirëpo, këtë qartazi nuk po e bëjnë për hir të Kosovës por, siç e thanë dhe vetë ata, për hir të rajonit dhe të Evropës. Pra, po nxitojnë për hir të vetes së tyre dhe kjo nuk do të duhej të ishte e çuditshme.

Në politikë secili i mbron interesat e popullit të vet, të atij që e përfaqëson e pjesëtar i të cilit është. Përveç Grupit Negociator (GN) të Kosovës, natyrisht. Ata e kanë pranuar këtë deklaratë e cila thelbësisht nuk e pranon Kosovën. Ose, më saktë, e pranon për të mos e pranuar. Sepse, e pranon vetëm për nga efektet e jashtme që mund t'i shkaktojë ajo. Ose, disi dhe më saktë se kaq, e pranon Kosovën por jo edhe popullin e saj, jo edhe ata që do ta jetojnë statusin e Kosovës e të cilët në të vërtetë do të duhej të vendosnin për atë status.

Ngjashëm, kur përmenden dhuna, provokimi dhe kërcënimi në atë deklaratë thuhet se ato e rrezikojnë (në radhë të parë) procesin e Treshes, dhe (së dyti) stabilitetin dhe sigurinë në regjion. Sërish asnjë fjalë për qytetarët e Kosovës që do të ishin viktima të drejtpërdrejta në ato raste të dhunës, provokimit dhe kërcënimit.

Se e gjithë kjo është vetëm një interfazë e shpalos edhe fjalia tjetër ku flitet për 'vendosmërinë në kërkimin e një marrëveshje të negociuar e të miratuar në KS të OKB-së'. D.m.th. marrëveshja eventuale që do të bëhet do të jetë e vlefshme vetëm pasi që të kalojë edhe në KS të OKB-së, vetëm pasi të kalojë edhe atje prej nga u dëbuan edhe modalitetet e zbutura të një projekti të zvetënuar siç ishte ai i Pakos së Ahtisaarit. Në nivelin e parë, atë të negociatave aktuale, është Serbia, ndërsa në nivelin e dytë, atë të KS të OKB-së, është (përsëri) Serbia (nëpërmjet Rusisë).

Megjithëse nuk është hera e parë që GN e pranon Rezolutën 1244, pranimi i radhës i kësaj rezolute në Nju Jork ka një kuptim disi vulosës: nuk ka nevojë për rezolutë të re për Kosovën. Pesë draft-rezolutat evro-amerikane, secila më e zbehtë se tjetra, u përpoqën ta sillnin një rezolutë të re gjatë pranverës e verës që shkoi. Nuk arritën. Tash (dhe rrjedhimisht) Rezoluta 1244 veçsa u bë edhe më e fortë. Ndërmarrja e pasuksesshme për rezolutë të re doli të ishte kundërproduktive. Prandaj, duke e ditur që do të mbetet Rezoluta 1244, madje e fuqishme si asnjëherë më parë, disa diplomatë evropianë kohëve të fundit nisën ta vazhdojnë avazin e oksimoronëve, duke propozuar pavarësi për Kosovën në bazë të Rezolutës 1244! Pasi që mendësia e politikanëve shqiptar në të kaluarën e afërt i kishte pranuar të ashtuquajturat 'diskriminim pozitiv' dhe 'pavarësi e kushtëzuar', pse të mos provohet edhe një formulim absurd, apo jo?!

Me këtë mënyrë të adresimit të çështjes së Kosovës dhe në rrugën se si po kërkohet zgjidhja për të, mosmarrëveshja është pakrahasimisht më e mirë se marrëveshja, më e mirë se secila marrëveshje kurdoherë përgjatë këtij procesi. Qëndrimi i Treshes pas takimeve të ndara me Beogradin dhe Prishtinën e sqaron deri në banalitet këtë. Aty thuhet se Treshja 'inkurajon palët që t'i paraqesin propozimet e tyre në mënyrën që do ta joshte anën tjetër'. Propozimi i Serbisë atje ishte ai i vjetri: autonomi substanciale për Kosovën brenda kufijve të Serbisë. Propozimi i GN të Kosovës ishte ky i riu: Pakoja e Ahtisaarit dhe disa gjepura për njëfarë fqinjësie të mirë që askush nuk i mori seriozisht. Treshja me këmbëngultësi synon marrëveshje brenda këtyre dy pozicioneve. Dhe, negociatat bëhen për marrëveshje, e jo për mosmarrëveshje.

Deri te Pakoja e Ahtisaarit analistët e politikanët e ndryshëm shqiptar çirreshin se si medoemos duhej arritur marrëveshja, duke besuar se Serbia do të lëshojë pe. 'Nuk do të ketë marrëveshje pas këtyre 120 ditëve!', sërish çirren përsëri të njëjtit analistë e politikanë shqiptar (sic.). Ama, pse, të mos ketë marrëveshje? Ndoshta Serbia mund të lëshojë pe, apo jo? Le të shpresojmë se Serbia lëshon pe?! Mirëpo, jo. Këta analistë e politikanë e dinë mirë se nëse dikush lëshon pe për marrëveshje ky do të jetë vetëm GN i Kosovës, e assesi Serbia. Ata pasi që e copëtuan Kosovën në Vjenë, tash edhe po e lënë atë nën Serbi. Pozita e Kosovës ka rënë në nivelin e Pakos së Ahtisaarit me qëllim që të bie edhe më poshtë se aq. Para negociatave të Vjenës pozita vërtet nuk ishte e mirë, por megjithatë nuk ishte kaq e dobët. Mu për këtë ngjau Vjena. Sikur të mos ishin koncesionet në Vjenë, nuk do të kishim një ofertë të turpshme miqësie për armikun tonë, Serbinë, në Nju Jork. Zaten, kërkohen (më shumë) koncesione nga ai që (tashmë) ka bërë shumë koncesione.

Mbulesa e vetme për GN-në edhe në këtë udhëtim për në Nju Jork ishte se kinse po shkojnë atje që ta argumentojnë pavarësinë e Kosovës. Përveç që nuk kanë se si e argumentojnë pavarësinë kur dihet që kanë zbritur te Pakoja e Ahtisaarit, a nuk e kanë argumentuar ata tanimë pavarësinë? Deri kur duhet ta argumentojnë atë pavarësi kur nuk mbet qytet në botë pa ia argumentuar atë? Dhe, çfarë është ky lloj argumentimi pa kurrfarë fuqie politike? Ç'është ky ligjërim politik pa forcë, ky lum i njëjtë fjalësh që asnjëherë s'bëhen vepra dhe kurrë nuk prodhojnë ndryshime? Është thjesht një hiçgjë, fundja, ashtu siç janë edhe ata vetë.

Që të mos merret vesh kjo dhe për t'ua njomur ca zemrat qytetarëve ende të pashëruar nga mosinformimi e iluzionet, në deklarata të GK-së herë pas here shtohet se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme (edhe) për popullin e Kosovës. Mirëpo, siç e dimë të gjithë ne, anjëherë nuk na e lejojnë referendumin gjë që do të paraqiste pikërisht (mos)pranimin e popullit. Atëherë, janë vetëm dy mundësi këtu: ose po presin që t'ia ndryshojnë rrënjësisht vullnetin popullit para referendumit, ose konsiderojnë se populli ynë është i reduktueshëm në këta negociatorët kosovar. Sido që të jetë, asnjëri version s'është i drejtë. Kot flitet e përmendet vullneti i popullit përderisa e vonojnë atë, e keqinterpretojnë atë, ose duan ta shtrembërojnë atë. Vonimi, keqinterpretimi ose shtrebërimi i vullnetit të popullit, në instancë të fundit, janë veçse e përbashkëta e këtyre: mohimi i popullit.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:35
Albin Kurti është Maja E Vetëdijes Shqiptare
ALBIN KURTI ËSHTË MAJA E VETËDIJES SHQIPTARE
Shkruar nga Besnik KRYEZIU
Sunday, 14 October 2007
Albin Kurti është bërë maja e vetëdijes shqiptare. Duke qenë i tillë ai po përballet me shumë padrejtësi të atyre që këtë vetëdije po mundohen ta mbajnë të hipnotizuar. Pushtetarët ndërkombëtar e vendorë duke e parë vendosmërinë e Albin Kurtit për të mos bërë asnjë kompromis, si dhe duke parë se ai është bërë zëri i të vërtetës në Kosovë, i të vërtetës që ata po e mbajnë të fshehur nga populli me të gjitha mjetet e tyre antidemokratike, e burgosën. E burgosën sepse u tmerruan nga e vërteta që po përhapte ky zë autentik i Kosovës shqiptare.

Të gjithë e dimë historinë e burgosjes së Albin Kurtit. Të gjithëve na kujtohet se si ia kurdisën burgun. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të 10 shkurtit, ani se nuk kemi ku të dëshmojmë sepse gjykatat e UNMIK-ut janë gjykata politike ku drejtësia nuk është drejtësi por e kundërta e saj. Të gjithë ne shpresuam se me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundimisht e mundëm vdekjen tonë shekullore por, koha që pasoi pas tregoi se vdekja jonë shekullore ishte ende e pranishme dhe se ajo mund të na përsëritej për çdo çast. Dëshmi e fuqishme për këtë është 10 shkurti ku pushteti antidemokratik i UNMIK-ut (me bekimin e Grupit të Unitetit ) e përsëriti vdekjen tonë. Në kujtesën tonë ende i kemi të freskëta pamjet e 10 shkurtit ku plumbat vrastar përgjakën rininë heroike të Kosovës duke lënë dy të vrarë.

Për ata që sa do pak i kuptojnë proceset politike 10 shkurti ishte një mesazh i qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, se për Kosovën mund të ketë gjithçka por jo edhe vetëvendosje të plotë siç donë dhe e meriton populli martir i Kosovës. Rrjedha e tërë procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës pas 10 shkurtit e deri me sot po e dëshmon këtë. Uroj që unë të dalë i gabuar dhe që me Dhjetë Shkurt të mos jetë vrarë vetëvendosja për Kosovën.

Albin Kurti po mbahet peng jo se është fajtor për 10 shkurtin sepse nuk mund të jetë fajtor ai që kërkon liri dhe vetëvendosje për popullin e tij, nuk mund të jetë fajtor ai që popullin e vet po e mbron nga një luftë që për interesa të ndryshme po ia imponojnë. Albin Kurti po mbahet peng, shkurt e shqip, sepse ai po mendon, po flet, dhe po vepron shqiptarisht duke mbrojtur interesat vitale të popullit të vet dhe jo duke u bërë servil i interesave të ndryshme brenda politikës ndërkombëtare.

Seanca gjyqësore që u mbajt kundër Albin Kurtit tregoi fytyrën antidemokratike të UNMIK-ut, tregoi se ku është katandisur gjyqësia kosovare nën udhëheqjen e UNMIK-ut. Gjyqtari i kësaj seance ia ndërpreu fjalën në mënyrën më brutale të mundshme duke i thënë: ,,mbylle gojën’’. Atë që publikisht nuk e kanë thënë deri më sot UNMIK-u dhe Grupi i Unitetit e tha gjyqtari i tyre. Ata duan që Albin Kurti ta mbyll gojën sepse shpresojnë se duke ia mbyllur gojën Albin Kurtit do ta mbajnë edhe më gjatë popullin të hipnotizuar. Në fakt kërcënimi që ky gjyqtar i bëri Albin Kurtit për ta mbyllur gojën kishte një simbolik të keqe edhe për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, për të gjithë ata që i kanë shpëtuar këtij hipnotizimi dhe me kokat e tyre mendojnë ende shqip dhe jo UNMIK-istanqe.

Rojet e mjegullës në Kosovë po gabohen sepse historia e këtij vendi tregon se në asnjë kohë këtij vendi e këtij populli nuk kanë mundur me ia mbyllë gojën askush. Sa më shumë që e kanë shtypur aq më shumë është fuqizuar zëri për liri, zëri për shtetin e Kosovës, kështu, patjetër se do të ndodhë edhe tash. Ata që mendojnë që na kanë prishë gjakun e pastër shqiptar së shpejti do ta kuptojnë se ky gjak është ashtu siç ka qenë babë e babagjysh. Avokatë të njohur kosovarë që kanë mbrojtur të burgosur politik shqiptar në gjykatat e pushtuesit serb, këto sjellje i cilësuan si më të egra se sa ato të gjykatave serbe. Sa keq për drejtësinë kosovare, për politikën kosovare dhe në fund, sa keq për gjithë shoqërinë kosovare.

E pamë të gjithë nga pamjet televizive se si nuk e lanë të flas para gazetarëve, se si e shtynë, e kapën me gjithë forcën për ta futur në makinën e policisë. Kjo sjellje e tyre jo vetëm që e cenon dinjitetin njerëzor e intelektual të Albin Kurtit, por edhe e shkel me të dyja këmbët të drejtën elementare të tij për t’u shprehur, sepse ne e dimë të gjithë se parimi themelor i drejtësisë është se deri sa gjykata nuk e shpall të fajshëm të akuzuarin ai konsiderohet i pafajshëm. Albin Kurti është i tillë. E shtynë gjyqin sepse edhe ata vetë janë të bindur se nuk kanë fakte që provojnë në çfarëdo mënyre fajësinë e Albin Kurtit. Albin Kurti do të vazhdojë të mbahet peng deri sa Kosovës t´ia gjejnë një zgjidhje, se cila do të jetë ajo zgjidhje do ta shohim së shpejti. Janë shpeshtuar zërat që e thonë këtë, kjo është e rrezikshme, tepër e rrezikshme.

Na duhet zgjimi i menjëhershëm nga ky hipnotizim i thellë dhe ky zgjim pa Albin Kurtin, zërin që po thërret për zgjim do të jetë i vonuar sepse fatkeqësisht zë tjetër nuk ka. Bashkimi me Albin Kurtin është bashkim për shtetin e Kosovës, ndërsa bashkimi me politikën aktuale do të thotë bashkim për pushtet pa shtet, ku qeverisin klanet mafioze, bandat kriminele, ku të vrajnë në pikë të ditës, ku qytetari i thjesht nuk ka bukë për të ngrënë. Albin Kurti duhet të lirohet sa më parë nga pengmbajtja politike. Të angazhohemi të gjithë së bashku për lirinë e tij. Kosova po thërret fuqishëm me zërin e saj, sot dhe jo nesër sepse nesër mund të jetë vonë:

LIRI PËR ALBIN KURTIN, VETËVENDOSJE PËR POPULLIN SHQIPTAR.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:36
Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
Sunday, 14 October 2007
Nën peshën e rëndë të iluzionit që ta fabrikuan politikanët për Kosovën e lirë, ke dalur dhe votuar në katër palë zgjedhje. Pafajësisht ke shpresuar që më në fund zgjedhjet kanë kuptim dhe se institucionet janë të popullit. Ti, qytetar i Kosovës, në fillim ke qenë i bindur që partitë politike dhe njerëzit që po i zgjedh për t'u pranuar në këto institucione politike, janë ata të duhurit - ata që do të ta përmirësojnë mirëqenien ekonomike të familjes tënde, arsimimin e fëmijëve tu, ata që do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës në vitin 2004, 2005, 2006, 2007…


Por shumë shpejt kuptove saktësisht të kundërtën. Ata që nëpër fushata të premtonin mirëqenie, të sollën varfëri, kurse vetes dhe familjeve të tyre luks, pallate shumëkatëshe, e vetura të shtrenjta. Të gjitha këto me paratë tua. Po të njëjtit ta premtuan pavarësinë, por të sollën vetëm negociata me Serbinë. Të mashtruan që do ta bashkojnë Mitrovicën, por e ndanë Kosovën, e copëtuan atë përbrenda nëpërmjet decentralizimit. Prandaj, je gënjyer, je mashtruar, je poshtëruar, je varfëruar… je zhgënjyer.

Por përfundimisht një gjë të rëndësishme ke kuptuar: që të votosh për institucione pa sovranitet është vdekje. Jeta ka kuptim vetëm si përpjekje e ballafaqim për liri e vetëvendosje. Ke marrë vesh që të votosh për parti politike kur nuk mund ta realizosh vullnetin politik si popull, është humbje. Një mësim të rëndësishëm ke marrë gjatë krejt kësaj farse: ta ndërrosh mashtruesin është ndërmarrje e kotë, ta heqësh hajnin duke e zëvendësuar me një tjetër të tillë, është veprim i pashpresë, vazhdim i vetëdijshëm i rrugëtimin drejt humnerës.

Institucionet për të cilat po të thërrasin që të votosh, nuk mund t'i kontrollosh: ato nuk janë të popullit. Këto institucione i kontrollon UNMIK-u. Prandaj, mandati i tyre mund të jetë gjithfare: pasurimi i udhëheqësive të partive politike në mënyra të pandershme, shpërdorimi i tenderëve, zhvatja e parave të popullit dhe vjedhja e djersës së tij. Por kurrsesi liria e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarit, arsimimi i duhur i nxënësit, pensioni i dinjitetshëm i plakut apo të drejtat themelore të punëtorit. Në kohën kur politikanët e Kosovës i përgjigjen kryeadministratorit kolonial, por jo popullit, të votosh, do të thotë të kesh votuar për Ruckerin. Çdo votë e dhënë në këto zgjedhje pa liri, është një miratim më shumë i gjendjes së padurueshme politike dhe ekonomike, një mbështetje më tepër për copëtimin e Kosovës, humbjen e identitetit tonë historik dhe kulturor.

Mos voto për UNMIK-un, prandaj mos voto fare. Më 17 nëntor qëndro në shtëpi. Dhe fike televizorin, nëse nuk do të dëgjosh mashtrime të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për ngritjen e mirëqenies ekonomike, për ardhjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet negociatave, për integrimet evro-atlantike…

Prandaj, përgatitu për ballafaqim me regjimin e padrejtë. Bëhu gati për demonstrata të reja deri në vetëvendosje.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:36
Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
Shkruar nga Glauk Konjufca
Sunday, 14 October 2007
Kosova qe tetë vjet qeveriset prej Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes së UNMIK-ut, që tashmë janë bërë të përhershme. Falë këtyre institucioneve vetëm një gjë ka qenë e sigurt për qytetarin e Kosovës: teposhtëzja e jetës së tij, përkeqësimi i mirëqenies, mashtrimi e poshtërimi. Meqë këto institucione janë të UNMIK-ut, por jo të popullit, degradimi i jetës së qytetarit nuk është devijim a mosplotësim i funksionit të këtyre institucioneve, por pikërisht realizimi i mandatit të vërtetë që ato kanë. Mandat për t’ia lehtësuar punën UNMIK-ut, mandat për ta legjitimuar praninë e këtij regjimi antidemokratik, por kurrsesi mandat për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe për realizimin e interesave e qytetarëve. Prej partive politike aktuale këto institucione janë shfrytëzuar për pasurim personal, për interesat e ngushta të udheheqësive partiake, për manipulime tenderësh, për punësimin e familjarëve e kushërinjve dhe për asgjë tjetër. Deri sot janë mbajtur katër palë zgjedhje për kësi lloj institucionesh.


UNMIK-u dhe partitë politike edhe pas gjithë kësaj gjendjeje të padurueshme politike e ekonomike që vetë e kanë krijuar, edhe pas fyerjeve të panumërta që ia kanë bërë qytetarit të Kosovës, paturpësisht po e ftojnë atë që për herë të pestë të votojë për po të njëjtat institucione, që me shumë sukses na kanë çuar drejt humnerës shoqërore, politike dhe ekonomike. Prandaj, ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve, sepse këto janë zgjedhje për t’ua zgjatur jetën atyre që qyetarit po ia shkurojnë jetën. Ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse nëpërmjet tyre nuk do të përmirësohet jeta e qytetarit, por jeta e një grushti politikanësh mashtrues; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse me to nuk do të rritet pensioni fyes i plakut, por xhepi i servilëve të UNMIK-ut; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse këto zgjedhje me siguri nuk do të ndërtojnë shtëpi për invalidët dhe veteranët e luftës, por sigurisht që do të ngrisin pallatet shumëkatshe të politikanëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër zgjedhjeve si element i patjetërsueshëm i demokracisë, por jemi kundër KËTYRE zgjedhjeve, sepse, në kohën kur popullit i mohohet liria dhe vetëvendosja, këto janë zgjedhje pa demokraci. Zgjedhjet pa demokraci, e të cilat nuk janë zgjedhje për ta sjellur demokracinë, por për ta vazhduar gjendjen ekzistuese, janë zgjedhje antidemokratike. Ne thërrasim që, si të tilla, ato të bojkotohen. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër institucioneve si element i domosdoshëm i organizimit shoqëror e politik, por ne jemi kundër KËTYRE institucioneve që po na e mohojnë vullnetin, po na i shkelin interesat , po na e shkatërojnë të tashmen, prandaj po na e rrezikojnë të ardhmen.

Por jo vetëm kaq: të kesh votuar në këto zgjedhje do të thotë të kesh votuar për thellimin e krizës ekzistuese; të jesh pajtuar me përdhosjen e dinjitetit; të mendosh që statusi i Kosovës nuk i takon popullit, por Grupit të Unitetit, UNMIK-u dhe Serbisë; ta kesh miratuar copëtimin e Kosovës nëpërmjet decentralizimit dhe të jesh i një mendjeje që trashëgimia kulturore dhe historike mesjetare e Kosovës të quhet kulturë serbe, ashtu qysh e quan “eksterritorialiteti“ në Pakon e Ahtisaarit. Meqë institucionet politike i ka ndërtuar dhe i kontrollon UNMIK-u e jo populli i Kosovës, të votosh për to do të thotë të kesh votuar për UNMIK-un.

Zgjedhjet e nëntorit do të jenë si të gjitha të mëparshmet. Premtimet do të jenë po të njëjtat sepse ato nuk janë përmbushur. Zgjedhjet në Kosovë janë të reduktueshme në përsëritje premtimesh. Vazhdimësia e jetës politike të mashtruesve e gënjeshtarëve mund të ekzistojë vetëm si premtim. Sërish do të na e premtojnë ata pavarësinë në fund te vitit 2007, ashtu siç na e patën pemtuar atë në qershor të vitit 2006. Në fund të vitit do të na thonë që pavarësia vjen gjatë vitit 2008 dhe do të vazhdojnë kështu deri në zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht, do të vazhdojnë po i lejuam që të vazhdojnë.

Ne jemi kundër zgjedhjeve të tilla, pra kundër këtij kori të zymtë të përsëritjes së mashtrimeve, sepse jemi për referendum. Referendum për liri. Referendum në të cilin populli i Kosovës lirshëm do ta përcaktonte statusin politik të vendit dhe drejtimin e tij të zhvillimit. Vetëvendosja e popullit që do të materializohej nëpërmjet referendumit është e vetmja kontratë e drejtë ndërmjet institucioneve politike dhe popullit sovran si garanci fundamentale e demokracisë. Institucionet që do të dilnin prej këtij referendumi e që do ta kishin burimin te sovraniteti i popullit, do të themelonin kushtetutën e Kosovës që do ta mishëronte vullnetin e popullit dhe historinë e tij. Do të krijoheshin institucionet shtetërore të mbrojtjes së këtij vullneti, prej të cilave më e para ushtria e Kosovës që do ta mbronte lirinë dhe sovranitetin e vendit.

Në mënyrë që qytetari i Kosovës të vetëdijësohet për thelbin dhe mashtrimin që po i përgatitet nëpërmjet zgjedhjeve, Lëvizja VETËVENDOSJE! fillon fushatën antizgjedhore
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:36
Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit Nëse duhet zgjedhur mes qyqarllëkut dhe dhunës, unë jam për këtë të dytën!

Mahatma Ghandi

Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Monday, 15 October 2007
Po hyjmë në ditën e pestë të grevës së urisë të punëtorëve të arsimit. Dhe askush nuk po jep përgjegjësi për këtë. Edhe kërkesat më minimale dhe modeste të punëtorëve të arsimit po hasin në injorim të plotë nga instancat e pushtetit në Kosovë. Thuajse në grevë nuk janë qytetarët e Kosovës.

Punëtorët e arsimit të cilët kanë hyrë në grevë kanë plotësisht të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Ata kanë plotësisht të drejtë edhe në kërkesat e tyre. Krejt çka po kërkojnë ata është të jenë të barabartë me të tjerët dhe të trajtohen njëjtë si të tjerët.A nuk kanë të drejtë edhe këta punëtorë të marrin rritje pagash prej 12%? Edhe kjo rritje minimale e cila është arritur me mund, me protesta dhe greva të njëpasnjëshme përgjatë viteve të pasluftës, atyre po u mohohet. Pagat u janë rritur vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët janë drejpërsëdrejti të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Natyrisht, arsimtarët dhe profesorët kanë më shumë ndikim për shkak se kanë kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit dhe studentët. Pjesa tjetër (ana teknike) e sistemit arsimor po vazhdon të mbetet në harresë. Jo që edhe kësaj pjese së cilës i është dhënë rritja prej 12% u janë zgjidhur problemet. Ky 12% po përdoret për t’i përçarë punëtorët e arsimit. Ky synim duket se nuk është duke u plotësuar, pasi që në grevë janë duke marur pjesë edhe punëtorë paga e të cilëve është shtuar për 12%. Këta nuk po i lënë kolegët e tyre të vetëm.

Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor. Pa një popullatë të arsimuar nuk do të kemi kurrë mirëqenie. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë. Vendet si Irlanda dhe Malejzia kanë bërë bujë të madhe ekonomike për një kohë të shkurtë pikërisht për shkak se kanë investuar seriozisht në sistemet arsimore të vendit. Është pikërisht sistemi arsimor ai që vazhdon të shpërfillet në Kosovë. Asgjë e rastësishme: kolonizatorëve dhe kolaboracionistëve nuk u intereson të kemi sistem të mirë arsimor, për shkak se atyre u intereson të mbesim përherë të pazhvilluar.

Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme. Prandaj shikuar nga këndvështrimi skajshmërisht ekonomik, ky lloj investimi mund të duket si i dëmshëm. Porse shoqëritë nuk investojnë përherë vetëm në gjëra profitabile. Ato investojnë edhe në aspekte strategjike të domosdoshme për zhvillimin dhe jetesën normale të shoqërisë. Frytet e këtij zhvillimi dhe normaliteti gëzohen pastaj nga gjeneratat që vijnë. Në sistemin arsimor të Kosovës UNMIK-u me IPVQ-të po mbjellin vetëm farat e së keqes të cilat do t’i korrim ne në të ardhmen dhe gjeneratat pas nesh. Kjo e keqe do të na vijë në formën e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe në mungesën e përgatitjes profesionale që do të na shndërrojnë – neve shqiptarëve të Kosovës – në hamallë të përhershëm të Evropës.

Asnjë nga politikanët e vendit nuk i kanë vizituar grevistët dhe as që kanë çarë kokën për kërkesat e tyre. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i hapin sytë: dalja në zgjedhje nënkupton legjitimim të këtyre politikanëve dhe të të gjitha veprimeve të tyre që po na e shkatërrojnë jetën. Këta politikanë (të gjithë së bashku) jetojnë nga tatimet e qytetarëve. Pra, ata paguhen edhe nga tatimet që paguajnë këta punëtorë grevistë të arsimit. Kjo politikë dhe këta politikanë duhet të përmbysen. Përmbysja do t’ua merrte luksin e paligjshëm politikanëve dhe do t’ua shpërndante atë nevojtarëve. Kështu mbase do t’i fusnim politikanët në grevë urie. Le ta dijnë edhe ata se çka do të thotë të jesh i uritur.

Lëvizja VETËVENDOSJE
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:37
(Pa)varësia që (nuk) negociohet
(Pa)varësia që (nuk) negociohet
Shkruar nga Albin KURTI
, 23 October 2007
Image

Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kështu vazhdojnë të (na) thonë negociatorët kosovar. Sepse, ata vazhdojnë të negociojnë. Më së shpeshti këtë e thonë në aeroportin e Prishtinës. Atëherë kur fluturojnë që të negociojnë ose kur aterojnë pas negocimit. Negocimit me Serbinë, natyrisht. Jo me bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare e kanë në shtëpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

Sa më gjatë që negociojnë aq më shpesh thonë se si nuk po negociojnë. Ata po e dinë që ne po e dimë. Ose, së paku, që do të duhej ta dinim tashmë. Fjalët e tyre janë e kundërta e veprave të tyre. Fjalët e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veçse në anën e kundërt. Ato janë e kundërta e realitetit. Dhe, tentativë për perceptim të kundërt tonin. Meqë interpretim të kundërt të tyre.

Ndoshta po negociojnë për çështje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujë më. Askund dhe për askë. Ne e dimë që edhe ata po e dinë. Transporti, dokumentet, energjia, të pagjeturit. Jo vetëm që këto nuk janë çështje teknike. As që bëheshin negociata për këto gjëra. Atëbotë përgatiteshin negociatat. Që do të pasojnë e që pasuan. Krijohej ambienti për to. Çdo gjë po bëhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtësia (edhe ashtu e mohuar).

Decentralizmi, trashëgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisë. Po. Për këto u negociua. Nëse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, më parë mund të thuhet që u modifikua 'lehtas' plani i Serbisë. Ajo i kërkonte 21 zona të veçanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kërkonte 19 komuna serbe. I mori 11 të tilla. Ama, vetëm deri më tani këto. Decentralizimi është proces i vazhdueshëm. 5000 banorë me 75% minoritarë sajojnë menjëherë komuna të reja.

Nuk pati asnjë fjalë për dëmet e luftës. Në vend të kësaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisë ndaj Kosovës. Borxhet e Kosovës ndaj Serbisë. Kurse TMK-ja do të shpërbëhet. Jo, në fakt, do të shuhet. E patën korrigjuar këtë mandej (sic.). Mirëpo (do të thoshin ata). Parashihet njëfarë FSK-je. Edhe një kinse ushtri tjetër. Si bar qetësues për të pakënaqurit. Me 2.500 pjesëtarë të armatosur lehtë. Sërish më e dobët se policia. Se çfarëdo policie.

Në fund, megjithatë u patën ekzaltuar politikanët 'tonë'. Rekomandimi shtesë i Ahtisaarit fliste për 'pavarësi të mbikëqyrur'. Një letër kjo e cila i ngjante aq shumë atij referendumit pas tri vjetëve. Të premtuar para më shumë se tetë vjetëve (nga Albright në Rambouillet).
Si e dëgjuan fjalën pavarësi nuk dëgjuan më. E neve na shurdhuan. Aq u bënte që 'pavarësia e mbikëqyrur' është pavarësi e mbikëqyrësit. Pavarësi e misionit të BE-së që zëvendëson e trashëgon UNMIK-un. Madje kjo në variantin më të mirë të mundshëm. Në variantin teorik. Realisht, nga pavarësia e mbikëqyrësit duket se do ta kemi vetëm mbikëqyrësin. Pa pavarësi. Po, pra, mbikëqyrës mbi ne pa pavarësi për ne. Pavarësia e mbikëqyrur u bë mbikëqyrje pa pavarësi. Zaten, na u bë ajo që kishte qenë. Asgjë(ja e re).

Përkundër krejt kësaj negociatorët kosovar kanë të drejtë. Pavarësia e Kosovës njëmend është e panegociueshme. Ajo as që është në tavolinën e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as që ishte aty ndonjëherë. Po e negociojnë veçse (kon)federatën e ardhshme (asimetrike) me Serbinë. Po e negociojnë autonominë nën Serbi. Përshtatjen në robëri të re, nënshtrimin e ardhshëm. Fundja, Kosova me Serbinë veçse nën Serbi përfundon. Këta politikanë nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre është tatëpjetë e faqes së humnerës. Le të rrokullisen atje pa neve.

Prishtinë, 14 tetor 2007
Albin Kurti
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:38
Traktati që keqinterpreton historinë për ta projektuar varësinë
I ashtuquajturi Ekip i Unitetit në çdo takim që zhvillon me përfaqësuesit e Serbisë në kuadër të këtyre 'negociatave shtesë' e paraqet njëfarë traktati si platformë. Sa i përket statusit të Kosovës gjithsesi më i avansuar është rekomandimi i Ahtisaarit për 'pavarësi të mbikëqyrur' sesa ky Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse 'Ekipi i Unitetit' thotë se nuk do të bëjë koncesione të reja, ky Traktat është dëshmi se ato tashmë janë bërë dhe mbase që do të bëhen edhe më tutje. Pasi që e copëtuan dhe stërkeqën Kosovën me Pakon e Ahtisaarit, tash nëpërmjet këtij Traktati, ashtu siç e ka vlerësuar me saktësi Ramush Tahiri, i vendosën bazat për konfederatë me Serbinë. Vetëm se kjo konfederatë sigurisht se nuk do të jetë simetrike por asimetrike, diçka ngjashëm propozimit të ish kryetarit të parë të Tribunalit të Hagës dhe ekspertit të së drejtës ndërkombëtare – Antonio Cassese. Ai thoshte se trupi i përbashkët vendimmarrës duhet të ketë katër përfaqësues të Serbisë, dy të Kosovës dhe tre të Bashkimit Evropian. Themelimin e organeve të përbashkëta, partneritetin e thellë insitucional, mënyrat e zmadhimit dhe të institucionalizimit të këtij bashkëpunimi, grupe punuese për çështje specifike, ndërmjetësime të palës së tretë në çështjet veçanërisht të ndjeshme me interes të përbashkët, Këshillin e përhershëm të bashkëpunimit Kosovë-Serbi, që të gjitha këto në vazhdimësi i përmend edhe Traktati i 'Ekipit të Unitetit'. Pra, tërësisht në frymën e shkrimit të Casseses të botuar në The Guardian më 28 shtator 2007 me dallimin që këta propozojnë që ky Këshilli i përbashkët të jetë me dhjetë anëtarë, pesë nga të cilët emërohen nga Serbia dhe pesë nga Kosova. Mirëpo, këta që kanë lëshuar pe aq shpesh dhe aq shumë natyrisht se do ta bëjnë edhe këtë 'sakrificë' të fundit duke pranuar që kjo konfederatë të jetë asimetrike. Zaten, konfederata e Kosovës me Serbinë as që mund të jetë simetrike: përderisa 'Ekipi i Unitetit' përmes Pakos së Ahtisaarit ka pranuar që Serbia të pyetet për Kosovën (kujto lidhjet vertikale në decentralizim, rolin që do ta ketë Kisha Pravosllave Serbe te 'eksterritorialiteti', pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë dhe modelin e shumicës së dyfishtë (gjithsesi bllokues) në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës), është e paimagjinueshme që Serbia të lejojë që Kosova të pyetet për territorin e Serbisë. Dallimi tjetër është se Traktati i 'Ekipit të Unitetit' në vend të BE-së e sheh Grupin e Kontaktit si ndërmjetësues. E kuptueshme: tash kur çështja e Kosovës u dëbua nga KS i OKB-së dhe nuk ka nevojë për rezolutë të re – ajo 1244 vetëm sa u përforcua – Grupi i Kontaktit që nuk është detyrues ndaj Serbisë por është më shumë se detyrues ndaj Kosovës mbetet adresa jonë (ndërkombëtare).

Në nenet 11 dhe 12 të Kapitullit V të Shtojcës I (me gjasë ka edhe shtojca tjera ende jopublike!) të këtij Traktati flitet për një sekretariat që do të lehtësonte bashkëpunimin dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe dialogun në mes të deputetëve të Kuvendit të Serbisë dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, përfshirë krijimin e grupeve punuese ndër-parlamentare për avancimin e bashkëpunimit legjislativ. Këso ndërmarrjesh Kosova nuk po bën me Shqipërinë por me Serbinë. Gjepurat e politikanëve për Serbinë si shtet fqinj asgjë nuk i demanton sikurse ky Traktat i vetë atyre. Ama, a është njëmend i vetë atyre?! Nëse lexohet me kujdes menjëherë kuptohet se ai është i përkthyer nga anglishtja. Ai gëlon nga shprehjet e llojit: 'mësimet e mësuara', 'të ndërtojmë në sukseset e njëri-tjetrit' etj. Aspak e rastësishme. Anëtarët e 'Ekipit të Unitetit' nuk e artikulojnë qëndrimin e Kosovës por zgjidhjen më të mirë sipas tyre. Ata nuk thonë se çka përfaqësojnë ose çfarë interesash mbrojnë por thonë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte Pakoja e Ahtisaarit! Anëtarët e 'Ekipit të Unitetit' propozojnë - ata nuk kanë qëndrim (sikur përfaqësuesit e Serbisë). Dhe, propozojnë e flasin sikur të ishin zyrtarë ndërkombëtar. Fundja edhe janë të tillë. Korniza Kushtetuese, apo më saktë rregullorja e UNMIK-ut që mban numrin 2001/9, i bën të atillë: zyrtarë ndërkombëtar që flasin në gjuhën e vendasve duke përfaqësuar UNMIK-un kundrejt popullit e jo anasjelltas. Fjalët e tyre janë të huaja anipse janë në shqip. Ato janë veçse të përkthyera në shqip.

E gjithë kjo mynxyrë e ka burimin në keqinterpretimin proserb që i bëhet historisë më të re të Kosovës. Në Traktat shprehet keqardhje ndaj periudhave të konfliktit dhe luftës që, siç thuhet aty, 'na kanë ndarë, në veçanti ngjarjet që kanë të bëjnë me kolapsin e dhunshëm të Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta'! Nuk thuhet që Jugosllavinë e shkatërroi Serbia në krye me Milosheviqin për shkak të aspiratave ekspanzioniste dhe hegjemoniste tw saj dhe, pwr mw keq, 'Ekipit të Unitetit' i vie keq që kolapsoi Jugosllavia e cila me të drejtë është cilësuar të ketë qenë burg i popujve. Përmendja disa herë e kthimit të refugjatëve para të të pagjeturve, flirtet për pajtim e falje, zgjatja e dorës së sinqertë të miqësisë, koncepti i ndarjes (jo shpërbëjes (sic.)) së Jugosllavisë gjatë të 90-tave, termi tipik serb për 'komunitetet joshqiptare' etj. etj. që qarkullojnë dhe e mbushin këtë Traktat janë vetëm pasoja të ndryshme të të njëjtit krim: harresës së krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ky Traktat i 'Ekipit të Unitetit' është i padrejtë, i pavërtetë dhe i turpshëm. Ky Traktat i bashkëpunimit me Serbinë e kthen Kosovën nën Serbi. Ky Traktat i miqësisë me armikun, 'Ekipin e Unitetit' e bën veçse aleat të armikut. Ai nuk përfaqëson vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ai nuk duhet pranuar dhe duhet luftuar në mënyrë të pakompromis. Mu ashtu siç është 'Ekipi i Unitetit' unik për Traktatin e tij ashtu duhet të jemi edhe ne unik kundër tij. Deri në fitoren tonë. Fitorja jonë është fitore mbi ta dhe mbi konceptet e projektet e importuara të tyre.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:38
(Pa)varësia që (nuk) negociohet
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kështu vazhdojnë të (na) thonë negociatorët kosovar. Sepse, ata vazhdojnë të negociojnë. Më së shpeshti këtë e thonë në aeroportin e Prishtinës. Atëherë kur fluturojnë që të negociojnë ose kur aterojnë pas negocimit. Negocimit me Serbinë, natyrisht. Jo me bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare e kanë në shtëpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

Sa më gjatë që negociojnë aq më shpesh thonë se si nuk po negociojnë. Ata po e dinë që ne po e dimë. Ose, së paku, që do të duhej ta dinim tashmë. Fjalët e tyre janë e kundërta e veprave të tyre. Fjalët e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veçse në anën e kundërt. Ato janë e kundërta e realitetit. Dhe, tentativë për perceptim të kundërt tonin. Meqë interpretim të kundërt të tyre.

Ndoshta po negociojnë për çështje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujë më. Askund dhe për askë. Ne e dimë që edhe ata po e dinë. Transporti, dokumentet, energjia, të pagjeturit. Jo vetëm që këto nuk janë çështje teknike. As që bëheshin negociata për këto gjëra. Atëbotë përgatiteshin negociatat. Që do të pasojnë e që pasuan. Krijohej ambienti për to. Çdo gjë po bëhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtësia (edhe ashtu e mohuar).

Decentralizmi, trashëgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisë. Po. Për këto u negociua. Nëse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, më parë mund të thuhet që u modifikua 'lehtas' plani i Serbisë. Ajo i kërkonte 21 zona të veçanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kërkonte 19 komuna serbe. I mori 11 të tilla. Ama, vetëm deri më tani këto. Decentralizimi është proces i vazhdueshëm. 5000 banorë me 75% minoritarë sajojnë menjëherë komuna të reja.

Nuk pati asnjë fjalë për dëmet e luftës. Në vend të kësaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisë ndaj Kosovës. Borxhet e Kosovës ndaj Serbisë. Kurse TMK-ja do të shpërbëhet. Jo, në fakt, do të shuhet. E patën korrigjuar këtë mandej (sic.). Mirëpo (do të thoshin ata). Parashihet njëfarë FSK-je. Edhe një kinse ushtri tjetër. Si bar qetësues për të pakënaqurit. Me 2.500 pjesëtarë të armatosur lehtë. Sërish më e dobët se policia. Se çfarëdo policie.

Në fund, megjithatë u patën ekzaltuar politikanët 'tonë'. Rekomandimi shtesë i Ahtisaarit fliste për 'pavarësi të mbikëqyrur'. Një letër kjo e cila i ngjante aq shumë atij referendumit pas tri vjetëve. Të premtuar para më shumë se tetë vjetëve (nga Albright në Rambouillet). Si e dëgjuan fjalën pavarësi nuk dëgjuan më. E neve na shurdhuan. Aq u bënte që 'pavarësia e mbikëqyrur' është pavarësi e mbikëqyrësit. Pavarësi e misionit të BE-së që zëvendëson e trashëgon UNMIK-un. Madje kjo në variantin më të mirë të mundshëm. Në variantin teorik. Realisht, nga pavarësia e mbikëqyrur duket se do ta kemi vetëm mbikëqyrësin. Pa pavarësi. Po, pra, mbikëqyrës mbi ne pa pavarësi për ne. Pavarësia e mbikëqyrur u bë mbikëqyrje pa pavarësi. Zaten, na u bë ajo që kishte qenë. Asgjë(ja e re).

Përkundër krejt kësaj negociatorët kosovar kanë të drejtë. Pavarësia e Kosovës njëmend është e panegociueshme. Ajo as që është në tavolinën e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as që ishte aty ndonjëherë. Po e negociojnë veçse (kon)federatën e ardhshme (asimetrike) me Serbinë. Po e negociojnë autonominë nën Serbi. Përshtatjen në robëri të re, nënshtrimin e ardhshëm. Fundja, Kosova me Serbinë veçse nën Serbi përfundon. Këta politikanë nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre është tatëpjetë e faqes së humnerës. Le të rrokullisen atje pa neve.
Reply With Quote
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:39
Ti Biem Drejtë:me Adem Jasharin Apo Marti Ahtisarin?
Sado që po mundohemi ti mbyllim sytë e veshët për të mos parë fatkeqësinë që po u ndodh dhe për të mos dëgjuar zërin e popullit që kërkon VETËVENDOSJE, aq më e madhe bëhet fatkeqësia dhe aq më i zhurmshëm bëhet zëri i popullit. Andaj, lus të gjithë ata që i mbyllën sytë dhe veshët përfundimisht ti hapin dhe mos të mashtrojnë vehten e me këtë të marrin në qafë një popull.
Thonë e bardha dhe e zeza ka dallim, por në Kosovë janë bërë njejtë. Thonë që liria dallon shumë prej robërisë por në Kosovë nuk ka dallim, thonë që luftuam për çlirim e sot në Kosovë lufta quhet krim dhe në vend të çlirimit kërkohet riokupim.
Vëllezër e motra, ashtu si di ni të zgjidhni të bardhën dhe të zezën duhet zë zgjidhni dhe të arrdhmen tonë dhe tuajën. Thonë që dita e parë shihet që në mëngjes dhe kjo e përkthyer në realitetin Kosovar do të thotë që andej nga jemi nisur, atje dot përfundojmë, andaj duhet menduar mirë se kah jemi nisur dhe pas kujt jemi rreshtuar.
Duhet njëherë e përgjithmonë të vendosim se pas kujt do rreshtohemi dhe këtu kemi vetëm dy zgjidhje që janë krejtësisht të kundërta dhe që për fat të keq shumica në Kosovë akoma vazhdon mos ti dallojë.

A thua vallë ju duken njejtë kushtrimi i Adem Jasharit dhe ai i Marti Ahtisarit? Pas kujt do rradhitemi?

Unë nuk jam ai që mund të udhëzoj dikend se ku dhe si të rradhitet por e ndjej obligim moral që të gjithë atyre që harruan t'ua rikujtoj dallimet mes dy rrugëve që njëra na shpien atje ku na do zemra dhe tjetra na çon andej ka jemi nis symbyllur, drejt e në humnerë. Unë vetëm po ju rikujtoj dallimet mes dy prirësve që bënë thirje krejtësisht të kundërta dhe që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri.

- Duke u nisur nga vetë lufta e bacës Adem Jashari, luftë kjo që prej atëherë inkurajoi shqiptarët në rrugën drejt çlirimit të Kosovës ju rikujtoj se sot po ajo luftë për çlirim quhet krim dhe terorizëm nga Marti Ahtisari.
- Thirja e Adem jasharit ishte për çlirimin e Kosovës dhe më pas të trojeve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, ndërsa Marti Ahtisari këtë e quan nacionalizëm, ekstremizëm, terorizëm dhe një tendencë reptësisht të ndaluar.
- Adem Jashari kërkonte Shqipërinë Etnikë, ndërsa Marti Ahtisari Union me Sërbinë.
- Adem Jasharin e vranë sërbët, Marti Ahtisarin na sollën sërbët.
- Adem Jashari na la amanet rrugën e tij drejt bashkimit kombëtarë, Marti Ahtisari na fton të shkelim mbi gjakun dhe amanetin e tij.
- Adem Jashari ngriti flamurin kombëtarë shqiptar dhe u përkul përpara shqiponjës dykrenare, Marti Ahtisari na ndaloi këtë flamur dhe shqiponjën dykrenare.
- Adem Jashari rra për të mirën e kombit të vet, Marti Ahtisari po jeton nga të mirat e kombit tonë.
- Adem Jashari dëboi ushtrinë dhe policinë sërbe prej Kosove, Marti Ahtisari don të na kthej ata.

--- dallimet janë dhe më shumë, mjafton të mendoni vetëm pak!

Andaj, ti biem drejtë: Me adem Jasharin apo Marti Ahtisarin?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:40
Pse Të Dalin Në Zgjedhje Shqiptarët?
Sa herë që vjen koha e zgjedhjeve të “lira” e “demokratike”, pashmangshëm, të kujtohen zgjedhjet “institucionale” të “institucionalistëve” prej viteve të 90-ta e këtej. Sidomos, janë për t’u veçuar për të keq zgjedhjet e “lira” e “demokratike” të vitit 1998, kur digjej pjesa më e shëndoshë e trupit shqiptar, me të cilat zgjedhje i jepej një thikë pas shpine UÇK-së dhe luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri e dinjitet kombëtar, luftës së drejtë SHQIPTARE, për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI.

Por, shtrohet pyetja: Pse duhet apo nuk duhet të dalim në zgjedhje? E, përgjigjja është mëse e ngatërruar dhe e paqartë. Dhe, këtë ngatërresë e paqartësi e bëjnë sjelljet e papërgjegjshme të “udhëheqësve tanë”, të cilët, sapo marrin votat, i bien telit të vjetër “shqiptaro”-titist. Po, ç‘kuptim ka, ose, do të kishte, dalja në këto zgjedhje?... Përgjigjen në këtë pyetje do ta japim fare në fund të kësaj analize. Por, duhet ta themi këtu shtruar: Janë njëmijenjë arsye për të mos dalur në to. Dhe, është vetëm një arsye e vetme dhe e qëndrueshme për të dalur dhe votuar qytetari shqiptar.

Me të gjitha zgjedhjet e derisotme u manipulua dhe mashtrua rëndë populli shqiptar dhe këtë konstatim e vërteton gjendja e tashme në të cilën gjendet populli shqiptar në trojet e veta stërgjyshore, etnike. Por, këtu, duhet përmendur një të keqe shqetësuese, e, ajo e keqe është rënia në gjumë të plotë, thënë mëse buti, në gjumë polar, e pjesës dërrmuese të popullit shqiptar në trojet e pushtuara dhe jashtë tyre. Madje-madje, pjesa dërrmuese që u janë mbyllur sytë me shalin e zi të kohëve ibrahimrugoviane “shqiptare”. Madje, sot, ekziston rreziku, që po asaj pjese dërrmuese t’i mbyllen sytë me shallin e bardhë “qefin” të pasardhësve të tij. Madje, me “politikën shqiptare” të shallaxhinjve ‘qefinxhinj’ po i qitet fall dhe hi syve jo vetëm opinionit shqiptar e ndërkombëtar, por, edhe atij të shtetit Amë të shqiptarëve – SHQIPËRISË, politika e të cilit shtet, absolutisht, me asnjë kusht, nuk ka guxuar as guxon të bjerë pre e “politikave shqiptare” të pjesëve të saj të pushtuara, e cila politikë shqiptare, për fat të keq të shqiptarëve, u ndikua për të keq të popullit e Atdheut shqiptar në dy dekadat e fundit. Kjo, madje, është dëshmuar me qindra herë deri në ditët e sotme.

Po, shtrohet pyetja: Pse duhet të dalin apo të mos dalin shqiptarët edhe në këto zgjedhje të “lira” e “demokratike”? Kjo është pyetja që rrahet mëse shumti nga media e shkruar dhe elektronike, si dhe nga qytetarët shqiptarë, të interesuar jetësisht për fatin dhe ardhmërinë e tyre shqiptare dhe për ndryshime rrënjësore të kësaj “politike shqiptare” dhe të “politikave tjera shqiptare” që mund të vinë pas, si pasojë e drejtpërdrejtë e dhënies gabimisht të votës së qytetarit shqiptar. Po, çfarë dhe çka duhet bërë për të mos u përsëritur kjo e zezditë, që e ka pllakosur qytetarin shqiptar të viseve të pushtuara shqiptare, në këtë masë?!... Mos po e truan këtë popull gjaku i dërdhur i bijve dhe bijave më të mira shqiptare për lirinë e tij?!... Mos po na truan në këtë shkallë këtë popull gjaku simbol kombëtar i Adem Jasharit dhe shokëve të tij?... Gjaku i dërdhur për Liri e për SHQIPËRI?...

PRANDAJ, PËR TA ÇUAR AMANETIN E DËSHAMORËVE TË TË GJITHA KOHËVE NË VEND, VOTA DUHET T’U JEPET VETËM ATYRE QË E BËNË (BËJNË) LUFTËN DHE QËLLIM FINAL KANË BËRIEN E SHQIPËRISË-SHQIPËRI, QOFTË EDHE PËRMES NJË REFERENDUMI PËR VETËVENDOSJE TË LIRË DHE DEMOKRATIKE, QË DUHET T’I MUNDËSOHET POPULLIT SHQIPTAR, SIKURSE TË GJITHË POPUJVE TJERË TË EVROPËS DHE TË BOTËS SË CIVILIZUAR E DEMOKRATIKE. VOTA, PRA, DUHET TË SHKOJË PËR NDRYSHIME RRËNJËSORE, TË DOMOSDOSHME PËR KOHËN, NË KËTË DREJTIM DHE DREJTIME TJERA SHQIPTARE.

Po, kush po e shpërdorë dhe kush po e shkelë më shumë e më pabesisht këtë gjak të ndritur shqiptar më shumë se LDK-ja dhe aleatët e saj të hapët e të maskuar? Kush, vallë?(Bah!)… E, fatkeqësisht, kjo ka ndodhur në vazhdimësi dhe me paramendim të mprehtë “politikash shqiptare” të shqiptarëshkieve të Beogradit. Po, kush i zbatoi politikat antishqiptare të Beogradit në Kosovën e pushtuar shqiptare, më shumë se LDK-ja? Askush tjetër pos LDK-së dhe aleatëve të saj, që shpërdorin pamëshirshëm mjetet finaciare të popullit shqiptar.

Ajo që, detyrimisht, më bëri t’i hyjë kësaj teme, janë shumë rrethana të zgjedhjeve të “lira” e “demokratike” në trojet e pushtuara shqiptare, sidomos, zgjedhjeve që janë bërë pas luftës së lavdishme lirimtare të popullit shqiptar me UÇK-në në krye. Janë shumë parregullsi, kërcënime, shantazhe etj., të koordinuara dhe të dëmshme, gjithsesi, të dënueshme me çdo Kushtetutë dhe Ligj, me të cilat parregullsi, kërcënime dhe shantazhe do të duhej të merrej Prokuroria e Vendit, e cila, për fat të keq të shqiptarëve, i ka futur veshët thellë në lesh, madje, pjesa më e zezë e saj i ka mbështjellur veshë e sy me shallin “qefin” të zi të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe, bile-bile, as nuk do të dijë as të shohë qime të zezë në “politikat kombëtare” të LDK-së dhe të aleatëve të saj.(Sic!)…

Imponim, kërcënime, shantazhe, mashtrime u bënë në zgjedhjet e “lira” dhe “demokratike” të vitit 1998, e, pastaj, të njëjtat vazhduan edhe pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, në zgjedhjet e para, në të dytat, dhe, sërish, të njëjtat akrobatika “politike” po bëhen tash, para zgjedhjeve të tashme. Papërmirësueshëm, po shihen në horizont “politikat” e shallaxhinjve ‘qefinxhinj’ që popullin shqiptar dhe trojet etnike shqiptare i duan të mbështjella vetëm me ‘qefinin’ e tyre “kombëtar”…

Por, ju lutem, a keni parë në ndonjë vend të botës demokratike të rrihet, pihet e të bëhet “sehir” tërë vitin, dhe, në prag të zgjedhjeve të fillohen punë të ndryshme, duke filluar prej shtrimit dhe meremetimit të rrugëve e rrugicave, madje, edhe shesheve, shkallëve të fakulteteve etj. me mer(r)mer(r), me qëllimin e vetëm që të mashtrohet opinioni shqiptar dhe para syve të tij të shpërdoren e plaçkiten tagrapagesat e qytetarëve shqiptarë kaq më “marifet” dhe kaq haptasi?!(Sic!). Kjo, pra, bëhet për t’i plaçkitur pamëshirshëm tagrapagesat e qytetarëve shqiptarë dhe kurrë për të mirën e qytetarit. Madje, se çka është bërë për të “mirën” e qytetarit shqiptar, shihet edhe prej qiellit. Po kush dhe cili është ai shqiptar që mashtrohet pas karremeve të tilla “shqiptaro”-titiste? Po, qytetari shqiptar, tashmë, e di dhe e ka shumë të qartë se gjithçka që bëhet në këtë tokë shqiptare, bëhet nga xhepi edhe ashtu varfanjak i qytetarit shqiptar dhe jo nga “dija profesionale” e “udhëheqësve” plaçkitës “shqiptaro”-titistë dhe veglaritë e tyre, si dhe nga pjesa e zinxhirit të tyre “institucionalo-presidentist”.

Në një gazetë ditore të datës 29 shtator 2007, në fq. 11 të saj, lexova kërcënimin, kuzhtëzimin e zi të shallaxhinjve “qefinxhinj” dhe shantazhin e dënueshëm me çdo Kushtetutë dhe Ligj, citoj: “O me LDK-në, o mbetët pa ujësjellës!” Dhe, pashmangshëm kësaj, m’u kujtuan kërcënimet dhe shantazhet që LDK-ja po i bënte ndaj qytetarëve shqiptarë, madje, duke u thënë luftëtarëve të Lirisë e të Shqipërisë, atyre që lufta u kishte shkatërruar e djegur shtëpi e pasuri, sërish citoj: “O me LDK-në, o mbetët pa shtëpi!”, “O me LDK-në, o mbetët pa rrugë të asfaltuara!”, “O me LDK-në, o mbetët pa punë!”… etj. të ngjashme, për të cilat kërcënime e shantazhe do të duhej ngritur procedurë penale për shpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe çka jo tjetër. Po, vallë, ku na qenkan Prokuroria dhe “Drejtësia” e Vendit?... Ajo Prokurori dhe “Drejtësi” që nuk bëzëka, madje, as kur sheh kërcënime e shantazhe të tilla edhe në shtypin ditor apo gjetkë? Ku, ë?(Sic!)…

Po, ku na qenka Prokuroria e Vendit, e cila është e obligueshme, automatikisht, që të shkojë gjurmëve të krimit të organizuar “politik e shtetëror” që bën LDK-ja dhe aleatët e saj me kompetenca dhe imunitet titisto-milosheviçist, “institucionalist”, ë?!... Pse heshtka para krimit të tillë të organizuar “institucional e shtetëror”?!... Madje, pse i mbyllka sytë dhe veshët para një krimi të tillë “institucionalo-shtetëror”, në vazhdimësi, madje, qe, gati, dy dekada?... Mos, vetëm pse nuk paska dhe nuk vleka ligj për “institucionalistët”, për t’i burgosur kryeprokurorë e prokurorë dhe aleatë të tyre ligjshkelës, pse nuk po e zbatokan ligjin dhe rendin e rregullat shoqërore?(!)…

Kemi arumente të shumta për të shkruar shumë gjatë për këto zgjedhje të “lira” e “demokratike”, në të cilat nuk meritohet të dilet. Nuk meritohet dhe nuk duhet të dilet për shumë arsye të shëndosha kombëtare. Por, nëse dilet, duhet ditur pse të dilet. Dhe, dilet, vetëm atëherë kur kemi vendosur të bëjmë, me votën tonë, ndryshime rrënjësore, të cilat na kthejnë në fillim, te pyetja fillestare: Po, ç‘kuptim ka, ose, do të kishte, dalja në këto zgjedhje?... Pse të dilet në zgjedhje?... Për t’ia zgjatur mandatin korrupsionit të organizuar “zyrtar” dhe “shtetëror” të “udhëheqësve” dhe aleatëve” të tyre “shqiptaro”-titistë e “institucionalisto-kosovarist”?... JO. ASSESI! Në zgjdhje duhet të dilet për të bërë ndryshmie rrënjësore, për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI, me votën tonë, me punën tonë, me dijen tonë. Dhe, ky është kuptimi i vetëm dhe themelor i votës së lirë të qytetarit shqiptar, kudo që ai jeton, në trojet e tij (ende të pushtuara e të copëtuara si mos më keq) autoktone.

Përgjigjja e prerë dhe e saktë është: Dalja në këto zgjdhje ka vetëm një kuptim të vetëm themelor, nëse respektohet vota e lirë e qytetarit shqiptar, nëse ajo nuk nëpërkëmbet sikurse deri më sot, nëse ajo nuk shpërdoret nga “udhëheqësit zyrtarë e shtetëror” që po shihen me shalla e “qefina” të bardhë, në qafë, në këtë fushatë zgjedhore, nëse, vërtetë, udhëheqësit shqiptarë mirëpërdorin votën e qytetarit dhe gjakun e derdhur për LIRI e për SHQIPËRI.

Kjo votë, pra, ka kuptim të plotë vetëm nëse përdoret ekskluzivisht për bërin e Shqipërisë – SHQIPËRI. Ndryshe, të gjitha kuptimet tjera do të ishin të dështuara, sikurse që ndodhi me votat paraprake të qytetarëve shqiptarë. Dhe, të gjithë duhet ta kuptojmë, me përgjegjësi të plotë, se gjaku i dërdhur për Liri e për Shqipëri, ka vetëm një qëllim final: Bërien e Shqipërisë - SHQIPËRI. Dhe, radha është që vota e qytetarëve shqiptarë t’u jepet atyre që e bënë dhe po e bëjnë luftën për LIRI dhe për SHQIPËRI. ASKUJ TJETËR.

Vota e tillë, për hir të gjakut të dëshmorëve dhe familjeve të tyre, për hir të gjakut shqiptar të brezave të shkuar e të tashëm, ka kuptim madhor vetëm kur bëhet për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI. Dhe, urojmë që të jetë kështu!..
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:40
Nuk Dalim Në Zgjedhjet Për Të Votuar Shërbtor Të Huaj
Do të dalim të gjithë në zgjedhje pas zgjedhjes së drejtë të çështjes shqiptare!



Duke i marr parasysh edhe të gjitha përpjekjet e më parme për çlirimin e bashkimin e vendit mund të thuhet se që nga pranvera e vitit 1981 në trojet shqiptare nën sundimin e ish republikave jugosllave, lufta po vazhdon edhe sot të zhvillohet si një procese në kontiunitet në tri fronte .



Kjo është Lufta e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës (LPKT) së tërësishme që sot po zhvillohet nën drejtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje për çlirimin e vendit nga armiqtë sllav të mbështetur nga aleatët e tyre tëvjetër dhe veglat e tyre.



Në anën e armiqve sllav që ishin të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, përveç reaksioni ndërkombëtar u gjet edhe vargu gjarpëror i kolonës së pestë të bastardëve tradhtar dhe padituria e masave për të e lexuar me kohë mashtrimin e tradhtinë. Ndërsa në anën e luftëtarëve të lirisë ishte vetëm e drejta dhe vendosmëria e tyre që të e qojnë atë në vend pa pyetur për çmimin.



Në 26 vitet e kaluara të një lufte intensive në të gjitha frontet Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës ia arriti të zhduk nga harta gjeopolitike Jugosllavinë - shtetin më të madh që kanë krijuar serbet ndonjëherë! Por, kjo rrugë nuk ishte gjithmonë e lehët sepse kohë pas kohe raporti i forcave pëson ndryshime kritike. Ky raport i disfavorshëm i forcave do të ishte shkak kryesor për lëkundjen e njerëzve të vetëdijshëm për gjendjen reale që shumë nga ata do ti thentë moralisht që të mos angazhohen ose të hjekun dorë nga rruga e luftës së lirisë! Ndërsa në kohën e fundit disa po kalojnë edhe në anën e kundërt të barrikadës!



Ndërhyrja e Fuqive të vjetra të Evropës për të shpëtuar shtetin Serb që të detyrohet të kthehet në kufijtë e vet fillestar të Pashallëkut të Beogradit përmes të Konferencës së Rambujesë në 1999 shkaktoi një ndryshim kualitativ në radhët e LPK(t), sepse reaksioni ndërkombëtar ia arriti që përmes të korruptimit grupor të e inicion një të çarë brena kreut të Lëvizjes nga e cila një krah u nda dhe pranoi të hynë në shërbim të tyre.



Si rezultat i kësaj pune destruktive te forcave konservative evropiane pro serbo-greke pas vitit 1999 e kemi krijimin e institucioneve provizore kolaboratore, të një pjese të Kosovës, në të cilat u kyçën një numër i konsiderueshëm i ish - luftërave të lirisë në mesi e të cilëve bëjnë pjese një numër i konsiderueshëm i ish të burgosurve politikë të spektrit të majte e të djathtë dhe të qendrës.



Ky diferencim i brendshëm kombëtar sikur tani para këtyre zgjedhjeve të OSBE, që janë paralajmëruar për 17 nëntor 2007, ka arritur kulmin e vet sepse tani edhe ato grupe dhe individ që deri dje nuk pranonin të korruptoheshin dhe të kolaboronin me sundimin huaj, ose që ishin në lëkundje rreth kësaj, tani po i definojnë qëndrimet e veta përfundimisht.



Nuk ka fjalë se është e dhimbshme që të shohësh ka thyhen moralisht dhe kah korruptohen për do poste provizore tërë ata njerëz që deri dje kaluan nëpër ferrin e terrorit shtetëror jugosllav, por është në favor të LPK(t) të shkarkohet nga këta njëzë të cilët defintivisht po zbulohen se në radhët e Lëvizjes janë kyçur me ambicie personale karrieriste e jo për idealet e shenjta të lirisë!



Kjo po shihet edhe përmes atyre që me kohë u korruptuan qysh në Rambuje, nga ata që hynë ne koalicione me ato forca që kolaborornin edhe me Beogradin në të kaluarën edhe nga ata që herë hynin e herë dilnin nga parlamenti kukull si edhe nga ata që deri dje e mbështetnin Lëvizjen për Vetëvendosje dhe tani u bën aleate të atyre që Kushtetutat e Ligjet diskriminuese titiste po i zëvendëson me Kushtetuta e Ligje diskriminuese të Ahtisarit! Ata i sheh edhe mes atyre që bëjn koalicione edhe me djallin edhe mes atyre kandidatëve të pavarur që lufta për pushtet ua ka verbuar sytë e ballit dhe ua ka marr mend e shkreta!



Vendi i ynë është para alternativës që ose të pranon që i copëtuar të hynë si koloni nën sundimin e ri të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Euro(Rus) ose të vazhdon luftën për liri dhe për integrimin e vet të brendshëm, pa ose në aleancë me SHBA e BM!



Si pas sjelljeve të një numri të politikanëve të harxhuar të gjeneratës së mesme një pjese e tyre që po marrin pjesë në farsën e zgjedhjeve të OSBE-së për të hyrë në institucionet kukulla të UNMK/BE ata kanë marr vendim të kolaoborojn me sundimin e huaj të rigjeneruar në Ballkan Perëndimor nën drejtimin e BE.



Ndërsa gjenerata e re e cila pa integrim të brendshëm kombëtar nuk pranon kurfar �integrimi euro-atlantik� dhe gjitha ata që e mbështesin këtë parim po bashkohen rreth Adem Demaçit dhe Albin Kurit në Lëvizjen Vetëvendosje.



Liria nuk mund të jetë gjysmë liri. Ajo ose është liri ose nuk është e liri! Prandaj Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës së tërësishme kurrë nuk do të pajtohet me liri të pjesërishëme dhe kjo nënkupton lirinë dhe bashkimin e gjitha viseve etnike brenda kufijve të një shteti unik kombëtar. Vetëm një komb i lirë dhe i bashkuar mund të mban zgjedhje të lira për të vendosur pushtetin e vet në shtetin e vet!



Do të dalim të gjithë në zgjedhje pas zgjedhjes së drejtë të çështjes shqiptare
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:41
Pushteti Pa Mandatinn E Zgjedhësve
ZGJEDHJET E ARDHESHME
TË UNMIK-ut DO TË MBAHEN PA POPULLIN

Mund të thuhet se gati të gjitha veprimet e faktorëve ndërkombëtar dhe kombëtar në Kosove kanë qen të justifikueshme në periudhën 3 vjeçare pas Konferencës së Rambujesë. Me këto tri vite kufizohej edhe mandatit i tyre legjitim i vendosur ne Rambuje në 1999!
Me kalimin e këtyre 3 viteve duhej te mbahej referendumi me te ciline populli do të përcaktonte fatin e vet me vullnetin e vet, duke e përfshire edhe regjistrimin e popullsisë, përcaktimin për rregullimin e brendshëm shoqëror si dhe zgjedhja e udhëheqjes se vet legjitime.
Nga ky moment de jure ka pushuar mandati i faktove ndërkombëtar dhe kombëtar, dhe pas vitit 2002 këta faktor kanë vepruar dhe po veprojnë pa ligjimitet.
Në vitin 2002 institucionet ndërkombëtare, si ato civile edhe ato të uniformuara duhej të pushonin mandatin e vet dhe çdo kohë zgjatej e pranisë se tyre eventuale në Vendin ton duhej të kishte pëlqimin e faktorëve vendor si për numrin si për hapësirën, si për kohëzgjatjen e pranisë, si për kompetencat e tyre në Vendin ton!
Nga viti 2002 Kosova nuk pat zgjedhje të lira, sepse nuk konsiderohen zgjedhje të lira ato që mbahen nën sundimin e huaj civil-ushtarak-policor dhe qe diktohen nga UNMIK e OSBE! Sikur që nuk konsiderohen negociata legjitime dhe as vendime legjitime ato që imponohen ne kushte të pranisë të huaj ushtarake-policore!
Në fakt Populli nuk doli më asnjëherë në zgjedhje pas vitit 2002 as me 50% plus 1%, dhe kjo bëri që nga zgjedhjet në zgjedhje të përsëritet përqindja e njëjtë e votave sepse në votime dalin vetëm anëtarësia e partive politike pa popullin. Me që më Populli nuk del në këso zgjedhjesh ato më me nuk janë demokratike por partiake! Rrjedhimisht ato më nuk e kanë mandatin e popullit, dhe kjo bën që ato nuk janë legjitime as kompetente të marrin as një vendim në emër të popullit dhe as të e përfaqësojnë atë !
Pra, nga viti 2002 Kosova sundohet faktikisht nga një pushtet i dhunshëm ilegal. Kjo është gjendja faktike e juridike e tanishëm, pavarësisht se formalisht është nxjerrur një Kornizë Kushtetuese (të bazuar në Kornizën Evropiane për Pakicat Kombëtare) dhe se nga UNMIK-u janë emëruar të gjithë shefat e institucioneve, filluar nga Presidenti e deri te zv. Komisari i SHPK (kryesish anëtarë të ish LKJ).
Vet fakti se pa e dhanë pëlqimin e vet vetë PSP të OKB, as kush nuk mund të e fillon mandatin, dhe se ai mund të shkarkon secilin udhëheqës vendor, këto janë emërime e jo zgjedhje. Kjo mendohej të trashëgohej edhe në Planin famëkeq të Ahtisarit me anën e të cilit u bë një përpjekje për të iu mohuar Popullit Shqiptar në ish RSFJ dhe në tersi e drejta legjitime në vetëvendosje dhe për të ju imponuar një zgjedhje e dhunshme e cila synon falsifikimin e identiteti kombëtar Shqiptar të Kosovës dhe ti imponohet një identitet i falsifikuar me qëllim të shpronësimit të ti nga territoret e veta etnike !
Kompetencat e pa kufishme autokratike të PSP të OKB i bën të gjitha zgjedhjet një farsë dekorative të demokracisë formale. Në realitet institucionet vendore nuk janë as gjë më tepër se shërbime vendore të sundimit të huaj. Këtë e argumenton edhe fakti se AKM keqëqeverisë me pronën e Kosovës deri ne shkatërrimin e ekonomisë kombëtare duke e rrënuar edhe gjendjen sociale deri ne mjerim, pa u penguar fare kjo nga institucionet vendore. Nën sundimin autokratik të UNMIK-ut me paramendim dhe sistematikisht u pengua veprimi i institucioneve vendore në ter hapësirën e Kosovës dhe u legalizua veprimi paralel i organeve të një shteti armik (Serb) brenda territorit të Kosovës me qëllim që armiqësitë mes shqiptarëve dhe serbëve të nxiten edhe me tutje, për të e arsyetuar pranin e vet në Kosovë sa ma gjatë . UNMIK-u nga njëra anë lejoi veprime anarkiste dhe nga ana tjetër e paralizoi jetën normale për shqiptarët me qëllim qe te popullata të nxitë urrejtje ndaj institucioneve vendore duke prezantuar ato si të pa afta për qeverisje edhe para opinionit të brendshëm edhe ati të jashtëm.
Për 8 vite rresht institucionet vendore ku murrën pjese edhe Partitë e pozitës edhe të opozitës nuk ishin në gjendje të e organizojnë edhe një veprim i zakonshëm si është regjistrimi i popullsisë, as organizimi i administratës më të thjeshtë për dokumentet e mërgimtarve, e as të bëjnë as një hap përpara në zhvillimin ekonomik. Përkundrazi! Këto Parti Politike që janë prezentë në Parlament e kanë zhgënjye Popullin e Kosovës dhe ato nuk kanë pse të organizojnë dhe as të marrin pjesë në kurfar zgjedhjesh më. Po të sundonin ligjet e drejtësie në Kosovë këtyre Partive Politike do të duhej të ndalohej veprimi dhe të ndiqen penalisht për dëmin qe i kanë sjellë këti Populli e këti Vendi! Por, kjo do të vazhdoi kështu derisa të sundojnë ligjet diskriminuese në Vendin ton!
Megjithatë në mjetet e informimit të tyre e dëgjuam edhe një deklaratë të tillë për zgjedhjet e ardhshme nga njeri nga liderët e një Partie. Para do kohe, në pyetjen e një gazetari se: "....qka nëse në zgjedhje dalin për të votuar më pak se 50% të moshës madhore..." Ai u përgjigj se "...është e drejtë demokratike e votuesve të dalin apo të mos dalin në votime, por zgjedhjet do të jenë legjitime sipas numrit të atyre që marrin pjesë në to..."! Pra, duhet pritur se në zgjedhjet e tilla do të mbahen pa popullin dhe se në to do të dalin një pjesë e anëtarësisë së Partive Politike. Se përqindja fare nuk do të ndryshoi nga zgjedhjet e kalaura. Kjo do të thotë se skena politike do të ripërsëritet dhe se sundimi i huaj do të e vazhdon pushtetin edhe me tutje përmes të këtyre njerëzve të korruptuar nga skena e jashtme dhe e brendshme, nëse këtë e lejon më tutje ky Popull! E këtë më ky Popull nuk do të e duron!
Populli kërkon së pari të organizohet referendumi mbi shprehjen e vullnetit të vet, zgjedhja definitive e statusit ndërkombëtar, regjistrimin e popullsisë, organizimi i një referendumi mbi përcaktimin për rregullimin e ardhshëm shoqëror, organizimi dhe armatosja me arme më moderne e TMK, organizimi i Forcave te Sigurisë se Brendshme Kombëtare (FSBK) dhe pastaj mund të organizohen zgjedhjet e lira në siguri të brendshme e të jashtme, nga te cilat do të dalin institucione të mirëfillta legjitime, jashtë çfarëdo diktati të huaj! Nëse veprohet si deri me tani nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së, serish do të krijohen institucione marioneta të cilat në të ardhmen e afërt mund të përfundojnë si ka përfunduar pushteti i Çausheskut!
Prandaj apeloj te të gjitha forcat progresive si brenda si jashtë skenës politike Shqiptare që të mos e ndërmarrin as një veprim që mund të sjell një epilog të tillë të planifikuar deri në detale nga qendrat antishqiptare! Liderëve nuk do të ju ndihmon asgjë mbështetja e jashtme nëse e humbin besimin te populli i vet!
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! - Faqe 3 Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi